Gani I. Mehmeti
Kohët e fundit është ngjallur sërish ideja për këmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.
Politika serbe gjithmonë ka qenë e interesuar për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, për çka edhe ia ka arritur. Ajo kurrë nuk ndalet së luftuari edhe për pushtime tjera të tokave shqiptare.
Ndërkaq, shqiptarët, edhe kur mundën, ndoshta, të zbrazin tokat e tyre prej serbëve pushtues, nuk e realizuan këtë mundësi, dhe kjo sot po na kushton me rrezikim të humbjes së territoreve tona.
Shkëmbimi apo jo i territoreve të Kosovës me Serbinë, shqiptarët mbsein humbës, ndërsa Serbia del fituese. Po, sepse, edhe Kosova Lindore – Presheva, Bujanoci e Medvegja janë shqiptare, që mbahen të pushtuara nën Serbinë, edhe Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani janë toka shqiptare. Dhe, cila do pjesë e këtyre tokave, nëse mbetet nën Serbi, ne jemi humbës, ndërsa serbia, e cila ngulë këmbë në kompromis dhe në marrjen e diçkaje – janë tri komunat në veri të Kosovës, për të cilat lufton t’i marrë.
Pikërisht pse është kështu, natyrshëm do të ishte që Kosova Lindore do duhej bashkuar me Kosovën, pa ia dhënë fare Serbisë komunat në veri të Kosovës. Mirëpo, Serbia, edhe nëse jep diçka, nuk do i jep të gjitha vendbanimet e këtyre komunave, ndërsa do të ngulë këmbë të marrë të gjitha vendbanimet e këtyre tri komunave në veri të Kosovës.
Dhe, sido që të mbetet, Kosova po humb territor nëse bëhet ky shkëmbim. Me shkëmbimin e territoreve po bëhet vetëm ndërrimi i një gjymtyre të saj me gjymtyrën tjetër të trupit të vet, për çka është e dhimbshme, pse asnjëra, asnjëherë, etnikisht e territorialisht nuk i kanë takuar Serbisë, vetëm të pushtuara.
Dhe, për ta marrë edhe Zveçanin, është formuar si komunë, që një ditë të quhet territor me shumicë serbe! Edhe kjo, ishte e mbetet politikë e hershme e Serbisë, prandaj u formua komuna e saj. Përndryshe, sikur të mos ishte komunë, ashtu siç ishte nën komunën e Mitrovicës, do ishte më ndryshe. Ky është qëllimi i formimit të komunave të vogla serbe në territorin e Kosovës edhe në kohën e UNMIK-ut, kur shqiptarët nuk ngulnin këmbë fare në mosformimin e tyre.