Mbamendja nga e kaluara për ndërtimin e të ardhmës tonë

0
1145

Nga Skënder MULLIQI

Në shumë romane dhe shkrime tjera shpesh theksohet emri i nënës, që për secilin njeri është sinonim i të mirës, i fatit dhe është vet kënaqësia e kësaj bote. Secili njeri mërzitet kur e humbë më të dashurin. Por, gjithësesi ndarja prej nënës në këtë botë është më e dhimbëshmja. Secili që shkruan për nënën sigurisht së bën përpjekje që portretin e saj ta paraqet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dikush ka afinitet që këtë punë ta bënë në mënyrë përfekte. Një roman i cili ka vlera, njeriu vështirë i ndahet nga dëshira për ta lexuar sa më parë. Atëherë kur mendimet na flutorojnë diku tjetër gjatë leximit, sigurisht se vlera e librit që lexojmë është më e vogël… Libri gjithnjë e më pak po lexohet fatkeqëisht.

Koha e modernitetit dhe jeta shumë dinamike duket së janë indikatorët kryesor që një liber që vërtetë ia vlen për tu lexuar po lëxohet shumë pak. Fatkeqësisht po lexohet më pak nga shtresa intelektuale që nuk ishte dashur të ndodhë. Kur nuk lexohet, dashur ose pa dashur braktiset e kaluara jonë. Edhe mbamendja për të kaluraën ngadalë venitet.Nese nuk kujtojmë të kaluarën humbim, sespe e humbim edhe të kaluarën tonë. Nese shikojmë ndonjë film ose një shfaqje teatrore të mirë, ku bëhet fjalë për të kaluarën bashkë më protagonistët përjetojmë shumë çka nga e kaluara deri në moshën të cilën e kemi arritur.

Këto përjetime sigurisht së gërshetohen më të mirën dhe të keqën e përjetuar gjatë jetës. Ky përjetim është diçka që veq mundemi më e paramenduar, sigurisht së përjetim i mirë shpirtëror që gjithnjë na zgjon emocione të caktuara… Të kaluarën tonë shpesh e kujtojmë edhe nga përjetimet kur ndëgjojme ndonjë këngë e cila vërtetë na thëllon aq shumë sa për një moment humbim duke hyrë në botën e ëndrrave. Sigurisht së shpesh na kujtohen ditët rinore, mënyra e jetës dhe gjithë ajo që kemi përjetuar si fëmijë dhe në moshen rinore. Na kujtohen të gjithë ato përjetime të mira ose edhe të keqija.

Na kujtohët edhe gjithë ajo së çka kemi arritur dhe çka nuk kemi arritur në jetë. Thuhet nga dijetarët e ndryshëm së edhe shumë jetë po të na i kishte falë Zoti prapë do të bënim jetën si të parën herë. Secila gjeneratë i ka përjetimet qysh nga mosha e re deri sa të shkon nga kjo botë. Duket së njeriu atëherë kur e ka më së ngushti në jetë, e përjeton të kaluarën duke iu sjellur në kokë ajo pse nuk e ka jetën ndryshe, më të lumtur… Shpesh na kujtohet së si ishim dikur bashkë e gjithë familja… Na kujtohen momentet e gëzimit dhe hidherimit tonë të përbashkët. Emocionohemi kur kujtojmë së ishim tokë më babanë, nënën, vëllëzërit dhe motrat, e tash nuk e kemi më në jetë ndonjërin prej tyre.

Mendojmë vëtem më vete sa vështirë është të ndahet njeriu përgjithmonë nga të dashurit e vet. Na kujtohet kështu nga njëherë edhe romani i Sterjo Spasses ‘Pse’, përmbajtjën e të cilit vetvetiu çënja jonë nuk dëshiron ta kujton shpesh, së edhe depresioni dhe humbja e dëshirës për të jetuar na zbehet shumë. Pak, ka njeri i cili nuk e kujton nënën dhe babanë e vet, dashurine e tyre. Na kujtohet së si nga duart e arta të nënave tona secili ushqim të cilën e ka përgatitur na është dukur më i miri… Nga sjellja e nënës e kemi ditur së diqka edhe po ndodhë. Kemi ditur së ajo me gjithë çënjën dhe shpirtin e saj don të na bën gjithmonë të lumtur …Në tryezë apo sofër siq i kemi thënë, gjithmonë ka qenë kënaqësi kur kemi qenë të gjithë bashkë.

Do të hynim në hak baballarëve po mos të përmedim mundin e tyre që në jetë ti kemi të plotësuara dëshirat. Gjithmonë janë kujdesur për të na dhuruar diqka më knaqësinë më të madhe… E kemi dashur atë jetë edhe pse në kushte krejt tjera… e kemi dashur njeri-tjetrin… dhe kemi ba shumë për njeri-tjetrin …Atëherë edhe nese jemi lutur, nuk është dukur si lutje… nese dikush ka qenë i ngritur në këmbë nuk e kemi lutur për diçka ose për një gotë ujë, por i kemi thënë “Kur veq je i ngritur në këmbë, ma sjellë një gotë ujë!” …Edhe nese dikush nga familja ka qenë i sëmurë, të gjithë e kan pasur kujdesin dhe dertin për të…

Dhe, tash kur erdhi pavarësia dhe liria jonë, po jemi të brengosur së si nuk jemi uniik, se si nuk po e shfrytëzojmë rastin që të ndërtojmë shtet si duhet. Pas largimit nga Kosova të Serbisë, është humbur shumë çka e bukur dhe njerëzore nga e kaluara të cilën e kishim. Nganjëherë më vjen në mendje së kurrë nuk meritojmë t’u afrohemi kutive të votimit, së dështimi jonë po bëhët edhe më i madh. Por, sipas logjikës kjo nuk është prapë e mira jonë, kur dihet së nga dalja masovike në votime mvaret edhe e ardhmja e shtetit dhe jeta jonë. Na ka demoralizuar klasa politike në pushtet, e cila nuk punon mirë dhe për të mirën e përgjithshme…

Sigurisht së secili njeri që e don shtetin dhe kombin e vet, e kaplon shpesh mërzia pse nuk po arrijmë që jetën ta bëjmë shumë më të mirë dh eta kemi dashurinë e ndërsjellë. Ekzibicionizmat e kësaj klase politike e kan lodhur njeriun tonë aq shumë, sa ia kanë humbur shpresën së do të bëhët mirë. Secili e ka përcepcionin e vet për pushtetin. Për ata që po i gëlltisin të mirat materjale të popullit, sigurisht se është mirë. Në anën tjetër kemi kategorinë ‘popull’, i cili gjithmonë deri më tash është mashtruar keq pas secilës palë të zgjedhjeve.

Kurrë deri më tash nuk janë plotësuar kërkesat e popullit as për afër nga ajo që u është premtuar dhe që realishit ka qenë e mundur. Por, megjithate njeriu duhet të qëndron fortë pas parimeve të cilat ia përcakton jeta dhe të cilat ia përcakton vetit. Fati na vjen edhe si e kërkojmë ne. Mos të lejojmë të na përseritën gabimet e deritashme, që ishin të mëdha… Gjithomonë ta kujtojmë të kaluarën, që ta ndërtojmë të ardhmen…