Ndoc Selimi, Ish-aviator, poet dhe studiues.
Arif Mati u lind me 1 mars 1938 ne Kajro te Egjiptit, ne nje familje shqiptare me prejardhje nga Rremulli i Matit, emigruar qysh me 1910 i ati dhe me 1936 nana. Prinderit e tij rrjedhin nga nje familje me tradita te shquara qysh ne kohen e Skenderbeut (Canameti, Stafa, Preni, nga ana e babait dhe Lala, Kola, Lufi nga ana e nanes). Me 1961 arrine ne Paris dhe i kushtohet per 30 vjet jetes studimore e dilemes se periardhjes se shqipptareve dhe gjuhes se kombit shqiptar.
Kjo veper vjen e dyta pas “Shqiperia (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e nje populli parahelen”, e cila vjen si vazhdim i saj, ku shtjellon me plot koopetence historine e popullit tone si bije te pellazgeve duke i rikthyer identitetin e mohuar nje prej racave ma te vjetra te Europes. Ne keto libra notojne personazhe dhe thenje te lashtesise nga autore te shumte, ku autori “shkoklon” nje per nje çdo thenje per te na sjelle fakte, ngjarje, histori, arkeologji, antropologji, poemat epike dhe mitologjike, gjuhesi etj. dhe duke iu kundevene tezave qe pa te drejte e kane shtremburar kete histori.
Ketyne hulumtimeve i shtohen analiza dhe studime te thella te teksteve antike dhe moderne, ku siç thote autori “…mund te zbulojme shenja, tregues, prova apo fakte ndonjihere qartazi, shpesh “te lexuara midis rreshtave”, te cilet na bejne te mundur te zberthejme, te pakten pjeserisht, nese jo kretesisht kete pjese te fshehur te historise parahelene”. Respekt dijes dhe penes tende i dashtun Mathieu Aref! Falemnderit per keto vepra qe ia ndriçojne ma shume historine e faqen Shqiperise!