Skender Jashari
Ditëve të fundit, kemi pa një seri ngjarjesh që kanë tronditur botën, por edhe vendin tonë. Aktet terroriste islamike, tentojnë të kufizojnë lirinë tonë të shprehjes-natyrisht kjo s’mund të ndodhë. Liria e shprehjes nuk mund të kufizohet me akte terroriste islamike si rasti i Charlie Hebdo, apo me ndalimin e publikimit të fotove a karikaturave ndaj Krishtit, Mojsiut, Muhamedit, nëse dikush beson që është tejkalu liria e shprehjes, janë gjykatat kompetente ku mund të orientohen.
Publikimi i karikaturave kundër Krishtit, Mojsiut a ndonjë figure tjetër nuk ka bërë bujë, siç për qytetarët europian nuk bënë bujë as publikimi i karikaturave a fotografive edhe për perandorin e parë të Perandorisë Arabe-Muhamedit. Mirëpo bota radikale islame reagon vetëm kur publikohen fotografitë a karikaturat e këtij, e jo edhe kur publikohen karikaturat kundër Krishtit, Mojsiut etj. Madje kemi pa edhe reagim të ngjajshëm edhe kur janë publiku karikatura kundër presidentit të Turqisë-Erdoganit. Qytetërimi perëndimorë reagon ndaj aktit terrorist islamik kundër mësuesit të shkollës së mesme të ultë Samuel Paty-së.
Në Trojet tona por edhe tek mërgimtarët, kemi vërejtur ndarjen në dy kampe, siç e njejta ka ndodhur edhe gjetiu, ku bota demokratike në njërën anë, në të cilën anojmë edhe të gjithë Shqipëtarët, që aspirojmë integrimet Euro-Atlantike. Kurse disa subjekte të caktuara fizike a juridike edhe në Trojet tona dolën në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik, i’u bashkuan botës ekstreme islame.
Skena me prerje kokash, i kemi pa viteve të fundit që kanë ndodhur vetëm në vendet islamike, ku zhvillohen konflikte ndërsektare, civile etj, madje kryesisht në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Egjipt etj. Edhe pse shumica e studiuesëve të antiterrorizmit, kishim kërkuar, madje sidomos në Trojet tona, kishim tërhequr vërejtjen, që Serbia maksimalisht është angazhuar, në radikalizimin, ekstremizimin, organizimin, rekrutimin, furnizimin, propagandimin, lehtësimin, mbrojtjen (nga ndjekjet penale), transferimin (krijimin e mundësive për lëvizje të Luftëtarëve të huaj terrorist-terroristëve islamik në drejtim të vendeve të BE-së, madje duke i ndërlidhur dhe ndihmuar edhe përmes krimit të organizuar).
Të njejtën vërejtje kishim edhe për luftimin sa për sy e faqe të dukurisë së Luftëtarëve të huaj terrorist që e bëri sidomos Republika e Kosovës, veçmas me faljen dhe amnestinë që i është bërë dhjetëra hoxhallarëve vehabi të lidhur disa prej tyre drejtëpërdrejtë me Serbinë, e që më pas edhe SHBA, por edhe studiues ndërkombëtar e konfirmojnë. Shqetësimin e njejtë e shprehëm edhe në lidhje me kthimin e familjeve terroriste islamike të Luftëtarëve të huaj terrorist, nga vatrat e luftës terroriste islamike, e sidomos nga Siria. Shqetësuese ishte edhe rritja e vazhdueshme e ndikimit turk, në Trojet tona, në kuadër të së cilës edhe rreziku nga terrorizmi islamik-fatkeqësisht institucionet e Kosovës, dorëzuan “të mbrojturit ndërkombëtarisht” që ishin 6 qytetarët turq.
Më shqetësuese është fakti që nga 2018, shohim transformim të terrorizmit islamik, edhe pse kjo dukuri e europianizimit të terroristëve islamik, sidomos për nga pamja e tyre, kishte filluar rreth një dekadë më parë.
Propaganda moderne e terrorizmit islamik, sidomos në dy vitet e fundit duket që ka qenë më e theksuar, derisa shohim “zbutjen” e komentimeve, deklarimeve të klerikëve radikal islamik. Adresa anonime-të rrejshme sidomos të rrjeteve sociale, që shfrytëzohen për propagandim modern të terrorizmit islamik( si mënyrë për nxitjen në masë për akte konkrete terroriste islamike), pastaj edhe portale me opinione tërthorazi mbështetëse a nxitëse të terrorizmit islamik, me predikime më specifike nëpër xhami( mbështetëse a nxitëse të tërthortë të akteve terroriste islamike) etj. Kjo u vë në pah, edhe në rastin e aktit terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty.
Zyrtarët e Kosovës, bënë një reagim sa për sy e faqe, ndaj aktit terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty, derisa autoritetet vendore asgjë nuk ndërmarrin dhe lejojnë që në vend këto dy vitet e fundit intenzivisht radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik të Serbisë së bashku edhe me bashkëpunëtorë të Serbisë, të bëjnë propagandë moderne terroriste islamike, për të nxitur akte konkrete terroriste islamike kundër individëve të caktuar që ata i piketojnë si anti-islamik, islamofob etj.
Akti terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty, është sinjali i fundit tregues, që duhet të zgjojë institucionet e Republikës së Kosovës, që mos të heshtin, por të ndalojnë, ndjekin dhe gjykojnë kryesit e propagandës terroriste islamike dhe të mbështetësve të kësaj propagande.
E së fundmi, shohim që zëra të caktuar edhe në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, kanë dalur në mbështetje të botës ekstreme islamike, të cilët qëllimisht heshtën ndaj aktit terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty dhe njëkohësisht bëhet propagandë moderne terroriste islamike për të nxitur akte terroriste konkrete. Nuk kemi pa, ndonjë reagim të ndonjë bashkësie islame të ndonjë vendi tjetër, në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik. Tashmë edhe hoxhallarë të caktuar të Republikës së Kosovës, janë distancuar, kanë kritikuar eksponentë të caktuar udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës. Mirëpo kemi vërejtur të gjithë, që kjo Bashkësi Islame e Kosovës, pas heqjes së Rexhep Bojës, në të u instaluan qarqet radikale vehabiste dhe serbofile (e që më pas këtë e konfirmojnë edhe institucionet e Republikës së Kosovës).
Nëse shikojmë gjenealogjinë e mbështetjes së tërthortë të terrorizmit islamik në këtë rast vërejmë, që të parët reaguan disa agjent islamik të Serbisë nga Lugina e Preshevës( me instruksione të Serbisë) dhe atë në dy aspekte: kundër Samuel Paty-së, duke e paraqitur atë si ofendues të Muhamedit e që arysetonin aktin terrorist dhe pastaj duke bërë propagandë moderne terroriste islamike kundër ambasadorit të Republikë së Kosovës në Francë( vetëm pse ai kishte shpërndarë, e asgjë më shumë nuk kishte deklaru). Pas këtyre vazhduan agjentët islamik të Serbisë në Kosovës, së bashku me disa turkofil, serbofil në Kosovë, duke mbështetur tërthorazi terrorizmin islamik dhe duke bërë propagandë moderne terroriste islamike kundër ambasadorit në fjalë.
E në fund edhe Bashkësia Islame e Kosovës( me disa nga zyrtarët e saj), siç tashmë ishim mësuar të shohim reagimin turkofilik të zyrtarit të saj i komunitetit çerkez M.B., në lidhje me Erdoganin, (ndaj të cilit është distancuar edhe vetë BIK-u më pas), bëhet sërish mbështetëse e tërthortë e terrorizmit islamik dhe kërkon distancimin e ambasadorit në fjalë. Mirëpo kjo mbështetje e mjaftueshme e tërthortë për terrorizmin islamik, ka inkurajuar, nxitur që radikal, ekstremist dhe terrorist islamik të Serbisë dhe agjentë islamik e bashkëpunëtorë të Serbisë, të shkojnë edhe më larg, duke kërkuar shkarkimin e këtij ambasadori, por edhe për më keq kemi pa që kanë bërë propagandë moderne terroriste islamike, me qëllimin për të nxitur akte terroriste islamike edhe kundër ambasadorit në fjalë.
Duke mos hy në detaje, në elaborimin e rrjedhës së ngjarjeve në lidhje me mbështetjen e botës ekstreme islamike dhe propagandës moderne terroriste islamike kundër ambasadorit në fjalë, e që erdhën së pari nga Lugina e Preshevës, pastaj edhe nga zërat e tillë edhe nga Republika e Kosovës, kanë një burim, që është Serbia, në cilindo aspekt që të shikohen.
Franca reagoi duke arrestuar një mori mbështetësish dhe propaganduesish modern të terrorizmit islamik, nga të cilët ishte nxitur terroristi islamik çeçen që të kryente aktin. Paralajmëroi edhe për dëbimin e 321 të dyshuarëve për lidhje me terrorizmin islamik dhe masa të tjera. Në Francë e në vendet tjera të BE-së askund në asnjë rrjet social, portal a deklarim qoftë privat a publik, nuk kemi pa ndonjë mbështetës të tërthortë të terrorizmit islamik, pas arrestimeve edhe të disa propaganduesëve modern të terrorizmit islamik, që nxitën terroristin islamik të kryente aktin, u ndaluan të gjithë propaganduesit modern të terrorizmit islamik.
Kam përcjellur me vëmendje grupën e agjentëve islamik të Serbisë nga Lugina e Preshevës, pjestarë të së cilës operojnë edhe në Kosovë (Kaçanik, Prishtinë), Maqedoni (Kumanovë dhe Shkup), Francë (Aix-Les-Bains etj), Gjermani( Frankfurt etj) etj, të gjithë këta që jetojnë në vendet e BE-së, kanë ndalur menjëherë propagandimin modern të terrorizmit islamik-kurse në Luginë të Preshevës, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, shohim që vazhdojnë ende lirshëm, madje edhe të trimëruar, që të jep përshtypjen se në këto vende kanë bazat e tyre të sigurta.
Për më keq, kemi pa disa deklarime të disa hoxhallarëve vehabi (të gjithë të tillët të dyshuar edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, që kanë posedu dokumente të Serbisë së fundmi, pastaj armë dhe kanë lidhje me Serbinë etj) dhe disa personave të tjerë, edhe femra( një në Tiranë), që kanë deklaru që Samuel Paty, ka provokuar aktin terrorist islamik, duke dalur kështu hapur në arsyetimin e aktit terrorist në fjalë. Derisa dihet mirëfilli, që në asnjë mënyrë, në asnjë rast, asnjë rrethanë, nuk mund të arsyetohet një akt i tillë terrorist- shiko janë me dhjetëra konventa ndërkombëtare kundër terrorizmit, rezoluta të OKB-së, BE-së etj. Pranda kjo përfshihet në mbështetje të hapur të terrorizmit islamik.
Ndërkombëtarisht Kosova është kritikuar dhe akuzuar që nuk ndjek asnjë rast të veprave penale për mbështetje të terrorizmit islamik, asnjë rast për propagandim të terrorizmit islamik, e mos të flasim më për format më të reja të këtyre, pra për mbështetjen moderne të terrorizmit islamik dhe propagandimin modern të terrorizmit islamik.
Prandaj, si zakonisht, edhe në këtë rast, duhet detyrimi ndërkombëtar nga SHBA dhe vendet e BE-së, karshi institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, të stërmbushura me përkrahës të fshehtë të islamit radikal e sidomos me agjent të Serbisë, që të detyrohen që të zbatojnë ligjet, të ndjekin penalisht propagandën terroriste islamike e veçmas propagandën moderne terroriste islamike, mbështetësit e terrorizmit islamik dhe mbështetësit e tërthortë të terrorizmit islamik. Për fat të keq, me heshtjen e ligjeve të Kosovës, i jepet zjarrë armëve të terroristëve islamik -”Inter arma enim silent leges”( armët flasin, ligjet heshtin).
Fatmirësisht që kemi Kanunin e Lekës, si parandaluesi më i mirë i këtyre dy dekadave të fundit, i terroristëve islamik, krahasuar me mosveprimet e qëllimshme të Institucioneve të Sigurisë, Informative, Hetuesisë, Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Më: 23.10.2020
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.