Materializmi është femër

0
739

Nga Blerta Haxhiaj

Çështja nuk është se sa shumë duhet që ne ta injorojmë Hegelin, por që vetëm mund të lejojmë ta injorojmë atë pas një pune të gjatë dhe të vështirë përmes tij. Kështu është koha për të përsëritur Hegelin.” Zizek është me të vërtetë një burim atraktiv dhe i pashtershëm si një magnum opus më shkrimet që na ofron. Ai shërben si një inspirim dhe burim kritikash ku luajnë një rol të rëndësishëm në popullaritetin e jashtëm dhe përciptazi në kritikat e tij. Substanca e trasformuar në subjekt pra te njeriu, fsheh gjenin e fjetur për të dalë në dritë çdo teoricien socio-politik.

Në fund të fundit të gjithë jemi pak politikanë në vetvetën tonë, por masa që na atribuohet është shumë joproporcionale. Kombinimi i qenësimit (ontologjisë) më dështimin është se dështimi penetron në tërë entitetin e saj dhe e bukura e saj është në vetë dështimin, saktësisht kur dështon, momentin i ndodhur është se na ndodh të gjithë neve. Dështimi duhet të jetë pjesë e jetës, sepse shprehimisht është bazë e ekzistences së njeriut. Në industrializëm dështimi është më i rreptë dhe radikal, sepse mundësitë dytësore janë të eliminuara, por nuk duhet harruar se paraqiten mundësitë terciare.

Për Zizekun, e vërteta është e pandashme si nga realiteti material i radikalizuar edhe nga ai që formon të gjithë dhe çdo gjë. “Zhvendosja e perspektivës së nevojshme për të prodhuar efektin i thellësisë të Reales sikur një objekt fiton densitetin e pakalueshëm të Realites është kur realiteti i tij zbulohet se nuk është në përputhje.” Te Lacan-i pozita ideale është mashkullore, që totalizon mendimin universal përmes vëzhgimit si një pikë eksplicite, ndërkohë që materializmi është femëror, që është, ajo që pohon “jo të gjithë”. Jo komplet feminist.

Në tentative për të reduktuar maskilizmin, mendimi totalitar përmes një iluzioni dytësor vendoset te një fakt primar, ose më mirë nëse duhet shprehur se të gjithë e duam femrën, pra materialen. Në tentative për të zgjidhur një dikotomi mes shpirtërores dhe materiales nga shumë të vërtetat që ekzistojnë materializmi renditet primar. Reale për Zizek është singulariteti i ndarjes së dikotomisë idealiste-materialiste, që të ne është: ke para – s’ke para, bardhë – zi, e mirë – e keqe, e shëmtuar – e bukur.

Si një efekt i simbolikës dhe jo në sensin e performances, ku konstrukti simbolik i realitetit bie në një dëm anësor të simbolikes e predistinuar, të dështojë realiteti është një dështim i simbolikës. Materia si nënë e mirë kujdeset për ne, por ndodh që edhe na harron apo neglizhon, sepse të kesh dhe të jesh është më mirë të jesh atëherë mund të kesh. Ashtu siç kapitali është një lëvizje shoqërore kërkon që tërë anëtaret e shoqërisë duhet të aktivizohen, për ta vënë në funksion dhe përmbushur atë, ashtu siç materializmi është femër edhe ajo kërkon që të përmbushet dhe realizohet.