Me faqe në shuplaka

0
281
Nexhat Halimi - pikturë

Nexhat Halimi

Me faqe në shuplaka

E diel është dhe dhembje dhe mërzi e pritur
Ti s’do të vish as këtë herë njëmend zemër
Gjarpri me trëndafil në kokë hijes rrëshqet
Mbi gishta të dorë së majtë nga pikin gjak

E hija ime ik e ik në të majtë në të djathtë
Deri te kroi ku mbushje ujë pak nga pak
E asgjë s’ lëvizte as ikte as vinte nëpër sokak

Më prisje në dritare me të dy Faqet në duar
Me bërrylat në parvaz mbështet me faqet në shuplaka
E nga zemra shpërthente tërë gjak flaka
E unë digjesha në pritje pa asgjë afër të zgjuar
Pa flutura e fluturime zogjsh ndër parmakë

Me të dy gjunjët e lënduar të zhveshur cullak
E kërkoja veten të plagosur në lak

Zjarr dhe gjak

Në varëse të vjetër hijen zgjat vetëm kapela me tufë
E një tjetër për ngjasim i vjetër ndërmjet vjen me kalë
E ndër shkallë të kripës një lule e verdhë e çelur aty

E sendet e lashta në vetmi përndarë vizatohen përsëri
Ka ditë të pres ka javë natyrisht ka dhe vjet
Të zgjohet etja e prerë thikë ndërmjet
E jashtë vërej bie shi me furi bie borë ah borë
Të të sjellë ty fedorë

E bukuri e fjetur në pezhishkë të padukshme lëviz etur
Ndoshta je ti e ardhur për largësi të afërsisë së tretur
E unë me duart ngrirë nga nata e acarët të shkruaj letër

Vërej jashtë bie pandërprerë borë

Vetëm drita e fanarit të trilluar të rrugës më ndrit
E nga goja dhe ja nga hundët më rrjedh zjarr dhe gjak

Dashuri e ndonjë sharje

Mbrëmë unë e kapa hijen në maje të erës
Apo të lajmëroja për sytë e pranverës
Ndoshta kthehesh prapë te kroi ku ende rrjedh uji
Apo fund fushës së ndezur me kalë ik e vjen muji

A ishte ajo dashuri e vrarë a vetëm sharje
Ja dheu i varrit shembet apo është shkarje
E bilbili i njëjtë fluturon nga po ajo degë

Ti e prek qiellin e fluturon iluzionit lidh për vegë

e përplasë kokën mbi dy duar tryezës së vjetër
E të kujtoj mbi letrën kaq pa ndjenjë i fjetur

a është e diel zemër këtë të diel ç’digjet kaq etur