ME BREKË NËPËR KËMBË!

0
859

‎Engjell Gishti‎ për AT’DHEU në Facebook, 10 korrik 2018

Kur Edi Rama i sapo ardhur në pushtet, deklaroi se do ndiqte politikën “zero probleme me fqinjët”, pse ta fshehim, u cuditëm dhe po prisnim se ku e si do konkretizohej kjo ide! Në kuptimin e parë, duke njohur mirë historinë e shtetit tonë të vogël, dukej se ishte një “teori utopike”, por po të marrësh parasysh se në politikë zakonisht tjetër gjë thuhet e tjetër gjë mendohet, shprehja e mësipërme, fillon e merr vlerën e saj. Personalisht shpresova se po vinte një frymë e re e politikëbërjes ku më në fund politikanët shqiptarë, do e hidhnin poshtë kompleksin e inferioritetit e të nënshtrimit ndaj fqinjëve duke u thënë: “ne nuk duam asnjë politikë me fqinjët; eja ti shtrojmë në tavolinë e ti diskutojmë problemet për ti zgjidhur mbi parimin e së vërtetës dhe reciprioritetit!” Por, duke parë paraqitjen mjerane të politikanëve tanë në këto mbi 25 vite, e besoja dhe se besoja se politika jonë do kishte arritur deri në këtë stad. Ndaj po nprisnim të shikonim sjelljen e tyre në praktikë.
Dhe ja rasti erdhi kur filluan disa “përplasje” të vogla me grekët, kur si pa dashje, Edi Rama u përmendi atyre historinë e Gjergj Dushmanit. U gëzuan shqiptarët sepse aluduan se më në fund, politikanët shqiptarë, po mbështeten në historinë e vërtetë. U hidhëruan grekët, që përherë janë mësuar ta vrasin të vërtetën!!!!!

Çudi e madhe – do thoshte dikush – në vend të na falenderojnë për mbrojtjen që i bëmë Akropolit, na hidhen në grykë pse ja kujtojmë….. Ne prisnim nga Kryeministri ynë (meqënëse e hapi këtë debat) tu bënte grekëve pyetjen më të thjeshtë të Botës: “çfarë keni që hidheni përpjetë ndaj një fakti historik?”, “përse qenka kaq e vështirë për ju të pranoni ca të vërteta që në fund të fundit nuk ndryshojnë asgjë në historitë e dy vendeve tona?” Por kjo nuk ndodhi. Aty ku ne shpresuam të ishte fillimi i një qendrimi patriotik ndaj të vërtetës, kishte qënë në fakt fundi i këtij qendrimi. Edi Rama filloi ta thyej gjithmonë e më shumë gjuhën e arriti sa në një intervistë të një televizioni grek, kur u pyet për “Cështjen Came”, i përtypur pranoi tezën greke për cështjen; atë të bashkëpunimit me gjermanët, duke u lutur se mbase “mund të bëhej dicka për ata pleq 80 vjecarë që duan të vizitojnë vendlindjen e tyre!” Ishte kjo fjala e fundit, ajo e fikjes së patriotizmit flakë kashte të Kryeministrit tonë. U premë të gjithë sepse thamë “ja kaq e pati; edhe ky e la në baltë Çështjen Çame”. Por skishim parë gjë akoma!

Ndërsa ne shqiptarët presim nga shteti ynë të na zgjidhë padrejtësitë që shteti grek na ka bërë në këto 100 vite (e madje ka patriotë entuziastë që shpresojnë se është e afërt dita e zgjidhjes), Greqia ecën me planet e saja strategjike duke vazhduar “pushtimin” e Shqipërisë në një formë tjetër, atë neokolonialiste. Jo më kot një nga baballarët më të ndritur të kombit tonë Fan Noli na thoshte: “Ujku sulmon me dhëmbë, greku sulmon me kishë!” Dhe le të kujtojmë se jo më kot, shteti Grek, ushtroi gjithë presionin e vet dhe e futi Kalin e Trojës në krye të kishës sonë ish-autoqefale! Vetëm naivët apo të shiturit mund të mos shohin sot se ky drejtues-uzurpues i Kishes sonë, të gjitha orjentimet, kosultimet, telefonatat etj i merr nga Athina nga e cila merr edhe përgëzimet për punën e kryer! Në këto 27 vite nuk ka mbetur zonë të ashtuquajturit “Vorioepir” pa u helenizuar; nuk ka mbetur banor vllah apo ortodoks shqiptar i poshtëvjosës pa marrë pashaportë greke.

E pasi e kanë mbaruar punën helenizuese në terren (ndërsa shqiptarët flenë gjumë), për Qeverinë greke ka ardhur momenti i finalizimit të rezultatit nëpërmjet marrëveshjeve ndërshtetërore. Në mënyrat që ata dhe pak shqiptarë të tredhur i dinë, ata e marrin Kryeministrin tonë në një ceremoni kishtare ku i vendosin kryqin e kalorësit të ortodoksisë egumenike! Kjo don të thotë se Edi Rama vlerësohet për punën e bërë në përhapjen e ortodoksisë (dhe në botën greke ortodoksia është e barsvlerëshme me helenizimin) e madje vlerësohet si një luftëtar i saj. Ngjarja mbahet e fshehur nga publiku shqiptar i cili do ishte cuditur jo pak nga ky vlerësim, por arsyeja e këtij vlerësimi do të jetësohej shumë shpejt. Si përherë, kisha ortodokse e shteti grek janë në harmoni e bashkërendim veprimesh, ndaj pas këtij vlerësimi të barabartë me asorbimin shpirtëror të drejtuesit më të rendësishëm të shqiptarëve sot, grekët hidhen në veprim për ti vënë kurorën politikës së tyre të ethshme 27 vjecare ndaj Jugut tonë.

Pasi me metodat e tyre të shërbimit inteligjent, i kanë mbyllur gojën drejtuesit të cdo partie shqiptare përfshi këtu edhe Shpëtim Idrizin, ata i kërkojnë politikës së tredhur shqiptare nënshkrimin e një marrëveshjeje poshtëruese dhe nënshtruese deri në kufijtë e të paimagjinueshmes e ngjashme me ato marrëveshje kapitulluese që dikur Fuqitë e Mëdha bënin me Turqinë që po jepte shpirt! Dhe politikanët shqiptarë që tashmë i kanë ulur brekët në fund të këmbëve nuk kanë rrugë tjetër vecse të qeshin shtirshëm e të pranojnë pa e hapur gojën për asgjë para grekëve, por duke u përpjekur në maksimum ti mbyllin gojën shqiptarëve! Mjerë Shqipëria që sot ndodhet në ditën e saj më të zezë që nga koha e themelimit të shtetit tonë! Mjerë shqiptarët që përsëri kanë mbetur jetim në udhëkryq të historisë!

Paketa e Marrëveshjes në fjalë ka tre pika kryesore:

1. Marrëveshja e detit. Kur maten ujërat detarë midis dy vendeve, ka një parim bazë të teknikës së matjes që përdoret nga Europa e deri në Hono Lu Lu: përcaktohet “vija e drejtë bazë” (bashkim i kepeve më të dala) në mënyrë që të përcaktohet së pari se cfarë është ujë i brendshëm e cfarë është i jashtëm. Këtë vijë shteti ynë e përcaktoi qysh në kohën e Enver Hoxhës…., por e hoqi Sali Berisha para se të shkruante Marrëveshjen me Greqinë. PS atëhere e ankimoi dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen midis të tjerash, edhe për këtë fakt! Por ja qe Qeveria e Edi Ramës ndjek saktësisht të njëtën rrugë: as ai nuk e përcakton këtë vijë. Dhe a e dini pse? Që Gjiri i Sarandës të quhet det ndërkombëtar dhe matjet për ndarjen e detit me Greqinë të mos fillojnë tek Teqa në Perëndim të Sarandës, por të fillojnë tek rëra poshtë ish-turizmit!

NDAJ SHTROHET PYETJA: INTERESAT E KUJT SHTETI PO MBRON DELEGACIONI SHQIPTAR QE PO FIRMOS NJË MARRËVESHJE TË TILLË? A NUK PO JA FALIM KËSHTU DETIN GREQISË ANIJET E SË CILËS MUND TË VIJNË TANI PARA SARANDËS DUKE PRETENDUAR SE JANË NE UJËRAT E TYRE? A NUK JEMI QARTËSISHT PËRPARA NJË TRADHËTIE TJETËR KOMBËTARE?

Dhe akoma më poshtëruese është ndarja e detit në Gjirin e Himarës. Fuqitë e Mëdha më 1913 e më vonë më 1926, e dinin më mirë se shqiptarët se na kishin marrë të gjithë Epirin dhe detin e saj, ndaj në hartën shoqëruese të kufijve shqiptarë të firmosur edhe nga shteti grek (Shumë idiotë të shkolluar, për të përligjur tradhëtinë e tyre, na thonë se shteti grek na i ka njohur këto kufijë), ata vendosën një vijë rrethore 3 milje detare (5,5 km) mbi ishujt e Ottonit dhe Merlerës në veri të Korfuzit. Pra Fuqitë e Mëdha ja lanë qartësisht të gjithë detin përballë Himarës Shqipërisë e cila e zotëroi atë historikisht për këto mbi 100 vite. Konventa e Montego Bay, e thotë qartë se gjiret apo pjesë detesh të zotëruara historikisht nuk bëhen subjekt i ndarjeve të reja detare.

Por delegacioni shqiptar që shkon me brekë në fund të këmbëve deri në Kretë, as që ka ndërmend të pretendojë mbrojtjen e këtij deti shqiptar prej 3.500 km2 në total dhe mbi 2.000 km2 det i joni, dhe deklarohen dakord ta ndajnë gjysëm për gjysëm me grekët duke u falur atyre edhe mbi 1.000 km2 det. Grekët nuk u besojnë veshëve dhe të surprizuar u vënë sazet dhe xhingiet e madje i sjellin kukullat e delegacionit shqiptar me avion të posacëm. Ministri Bushati jo vetëm nuk ndihet i turpëruar përpara opinionit shqiptar, por vë edhe këshilltarin Dervishi që me poshtërsinë e një të shituri kokë e këmbë sulmon këdo që kërkon sadopak informacion! Ndërsa grekët po e thonë në të gjitha mediat se po zgjerojnë tërritorin e tyre detar, përfaqësuesit tanë bëjnë idiotin duke thënë se nuk është e vërtetë që ne po humbim hapsirë detare! Kjo mund të ndodhë vetëm nëse do ishtë rritur Globi, por meqë astronomët nuk na e konfirmojnë, nuk ka dyshim se ndodhemi pas tradhëtisë më të madhe kombëtare në këto 100 vite!

Pika tjetër e marrëveshjes është ajo e varrezave “historike” greke. Në varrezat italiane të Dragotit ku sipas statistikave zyrtare greke të vitit 1995 nuk kishte asnjë ushtar grek, befas, me blerjen e mirë të kolonelit italian Cirio Cantore dhe të krejt Ambasadës Italiane, grekët shpresojnë të gjejnë në këtë vend mbi 600 mbetje të ushtarëve “Lupi di Toscana” apo “Divizionit të Modenës” për ti shkruar si “greci palicari”. Qeverisë sonë mjafton ti cosh një letër të bardhë dhe ajo (si cdo Qeveri me brekë ndër këmbë) është gati ta firmosë. Grupi “AT’DHEU” ishte i vetmi që protestoi edhe ndaj kësaj pike poshtëruese që qartësisht po vë piketat e Vorioepirit mbi territorin tonë. Jo vetëm Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk tha një fjalë, por as vetë PDIU nuk u kujtua të reagojë ndaj këtij pushtimi të plotë të të gjithë Camërisë historike; ndërsa grekët deklarojnë se “ku ka rënë një ushatar grek, atje është tokë greke!” Dhe pushtuesit që masakruan dhe aq familje shqiptare, deklarohen “clirimtarë” me firmën e Qeverisë sonë.

Turp mbi turpe është pika e tretë. Pasi arritën të gjitha këto avancime, grekët na kërkojnë edhe ta mbyllim gojën fare e të mos e përmendim as emrin Camëri, por sipas këshillës së tyre ta quajmë një cështje të paqënë! Po si u fshika me një të rënë të lapsit ajo histori mijëravjecare e Epirit iliro-shqiptar? Por ja që grekët besojnë se është e mundur dhe historia e tyre e ndërtuar e gjitha në fallsifikime e retushime të tilla tregon se është plotësisht e mundur! Dikur nga vitet 1850, shqiptarët (që gjithmonë i mbyllin sytë para të vërtetave të hidhura) e Selanikut dhe Thesalisë, kur po shikonin pretendimet greke për asorbimin e kësaj zone, këndonin: “Selanik e tatëpjetë/ Sic ka qënë do të jetë/ Nga një det në tjatrin det…”/.

Pra shqiptarët, me gjithë pretendimet greke, ishin të bindur se zona nga Selaniku e tatëpjetë Thesalisë – ku grekëfolësit ishin si disa shkurre në mes të arrës së grurit – nuk mund të bëhej greke, ndaj ata mendonin se “sic ka qënë do të jetë nga një det në tjatrin det”, pra nga Adriatiku e Joni në detin Egje. Por ja që shqiptarët gaboheshin rëndë. Grekët që e filluan ndërtimin e shtetit të tyre duke i cuar në shkolla greke edhe të gjithë fëmijtë shqiptarë të Athinës, Peleponezit etj, ditën ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në Thesali, Selanik, Pont, Epir e madje po e bëjnë edhe sot (me bekimin e Ministrave të Qeverisë Berisha e Rama) brenda territorit shqiptar! Ndërsa shqiptarët flenë gjumë! Ndërsa cdo ditë që kalon me dhjetra shqiptarë deklarohen grekë, qeveria shqiptare me brekë nëpër këmbë dhe populli shqiptar ndër vjedhje i zënë, flenë gjumë! Jemi shndëruar në një popull e Qeveri tallava me brekët nëpër këmbë që vetëm fle gjumë para cështjeve madhore kombëtare!

MË NË FUND E KUPTUAM EDHE POLITIKËN E “ZERO PROBLEMEVE” QË ZAKONISHT KA NJË PROSTITUTË KUR VJEN PA BREKË NË SHTRAT!