Mashtrimi me i madh historik i votave presidenciale në ditën e zgjedhjeve në 3 nëntor 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (IX)

0
343
Absolute proof

Klajd Kapinova

Totali i votave bazuar në regjistrimin e partive dhe modelet historike

Amerikanët me të drejtë vote, vazhdimisht pyesin çdo ditë të habitur se mbas datës 2, 3, 4, 5 etj. nëntor 2020, se cili ishte roli dhe detyra e deshtuar e Agjencive të Zbulimit, Departamentit të Drejtësisë (DOJ), të SHBA-së, për sulmet e jashtme kibenitike me hakera të shumë shtetëve dashakeqe apo armiq të demokracisë amerikane, që ndërhynë për të ndryshuar në mënyrë absurde se kush do të jetë në të ardhmen presidenti i ardhshëm i SHBA-së për vitet 2020-2024.

Pse deri më sot këto Agjenci Zbulimi dhe DOJ, që paguhen nga taksat tona, nuk kanë bërë detyrën dhe pse ata nuk kanë sjellë asnjë informacion para popullit taksapagues dhe drejtësisë amerikane, për këtë ndërhyrje skandaloze të mashtrimit galopant, në punët e brendshme të SHBA-së, në një kohë që për rastet e ngjashme të tjera të mëparshme ata gjithnjë kanë qenë vigjilent, duke kryer detyrën e tyre më korrektësi dhe profesionalizem.

Pse gjatë gjithë këtyre 3 muajve (nëntor 2020 dhe shkurt 2021), ata kanë heshtur si gur varri, sikur të ishin visitor nga Kozmosi, duke mos ofruar një raport të detajuar të përgjimit dhe investigimit në mënyrë profesionale, për të informuar popullin amerikan me fakte dhe prova mbi dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve skandaloze në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, që janë zhvilluar këtu!?

Në këtë mënyrë mendon edhe veterani i C.I.A.-së Terry Turchie, i cili në dokumentarin prej 2 orësh, me titull sinjifikativ: “Absolute PROOF”, realizuar dhe drejtuar nga Michael (Mike) Lindell, (presidenti i kompanisë së prodhimit të jastekëve dhe produkteve të tjera të famshme të dhomave të gjumit me veprimtari tregtare në SHBA), tregon se agjencitë amerikane të zbulimit federal, fatkeqisht nuk kanë bërë detyrën e tyre para popullit amerikan, për të cilin janë betuar se do ta bejnë detyrën në respektim të Kushtetutës Amerikane, kur ata kanë filluar detyrën të punojnë për zyrat e agjencive të zbulimit federal të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Gjithashtu nga ana e tjetër edhe gjenerali në pension me tre yje Thomas Mclnerney, ka theksuar publikisht disa herë para mediave dhe gjatë një takimi të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald J. Trump, se fatkeqsisht ligjvenësit amerikanë (senatorët e Senatit dhe kongresmenët e Kongresit Amerikan në Washington D.C., në Capitol Hill) dhe senatorët dhe kongresmenët e 50 shtetëve të SHBA-së kanë deshtuar të raportojnë shtetin federal dhe popullin amerikanë (që u paguan taksat pë rrogat e tyre) mbi manipulimet dhe katastrofen elektorale dhe ndërhyrjet nga jashtë nga armiqtë e SHBA-së para gjatë dhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020.

Ata për më tepër, kanë deshtuar, thotë gjenerali veteran i ushtrisë amerikane Mclnerney, sepse janë influencuar nga korrupsioni i Deep State, DOJ etj., duke vënë në rrezik dhe lejuar pushtimin e turpshëm të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Ky është sulmi më i madh që ka ndodhur në Sigurinë Kombëtare të SHBA-së. Ky ka qenë orkestrim i turpshëm i organizuar nga brenda dhe jashtë SHBA-së me dijeninë edhe të agjencive federale të zbulimit amerikan.

Unë jam betuar, në Ushtrinë Amerikane në West Point, para 66 vjetëve se do t’i shërbej shtetit dhe Kushtetutës Amerikane, kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së.

Tashmë ne po shohim kjartë numërin e madh të armiqve të bredshëm dhe të jashtëm të SHBA-së, në historinë kombtare të vendit tonë. Dhe amerikanët e kuptojnë këtë.

Ju (Mike Lindell) e treguat hapur, me fakte dhe prova, se ky skenar anti-amerikan, ka qenë organizuar nga Kina, duke sulmuar hapur SHBA-në.

Ushtria amerikane, në të cilën unë kanë shërbyer për 35 vjet, në forcat ajrore për të mbrojtur SHBA-në nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, sot ndjehet e sulmuar dhe e pambrojtur nga vetë amerikanët qeveritarë. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë më pare në hstorinë e SHBA-së.

Ne po shkojmë tani drejt globalizmit, për të cilin nuk jemi të interesuar. Këto duan të vendosin komunizmin dhe socializmin në SHBA. Këto duan të bëjnë komunizmin global. Këtë gjë duhet ta kuptoni ju amerikanët. Kjo është shumë e rëndsishme për ne.

Presidenti Trump, ka fituar zgjedhjet dhe ka dominuar në këtë fitore historike. Ne kemi prova për këtë… Komuniteti i inteligjencës së SHBA-së, si: FBI, CIA, DOJ, Agjencia e Sigurisë Kombëtare etj., kanë deshtuar me turp, duke vijuar edhe tani të mos raportojnë apo informojnë popullin amerikan me faktet, që tashmë po i shohin të gjithë. Media dhe Big Tech etj., ka gënjyer sistematikisht me propaganda manipuluese, se nuk ka fakte dhe prova të manipulimit të zgjdhjeve në SHBA.” – Thomas Mclnerney Gjenerali me tre yje në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së

Pse dhe si u gjunjëzuan këto agjenci zbulimi!?

Shumë analistë të pavarur, mendojnë se agjencitë amerikane të zbulimit me heshtjen e tyre prej varrit u bënë me vetëdije të plotë pjesë e lojës skandaloze të paramenduar të manipulimit të zgjedhjeve në SHBA. Kështu agjentët profesionistë federalë të FBI, CIA dhe mbi 30 agjencitë e tjera të specializiuara të anti-terrorizmit kibernitik etj., fatkeqsisht nuk ishin të afta të parandalonin dhe zbulonin ndërhyrjen Skandaloze dhe të Turpshme, më të madhe manipuluese të votimeve në historinë e SHBA-së për Kongres, Senate dhe garën presidenciale të 50 shtetëve.

Faktet e reja të zbuluara dhe ekspozuara nga media, po tregojnë me grafikë se breshëria apo trafiku i ndërhyrjes kriminale kinernitike ndërkombëtarë dhe i brendshëm ishte shumë i madh e i rënduar me datën 2 nëntor, me datën 3 nëntor dhe në ditët e mëpasme, duke vepruar fuqishëm në manipulimin e zgjedhjeve dhe profesionalisht permes hakerëve dhe piratëve të tjerë të kibernitik, brenda shtetit dhe jashtë saj. Përballë profesionistëve federalë amerikanë sikurse njihen më të aftit në botë, armiqët e brendshëm kriminalë dhe ato ndërkombtarë fatkeqisht u treguan më të afta se sa “specialistët” e “verbër” profesionistë shumë të sofistikuar të SHBA-së.

Por, përballë kësaj trathie kombëtare, kjo s’do të thotë se të gjithë ekspertët amerikanë të ndershëm dhe patriotë të kompiuterave të anti-zbulimit u gjetën në gjumë përpara veprimtarisë kriminale anti-amerikane…

Presidenti Donald J. Trump si Komandant i Plotfuqishëm i Forcave të Arnatosura të SHBA-së e ka ditur se do të ndodh një veprimtari e tillë armiqësore ndaj SHBA-së dhe Zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020 për garën presidencial (çdo katër vjet), 435 vendet në Kongresin Amerikan (çdo 2 vjet) dhe disa karrige të tjera në Senatin Amerikan (çdo 6 vjet). Ai ka marrë informacione nga ekspertë të pavarur dhe ushtarëkë amerikanë për skenarin e turpshëm, që po luhej paturpsisht në kurriz të popullit dhe SHBA-së.

Nga ana e tjetër, kjo veprimtari trathtare anti-amerikane, është mbuluar mjeshtërisht nga makina e fuqishme propagandistike mediatike e majtë globalistë fatkeqsisht amerikane, Big Tech dhe forcat apo grupet liberale komuniste vendase dhe ndërkombëtare, gjatë gjithë kohës para, gjatë dhe pas 3 nëntorit 2020 deri në ditët tona…

Për këtë gjë këto ditë ka filluar publikimi para publikut amerikan i disa dokumentarëve me fakte dhe prova, që tregojnë ecurinë e manipulimit dhe vjedhjeve të mëdha të zgjedhjeve nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm të SHBA. Deri tani mendohet se janë zbuluar mbi 70 shtete të huaja, që në mënyrë kriminale, janë përfshirë në këtë lojë të madhe të pistë anti-amerikane.

Ajo që është shokuese dhe shumë interesante është fakti se në këtë lojë është përfshirë edhe një satelit spiunazhi italian, që ndodhet në Hapirën Kozmike.

Kush është sateliti Leonardo (#ItalyGate)?

Sateliti hapsirorë i quajtur “Leonardo SpA”, ka një aftësi të klasit botëror, për të furnizuar sisteme komunikimi. Produktet inovative C4I, të bazuara në teknologji të përparuar, përdoren si elementë NEC brenda fushës moderne të betejës dixhitale. Këto sigurojnë ndarjen e shpejtë të gjerësisë së bandës së lartë të të dhënave kryesore brenda të gjitha pasurive të lëvizshme, tokësore, ajrore dhe detare në hapësirën e betejës.

“Leonardo SpA”, furnizon sisteme të integruara komandimi, kontrolli dhe komunikimi për platformat tokësore dhe ushtarët e zbritur. Produktet dhe aftësitë që ai ofron përfshijnë një gamë të gjerë të sistemeve radio të ushtarëve, një familje të sistemeve të përcaktuara me softuer radio (SDR), sisteme elektronike të kundërmasave (ECM), radiove dhe rrjeteve HF, rrjeteve tokësore taktike të bazuara në IP (Sentinel), radio stafetë, një gamë të gjerë të produkteve dhe sistemeve të komunikimit satelitor, sistemet e komunikimit detar, teknologjia e përparuar e kompresimit të të dhënave dhe modelimi dhe simulimi i antenës RF, si dhe një sërë kufjesh dhe ndihmës.

Kësisoj, përvoja e gjerë në furnizimin me sisteme të integruara të komunikimit dhe rrjetit përfshin platforma detare, rrjete të integruara të komunikimit tokësor dhe satelitor. Teknikat e pronarit të enkriptimit të të dhënave përdoren në sektorë të ndryshëm për të siguruar sigurinë e plotë të informacionit.

Provat e zbuluara edhe nga shtypi Italian, tregojnë se sateliti italian “Leonardo SpA” (i njohur si #ItalyGate), përmes një personi, ëshë përzier me kompiuter në manipulimin e zgjedhjeve në SHBA. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mediave globaliste italiane dhe asaj europiane.

Njoftimi për shtyp, i ardhur nga Roma, Itali më 5 janar 2021, tregon se një punonjës i ndërmarrjes italiane të mbrojtjes, sigurisë dhe hapësirës ajrore “Leonardo SpA” “siguroi një depozitë tronditëse që detajonte rolin e tij në aktin më të përpunuar kriminal që prek zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në SHBA”. Ai tregon Arturo D’Elia si punonjës dhe thotë se ai “përshkroi skemën që u tregua e suksesshme në përdorimin e sistemeve kompjuterike Leonardo dhe satelitëve ushtarakë të vendosur në Pescara, Itali“, për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së në favor të Joe Biden.

Disa postime në mediat sociale përfshijnë një deklaratë për manipulim të teknologjisë të dhënave dhe implantimin e viruseve në kompjuterat kryesorë të “Leonardo SpA”, në mënyrë që të kalonin të dhënat nga zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit 2020 nga diferenca e konsiderueshme e fitores për Donald Trump në Joe Biden në një numër shtetesh ku Joe Biden po humbte totalin e votave.