Shkruan: Florim Zeqa, 15.07.2019
Deklarimet e shkrimtarit të njohur, Prof. Jusuf Buxhovi për luftën e UÇK-së dhe zhvillimeve politike në LDK, ngjallen reagime të shumta në mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Menjëherë pas intervistës së Jusuf Buxhovit në Rubikon (KTV), vërshuan sulmet, kërcënimet, linçimet, sharjet dhe fyerjet publike kundër tij.
Megjithatë veçohen dy deklarata kundër Jusuf Buxhovit që elektrizuan opinionin e gjërë kosovarë.
I pari, ishte Gani Koci me deklaratën sa fyese, po aq kërcënuese ndaj Jusuf Buxhovit; “Lufta e UÇK-së, do të duhej të pastronte ‘sojin e buxhovëve’!”
Dihet botërisht se Jusuf Buxhovi nuk e sulmoj luftën çlirimtare të populit të Kosovës, e cila është e drejtë dhe e patjetërsueshme, por ai me argumente i demaskoj individët të cilët me veprimet e tyre njollosën luftën çlirimtare.
I dyti, ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që fyeu rënd dhe nënçmoi paturpërisht historianin e shquar dhe njërin nga themeluesit e LDK-së, Prof. Jusuf Buxhovin duke quajtur “një hiq dhe dezertorë të LDK-së…”.
Deklaratat e Kocit dhe Mustafës prodhuan më qindra e mijëra reagime të qytetarëve (mërgimtarëve), por edhe të shtresave tjera të shoqërisë kosovare, të intelektualëve e gazetarëve, të analistëve dhe publicistëve gjithandej vendit e në Diasporë, por për habi deri më tani nuk pati reagime dhe as përkrahje (mbrojtje) institucionale për histrorianin që i doli në mbrojtje së vërtetës dhe vlerave të lirisë sonë.
Mbetët e pajustifikueshme heshtja e ASHAK-ut, e Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik dhe botës akademike në përgjithësi. Po ashtu i pajustifikueshëm është fakti që, asnjëra nga degët e LDK-së nuk e kundërshtuan deklaratën fyese e tepër nënçmuese të kreut të LDK-së kundër historianit Jusuf Buxhovi, i cili nuk shpiku gjë të re, përveqse i përseriti disa nga të vërtetat e hidhura për LDK-në.
Kjo flet qartë për situatën në të cilën e ka katandisur LDK-në lideri diktatorial dhe monstrumi i politikës kosovare, Isa Mustafa.
Katandisje kjo deri në përmasat e vetëshkatërrimit. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur nuk reagon asnjë kryetarë dege, asnjë deputet apo zyrtarë i lartë i LDK-së kundër reagimit fyes e nënçmues të kryetarit Mustafa, kur i drejtohet Buxhovit më fjalët; “Je askushi, që ke dështuar dhe ke braktisur LDK-në per të shetitur rreth globit, tash flet me porosi…”.
Kjo situatë nënshtruese e zyrtarëve të lartë, kryetarëve të degëve dhe deputetëve të LDK-së ndaj Isa Mustafës, i tejkalon edhe përmasat e regjimeve më diktatoriale.
Deklaratat e kreut të LDK-së, përveq nivelit të ulët intelektual prej pseudoakademiku (akademik pa asnjë titull shkencorë), e dëshmojnë edhe karakterin e tij shpirtëror (egon dhe urrejtjen patologjike) në raport me figurat më të ndritura dhe më markante, siq është Jusuf Buxhovi në rastin konkret.
Cinizmi i pseudoakademikut shkon aq largë, kur i thotë Buxhovit, njërit nga themeluesit e LDK-së; “e ke braktisur partinë”, duke harruar se në kohën kur është themeluar LDK-ja, Isa Mustafa ka qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviqit në Kosovë.
Për më tepër se kaq, për të qenë ironia akoma më e madhe, as atëherë në themelim, as si ministër i financave në ekzil dhe as sot si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka pasë dhe nuk ka librezë anëtarësie të LDK-së.
Ky është paradoksi dhe rasti më skanadaloz që mund t’i ndodhë një partie politike, që të mbajë në kreun e saj një njeri pa qenë pjesë organike dhe kontribuese e saj (pa pagesë anëtarësie).
Të larguarit, pasojë e klaneve mafioze dhe grupeve të interesit
Të “larguarit” nga LDK-ja, siq është rasti Prof. Jusuf Buxhovit dhe shumë intelektualëve dhe veprimtarëve (në mesin e tyre edhe unë), janë pasojë e klaneve mafioze dhe grupeve të interesit në LDK, e në veçanti e klanit “Riinvest”, klanit më mafioz dhe më të rrezikshëm në vend pas klanit “Pronto”.
Ne veprimtarët e LDK-së rugoviane, jemi ata, që asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit, qoftë përmes aktiviteteve, qoftë përmes shkrimeve nëpër gazeta, opinioneve dhe analizave të pavarura në mediat elektronike dhe botimit të librave voluminoz si të Buxhovit dhe të tjerëve, në mesin e të cilëve janë dhe tre librat mi autorial kushtuar zhvillimeve politike në vend, e në veçanti në LDK, siq është libri “THIRRJE NGA SHPIRTI”, përmes të cilit i drejtohem elektoratit të pastër rugovian, për bashkërendim të forcave për nxjerrjen e LDK-së nga kthetrat e uzurpatorëve dhe puçistëve të sojit më të keq.
Kur jemi në segmentin veprimtarisë letrare dhe shkencore, le të del dikush e t’na thotë, se cilat janë veprat letrare apo shekncore mbi të cilat e mori titullin “Akademik” Isa Mustafa!?
Ndryshe, sa për ngritjen politike të Isa Mustafës janë të informuar të gjithë në Kosovë. I madh dhe i vogël i dijnë mirë shkallët e ngritjes së Isa Mustafës në majat e LDK-së dhe të qeverisjes në Kosovë, për të cilat kësaj radhe nuk do i ngarkojë lexuesit e këtyre rreshtave.
Por është një e vërtetë e pakontestueshme, Isa Mustafa është dhe do të mbetët në histrorinë e LDK-së, si shkatërruesi i saj, i cili e varrosi trashëgiminë rugoviane e tri shkronjave të arta “LDK” në Kuvendin e VIII-të të saj, e që unë asokohe përmes shkrimit autorial “LDK-ja Rugoviane Post-mortum”, të datës 31.05. 2015, i shkrova këtë epitaf; “Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij…!”, e që më vonë Isa Mustafa e transformoj në “Lidhja”, produkt i Riinvest-it kriminal.
Dikush mund të pyes, pse Riinvesti kriminal!? Përgjigja është fare e thjeshtë; krim nuk është vetëm vrasja me plumb e një njeriu, por akoma më e rëndë është vrasja e shpresës dhe ardhmërisë së shumë gjeneratave në këtë vend.
Punën kolosale të profesor Jusuf Buxhovit duhet çmuar dhe mbështetur pa asnjë rezervë, si një punë shkencore që çonë në zbardhjen e së vërtetës historike për luftën çlirimtare dhe zhvillimet e tjera politike pa ndikime ideologjike e partiake, e cila shkon në funksion të të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj mbështetja për Buxhovin është mbështetje e së vërtetës dhe vlerave të demokracisë.