Me dashuri dhe humanizëm në shërbim të vendit dhe qytetarëve

0
249
Filloreta Berisha

Shkruan: Florim Zeqa, 09.02.2021

Shpalosjen e kandidatëve për deputet për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës po e përmbyllim me kandidaturen e femres më të suksesshme nga komuna e Klinës në fushën e mjekësisë dhe të politikës.

Nominimi i Dr. Filloreta Berishës si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk erdhi thjeshtë si përmbushje e një kriteri gjinorë, por si produkt i kontributit shumëvjeçar në Degën e LDK-së në Klinë.

Kandidimi i Dr. Filloreta Berisha për deputete përveqse e nderon bazën deleguese, e begaton listën zgjedhore të partisë shtetformuese (LDK) dhe nesër me idetë dhe njohuritë e saj universale do e nderon dhe pasuron Parlamentin e Kosovës.

Kush është Filloreta Berisha!?

Kandidatja për Deputete në Kuvendin e Kosovës, Dr. Filloreta Berisha ka lindur më 17.06.1983 në Klinë. Rrjedhë prej një familje të madhe atdhetare dhe intelektuale. Shkollimin fillorë dhe të mesëm i ka përfunduar në qytetin e lindjes, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës gjatë viteve 2003-2010.

Po ashtu ka përfunduar specializimin për Reumatologji në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përgjatë viteve 2014-2019.

Pas specializimit për Reumatologji, Filloreta ishte pjesëmarrëse e disa kongreseve ndërkombëtare të Reumatologjisë, si në Tiranë (Shqipëri), Firence (Itali), Paris (Francë), Krakovë (Poloni) dhe në disa vende tjera të Ballkanit Perëndimor.

Dr. Filloreta Berisha krahas profesionit të mjekësisë ka dhënë kontribut të çmuar edhe në fushën e arsimit, duke punuar si profesoreshë në shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Shtimje.

Filloreta Berisha e ka një përvojë të konsiderueshme në fushën e mjekësisë, duke qenë e punësuar si mjeke e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe si specialiste e reumatologjisë ne Spitalin e Vushtrrisë, ku është edhe Shefe e repartit Interno.

Dr. Filloreta Berisha, që nga viti 2000, është aktiviste dhe anëtare e degës së LDK-së në Klinë. Për dy mandate radhazi ka qenë asambleiste në Kuvendin Komunal të Klinës 2009-2014.

Po ashtu, ka qenë anëtare e kryesisë për dy mandate dhe nënkryetare e Forumit të Gruas në Degën e LDK-së në Klinë. Gjatë kësaj kohe, fokusi kryesor i saj ishin propozimet dhe iniciativat për reforma në shëndetësi, për barazinë gjinore dhe reforma në procedim të projekteve kapitale në nivelin lokal.

Kandidimi i Filloretes për deputete në Kuvendin e Kosovës është përzgjedhja më e mirë e degës së LDK në Klinë në dhjetëvjetëshin e fundit. Ajo do të jetë zë i fuqishëm i përfaqësimit politik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në parlament, në dobi të politikave të mirëfillta shëndetësore dhe iniciativave të ndryshme për nisma legjislative për barazi gjinore.

Profesioni human dhe përvoja e gjatë politike, dashuria ndaj vendit dhe qytetarëve, vendosmëria, guximi dhe respektimi i vlerave sublime të kombit tonë janë garancë e fuqishme për qytetarët që të votojnë kandidaten me numër 45 në listën zgjedhore 132.

Me përvojen e saj mbi 21 vjeçare në politikë dhe bagazhin e pasur intelektual, është një kapital i çmueshëm, një vlerë kombëtare që duhet mbeshtetur pa rezervë nga të gjithë qytetarët e vendit.

Të nderuar qytetarë, Dr. Filloreta Berisha, një intektuale e shquar dhe një atdhetare mjaft e përkushtuar, me votën e juaj të lirë mund të bëhet deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të vendit tonë.