MASTURBIM MEDIATIKO-POLITIK

0
609

AV. XHABIR ZEJNUNI

Masturbuesja mediatike par exellence dhe “seks-bomba” e portalit NEËS.BOMB, Anila Bashan na mrekulloi me “perlën” e saj të radhës mbrëmë tek Opinion Tv Klan, kur tha se ”U kontaktuam nga një profil falco me emrin Marsela Malsorja, e cila kur na nisi tre video ku shihej një person, na tundoi edhe pse Zonja na tha se ata nuk donin të bëheshin publikë si në rastin e Kavajës. Dhe preferuam që më mirë të merreshim me policin e videos se sa me denoncuesin falco duke publikuar videon. Si rrjedhojë, është denoncuesi që mund të shkojë në ndjekje penale dhe jo portali që hodhi videon!”.

Pra, sipas Anila Bashës, Prokuroria duhet të merret me hetimin e një profili falco që i dërgon një video një portali dhe jo të hetojë portalit që hedh videon në rrjetet sociale!

Mbase Anila Basha mori zemër nga deklarata në të njëjtën ditë e të Shërbimit për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA), të cilës i mungonte profesionalizmi dhe trajtimi juridik i çështjes që ka lidhje me një polic, i cili në mjedisin e tij privat po bëntë diçka që është më se normale për të dyja sekset.

Meqë sipas Anila Bashës nuk ishte pranuar denoncimi i Zonjës anonime në Polici, atëherë ajo duhej t’i drejtohej më parë Policisë për të denoncuar këtë ngjarje dhe nëse nuk do kishte reaguar Policia, atëherë të hidhte videon në rrjetet sociale. Anila Basha pohon se “Bëri gabim që materialet nuk ja kaloi më parë Policisë”! Por, ky pohim tashmë nuk ka asnjë vlerë. Mend për radhë tjera…

Këtu shtrohet problemi i ruajtjes së privatësisë së një personi privat dhe cënimi i tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Kushtetuta në nenin 15, par. 1, parashikon se “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”. Ndokush mund të thojë po çfarë hyn e drejta e dikujt për të bërë një akt, i cili mund të cënojë moralin dhe dekorin publik. Nuk duhet harruar se edhe një akt i tillë kur kryhet brenda një mjedis privat është e drejtë (dhe dëshirë) që askujt nuk mund t’i ndalohet. Por, nëse i njëti akt kryhet në mjedise të hapura, atëherë ai akt cënon moralin dhe dekorin publik dhe si i tillë duhet trajtuar dhe dënuar.

Pra, një akt mund të konsiderohet si i pranueshëm apo jo në varësi të kontekstit social dhe mjedisor ku bëhet.

Po ashtu nuk ka asnjë normë ligjore që ndalon masturbimin në mjedis privat. Ndërsa në publik një gjest i tillë, duhet dënuar sipas Kodit Penal.

Një vështrim modest i Kodit Penal, ja vlen për të qartësuar idenë e privatësisë dhe ruatjes apo cënimit të saj.

Neni 121 me titull “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, disponon se “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Ky nen merret me disa raste kur ndërhyhet në jetën private të një personi. Këtu kemi një person i cili “ka fiskuar apo regjistruar një figurë” të një personi tjetër privaqë në rastin tont në shtëpinë e tij dhe kemi një person tjetër, ose Anila Bashën e ka ”publikuar këto të dhëna”, të cilat “ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit”, por “pa pëlqimin e tij”. Ky publikim pa lejen e personit në video “përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”. A i ka marrë leje Anila Basha personit që shihet në video, për të publikuar këtë video? Përgjigja dihet.

Anila Basha më tej na informon se një deputet opozitar ka të tjera video të Zotërisë. Nga kjo dëshmi, dikush mund të nzjerrë përfundimin se pas profilit falco mund të jetë edhe deputeti opozitar! Nuk do thotëv se raste ngacmimesh seksuale nuk duhen gjykuar dhe dënuar. Por, çdo gjë duhet bërë më prova.

Nga ana tjetër politizimi i rasteve të tilla për t’i faturuar ekskluzivitetin e maniakllekut seksual vetëm një krahu politik krijon një pështjellim tek publiku.

Bën çudi po ashtu që këto dy javë para 16 shkurtit plasën këto skandale seksuale!