Me cilat argumente e mbroni prejardhjen ilire të shqipes e shqiptarëve?

0
721
Illyria - Epirus

Col Mehmeti: Me cilat argumente e mbroni prejardhjen ilire të shqipes e shqiptarëve? Zine që nji profesor i huej po e ban këtë pyetje. Shumë përmbledhtas qysh e argumentoni? 🤔

I përgjigjem unë me një koment:

Arben Çokaj: Se Ballkani është quajtur Gadishull Ilirik para se ta pushtonte dovleti e t’ia ndryshonte emrin. Pastaj historikisht nuk ka fakte se ka jetuar ndonjë popull tjetër para shqiptarëve në këto troje, bashkë me grekët duket se e kemi prejardhjen nga pellazgët. Sot në Ballkan ke ne, grekët e sllavët, që erdhën rreth shekullit të 7-të.

Col Mehmeti përgjigjet:

Col Mehmeti: Prej Hahnit e tutje, ky ka qenë argumenti qendror, që në logjikë klasifikohet si argument negativ. Pra, mosdokumentimi i nji ardhjeje asht interpretue ne menyre aprioristike si pohim i nji gjendje relativisht autoktone. Ne pjesen me te madhe te tij, ky argument qendron. Por kjo nuk i ka mshelë shtegun kontestimeve: fjala vjen, gjuhetari Henrik Baric e trivializonte kete argument tu thane qe levizjet interne te bashkesive transhumante ne Ballkan, qe nuk konfrontoheshin nevojisht me rrjetin e qyteteve, nuk kishin pse te merrnin vemendjen e skribomaneve ne Konstandinopoje. Megjithate, ky shpjegim i Bariqit le shumecka me deshirue. E para, analet perandorake evidentonin edhe inkursione fisesh te vogla barbare dhe kish me qene nonsens nese pushteti perandorak nuk do te hetonte nji dyndje brendaballkanike. E dyta, edhe nese nuk do hetohej kjo levizje, konfrontimi me popullatat urbane te Shkodres, Dyrrahut e qyteteve te tjera patjeter se do te perftonte vemendje…

Pastaj në fund, Col Mehmeti jep mendimin e tij:
Col Mehmeti: My take on the matter: Idioma e fiseve iliro-jugore virtualisht nuk njihet. Krejt njohja jone konsiston prej nji grushti glosash (fjale ekzotike qe i shenonin leksikografet greke e masandej i jepnin nji perkthim ne greqisht) dhe nji korpusi relativisht te kenaqshem onomastik (emna njerezish – antroponime; vendesh – toponime; vendbanimesh – ojkonime; lumenjsh – hidronime; malesh – oronime; kafshesh – zoonime dhe bimesh – fitonime). Sigurisht keto jane te pamjaftueshme me e rindertue profilin leksikor te nji gjuhe, e le ma ate morfologjik e strukturor.

Pamvaresisht kesaj gjendje te pashprese, kerkush nuk e mohon ekzistencen e nji idiome ilire. Keshtu, greket me fjalen “illurizein” nenkuptonin “me fole ilirisht” (njisoj siç kishin shprehjen “thrakizein” – me fole thrakisht; “makedonizein” me fole maqedonisht; “hellenizein” – me fole greqisht; etj). Prej kerkimeve etimologjike parashkencore te Seminarit te Palermos (Nikolle Keta dhe ko.) deri te lindja e indoevropianistikes si disipline shkencore, perkimet leksikore mes atyne pak mbijetojave ilire e shqipes jane miratue njizashem. Te tilla perkime si Ulcinium = ulk; Dardania = dardhe; taulant = dallendyshe; Delmati = delme; Lugeon = ligatë jane kryesisht leksikore.

Por afilacioni gjenetik i nji gjuhe me nji gjuhe tjeter nuk percaktohet nga leksiku per shkak se fjalet e ngjashme munden me qene ndikime areale (fqinjesore) e kulturore. Kjo mundet me e la te hapun opcionin qe protoshqiptaret kur u vendosen ne Iliri me i marre keto fjale prej popullates qe e gjeten aty. Por ne momentin kur nji gjuhe dhe nji gjuhe tjeter pershfaqin inovime (risime) te perbashketa dhe analogji strukturore e morfologjike, atehere aty mundet me u fole pozitivisht per nji lidhje te drejtperdrejte gjenetike.

Ç’ka ka te perbashket shqipja e ilirishtja ne kete rast? Psh si ilirishtja, ashtu edhe shqipja, jane te njejta ne shfrymetimin (deaspirimin) e mbylltoreve indoevropiane si bʰ,; dʰ, gʰ qe ne te dyja rastet jane kthye respektivisht ne b, d dhe g. Megjithate, kjo afri nuk asht specifike (deaspirmin e mbylltoreve e kane edhe gjuhe te tjera si gjermanishtja, baltishtja e sllavishtja). Si ilirishtja, ashtu edhe shqipja, e delabializojne zanoren indoevropiane /*o/ ne /a/. Po edhe ky perkim nuk asht specifik, se te njejtin e kane edhe gjuhe fqinje. Edhe ruejtjen e /*s/ indoevropiane ne pozicion nistor e kane te perbashket shqipja dhe ilirishtja, por prape kjo s’con peshe sepse bahet fjale per nji tipar konservues e jo inovues.

E ç’ka dreqi kane te perbashket atehere ilirishtja e shqipja qe nuk e kane gjuhet e tjera simotra indoevropiane? Ilirishtja dhe shqipja kane te perbashket inovimin e ashtuquajtun “satem“: ne te dy gjuhet dorsalet indo-europiane /*ḱ/ dhe /*ǵ/ kthehen ne /s/ dhe /z/ perkatesisht, ashtu si ne te dy gjuhet labiovelaret /*kʷ/ dhe /*gʷ/ kthehen në velare të thjeshta /k/ dhe /g/ perkatesisht. Ilirishtja (edhe pse me deshmi teper te pakta), shqipja dhe hetitishtja jane gjuhet e vetme ne krejt sistemin indoevropian qe i ruejne tri radhë të dallueshme të labiovelareve (tingujt *kʷ dhe *gʷ ).

Tjeter afri specifike asht edhe kjo: si ne ilirisht ashtu edhe ne shqip mbylltoret (tinguj bashkëtingëllor) humbin para nji *s; shembull folja ,,mih” e cila rrjedh prej nji forme të hamendësueme <*(s)mid-sk-. Edhe nji tjeter: zanoren e zgjatun indoevropiane /*ē/, ilirishtja e ka kthye ne /ā/, njisoj sic ka ba edhe shqipja (si te shembulli lodh < *lāda < IE *lēd-). Edhe nji tjeter: ilirishtja togun /*pn/ shume heret e ka kthye ne /m/ (krahaso emnin Amantia qe vjen nga nji < *ap-n-ant), njisoj sikunder qe shqipja e ka ba te njejtin shnderrim te /*pn/ ne /n/ (khs. gjumë < *sup-no).

Keto jane veç disa prej perkimeve specifike, qe i kane te perbashketa vec shqipja e ilirishtja, nji rrethane qe nuk mundet me u interpretue ndryshe pervecse shqipja asht vazhdim i ilirishtes ose, nese jo, atehere ato me qene gjuhe motra prej nji kompeksi ma te gjane te nji paragjuhe.