Maskarenjve shqiptarë të Maqedonisë duhet me ua çjerrë maskën

1
684

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra, Revista Drini30 Gusht 2019

Të fshehur në gëzhojën e qellimëve perfide; ç’kombëtarizimin e shqiptarëve të Maqedonisë e të “stolisur“ me flamuj kombëtarë, plisa dhe fjalë të mëdha “atdhetarije”, lloji i Atij i sjellë shumë dëme vetëdijes shqiptare ( ashtu të dobësuar ), me mënyrat më të ndryshme.

Ai nuk është vetem, ai është i mbajtur fort nga strukturat më anti-shqiptare. Shitet si atdhetar gojen plot demagogji mashtruese; e në thelb një ujk, buzëqeshjes së të cilit duhet t’i frigohemi.

Një mik i imi, publicist shumë me vlerë pati shkruar: ”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Ai , cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikojë historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Ai këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Ai ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.

Edhe këte: ”Ai thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi. Unë e pyes ata kauboj: cili nga të burgosurit, nga të vrarit dhe nga dëbuarit nga Maqedonia u sakrifikua sepse ia mbyllën xhamisë? Sa hoxhallarë nga 1935 – dmth. që nga ballistët e deri sot – e deri 2013 u burgosën sepse janë besimtarë radikalë? Po kojshi i dashur, a ke harruar se kafeneja e babait tim Zeqirit kishte “Pazar” më shumë në ramazan, ditën, (me perde) se sa natën? Po i dashur kojshi po, a i ke harruar ata pak pleq që shkonin rregullisht në xhamitë e Dobërdollit që ma rrëfenin mua historinë e popullit shqiptar dhe historinë e luftës së dytë botërore (jo në shkollë se atje mësonim sekretarët e SKOJ-it), ashtu siç thonin ata se ka qenë. A ke harruar se ne luanim k… duke ua vjedhur këpucët atyre pak njerëzve që shkonin në xhami, ose u dilnim natën nga varret të mbështjellë me çarçafë të kuq për t’i tmerruar? Po a i ke harruar ata imamë, që kishin dashnore maqedonase dhe na thonin mos më dëgjoni kur flas në taravi? Unë nuk shpif aspak i dashur kojshi kur them se hoxhallarët kanë punuar me UDB-në, se jo e dinim të gjithë, por kur jam dënuar unë për Kundërrevolucion me 6 vjet burg jam përballur me dëshmi të tilla?

Desha vetëm t’iu njoftoj se qëllimi i shkrimit tim nuk është islamofobia, por është albanofobia, e ju nëse mendoni që të shkruash dhe t’ia ç’jerrish maskën një shqiptarofobi, është islamofobi, atëherë jeni të mashtruar po nga ai njeri, që shitet si “meleq” e në vetvete është një “dreq” shumë djallëzor.

Këto ditë kur e tërë shqiptaria u ngrit në këmbë “kunder atij “historiani “ turk”, që nuk la gjë te keqe pa folur kundër Skënderbeut, ky albanofobi na “gëzon“ me një lajm trondites në gazetën e tij: “Feja islame magnet për maqedonasit; konvertime të njëpasnjëshme...”
( Publikuar më 04.07.2016 në ora 17:38 ) (“Nuk kanë të ndalur konvertimet e të krishterëve maqedonas në fenë islame. Ratka Belkoska-Balltiq, qytetare e Strugës, është maqedonasja e radhës, e cila është konvertuar nga feja krishtere në atë Islame. Ajo me vetëdëshirë dëshmoi shehadetin para dëshmitarëve dhe e pranoi fenë Islame.” – shkruan albanofobi).

Poashtu edhe Myftiu i Strugës, Salim efendi Sylejmani, e kurorëzoi atë me bashkëshortin e saj Demir Balltiq. “Që nga dita e sodit, unë jam pjesëtare e fesë Islame, domethënë myslimane, e martuar me vetëdëshirë me Demir Balltiqin nga Moroishta e Strugës. Ndjehem shumë krenare për faktin, që Zoti Fuqiplotë më udhëzoi që ta pranoj Islamin për fe timen”, – ka deklaruar, në mes tjerash, zonja Balltiq.
( Zonja Balltiq, grua e një boshnjaku )

Shpesh ne tekstet tua, ti perkrah islamin ekstrem dhe glorifikoni pushtuesit otoman. Një fe e cila na u imponua me dhunë e gjenocid, ju e spjegoni si pranim te natyrshëm, madje kaloni edhe në absurd duke thënë se na ka sjellë të mira… Edhe unë e ndaj mendimin që Ai – albanofobi është njeriu i fundit, i cili mund të flet në emër te Shqiptarëve apo si Shqiptar. Vonë të ka rënë në mend se nga te deklaruarit si Shqiptar ka perfitime. Perfitime për të falsifikuar historinë dhe trungun tonë. Nga një popull i vjetër, ndër më të vjetrit në Evropë, mundoheni të paraqitni një komb multi-kulti, mbeturina të pushtuesve të ndryshëm, të cilët kaluan nëpër Ballkan në kohë të ndryshme gjatë historisë.

Të mjerët shqiptarët e Maqedonisë, që bien në grackën e Albanofobit!

Fahri Xharra, Gjakovë

1 KOMENT

  1. Vahri abu xharra, nuk e tregove emrin e ketij milsimani!

    Pse ? Sepse je …

    Shënim: E publikova në FB shkrimin e Fahritut, e më raportan mislimat, ma bllokuasn për 24 orë profilin aty… :p /AÇ

Komentet janë mbyllur.