Mbështetje Albinit për dialogun me Serbinë!

1
123
Albin Kurti - Aleksander Vuçiq

Ibrahim Kabili Qeveria Kurti është në presion të madh. Eshtë në presion të vazhdueshëm nga veprimtaria e shfrenuar dhe agresive e Serbisë në planin ndërkombëtar për çnjohjen e shtetit të Kosovës. Eshtë nën presion për pranimin nga ana e saj të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me fuqi ekzekutive, është në presion për të pranuar planin e ndarjes së Kosovës, shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve, për pranimin e Open Ballkanit, etj. Mund të vazhdonim pafundësisht me shumë tematika dhe problematika me të cilat po ballafaqohet Shteti i Kosovës sot dhe Qeveria Kurti.

Unë kam shkruar shumë shkrime për Kosovën, klasën politike atje, për qeveritë dhe kryeministrat në vite, për luftën e shqiptarëve të Kosovës kundër Serbisë dhe Millosheviçit, për rolin vendimtar të NATO-s dhe koalicionin euroatlantik në luftën e fundit të vitit 1998-’99, për rolin e komandantëve në luftë dhe shpërdorimin e pushtetit prej tyre në paqë, për rolin pozitiv të Albin Kurtit si kryeministër dhe burrë shteti. Albini i duhet Kosovës i duhet gjithë shqiptarisë. Unë këtë e kam bindje të plotë! Ka natyrisht edhe mendime kundër tij! Unë i respektoj dhe këto mendime!

Më mirë këtë e shprehu populli në zgjedhjet parlamentare kur i dha shumicë absolute. Ana tjetër e medaljes është humbja e tij bindshëm në zgjedhjet për pushtetin lokal! Edhe këtu populli votoj! Përse ky rezultati i dobët i tij për pushtetin vendor? Natyrisht ky rezultat nuk është pozitiv dhe inkurajues për Kurtin dhe qeverinë e tij. Kjo ka një domethënje! E megjithatë njeriu i mandatur, intelektuali, burri i shtetit, politikani, pavarësisht pasojave që vijnë nga ndëshkimi me votë, duhet të bëjë më të mirën e mundëshme për popullin, shtetin dhe kombin e vet. Shtoj se Albini e ka bërë këtë, ka dhënë prova, ka patur pasoja deri në largim nga pushteti dhe sërish u rikthye.

U rikthye fuqishëm në mandatin e tij të dytë. U kthye me vizion për bisedimet shumë delikate që do të bëhen me Serbinë… Po cilat janë rezultatet do thonin skeptikët? Ka dështuar thonë kundërshtarët! Deri diku edhe po, mendoj edhe unë. Më mirë do bashkëpunojmë me Listën “Srpska” se me Kurtin do deklaronte ndonjë politikan i papërgjegjshëm! Ndërkohë që “bablokët” e vjetër tanimë jashtë qeverisjes kërkojnë me “vendosmëri” që të çohet në vend “amaneti” i tyre.

E fatkeqësisht ky “amanet” qe për: Shkëmbimin territoresh, ndryshim kufijsh, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive etj. Këto i shërbejnë Serbisë. Këto ide janë vetëm ide serbe… Kjo e fundit, meqenëse “ra” alternativa e parë, kërkon me këmbëngulje maksimale të pranohet Asociacioni…

Për fatin e madh të Kosovës, Kurti ka qenë dhe është kundër:
● Ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve.
● Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive.
● Open Ballkanit.

E çfarë duhet të bëjë më shumë Kurti në lidhje me bisedimet me Serbinë? Natyrisht ka edhe tema të tjera që do trajtohen në vijimësi. Opinioni gjerë, politikanët e pakët të ndershëm, studentët si ajka e shoqërisë, bota akademike, atdhetarët e flaktë etj. vetëm për këto qëndrime duhet ta mbështesin Kurtin. Duhet ta mbështesin, në mendimin tim edhe ta adhurojnë si politikan dhe atdhetar i pakapur të paktën deri më tani. Kundërshtarët politik pa ideal, sahanlëpirësit e Serbisë dhe Vuçiçit, shpëdoruesit dhe abuzuesit me pushtetin, gazetarët dhe analistët pa moral etj. më e pakta që duhet të bëjnë duhet të heshtin. Të mbyllin gojën e qelbur dhe të ndalojnë helmin që hedhin papushim ndaj tij.

Të ndalojnë helmin ndaj këtij njeriu që i vjen nga të gjitha anët, dhe “depërton” në qenien e tij… Për opinionin e gjerë dhe më shumë për rrethet akademike shtroj një pyetje të thjeshtë: Kur treshja udhëheqëse e tre institucioneve të Kosovës ka qenë më unike në lidhje me bisedimet dhe qëndrimin ndaj Serbisë se sa sot? Pyetja retorike e ka përgjjgjen brenda; asnjëherë! Asnjërë në lidhje me tre jotë e mësipërme! Ndaj për këtë duhet të lihet të punoj. E kam përsëritur dhe herë tjetër; Ai duhet të provohet. Shpresojmë të mos “kapet”! Po devijoj edhe ai ka fatin e paraardhësve, do dështojë me turp.

Unë besoj në të kundërtën ky tip politikani i duhet Kosovës dhe e ka staturën politike dhe intelekruale për ti dalë zot Asaj. Për të përballuar me sukses këto probleme madhore të Kosovë me Serbinë duhet bashkim dhe jo ndarje, duhet bashkëpunim dhe jo egoizëm, duhen burra shteti dhe jo burra pushteti, duhen institucione solide, duhet përballje frontale dhe e mirëorganizuar me fakte, dëshmi dhe dokumenta historike… Shumë gjëra duhet të bëhen nga institucionet e Kosovës. Duke u marrë me bisedimet çalojnë problemet e tjera në aspektin e brendshëm të funksionimit të shtetit. Këtë e kërkon Serbia, Rusia, Kina etj.

“Mirë” këto shtete, pasi janë me objektiva të qarta për ta çbërë shtetin e ri të sapo lindur në djep të Kosovës. Prej tyre nuk pritet gjë tjetër. Eshtë e pafalshme që disa pseudoanalistë andej dhe këtej kufirit, disa pseudo gazetarë, disa pseudo politikan, etj. hedhin baltë mbi viktimën në disa media, duke favorizuar agresorin, Serbinë dhe Vuçiçin, dhe sulmojnë viktimën. Kjo është e turshme pasi viktima është e sojit të tyre! Ku kanë turp këto fytyra të dalin në medio me qëndrime antikombëtare? Vijnë edhe në Shqipëri dhe na krekosen në disa studio televizive duke na dhënë “mend” duke u “munduar” të bëjnë të zezën të bardhë…

Sa turp për to! Mendoj se këto nuk nuk janë të denjë të japin opinione as tek “Përputhen” dhe “Bigbraver” që mua nuk më pëlqejnë fare, dhe jo më të japin mend dhe opinione për figurat dhe çështjen kombëtare! Këto fytyra të “shpëlara” janë me ide koloraboracioniste, pasardhës të tyre, apo kolaboracionistë të rinj të rekrutuar. Kjo nuk më çudit shumë. Njerëz të tillë ka patur dhe do të ketë edhe në të ardhmen andej dhe këtej kufirit. Ajo që më çudit është fakti se këto “monstra” po shtohen shumë! Po shndërrohen në sëmundje “malinje”. Shoqëria dhe opinioni shoqëror në vend të goditjes së ideve të tyre ju fërkojnë kokën. Kjo mendoj është e pafalshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen.

Unë i kam ndjekur në vijimësi zhvillimet politike në Kosovë. Jam frymëzuar për shumë ngjarje dhe zhvillime politike atje. Jam zhgënjyer dhe vazhdoj të zhgënjehem për shumë zhvillime të tjera. Shtoj këtu se jam i zhgënjyer edhe për shumë zhvillime politike këtu në Shqipëri. Duke u nisur në sensin pozitiv kam dhënë mendimet e mia për ngjarjet në Kosovë. Këto mendime të shkruara përgjithësisht kanë qenë koherente. Duke analizuar situatën aktuale dhe sidomos bisedimet me Serbinë mendoj se duhet mbështetur pa rezerva Qeveria Kurti.

Duhet mbështetur pasi ai dhe Kosova kanë kundër: Serbinë, Rusinë, Kinën, 5 shtetet që e BE-së nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, ka kundër për fat të keq dhe Borellin dhe Lajçakun. Ka kundër dhe shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm që janë kundër Pavarësisë së Kosovës dhe shtetit të saj. Eshtë e pafalshme të jetë kundër dhe një pjesë injorantësh që i përkasin faktorit shqiptar. Bisedimet me Serbinë duhet patjetër që të zhvillohen si bisedime midis dy shteteve.

Duhet shtuar patjetër klauzola; PER NJOHJE RECIPROKE. Që Kosova të jetë e suksesshme duhet të ndryshojë e gjithë qasja ndaj Serbisë. Kjo është tepër e vështirë pas marrveshjeve të disfavorshme të nënshkruar nga paraardhësit pjesmarrës në dialog. Shumica e marrveshjeve qenë pro Serbisë.

Që kjo të korigjohet, deri diku, Kurti dhe institucionet duhet:
● Të kordinojnë qëndrimet me SHBA-të dhe asgjë të mos nënshkruhet pa okejn e tyre.
● Të mbështeten fuqishëm dhe të kërkojnë ndihmën e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe të BE-së.
● Ti kërkojnë BE-së zevendësimin e Borellit dhe Lajçkut me dy emisarë të tjerë që vijnë nga vende të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Të ketë kujdes me këto emisar pasi ato mund të ecin në gjurmët e paraardhëses, Mogerinit…
● Ti kërkojnë BE-së të mos tregohet e njëanshme pasi deri tani ajo është pozicionuar dukshëm pro Serbisë, duke e mbështetur hapur këtë.
● Të mos kenë asnjë iluzion se Serbia dhe Vuçiçi do ta njohë Kosovën, pavarësinë dhe shtetin e saj. Edhe sikur të “dojë” Vuçiçi ta njohë atë nuk e lenë tutori i tij,cari i Kremlinit…
● Të luftojë korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar, të forcoj institucionet shtetërore, të pastrojë nga institucionet dhe administra shtetërore njerëzit e emëruar nga “ustallarët” e vjetër. Le të ikin edhe ato, tek “etërit” e tyre.
● Të zevendësojë kastën e vjetër me njerëz me aftësi të larta profesionale e dinjitet shoqëror, si në rastin e Bashkim Jasharit.
● Të ngrejë akpaditë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës.
● Të marrë masa për armatimin e FSK-së dhe shndërrimin e saj në ushtri. Këtë e dikton situata në Serbi pasi ajo po armatoset me armë moderne dhe po përfiton në kohë. Të tjerat janë demagogji. Natyrisht këto i dinë shumë mirë Amerika dhe aleatët. Eshtë fat i madh për ne si shqiptar që interesat e SHBA-së në Ballkan përputhen me interesat e shqiptarëve.
● Të mos ndryshojë qëndrim në lidhje me tre jotë e shprehura prej tij.

Natyrisht punët që e presin Qeverinë Kurti dhe institucionet e larta të Shtetit të Kosovës janë të shumta dhe të mëdha. Dhe pritshmëritë, pas riardhjes në pushtet të tij, kanë qenë më të mëdha. Për këto arsye mendoj se ka ardhur edhe zhgënjimi. Shto këtu dhe sabotimet nga “paçavuret” politike të kastës së vjetër të dështuar dhe që populli i ndëshkoj me votë. Arsyet e mosrealizimeve sa duhet të objektiva e detyrave të Qeverisë kanë ardhur nga shumë faktorë, por dy janë kryesorë; ai i jashtëm dhe faktori i brendshëm. Faktori i jashtëm nuk varet nga Kosova dhe Albin Kurti. Ndërsa ai i brendshëm varet nga shqiptarët.

Varet nga qeveria dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë. Kurti me sa duket është i vonuar dhe apatik në zbatimin e tyre. Mendoj se ndëshkimi i fundit që i dhanë qytetarët për zgjedhjet e pushtetit vendor do i shërbejë si një mësim Kurtit dhe Qeverisë së tij. Ai do ta lexojë votën e fundit dhe duhet të reagojë shpejt, të veprojë sa nuk është vonë, të përcaktojë strategjitë, objektivat dhe detyrat e mëdha dhe të matshme. Në të kundërt për të do jetë vonë… Po kështu edhe për Kosovën do jetë tepër vonë…

I bëj një thirrje modeste politikës shqiptare, politikanëve andej dhe këtej kufirit, institucioneve të të gjitha niveleve, mediave, analistëve, akademikëve, të rinjëve universitar etj.të bëjnë punën dhe veprojnë si shqiptar, të mbështesin Kurtin për punët e mira, dhe ta kritikojnë atë dhe Qeverinë e tij për dështimet.Të bëhet bashkë i gjithë faktori mbarshqiptar në mbështetje të Kurtit në këtë sprovë tepër të vështirë në bisedimet me Serbinë. Kam bindje të plotë se Kurti do e kalojë me sukses këtë mision të vështirë… Ndaj jo më “shkopinj” nën rrota ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij nga ne shqiptarët! Mjaftojnë dhe teprojnë ato të armikut.

Ibrahim Kabili
Tiranë më 10.12.2021

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.