MASHTRIMI DHE TALLJA ME POPULLIN, ËSHTË TRADHTI !

0
2160

Faik Konica, mllef i njëjtë me të sotmin !

Sot kanë dalë ca zuzarë
Që u lindnë shqiptarë
E punojnë natë e ditë
Që të mbetemi pa dritë
Është turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash”

Sot, për shumë “lider e patriot” nuk ka rëndësi dështimi, mashtrimi, rëndësi ka “të jetë në krye”, ani, ma mirë i humbur “me atë në krye”, se, sa, me dikë tjetër, i fituar !

E dini ju që para se të vini në këto pozita se, nuk ju njohu: as familja, as rrethi e lere më, ata më larg. Tash, jeni bërë të “njohur” në një kohë të shkurtër, e në një hapësirë bukur të gjerë. Madje keni bërë

Qemal Musliu

mbi të gjithë “forcë” ndikuese duke keq-përdorë pozitën dhe varsh-mërinë ekzistenciale te një numri të madh, në shoqërinë e gjerë njerëzore.

Ju duket se keni fituar “famë” po, a dini të vërtetën ? !. Kjo “famë” në vete ka shumë, ka të ngjarë të ketë shumë faje të pa falshme. Për këtë, sot në mos e marshit shpërblimin e kësaj “fame”, nesër me siguri po. O, historia do ua jap trashëgimtarëve të juaj, të cilët do të turpërohen me të bamat, e “mrekullitë” e juaja.

Kush do që është lideri, përfaqësues i popullit, po nuk e dashti popullin e vetë, si familjen e vetë, apo si familjen në kuptim më të gjerë, ai nuk mundet të jetë i suksesshëm. Politikë bërja në damë (mashtrim) të popullit, që përfaqëson dhe në emër të cilit thirresh, nga i cili ke marrë bekimin për mbrojtje të interesit, për përparim dhe për kontribut pozitiv, çdo veprim ndryshe bëhet lajthitje. Lajthitja ndaj popullit moralisht është dënuar, por edhe vet termi lajthitje është vepër penale. Ndërsa në kuptimin fetar, haram (e ndaluar) po, edhe sipas normave fetare, pasojnë ndëshkimet nga Zoti. Merr rrogë, që me ato mjete mbanë familje dhe e keqja është, prezantohesh si “fetar të devotshëm. Prandaj, përbuzjet, denigrimet, mashtrimet, talljet, janë vepra, që nuk falet as me ligj, e as me fe.

Në këtë kohë, kur ka kuadro super të përgatitura, e të specializuara gjithë kah jashtë trungut amë, në lëmin të ndryshme dhe me njohje të dy, tri gjuhëve të huaja: Gjuhën: Angleze. Gjermane, Frënge, e Italiane, Norvegjeze etj. dhe gjuhët sllave që fliten në Ballkan. Gjithashtu të dëshmuar edhe me tituj të lartë akademik atje ku punojnë e veprojnë si specialist shumë të suksesshëm. A mbulohet ky turp ? ! A mundet të ketë arsye kjo neglizhencë ? ! … Së pari është obligim kombëtarë dhe nderë për mërgimtarët, në vendin nga ku ka origjinën, për se cilin atdhetarë.

Vetëm në kohën e Prosperitetit Demokratik, bënë afrimin e kuadrove të afta, pa përjashtim nga cili rreth dhe ku ndodheshin, fizikisht. Atë kohë, e kthyen nga mërgimi, Prof. Nazmi Maliqin, për Ministër të Mbrojtjes; nominuan për deputet të mundshme mërgimtarin: Jur. Qemal Musliun, Prof. Xhafer Ymerin, etj..

Fundja për mërgimtarët është obligim kombëtarë dhe nderë, për të kontribuua në vendin nga ku ka origjinën. Aftësitë e tyre bashkë me investimet, do të realizojnë atëherë kur bien këto marifete të fëlliqura, që janë me dozë të tepruar, te gjeneratat e vjetra dhe te ato të mesmet, te gjeneratat e reja kurrë mos qoftë.

Prandaj popullit shqiptarë në hapësirën ballkanike, (Gadishulli ILIRIK) është i vetmi popull autokton, por, që i mungon një liderët e mirëfilltë,

i cilët për një kohë shumë të shkurtë do ta shpien popullin me hapa gjigant përpara dhe nuk do të kishë nevojë të zbrazen trojet ditë e përditë, ku nuk është çudi që këta “lider, udhëheqës” do të mbeten, edhe pa anëtarë të familjes.

Nëpër debate televizive, për çudi pjesëmarrësit shqiptarë, lejojnë të krahasohet populli shqiptarë, si i barabartë, me minoritet të cilët u sollën apo disa edhe u “vetë krijuan”, për interesa të ndryshme të jetës, në trojet dhe atë të gjithë u vendosën në pronat e popullit, shqiptarëve si: turqit, boshnjakët, por edhe vetë sllavët janë të tillë.-

Edhe sot ca persona publik me emërtime të ndryshme: “lider, qeveritarë, analistë e dijetarë, fetarë, e të tjerë”, thonë që janë shqiptarë ?! ndërsa, veprimi i tyre, është aq shumë neveritës, sa të bënë të dyshosh, se kë e “mbrojnë, kë e përfaqësojnë “ dhe në emër të kujt flasin ? ! … dhe nuk është çudi, që veprojnë me porosi ?!, për ta lënë popullin shqiptarë si popullin, atje ku armiku donë, atje ku nuk e kanë vendin as ardhacakët, lere më populli autokton – shqiptarë, që është turp për të gjithë.