Të ndezim një qiri për Historinë tonë. T’a ndriçojmë atë. – Jani Tane.
Nga Fahri Xharra
Historia njerëzore në Shqipëri, fillon në periudhën paleolitike, afërsisht nga 100,000 në 10,000 p.e.s. Mjetet e punës të gjetura bashkë me ato të detit Jon, tregojnë se një qytetërimi i lashtë ka ekzistuar pranë Tiranës, në këmbët e malit të Dajtit. Në kohë më të vona, rreth 5000 p.e.s, një vendbanim në zonën bregdetare jugore, ka lënë mbetje kasollesh, enë prej argjile dhe mjete pune. Qytetërimi i njohur si Vendbanimi i Cakranit ka lënë gjithashtu vazo të zbukuruara me motive të pikturuara me qenie njerëzore. Këta njerëz ishin ilirët e lashtë, një grup i lirë fisesh të Mesdheut, të cilët janë paraardhësit të popujve të Romës dhe Greqisë klasike. (Marylee Knowlton: Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lashtë).
Kurse këte studim në vazhdën e studimeve për ne dhe paraardhësit tonë ilirët nga Manja Raduloviç (1936-), Kryetare e Keshillit Muzikor te ASHA Malit të Zi, si dhe anëtare e Amzës së Malit të Zi , e cila në librin e saj ”Instrumentet Muzikore Ilire” shkruan: “Fiset Ilire, në hapësirën e sotme të Malit të Zi – Labeatet, Dokleatet, Enhelejt, Ardejt, Autariatet se bashku me fiset tjera Dalmate në veri dhe të ato të Shqipërisë në Jug, ia arrijnë që në fund të shek.V (pr.k ) të formojnë deri më atëherë organizimin më të zvilluar shtetror Ilir. Mbretëria Ilire (Illyricum Regnum), bëhet faktori politik më i madh i kohës në këto anë, e posqerisht në gjysmën e shekullit të 3-të (pr.k.) ku në fron hypi Mbreti Agroni, fytyra më e rëndësishme në mesin e 15 mbretërve Ilir.
Kurse Mbretëresha Teuta, gruaje e dytë e Mbretit Agron, ruhet si emri më i shënuar i historisë së Ilirëve. Të gjitha këto i vërtetojnë varret Ilire ne vendin Gostilje. Por pasaqërisht nekropoli i Budvës me një vazhdimësi të gjatë të një mijëvjecari-gjetja e përkrenares Ilire të shek. VI ose V (pr.k.) deri te stolitë e luksit të arit që e spjegojnë civilizimin Ilir.
Ne, shqiptarët a jemi krenar që jemi trashëgimtarë të një kultura të gjatë historike e të lashtë ?
Historija e jone e meshefur e bastardhuar dhe e harruar përditë e më teper po ndricohet. Duhen përgëzuar të gjithë ata që po e japin kontributin e tyre në dokumentimin e saj të drejt. Nga “Thënje për shqiptarët” i shkëputa këto: William Power: Shqipëria, streha e një prej racave më të vjetra, më të pastra e më të hershme të racave europiane, mund të bëhet një shtet i vërtetë menjëherë sa ajo ta dëshirojë ta vërë në jetë këtë gjë. Nga William Power (1926)
Nga autori Henry Neville Hutchinson (1900), në librin: ”Living races of mankind” shkruhet: ”Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.”
Në: ”The history of the manners and customs of ancient Greece, Volume 1 Autori: James Augustus St. John Botues: R. Bentley, 1842” thuhet: “Nuk duhet të mohohet se një pjesë e mirë e teorisë së mësipërme është e ngritur mbi konkluzione e hamendësime. Megjithatë, ajo mbështet pjesërisht në fakte, të cilat një historian nuk duhet t’i refuzojë.
Fisi pellazgjik i cili u shfaq më së pari dhe u bë i fuqishëm në Epir, një vend që nuk ndahet nga Greqia, ishte ai i Kaonëve, vendbanimi kryesor i të cilëve ishte Himara,2 në këmbët e maleve Keraune. Një studiues i panjohur, për hir të së vërtetës, i quan ata barbarë, 3 por duke qenë se nëpërmjet studiuesve më autoritarë, dimë se ata ishin Pellazgë, kjo tregon vlerën e shprehjes së shkrimtarëve të më vonshëm… Fise të tjera të njohura si të vjetra në Epir, dhe të gjithë pellazgjikë, 5 ishin Tesprotët, Molosët, Perrhebejt dhe Dolopët, malësorët më të ashpër që banonin të dy shpatet, lindor dhe perëndimor, të Pindit.6”
George Rawlinson, ne vitin 1880 ,ne librine tij “Një doracak i historisë së vjetër” shkruan: “Epiri, vendi më i madh pas Thesalisë, kishte formën e një drejtkëndëshi, me një gjatësi shtatëdhjetë milje nga veriu në jug, dhe rreth pesëdhjetë e pesë përmesi. Ai përbëhej nga një varg malesh të larta, degëzuar e spërdredhur prej Pindit, me lugina të ngushta mes tyre, përgjatë rrjedhave të krojeve të shumta. Ndarjet kryesore ishin në lindje, Molosët; qytete kryesore, Dodona, Ambrakia; në veri-perëndim, Kaonia; qytetet, Finiq, Butrint, Kestria; në jug-perëndim, Tesproti, qytetet, Pandosia, Kasope, dhe në kohë më të vona, Nikopoli. Epiri, gjatë periudhës së vërtetë historike, ishte ilir dhe jo grek.
Karakteristikat e Periudhës Pellazgjike apo para-Helene: 1. Koha e paqes, epoka e artë e poetëve. 2. Përdorim kryesor i agrikulturës. 3. Arkitekturë e madhe dhe ornamente të imëta. 4. Religjion i thjeshtë, pa emra për Perënditë e veçanta. 5. Faltore/Hijerore kombëtare në Dodonë.”
Pra, nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.”
Vitët kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta qesim në pozita më të favorshme, dhe ndricimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga bota e civilizuar, dhe në të njejtën kohë do t`i thyenim hundët e fqnjëve të cilët na kanë pruar në këtë gjendje të alivanosjës kolektive shqiptare. Si t`ia bëjmë?
Një pallat, apo muze , apo kështjellë, apo vend – të rikujtimit historik për Ilirët të ndërtohej në Tiranë, me emrin e mbretit Agron; ndërsa një tjetër në Prishtinë me emrin e Mbretëreshës Teuta. Me këto dy fortifikata, do të forconim pozitën tonë të trashëguar historike. Me këto do ta bindim Europën dhe Botën e civilizuar se me të vërtetë e pranojmë të kaluarën tonë, rrënjet tona.
Duke u nisur nga vetëvetja të gjithë janë shqiptarë, përveq disave që vetëm flasin shqip. Por edhe ata në fund të fundit janë shqiptarë. S`kanë ku shkojnë, të gjithë janë shqiptarë. Të gjithë jetojmë në shtetet tona shqiptare, të udhëhequr nga shqiptarët.
.
Së pari pjekuria shqiptare do të vërtetohej, pastaj do ia kalonin historikisht të gjitha institucioneve shtetërore në të dy shtetet shqiptare dhe së treti do i kopnin të gjithë ndjellakqijtë e kombit si dhe të gjithë armiqtë e hapur dhe të mëshefur të Shqipërisë dhe të Kosovës së re. Me këte, komuniteti musliman shqiptarë do ta kalonte provimin historik duke paraqitur veten se janë një pjesë e pandarë e këtij kombi, dhe se do të dukumentonin se edhe ata mendojnë dhe veprojnë shqip.
Nga që pamë më lartë, të huajtë e ndershëm, shkenca e vërtetë na e sqaron historinë tonë, rrënjët tona.
Fahri Xharra, 30.11.21
Gjakovë