Në vend të debatit
Sipas të dhënave të Kompleksit Memorial në Prekaz të Drenicës, maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë, deri tash, asnjëherë nuk e kanë vizuar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës(!). Ndërkaq të rinjët e Kosovës manifestimin e maturës e kalojnë në vendet e bukura të Shqipërisë…!
Pse po ndodh kjo…?! Të rinjtë shqiptarë, brezi i shekullit të ri dhe brezi kur e kur po bashkohet me shpirt dhe segmente tjera Kosova me Shqipërinë, kemi kaq shumë largësi njera me tjetrën dhe, veçmas kur brezi i maturantëve shqiptarë të shkollave të mesme të Shqipërisë (ende) nuk e kanë vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës, aty ku u bë KTHESA e MADHE e HISTORISË dhe kur u qitën gurët e themelit të shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran të Kosovës…!
Për këtë harresë dhe (mos) përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe sugjerimit të rrafsheve të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në Prishtinë, duhet të tejkalohen me nisjen e ardhjes së maturantëve nga Shqipëria për të vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës!
Prekazi i Adem Jasharit dhe UÇK-ja është historia e kombit shqiptar!
Çikago, 24 qershor 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]