Mbi librin e Inxh elektronik, SAJMIR MALOKU ”Si mbijetova ne ferrin komunist”

0
368
Rexhep Çullhaj

Nga Rexhep Çullhaj

Sapo mbarova se lexuari vepren-Si mbijetova ne ferrin komunist te Sajmir Malokut e dua te shpreh, konsideraten vleresimin tim per kete liber i cili jep nje panorame te qarte te jetes se autorit nga viti 1946 e deri me sot. Jo qellimisht mendoj por natyrshem libri, vepra eshte ndare ne disa kapituj e secili me i rendesishem se tjetri. Me nje stil narrativ natyrshem ne veten e pare me nje bagazh te gjere e kulture te pa diskutueshme, e me nje shkollim te larte, ne ambjent, familje intelektuale, qytetar tiranas autokton, familje patriotike e lidhur me luften, me nje baba sportist i vleresuar mjeshter per sportin e qitjes, trajner kombetar mbaruar shkollen e H.Fullc Specialist lnxh topograf mu ne qender me shtepi ne mes te Tiranes nis dhe jeta me peripecira e autorit te librit.

Ne kujdesin e te jatit ai shkon ne disa kurse ne vend ku zhvilloheshin ato e pastaj ne Shkollen e mesme ushtarake e me pas ne shkollen e larte te oficerve e mbaron ne radio nderlidhje oficer e emerohet ne Burrel por Sajmiri kishte fituar olimpiaden e Matematikes ne shkollat e mesme te kryeqytetit e si e tille min e arsimit e dergoi me deshiren e tij ne Elekronik ne UT.

Gjate studimeve ai shkelqeu derisa ped me peshe ne universitet si prof Turdiu e quajti Glaus i vèndit, ai i fizikes peshkopi i shkences, i kimise i jashtezakonshem, vleresime keto per Sajmirin. Ne keto vite studimi Sajmiri takonte e shoqerohesh dhe turist anglez, suedez qe ishin ftuar nga qeveria shqiptare i ftonte ato ne shtepi. Por ne kte kohe paralizohet dhe Reshiti i ati e miqte u shtuan se tepermi ne shtepi duke ndjekur televizor paçka se programi i TVSh ishte veçse 4 ore. Ngaqe i ati zoteronte anglishten e u perkthente filma Muzik perendimore sepse keshtu i pelqenin te gjithe.Ngaqe dhe miqte turist i sillnin ilaçe te semurit i jati ndjehej shum me mire me keto mjekime levizjet me turistet u bene me te shpeshta.

Duhet theksuar se gjate studimeve ne shtepine e Sajmirit vinin afersisht te gjithe femijet e te medhenjeve, ministra e tjerë por vinin me ç’doli me vone sigurimsat Ne vitin 1974 Sajmiri dipllomohet me medalje te arte nga zv /kryem i asaj kohe Inxh Spiro Koleka. Ato vite kishte trazira te medha politike. Nga viti 1973 kerkohet arrestimi i tij ,por pezullohet nga Min i mbrojtjes Beqir Balluku. Dergohet perseri ne Burrel me pune kryen tere detyrat por ne dhome lexon revista angleze e degjon muzike perendimore keshtu kalohej koha por kur ishte jasht e takonin sigurimsa, ato thonin lexoni keshtu thonin per ne pasi me mua rrinte dhe mjeku M. Petrela qe punonte dhe ai ne Burrel, babai i tij me formim perendimor.

Çdo gje e kudo Sajmir survejohej e dosja mbushej por Sajmiri ne vitin 1976 shoqerohet nga dy punjes te sig ne nje salle te madhe ne prani te qindra njerezve, arrestohet e direkt ne birucat e burgut, aty nis kalvari. Siç del nga dosja urdheri Te arrestohet armik shume i poshter, nga Kryeministri Mehmet Shehu. Dyqinde dite hetusi dite e nate ferri i denoncuar per Agjent britanik, amerikan perendimor e agjitacion kundra pushtetit etj. Filloi hetimi kot se koti.

Hetuesi nje njeri i zi lloj lloj intrigash e dosjes per te pranuar agjenturen deri dhe ne grup i strukturuar me babain e paralizuar ku duke lene pa buke, pa banjo, pa rruar e pa qethur, shantazh neperkembje i semure nga skorbuti duke ju hequr 7 dhembe me te ftohte acar ne qeli dimer me vape të tmerrshme, goditje ne stomak e shterngim hekurash deri ne fund nga hetuesi i ndyre ku hetusia fillonte nga ora 12 e nates deti ne oren 6 te mengjesit. Donin medoemos per te me denuar me denim kapital, por çte provonin skisha çte pranoja.

Pas 200 ditesh hetuesi me nje trup te dobesuar, me nxorren ne gjygj ne mes te mijera vetash me 25 deshmitar militante ofic. usht kandidat per ant partie ku ne prani te nje gjyqtari pijanec keshtu njihesh aty ne mjedis me heqin akuzen per agjent i perendimit e denohem per agjitacion e propogande maksimal me 11 vite burgim por a durohesh pergatitja ne salle skenari njerez te cilet me pershtynin, me gjuanin me shkelma, me gjuanin me domate te kalbura, ruana zot nga keto te eksituar te instruktuar, kur me linte fuqia sa i lodhur i drobitur.

Pas nje kalvari vuatjesh pas 11 vjetesh Sajmiri ku gjen dhe babain gjalle martohet dhe i lindi dy femije djem ku njeri qe 10 vjeç shkoi per studime ne Londer eshte martuar dhe ka dy femije londinez enderr e Sajmirit. Era e demokracise po frynte ne 1991 ne krye te turmave Sajmiri me te tjere rrezuan monumentin e Enver Hoxhes duke terhequr zvarre e p…e dhj…re bustin e copetuar te tere. Me pas duke kaluar ne rruge shoh dhe i them gruas ky eshte hetuesi qe me ka torturuar, gruaja shkon dhe ne mes te njerezve e peshtyn e shan e me von mora vesh qe per shkaqe te borxheve e mekateve hetuesi M.B var veten.

Ndersa une vuaja denimin ish k/m M.Shehu urdheruesi i arrrestimit tim te padrejte ia kris kokes se vet me kobure per mekatet e vrasjet e panumerta, deskriminimin krahinor te bere e varrosin me zuk ne brigjet e lumit Erzen ku tretet e kockat i varrosen ne varrezat e Sharres qe projektoi babai im Reshit Maloku. Çte mbjellesh, do te korresh. Ne vitet e demokracise ftohem te drejtoj nje digaster te rendesishem por une zgjodha te punoj ne zanatin tim te Inxh. e te marr nje sere statusesh per moral e dinjitet nga te gjithe instancat demokratike ne vendin tim e te marr pjese ne te gjitha organizmat e mbrojtes se drejtave te njeriut. Si perfundim ky liber eshte veper qe duhet lexuar nga 20-30 vjeçaret, studentet e te tjere si liber ne raft e tavoline se çfare regjim i poshter gjakatar qe ka qene regjimi komunist mund te thuash si me i egri ne bote.