Mbrëmja e futbollit në Lion, ishte mrekullia jonë kombëtare

0
978
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Loja e futbollit si çdo sport tjetër zhvillohet për t’i kënaqur shikuesit të cilët tubohen në tribunat e stadiumeve. Kampionati e radhës në futboll i cili po zhvillohet në Francë natyrisht së është ngjarja më e madhe e vitit, kur dihet së futbolli është loja më e popullarizuar në botë. Për shqiptarët ky evropian kishte domethënje të veçantë. Përfaqësuesja e Shqipërisë ishte për herë të parë në evinimentin më të madh të futbollit evropian. Më pa durim nga tifozët e shumtë ankënd Evropës u prit së si do të startojmë në ndeshjën e parë më Zvicrën. Emoconet e shikueseve të shumtë shqiptarë të cilët jetojnë në shtetet Perëndimore ishte i madh.

Ankthi dhe emocionet na përcollën deri në fund të këtij takimi. Në Lens u gjunjëzuam në minutat e fundit pas një loje të mirë. Pa përvoja bëri që Sadiku dhe Gashi të huqin rastët e mira. Sikur minutat e fundit na u bën opsesion dhe drojë për ndeshjën e radhës në Marsej më nikoqiren – Francën. E gjithë tifozëria shqiptare dhe ne që e shikuam ndëshjen përmes ekraneve televizive kishim emocione të pa për shkruara, ishim të kapluar nga droja e madhe për rezultatin përfundimtar të takimit. Fundi i ndeshjës që kënaqi më lojë rezultoi të ishte fatal për futbollistët të veshur kuq e zi. Morëm dy gola por s’u koritëm.

I erdhi radha edhe ndeshjës së tretë për “jetë a vdekje” siç thuhet në zhargonin e futbollit më Rumaninë e fortë. Ky takim ishte i një rëndësie historike që i tejkalon suazat sportive. I gjithë kombi nga të gjitha trojet etnike dhe kudo shqiptarët që jëtojnë në botë, ishin kthyer më sy dhe vesh nga Lioni. Në shumë qendra të qyteteve ku ishin instaluar ekranët gjigande televizive të vëshur më flamura kuq e zi, ishin tubuar dashamirë të shumtë të futbollit, për ti dhënë mbeshtetje Kombetarës, dhe për t’i dhënë kurajo njëri-tjetrit.

Droja dhe ankthi veç sa na u shtuan duke menduar për epilogun e takimit. Stadiumi kishte marrë pamje fascinuese, që të mbush plotë emocione, që ngjall ndjenjën e krenarisë tonë kombëtare. Ky takim na bashkoi si rrallë herë më parë. Të gjithë ishim bërë një, për të ndarë fatin e kësaj ndeshje që më të drejtë mori epitetin e një takimi historik. Gjithçka dukej e bukur të dielën në Lion. Të gjithë e dëshironim një shfaqje pak më ndryshe futbolli, e dëshiruam fitorën e madhe, nuk kemi dashur asesi ta na përseritet epilogu i dy takimeve të para. Kombëtarja na solli të veqantën, na solli gëzimin e pa përshkruar, na ngjalli emocione, na rodhën lotët e gëzimit të madh.

Ndjenjat tona të topitura nga klasat politike në pushtet të cilët veç po na sjellin zhgënjim pas zhgënjimi, ajo mbrëmje në Lion na bëri që ti harrojmë sado për një kohë të shkurtër. Edhe njëherë tjetër ua plasem zemrat të gjithë armiqëve tanë shekullor. Futbollistët tanë në Evropë më rezlulatet e tyre impozante meritojnw tu thurim lavde, meritojnë tu thurim legjenda, Sadiku heroi i kësaj ndeshje, më bashkëlojtarët e tij, më golin e kurorizuar, na mrekulloi, na shpëtoi nga dëshpërimi të cilën zor së shpejt do ta kishim harruar.

Ishte një mbrëmje që kaloi në shenjë të shqiptarëve. Ishte një mbrëmje e pa harruar që e lartësoi flamurin kuq e zi. Atë mbrëmje të bukur edhe pse në numer jemi komb e vogël, u dukem së e kishim pushtuar Evropën. Deri sa unë po i shkruaj këto rreshta, jehu i fitorës nuk po pushon…