ME ADMIRIM JEHONË E IRADIN

0
487

Poemë nga libri: “JEHONA E ZEMRAVE TONA”

Sali Leka

Unë i kam lexuar e kënduar poezitë e poetëve të botës.
Shumë më kanë pëlqyer poezitë e Sergej Eseninit.
Poeti ruso – sllav i miri i të mirëve në sipërfaqen e tokës.
Poezitë brilante të mahnitshme të Eseninit.
Ishin e janë burim i pashteruar i frymëzimit.
Kur isha adoleshent transparent intrasigjen.
Doja t’i ngjaja me vullnet e kijafet Eseninit.
Edhe t’u bëja poet ballkanik në dy anët e Vjosës e të Drinit.
Poet eposik pellazgjik isha e jam në atdheun e Shën Konstandinit.
Por më penguan me egërsinë e ujkut maskarenjtë e censurimit.
Edhe zuzarët e regjimit mizorist enverist ramizist.
Regjim i tmerrshëm antidemokratik, antihumanist.
Më burgosën e më persekutuan ata që ishin arrogant e prepotent.
Më akuzuan ata që ishin injorant, idiot e sakrament.
Më diskriminuan ata që ishin megaloman e sharlatanist.
As ishin as janë azgan sakllam, as vital vigan.
Por janë e do të jenë zgërdhec, zgërdall e hashaman.
Kanë shkruar e lavdëruar Marksin, Stalinin, Enverin.
Nuk kanë demaskuar, mizorin, zuzarin, kriminelin e skëterrin.
Enveri ishte më i tmerrshëm se Marksi e Stalini.
Ai ishte më kriminel se Hitleri e Musolini.
Enveri ishte gazhel i egër si ujku e ariu.
Ai ishte rezil e krokodil me fytyrë njeriu.
Ai ishte i pashpirt si djalli e satani.
Ai nuk ishte filiz vatani, as bajrak tabani.
Ai ishte më i llahtarshëm sesa Herodi i Jeruzalemit.
Ishte monstruozi e vampiri i globit i Alemit.
Enveri i urrente njerëzit e mirë, të sinqertë fisnikë.
Ishte i pabesë, nuk i donte djemtë e burrat sojnikë.
As njerëzit e drejtë, besnikë e kreshnikë viganikë.
Donte me i vra pa mëshirë, dijetarët e vizionarët teuratikë.
Masakrat mëkatare të Enverit e Ramizit nuk i kanë publikuar.
Ramizi i nderuar nga Enveri me emrin “Bilbili i marksizmit”.
Në fakt Ramiz Alia ishte xhahili e katili i vandalizmit.
175 shkrimtarë e poetë i kanë burgosur e torturuar.
750 intelektualë vizionarë të kulturuar i kanë pushkatuar.
Unë kam parë shumë ngjarje e krime, më shumë se 40 shkrimtarë.
Që as janë burgosur as internuar por janë favorizuar.
Persekutimet mizoriste kundër shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.
Janë tepër rrënqethëse e makabre, por nuk i tregoj të tëra.
Del pyetja pse? Përgjigjja: Sa më shumë me i treguar.
Aq më shumë të urrejnë persekutorët e mizorët.
Edhe pronarët e botuesit e gazetave të sotme.
Aq më shumë na pengojnë akoma shtrembalarët e kleckave.
Aq më shumë duan të na stërmundojnë maskarenjtë e mbërtheckave.
Që ishin inkuadruar në strukturat e klikave enveriste ramiziste.
Edhe tani janë angazhuar në katrahurat kaotike anarshiste.
Duhet t’i kisha urryer unë censuristët e qelbëzuar!
Letërsinë e kulturën shqipe e kanë njollosur dhe infektuar.
Por akoma ata meskinistë më urrejnë mua me 85 libra.
Edhe 5454 tregime e poezi lirike eposike erotike jetike.
Nuk i kanë botuar, i kanë fshehur vjedhur e censuruar.
Unë nuk jam dëshpëruar nga këto padrejtësi despotike.
As nuk dëshpërohem, por jam shumë i gëzuar i krenuar.
Gëzimi e krenaria ime zuzarët e shtrembalarët e censurimit.
Edhe maskarenjtë e mëkatarët e mospublikimit të librave të mia.
Akoma më shumë i egërson por edhe i tromaks i turbullon.
Unë akoma më fort gëzohem me aromën e blerimit.
Viatlizohem e shëndetësohem me jehonën e shkëlqimit.
Blerimi e shkëlqimi i tregimeve e poezive të mia.
I kanë botuar gazetarët mendimtarë vizionarë me lezet.
I kanë publikuar guximtarët me sedër e kijafet.
I kanë pasqyruar në faqet e gazetës “Fjala e Lirë”.
Fjala e vërtetë “Shkodër net “ me iradin e kimet.
Edhe gazeta “Bota sot” me gazetarë ilmin hasret.
Ishin e janë sojnik fisnik e kreshnik me vitalitet.
Edhe do të jenë vital viganikë e me dinjitet.
Gjashtë poezi i botuan në muajin Gusht 2020.

Me obligim e admirim po citoj titujt e poezive.
1. “PËRSËRI ME JEHONË E KRENARI”
2. “JEHONA E JEHONAVE”
3. “KËNDONI E JEHONI KOMUNIZMIN MOS E LAVDËRONI”
4. “PANORAMA JEHONIKE E KRESHNIKËVE”
5. “FIROMA E ZHEGUT JEHONA E BELEGUT”
6. “ME LAVDI E JEHONË PËRTEJ NË KOLUMBI E AMAZONË”

Gazeta Fjalë e Lirë Shkoder.Net e Bota Sot,
shkëlqejnë e do të shkëlqejnë si dielli.
Janë të larta aromatike e nektarike sa qielli.
Edhe do të jenë jehonike si Mikaili e Asrafili.
E theksoj, e përsëris e do ta përsëris pa ndalim.
Stafi i gazetës Fjalë e Lirë Shkodër Net e Bota Sot.
Me botimin e poezive lirike, faktike, eposike, jetike.
Shumë kanë kontribuar për letërsinë kombëtare.
Edhe për kulturën shembullore etike shqiptare.
Ata meritojnë shpërblim me fonde monetare.
Por janë shpërblyer ata që botojnë procka langare.
Gazetarët e Fjalës së Lirë Shkodër Net e Bota Sot.
Unë i uroj, i falenderoj, i përshëndes me këngë e poezi.
Ata nuk i kam bërë unë guximtarë me vullnet e vitalitet.
Ata kanë lindur fisnikë, sojnikë të dituruar me etikë të kulturuar.
Janë rritur kreshnikë e vital viganikë të betuar.
Nuk bëhet njeriu kreshnik nëse nuk betohet hapur në belig.
Vital viganikë janë ata që flasin të vërtetën në publik.
Edhe botojnë e përhapin me leksik artisik mediatik.
Ashtu si gazetarët e Fjalë e Lirë Shkodër Net e Bota Sot.
Guximtarë të shkëlqyer, të dalluar në çdo planet.
Këta gazetarë teuratikë janë dijetarë të kompletuar vizionarë.
Dituria e vizioni janë më të çmuara sesa pasuria e vlera.
Mua shumë më kanë mahnitur, gëzuar e surprizuar.
Mahnitizimi, gëzimi e surprizimi im janë të papërshkruar.
I aftësuar, i vullnetësuar, i vitalizuar isha e jam vetë.
Por mahnitizimi, gëzimi e surprizimi janë mbi të tëra.
Nuk i mposht asnjë lloj rrebeshi e rreziku!
Fluturojnë e triumfojnë mbi çdo pengesë e rraketë.
Unë as frikësohem, as egërsohem, por indinjohem e trimërohem.
Nga të ligat e padrejtësitë nuk inatosem, as nuk prapësohem.
Shumë të liga e padrejtësi më kanë bërë maskarejtë e zuzarët.
Nëpër dhëmbë e këmbë i kanë nakatosur merimangat e litarët.
Por Akoma më fort jam bërë vital, solid, aderik sublim.
Ashtu i akuzuar i përndjekur kam folur me guxim.
Edhe përballë hetuesit, gjyqtarit e prokurorit.
Ashtu i survejuar i persekutuar kam shkruar me obligim.
Edhe përpara spiubit, rezilit, xhahilit e mizorit.
Nëna më ka lindur fisnik, sojnik.
E babai, më ka rritur kreshnik viganik.
Vetëm babait e nënës u përulem u përmallohem.
Nuk jetojnë por të gjallëruar përpara syve më dalin.
Maskarenjëve e mëkaarëve nuk u lutem as u ankohem.
Me betim veratisin blin frashin qëndroj e jehoj.
Për gazetarët e Fjalës së Lirë e Bota Sot këndoj.
Lum o lum nënat që I kanë e do t’I kenë.
Edhe në shekullin XXII me jehonë e krenari.
Lum o lum për motrat me ilmin e lavdi.
Lum o lum për nuset me harmoni, dashuri e lumturi.
Me audencë i madhi Zot i ka bekuar e hyjnizuar.
Do të këndoj, gurgulloj e nuk ndaloj.
Përsëri e përsëri, o sa forcë e mrekulli!
Kush të dojë ta provoj mua të ma kaloj.
Deri tani asnjeri s’më ka parakaluar.
Gazetarëve të Fjalës lirë e bota sot u betohem!
Kam shkruar e do të shkruaj fjalë të drejta, të vërteta.
Me admirim, jehonë e iradin u premtoj, i garantoj.
Kam akoma poezi lirike, eposike, jetike, historike.
I shkruaj, i këndoj me shëndet e pasiklet.
Pabezdi, pasekëlldi, por i mbushur i plotësuar me energji.
Kam lavdëruar e do të lavdëroj kreshnikët e guximtarët.
Kam demaskuar e do t’i demaskoj shtrembalarët e gënjeshtarët.
Njeriu i shtrembër kaotik nuk bëhet kreshnik viganik.
Ashtu si klyshi i ujkut nuk bëhet këlysh qeni.
Shqipëria kishte dhe ka shkrimtarë e poetë cilësorë, shembullorë.
Por i ka penguar censura e katrahura e maskarejve e mizorëve.
Prandaj stafetën e shkrimeve publike e kanë marrë në duart e pista.
Zuzarët, mëkatarët, zgërdhecët, mashtrimtarët e gënjeshtarët.
Sa mrekulli do të ishte kur Tirana, Durrësi, Prishtina e Prizreni.
Të kishin nga dy gazeta artistike, mediatike kombëtare publike.
Do të botoheshin poezitë lirike, erotike, eposike kombëtare historike.
Edhe tregimet e vërteta, të dobishme atdhetare jetike.
Do të demaskoheshin masakrat e baterditë anarshiste kaotike.
Por Tirana ka gazeta regresive shtrembaluce skandaloze.
Çdo ditë lëpijnë thojtë e ndyrë të maskarejve, kusarëve e zuzarëve.
Edhe botojnë trillime, mashtrime e gënjeshtra monstruoze.
Shpenzojnë fonde valutore kolosale, të vjedhura të grabitura.
Për të botuar sajime e trillime brutale, vulgare të neveritura.
Kanë tmerruar Europën e kulturuar e emancipuar.
Edhe Amerikën e zhvilluar demokratike e modernizuar.

SALI LEKA, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV ME FRAGMENTE PROZAIKE

Në kohën e skëterrit mizorist komunist, i kam demaskuar krimet e masakrat antihumaniste me poezi satirike stigmatike por nuk i botuan.

Redaktorët e talentuar të kulturuar të librave të mia Dhimitri Fullani, Perikli Jorgoni, Sejdin Kondi më thanë: “E o poeti Sali Leka, stili yt letraro – artistik shembull e model jetik me vlera e dobi të çmuar, për letërsinë , artin e kulturën njerëzore kombëtare, por nuk e duan e urrejnë censorët, zuzarët e mizorët e gazetave “Drita, Bashkimi, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori” dhe nuk i botojnë tregimet e poezitë e tua lirike, erotike, eposike as ato satirike, stigmatike.

Duan që Ti poeti Sali Leka të dëshpëroheshdhe të vetësakrifikohesh”.
Kurse unë redaktorëve të papërtuar shokë të mi besnikë të betuar të admiruar, u fola u tregova: O shokët e mi kreshnikë viganikë të lartësuar të nderuar.

Vazhdoni mos përtoni! Daktilografoni e shumëfishoni tregimet e poezitë e mia brilante të mahnitshme dhe tregimet e mrekullueshme të dobishme.
Unë nuk dëshpërohem as nuk frikësohem nga censorët e mosbotimit të veprave të mia letrare artistike shembullore, as nga persekutorët e skëterrimit, por akoma më fort vitalizohem.

Do të shkruaj e do të demaskoj vazhdimisht shtrembalarët e zuzarët.
Kam besim se mbas vitit 2008 do të shtohen shkrimtarët e poetët e poezive.
Do të shkëlqejnë e triumfojnë 220 poetë në Shqipërinë e shekullit XXI.

Por shokët Dhimitri Fullani, Perikli Jorgoni, Sejdin Kondi përsëri më thanë: “A o poeti Sali Leka, o shkrimtari i blerimit shkëlqimit, i guximit i përparimit, edhe mbas vitit 2008 nuk do të shtohen por do të pakësohen shkrimtarët e poetët”.
Unë nuk i besova fjalët e shokëve por kanë dalë të vërteta.

Janë pakësuar shkrimtarët e poetët dhe janë shtuar zuzarët e shtrembalarët.

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV 2 ME SHTATË VARGJE POETIKE

Do të këndoj për ty Dhimitri Fullani, redaktori i shkëlqyer.
Edhe për ty Perikli Jorgoni, redaktori i kulturuar i pëlqyer.
Edhe për ty Sejdin Kondi, redaktori, shembullori, humani.
Edhe për ty shoku im Shaqir Palamani, vitali vigani.
Edhe për ty Aleksandër Xhorxhi shoku im besnik teuratik.
Edhe për ty Filip Preli, shoku im fisnik, jetik, eposik.
Edhe për ty Xhelal Kruja, shoku im shkodrani kreshnik aderik.

Tiranë, Shtator 2020