Masat e dhunshme të qeverisë serbe në Preshevë

0
2477
Valon Jashari

Valon Jashari

Ngjarjet e fundit në Preshevë kanë lëkundur themelet e kësaj popullate e cila është e pafuqishme që të artikuloj zërin e saj për të drejtat e saj politike. Vendimi i Qeverisë së Serbisë mbi shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës dhe emrimi i Organit të Përkohëshëm, është me qëllime të qarta politike antishqiptare dhe për të treguar se shteti serb me urrejtjen që ka ndaj shqiptarve të këtyreve komunave merrë vendime edhe atë në forma jodemokratike dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës së subjekteve politike shqiptare.

Duhet konsideruar në rend të parë se asnjë nga subjektet politike të Preshevës as përsëafërmi nuk kontribojn në dobi të popullatës shqiptare dhe për më tepër as që janë të unifikuara për çështjet krucial. Nuk doja që të ndaj lot krokodili me disa pseudo intelektual e analist shqiptar si dhe disa subjekte poltike të Preshevës në dobi të ish-kryetares së shkarkuar. Disa thurrni vargje për ish-kryetaren e parë femër shqiptare në Preshevë gjë që duhet çmuar këtë simbolik, por se i vunë edhe epitete të mëdha si “Hillary Clinton” e Preshevës shpesh herë të bënë edhe të nevrikosesh me vetevetën si qytetar se deri kur me këso injorancash dhe epitet të mëdha kurse realiteti politk është në skaj të një ekzodi të spastrimit të asaj popullate shqiptare. Po të mbash epitetin e një gruaje si Hillary Clinton në rend të parë duhesh që atë vendë ta bësh “Tokë të premtuar”.

Të jesh Hillary Clinton e Preshevës do të thotë të jesh një grua e guximshme që vlerat e demokracis dhe të të drejtave të njeriut ti promovosh pa asnjë hezitim e frikë, që të kemi ato vlera demokratike që ka promovuar zonja Clinton, që të kemi lirit elementare politike që i takojn çdo shoqërie demkratik. Një Hillary Clinton nuk mundet të qëndroj prapa sedrës së Riza Halimit aq me pak një tutore e tij, dhe as që do të vjen në shprehej që ti takoj një subjekti politik siç është PVD-ja e cila plot mbi 25 vite është bashkëfajtore e sundimit të gjatë e të egër serb në këtë rajon shqiptarë.

Këtu nuk po çfajsoj aspak as PDSH, BDL, UDSH, si dhe APN, pasi si njëra si tjetra siç thotë populli “merre njërën mëshoj tjetrës”, pasi që janë bashkëfajtore për këtë gjendje të mjerushme politike.

Sjellja e neo-otmanistit Shqiprim Arifi në Organin e Përkohëshëm të Komunës së Peshevës, nga qeveria serbe tregon më së miri se për momentin është më i miri për qeverin e serbisë dhe se është personi më adekuat për të zbatuar politikën antishqiptare. Ky erdoganist i vogël që gjatë qeverisjes së tij me kabinatin e tij më shumë rrinin në Turqi dhe shetiteshin rrugëve të Stambollit dhe të Beogradit se sa merreshin me çështjen shqiptare.

Fajtor për sjelljen e neo-otmanistit Shqiprim Arifi në Organin e Përkohëshëm është shteti serb që e projektoi me disa ish-asambleista komunal si dhe me partit e tjera shqiptare, por këtu nuk duhet përjashtuar se i’u dha një përkrahje edhe nga Prishtina. Këtu nuk do ti falej gabimi që Milaim Zeka kohë më parë i’a dha përkrahjen në mediumin publik në RTK në emisionin e tij, ku e cilsonte si person që shteti serb po i’a ka frikën ardhjes në pushtet lokal Shqiprim Arifit, gjë që koha e dëshmoj se vet shteti serb e solli në pushtet.

Duke pasur parasyshe se APN është me misoin special në Kosovë Lindore gjegjësisht në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegj, si një instrument për realizimin e politikave të qëveris së serbis, atë duke infiltruar me petkun religjioz.

Në këto rrethan duhet urgjentsisht partit e tjera politike të unifikohen dhe të ngriten në protesta kundër vendimeve të padrejta të qeveris serbe, dhe të tregojn vendosmëri politike nëse qeveria serbe nuk e tërheq vendimin që të gjitha subjektet politike duhet të bojkotojn zgjedhjet dhe duhet shqyrtuar mundësin e shkuarjes në një paralelizëm të pushtetit lokal duke krijuar institucionet lokale të pavaruar nga qeveria serbe.

Konsultimi me Prishtinën dhe veçanërisht me Tiranën është i domosdoshëm në këto rrethana.

Valon Jashari:
* Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.