Si shihet atdheu nga larg
Në ligjin për gjuhët që ato mjedise ku përbërja e një pokice kombëtare (lexo: shqiptare) kalon mbi 20% ka të drejtë të përdorë gjuhën e vet në të gjitha nivelet e jetës e të punës në isntitucionet e pushtetit lokal. Në këtë ligj që është miratuar nuk përmendet fare gjuha shqipe, por tekstualisht thuhet se gjuha maqedone është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Për “zyrtarizimin” e gjuhëve tjera dhe të gjuhës shqipe në ato mjedise ku përbërja e atyre që flasin gjuhët tjera kalon 20% mund të përdorin gjuhët e tyre(kështu thuhet në ligjin e miratuar në Shkup). Por, tutje, ky ligj e përthekon fortë të drejtën e shëtit maqedonas me gjuhën e tyre të (vetme) zyrtare dhe deklaron se para të “zyrtarizohen” gjuhët tjera për to duhet të hapet debat në ansambletë komunale të pushtetit lokal(sic!) për të marrë miratimimin e (shumicës së popullit maqedonas dhe të shtetit të tyre(sic!) për përdorimin në jetën e përditshme dhe të institucioneve të pushtetit lokal edhe të gjuhëve tjera.
Në këtë ligj nuk përmendet fare gjuha shqipe, por thuhet tekstualisht për gjuhët tjera(sic!).
Populli shqiptrar në haëpësirën e vet etnike është populli i dytë shumicë që kalon 47%të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar entikë dhe sipas Kushtretutës, duhet të jemi real para vetvetes dhe të faktorit ndërkombëtar, populli shqiptar e ka statusin e varur në qafë të pakicës kombëtare dhe jo shtetformues në Maqedoni(sic!).
Atëherë me Kushtetutë populli shqiptar është pakiucë kombëtare, preandaj në këtë ligj nuk përmendet fare gjuha shqipe “zyrtare” si gjuhë e dytë në Maqedoni, por thuhet me këtë dekretligj (lexo: për përdorim të gjuhëve tjera) në ato mjedise ku përbërja e atyre që e flasin gjuhën e vet kalon 20%!
I bëjë thirrje publike botës intelektuale, shkencore, universitare dhe të deputetëve të ndarë në shumë fronte (politike) në Maqedoni të dalin e të thonë të vërtetën se me Ligjin e miratuar në Shkup, GJUHA SHQIPE NUK ËSHTË BËRË ZYRTARE!
Pikë!
Çikago, 13 janar 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]