Me Edi Ramën, partinë socialiste, qeverinë dhe Gent Cakaj janë dhe do të jenë populli shqiptar në të dy anët e kufirit

0
409

Tregim nga libri: “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa“

Tregimin duhet ta lexojnë tërë ata demagogë dhe llafellogë të televizioneve që i janë vërsulur një djali kosovar mendimtarë vizionarë Dardan vigan Gent Cakaj.

Me keqardhje për ju Naser Rugova Festim Halili dhe të tjerë që mbani poste dhe funksione partiake dhe shtetërore në Shkup dhe Prishtinë, por asgjë të dobishme nuk keni bërë për popullin e Shkupit dhe të Prishtinës.

SALI LEKA

Filloi muaji Janar 2019. Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë e ka nisur punën për sëmbari. Në Dhjetor 2018 bëri ndryshimet në qeveri. I bëri në kohën e duhur. Ndyshime të domosdoshme dhe shumë të dobishme. Me intelektualë dhe ministra të aftësuar, të profilizuar, disa prej tyre me origjinë familjare krahinore atdhetare kombëtare kosovare.

Ministra me vendbanim nga Kosova tabani i Atdheut, bedeni i kombit.
Kosova me djem dhe burra, vajza dhe gra kreshnike besnike që për 100 vjet në shekullin e njëzet kanë derdhur gjak më shumë sesa Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Shqipëria. Po po më shumë!

Nga viti 1908 dhe deri në 1998, ishte shekulli i përgjakjes së Kosovës, i burrave besnikë të kombit, Isa Boletini, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Ideriz Seferi, Mic Sokoli, Ramadan Zaskoci, Bajram Curri dhe i shtatëdhjetë e pesë mijë djem dhe burra, vajza dhe gra që u flijuan në tabanin e Atdheut dhe u stolisën përjetësisht me flamurin e Skenderbeut.

Fatkeqësisht emrat e tyre dëshmorëve shehidë të bekuar nuk i kanë shkruar as Fadil Hoxha, as Mahmut Bakalli, as Ibrahim Rugova, as Bujar Bukoshi. Ibrahim Rugova ka shkruar libra, Fadil Hoxha ka shkruar trakte marksiste dhe referate komuniste, por nuk kanë shkruar emrat e burrave kreshnikë që vaditën me gjakun e tyre Dardan Vigan livadhet, pyjet, luginat, kodrinat e Gjilanit, Sharrit, Radikut, Kaçanikut, Preshevës, Suharekës, Kurshumlisë, Prizrenit, Gjakovës dhe Prishtinës.

Në pranverë 1945 u zhvillua lufta e përgjakshme dhe u shkaktu masakra e llahtarshme. Katër mijë e pesëqind djem dhe burra kosovarë vaditën me gjakun e pastër kombëtar pllajat dhe bjeshkët e Pejës, Mitrovicës, Drenicës, Deçanit, Rugovës, Tropojës, Dukagjinit, Pukës, Koplikut, Hotit, Tuzit dhe Tivarit.

Akoma më keq mbasi i vranë, i masakruan, i damkosën si rebelë, dallkaukë dhe bazibozhukë të Shaban Polluzhës dhe Hysen Lutanit kreshniku dhe besniku i Atdheut.

I damkosën me referate komuniste marksiste Ramiz Alia dhe Fadil Hoxha, dy eksponentë të komunizmit mizorist në Ballkan, që 40 vjet masakrat gjakatare antihumane, antishqiptare i mbuluan me slloganin demagogjik antinazist dhe antifashist.

Kurse e vërteta qëndron dhe do të qëndrojë pa u lëkundur.
Nazizmi në Shqipëri dhe në Kosovë qëndroi 12 muaj.
Fashizmi qëndroi 24 muaj.

Komunizmi, mizorizmi, marksizmi dhe monstruozizmi sunduan në Shqipëri dhe në Kosovë gjashtëqind muaj dhe ka bërë dyqind herë më shumë tragjedi të mterrshme kundër shtatë milion shqiptarëve në të dy anët e kufirit, i ngulur në arteriet dhe venat e gjakut të djemve dhe burrave, vajzave dhe grave shqiptaro kosovare, guximtare dhe krenare edhe përpara litarit, plumbit, mizorit dhe zuzarit.

E vërteta qëndron dhe do të jehojë në shekuj, Edi Rama me partinë socialiste në Dhjetor 2018 filloi goditjen e piramidave kufitare të ndryshkura mespërmes tokës Atdhetare që nga viti 1913.

Urime shumë urime Edi Rama me qeverinë, partinë socialiste me popullin shqiptar e Kosovar në të dy anët e kufirit.
Punë të mbarë me qeverinë e progresit, të zhvillimit, të modernizimit.

Qeveria që do të forcojë dhe do të konsolidojë ligjshmërinë juridike, drejtësinë jetike dhe demokracinë publike, por janë idhnuar grupimet rrakitike, anarshiste kaotike dhe rënkojnë, lëngojnë, vajtojnë “O bo bo çna gjeti, po na prishet stabiliteti. Edi Rama me Genti Cakaj po u jep territore Serbisë. Edi Rama po na shton skorroret e varfërisë, pol argon prej Shqipërisë ajkën e rinisë”.
Këto fjalë që fliten nëpër televizione janë krejt broçkulla të pista.

Të vërteta, të pastra janë fjalët në vijim: Deri në vitin 2021 do të funksionojë rregullisht ligjshmëria juridike, drejtësia jetike, demokracia publike dhe do të kthehen në Shqipëri pesëqind mijë emigrantë me pasuri të madhe kolosale për familjet e tyre por edhe për Atdheun, kombin se do të hapin firma dhe banka me fonde monetare të dobishme.

Sali Leka, Cel.: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV
Arlind Qorri del nëpër televizione e thotë: “Nuk e ndalojmë protestën studentore derisa të rrezojë Edi Ramën me qeverinë e krimit, ashtu si rrezojë Azem Hajdari Ramiz Alinë në 8 Dhjetor 1990.

A.Qorri nuk e din që Azem Hajdarin e instruktoi vetë Ramiz Alia që të protestojë kundër partisë së punës.
Qorri nuk e din që partia demokratike dejuro u shpall në 12 Dhjetor 1990, por defakto, 300 anëtarët e P.D-së, u caktuan nga R. Alia 30 ditë përpara në 12 Nëntor.

Qorri nuk e din që për kryetar partie R.Alia me gishta firmosi Azem Hajdarin, por me duar vulosi Sali Berishën dhe i hodhi në sulm frontal kundër njëri-tjetrit.

R.Alia ishte më dredharak, më shtrembalak, se dhelpra.
Po tregoj një ngjarje të lashtë dymbëdhjetë mijë vjçare, por aktuale edhe për shekullin XXI. Dy vëllezër të lodhur duke udhëtuar u ulën për të pushuar në zallishten e lumit. Aty notoj dhelpra me bishtin djathtas, majtas, lart dhe poshtë.
Dy vëllezërit pyetën njëri-tjetrin, “A e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin?“

Ashtu duke u pyetur filluan të godasin me gurë sho-shoqin, derisa u copëtuan dhe njëri vdiq, tjetri mbeti sakat tërë jetën.
A.Hajdari dhe S.Berisha 8 (tetë) vjet rrjesht u përleshën u kacafytën deri në pikën e fundit të gjakut.
A.Qorri nuk e din kush nuk i ka botuar 85 (tetëdhjetë e pesë) librat e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka me dy fakultete.

Unë as jam frikësuar, as jam dëshpëruar, as kam kërkuar dhe as kërkoj poste dhe funksione në parti dhe qeveri, por Arlin Qorri me gjys fakulteti kërkon të bëhet rektor Universiteti duke ulëritur si raketaku ibreti, shulamaku dhe mysibeti.

Unë kur isha në vitin e tretë dhe të katërt në fakultet kam shkruar 5 (pesë) libra me betim iradin dhe vitalitet po nuk i botuan.
Kurse A.Qorri i mangut ulluk i shtrembër nuk shkruan libra por flet procka, brockulla, vickla.

Tiranë, Janar 2019