Masakrat e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, secila më mizore se tjetra (11)

0
2107
Masakra e Mejës

Revista Drini (nga e cila e kemi marrë këtë publikim) vendosi që ta botojë në vazhdime librin e njërit ndër udhëheqësit më të shquar të arsimit të Kosovës nga koha e paraluftës, pedagogut dhe specialistit të njohur për çështje të arsimit, Halim Hysenit, i cili me po aq zella e vendosmëri ka vazhduar të punonte e angazhohej për çështjet që ndërlidhen me ngritjen e cilësisë në arsimin në vendin tonë edhe deri sot, në Kosovën e lirë. Libri i pabotuar i Halim Hysenit botohet në Revistën Drini me pajtimin e plotë të autorit, andaj RD është e interesuar që informatat e shumëanshme të shtjelluara me dije enciklopedike e gjykime të thelluara nga ana e autorit Hyseni, nuk bënë të mbesin privilegj i një rrethi të ngushtë lexuesit, qoftë edhe kur ky libër të botohet, por duhet t’u ofrohet atyre edhe në variantin online, përmes “Drinit”. Ne e falënderojmë Halim Hysenin për pajtimin që libri i tij i pabotuar të botohet në Revistën Drini paraprakisht.

Lexim të këndshëm.

Halim Hyseni – Nga Revista Drini1 Gusht 2019

Gr.7.1.1. Numri i  personave  të vrarë  sipas përkatësisë etnike  në luftërat  për  krijimin e Serbisë  së Madhe në dekadën e fundit   të shekullit   XX

Burrimet:  Fondacija  za humanitarno pravo, Beograd; Fondacioni Kosovar  për Drejtën  Humanitare; Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe  Lirive të  Njeriut, Prishtinë; Osmani, J. (2012) Krimet e Serbisë në  Kosovë 1998- 1999. Libri .2, f. 471-472. Prishtinë,  Koha Ditore (2012) Cila është e vërteta  mbi luftën, dt.21.09.2012  http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=116123; Human Rights Watch Vikipedija : Rat u Hrvatskoj;

 Serbia  gjatë   shekullit  XX   ka nxitur  Luftën e  Parë  Botërore, në të cilin  pos shkatërrimeve  të mëdha  të pronave   individuale dhe  kombëtare të shumë shteteve botërore. Kjo është përgjegjëse kryesore  për humbjen  e   mbi 19 milionë jetëve të personave të pafajshëm në këtë luftë të tmerrshme  dhe  absurde. Po ashtu, Serbia   ka qenë dhe është   nxitëse  e dy luftërave  ballkanike, në vitet 1912 dhe 1913, në të cilat  kanë humbur jetën  mbi 500.000  shqiptarë   të pafajshëm. Serbia  është  shkaktarja kryesore e      tragjedisë  së popujve  të ish –  Jugosllavisë  në luftërat e   nxitura me  Slloveni, Kroacinë,  Bosnjën dhe  Hercegovinën dhe  Kosovën, në të cilin  janë vrarë  mbi 131.409  persona, nga të  cilit 74.464  apo 57.6 % persona  të armatosur, ndërsa  nga  numri  total i viktimave  të luftërave  sips  Qendrës  kërkimkore  të Bosnjës dhe  Hercegovinës (Itrazivaçki  dokumentacioni  centar  BiH etj), nga mendja  morbide  serbe  në lutfërat e dekadës së fundit të shekullit XX, të nisura  nga  Serbia,  për krijimin e Serbisë së Madhe 56.955, apo 42.4  janë civilë të pafajshëm (fëmijë, gra, plaka, pleq, qytetarë të rritur të papërfshirë në luftëra). Siç  mund  shihet  nga këta numra, por edhe nga  Gr: 7.7.2. dallimi ndërmjet  viktimave  civile  dhe   atyre të  armatosura  është  fare  i vogël.

Në  Kosovë, sipas të dhënave të verifikuara,  gjatë  luftës  prej 1 janarit 1998   deri    14 qershor  1999 (vrasjet në  Pejë dhe  Mitrovicë)  janë regjistruar  dhe identifikuar  11.738  shqiptarë nga  të cilët 9.478 civil ( fëmijë, femra , plaka, pleq dhe të rritur  të papërfshirë në  luftë ) apo 77.4   për qind  civilë dhe 2.260 apo 22,6 % persona të përfshirë në luftë me armë në dorë.

Gr. 7.1.2. Pasqyra  e  civilëve  dhe  të personave të vrarë në luftën e fundit e  nisur   me projektin  Memorandumi (1986) për  krijimin e  Serbisë së Madhe

Në Gr. 7.1.3. paraqitet  numri i civilëve të vrarë  sipas përkatësisë etnike në  luftërat e dekadës së fundit   të ideuara nga Memorandumi i ASSHA  i vitit 1986 edhe  të  zbatuara nga   regjimi racist i  kryekasapit të Ballkanit  Sllobodan Millosheviqi për  ta krijuar Serbinë  e Madhe.

Gr.7.1.3. Numri i civilëve të vrarë sipas përkatësisë etnike  në dekadën e fundit për krijimin e Srebisë së Madhe me  projektin e Memorandimit të vitit 1986

Në Gr.7.7.3 shenjestra kryesore   e  Serbisë raciste  kanë qenë myslimanit (31.107 civilë të vrarë), shqiptarët ( 9.478)   dhe  kroatët me 9.088 civilë të vrarë. Serbia edhe pse i ka nisur  tri luftëra ka numër  më të vogël të civilëve të vrarë (7.271).

Përqindja  e pesonave  civilë të të vrarë sipas përkatësisë etnike  në luftërat  bizare  dhe patologjike serbe  për të plotësuar  nevojat bizare të saj pë territore të huaja. nevojën e kultit të gjakut,  atavizmat e saj  karpatian  dhe  bizantin e paraqesim në grafikun Gr.7.1.4.

Gr.7.1.4. Pasqyra e personave të armatosur në luftërat e fundit të shekullit XX të nisura nga Serbia  për krijimin e Serbisë  së Madhe sipas përkatësisë etnike

Në  grafikun Gr.7.1.4. shihet qarta  kush ka qenë viktima të shenjestruara  të racizmit  serbomadh.

Për qartësuar synimet  patologjike ekspansioniste dhe  gjenocide  serbe  në grafikun Gr.7.1.5 paraqiten  personat e vrarë në luftërat e dekadës së fundit të iniciuara  nga  pushteti racist dhe gjenocid i  Republikës Socialiste  të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë armatosur   dhe të përfshirë drejtëpërdrejt në luftime.  Numri  i  viktimave  të personave të armatosur dhe të civilëve  të vrarë në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Kroaci  në luftërat e dekadës  së fundit  të shekullit XX për krijimin e  Serbisë së Madhe  shihet  qartë se kush ka qenë agresor dhe të cilat etni  kanë zhvilluar  luftëra çlirimtare. Nga  grafiku Gr. 7.1.4. bëhet e qartë se Serbia ka  agresore dhe  iniciatorë e lufimeve të përgjakshme në agimin e  shekullit XXI. Ky grafik katërçipërisht  dëshmon  dhe  argumenton patologjinë serbe  për krijimin e Serbisë së Madhe  bzuar në projektin e  çetnikut Stevan Moleviqit ( Shih  hartetn:7.1.1) për krijimin e Serbisë së Madhe dhe  homogjene  të pastër  (vetëm me  serbë  dhe pa  kombe të tjera, që dëshmon dhe vëreton në anën tjetë për ksenofobinë patologjike  të përhershme  serbe).

Gr.7.1.5. Pasqyra e personave  të aramatosur të vrarë nӕ lutërat e dekadës së fundit të  shekullit XX për krijimin e Serbisë së Madhe  sipas përkatësisë etnike

Pasoja më të mëdha dhe me më së shumti  viktima kanë qenë boshnjakët, sepse  nga ky komunitet,  siç  shihet në grafik   janë vrarë,  masakruar  31.107  apo 54.6 civilë (fëmijë, gra, plaka , pleq, dhe   meshkujt të rritur të pa përfshirë në luftë)  e të gjithë civilëve  të vrarë nga  agresioni   i  Republikës së Serbisë.  Pas boshnjakëve, me numër  më  të madh  civilë të vrarë dhe të masakruar   pason  Kosova, sepse  gjatë  viteve  1998/99  forcat  e armatosura të  Republikës  së Serbisë  janë vrarë 9.478  apo  17.4%.  Me numër  të civilëve të vrarë  në vendin e tretë  me viktima të terrorit  serbë është  bashkësia  etnike kroate  e cila ka pasur 9.089  civilë të vrarë. Numrin më të vogël të civilëve të vrarë ka Serbia,   sepse e në këto lufta bizare   të agresionit  serb  kanë pësuar 7.271 serbë  (fëmijë, femra, plaka, pleq dhe të rritur të pa përfshirë në luftë)  apo  16.6  % të të gjithë   civilëve të vrarë në  këtë agresion serb për krijimin e Serbisë së Madhe.  Përqindja  e  civilëve të vrarë   paraqitet në Gr.7.1.6.

Analiza   e numrit të viktimave,    sipas përkatësisë etnike  në këtë tri vende, tregon qartë brutalitetin  dhe  egërsinë  e forcave  të armatosura  serbe, të cilat ashtu siç ishte  paraparë me  Memorandumin e  vitit 1986,  të gjitha këto luftëra ishin zhvilluar  jashtë  territorit  të Republikës se Serbisë ( kur  themi   jashtë territorit të Republikës së  Serbisë, këtu e përfshihet  edhe Kosova,  e cila  me 7  shtator të vitit  1991, bazuar  në referendumin e  zhvilluar,  ishte   shpallur   Republikë e  Pavarur, duke e miratuar edhe  Kushtetutën e saj të njohur  si Kushtetuta  e Kaçanikut).   Në këto territore,  kishin ra  56. 945 viktima civile   nga të cilit  49.674 apo 87.3 %  persona kanë qenë  joserb ( më së shumti boshnjakë, më pas  shqiptarë dhe kroatë). Numri i ushtarëve të vrarë, po  ashtu, është tregues  i qartë  i  egërsisë  dhe  të vendosmërisë së forcave  serbe  për të realizuar idenë   e Serbisë  së Madhe  dhe  homogjene vetëm më serbë dhe pa  etni të tjera  ashtu siç e kishte e  projektuar  Stevan Moleviqi ( Shih Hartën 7.1)

Në Bosnjë dhe  Hercegovinë ka ndodhur një kasaphane,  një ndër tmerret më të mëdha gjysmës   së dytë  të shekullit XXI në  Evropë. Dëshmitë janë të shumta, por dëshmia  më e  madhe  është Srebrenica

KUSH ISHTE STEVAN MOLEVIQI?

Stevan Moleviqi (1888- 1959) ka qenë jurist serb dhe  jugosllav, avokat, publicist, kryetari  Klubit-  Jugosllavo  – francez; kryetari i Klubit  Jugosllavo – britanik; kryetari i Rotari Klubit  Ndërkombëtar, si dhe  anëtar  i Klubit     Nacional   për  Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më korrik të vitit  1941 e ka  hartuar projektin- Memorandumin Serbia  e Madhe/.  Është  angazhuar për shkëmbimin (zhvendosjen) e territoreve  ndërmjet     (sidomos) të  kroatëve nga territoret    ku janë të përziera. Ndërsa  atje ku janë  kroatët dhe  myslimanët ata duhet të  shfarosen. Me projekt është parapar që Serbia  të zgjerohet deri në Durrës. Në vitin  1948 në gjykimin e komandantit të  çetnikëve  Drazha  Mihailloviqit, Moleviqi  është dënuar me 20 vjet burg, ku edhe ka vdekur në Burgun e Mitrovicës së  Sremit në vitin 1959.

FOTO: 1&2: Dëshmi  të tmerrshme të gjenocidit  serb  në Srebrenicë të Bosnjës dhe  Hercegovinës (Civilët boshnjakë me duar të lidhura, të  ekzekutuar nga forcat serbët  dhe  varrezat e mbi  8.000  boshnjakëve të  ekzekutuar: nëna  duke  vajtuar   për familjarët e  ekzekutuar nga   serbët e armatosur të bekuar nga  klerikët  e Kishës  Ortodokse  Serbe ). Burimi: https://www.google.com/search?q=Srebrenica&tbm=isch&source

Kjo  është  bashkëndjesia –  empatia   e  Kishës Ortodokse  Serbe edhe  e  udhëheqjes së tashme   të Republikës së Serbisë, në krye të cilit është  Aleksandër Vuçiqi, i cili në parlamentin e Serbisë    në vitet e ’90  si ministër  i Informacionit  të shekullit të kaluar pat deklaruar: “ Se  për një serb  të vrarë do të vrasim 100 boshnjakë”.  Tani  ky është   demokrati   i konvertuar që në  një anë flet për paqe,  e bënë përgatitje për  luftë. Kjo është edhe  empatia  e botës  së civilizuar   evropiane  në Bruksel, të cilit janë bindur se    serbët në Kosovë  duhet të  kenë mbrojtje  të veçantë, ani pse janë të privilegjuar  dhe në  hapësira  të cilëve   joserbët  nuk  guxojnë  të futen. Serbët në Kosovë  janë  aq “keq”, sa   qytetarët tjerë joserbë  të Kosovës duhet t’ua paguajnë rrymën, ujin,   t’ua  japin edhe nga buxheti i Kosovës, anipse të  gjitha janë këto në kundërshtim me  Kushtetutën e Kosovës.  Të gjitha këto privilegje i   kanë, anipse  nuk e njohin  Republikën e Kosovës, dhe që punojnë pandërprerë  kundër  saj. Serbia   është ajo e cila    në anën tjetër  në  bashkëpunim me Rusinë   aftëson  fëmijët nën moshën 18 vjeçare  për të vrarë   të gjithë ata që  janë joserbe  dhe   jetojnë në  Kosovën:    “Zemrën e   Serbisë  , ani se  kjo zemër është në trup  të huaj. Serbia edhe sot është duke  mëtuar të realizojë idenë e Stevan Moleviqit, për krijimin e Serbisë  homogjene  vetëm me serbë.

Stevan Moleviqi (1888-1959),  ishte   këshilltar i  komandantit të çetnikëve  Drazha Mihailloviqit. Stevani  në vitin  1941, e kishte hartuar projektin,  me titull : “Serbia  homogjene– Serbia e Madhe” me të cilin synohej dëbimi  i të gjithë të tjerëve  që nuk ishin serbë  dhe krijimi “Serbisë së  Madhe”  në përputhje   me pikëpamjet e   projektin “RASTKO” i vitit  1836,  i hartuar  nga  Vuk Karaxhiqi  që kishte  maksimën “ Ku është një  serb  atje  duhet te jetë shteti i  Serbisë.”[1][2] Nga thelbin e   kësaj  maksime  ka dalë ideja   e parullës së “Popullit  Hyjnor  siç  e  quajnë këta veten dhe slogani „  Srbija od  Kosova  do Tokija” ( Serbia nga  Kosova  gjer  te  Tokio) “ trakt  shumë i përhapur gjatë  agresionit serb në  Kosovë,  gjatë viteve 1998-99.

“Të krijohet Jugosllavia e Madhe, në të cilën  Serbia e Madhe është  etnikisht e pastër në kufijtë e Serbisë dhe të Malit të Zi, të Bosnjës e Hercegovinës, të Sremit e të Banatit. Të pastrohen të gjitha territoret nga elementët joserbë”,shkruante  ky nazifashist, për të vazhduar: “ Të krijohen kufijtë e drejtpërdrejtë, kufijtë e përbashkët ndërmjet Serbisë e Malit të Zi, si dhe Serbisë dhe Sllovenisë, nëpërmjet spastrimit të Sanxhakut dhe të disa pjesëve të Bosnjës nga myslimanët dhe kroatët’. Në përputhje me planet e sipërpërmendura, Lëvizja Çetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjallë në Kosovë frymën e hakmarrjes, të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të trojeve të tyre etnike. Kështu, në një nga elaboratet e përgatitura në atë kohë, me titull: “Krahina e Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit”, midis të tjerave thuhej, se: “Kosova ka qenë serbe dhe ajo do të mbetet patjetër serbe, jo vetëm për nga pozita shtetërore juridike, por edhe nga struktura e popullsisë së vet, e cila duhet të jetë me shumicë serbe”. “Pas përfundimit të luftës do të shpërthejë hakmarrja e serbëve ndaj shqiptarëve. Kjo nuk do të pengohet, veçmas aksioni i Vasojeviqëve , të cilët duhet të zgjerohen në Rrafshin e Dukagjinit. Vasojeviqët  rrjedhin  nga  fis Kuq në Mal të Zi, që do të thotë shqiptarë,  po që janë  të sllavizuar. Ideja ka qenë  “shqiptarët – jeniçer të egërsuar – kundër shqiptarëve  realë. Një gjuajtje me  dy qëllime të realizuara.

Por t’u kthehemi ushtarëve të vrarë që kanë  qenë  persona të armatosur të gjetur  dhe të regjistruar,  që gjithsej  kanë qenë 74.464  (boshnjakë, serbë, kroatë dhe  shqiptarë). Numër më të madhe të ushtarëve  të vrarë janë nga   të komuniteti boshnjak. Nga  74.464 ushtarë të vrarë 30.906 apo 41.5 % kanë qenë  të komunitetit  boshnjak; 27.237 apo  36.6% kanë qenë serbë; 14.061 apo 18.9%  kanë qenë kroate dhe  2. 260 apo 3.3%  kanë qenë shqiptarë.  Kjo gjendje  shihet qartë në në Gr.7.1.7.

Harta:7.1.7. Memorandumi i 30.07.1941 i Stevan Molevqit Serbia  e Madhe – Jugollavia  Homogjene – Burimi: http://historija.info/tag/stevan-moljevic/

Gr.7.1.6. Persona e armatosur  të vrarë në luftërat e nisura nga    Memorandumi i  Akademisë  Serbe të Shkencës dhe të Arteve dhe të realizuara nga  regjimi i Qeverisë  së Federatës  Jugosllave  në vitet e ’90 të shekullit të  kaluar

Në këtë studim kemi  prezantuar  fakte dhe dëshmi të pakontestueshme  të veprimeve  gjeocidale  serbe ndaj popujve  joserbë për të  krijuar  Serbinë e Madhe.  Kjo ide,   bazuar në etnocentrizmin e gjatë  në veprimtarinë e përgjithshme edukative dhe arsimore  në fushën   e kapitalit intelektual,  ka prodhuar dy  produkte  në thelb kundërdhënëshme,   pasoja  e të cilave  gjatë  të kaluarës   i kanë ndier rëndë  popujt joserbë të Ballkanit, por edhe popujt e botës  gjatë  Luftës së Parë Botërore, të cilin e ka  nisur  Serbia më 28 korrik 1914.

  • Burimet e konfigurimit  mental gjencocidal të popullit dhe  të ultranacionalizmit  serb!

Fjalën e kemi për aspektin e konfiguracionin mental dhe  për   vetëdijen  ultranacioniliste  dhe  gjenocidale  serbe dhe  burimet e saj.  Tri  burime  kryesore    për krijimin e    një konfiguracioni të devijuar  social   dhe    një vetëdije gjenocidale  serbe    janë:

  • Zhvillimit i  një sistemi  të edukimit dhe të arsimit,  i cili është keppërdor  për qëllime gjienocidale dhe  ultranacionaliste; 
  • Themelimi i  Akademisë Serbe  të Shkencave dhe të Arteve, më 19 nëntor 1941 e cila nëpërmjet edukimit, arsimit dhe kulturës   ka kontribuar  në nacifikimin e popullit serb; dhe
  • Demonizimi ideologjik dhe  afetar   Kishës Ortodokse  Serbe- KOS në shërnbim  te   ekspancionit patologjik territriale  ndaj  territorve  joserbe.

Këtë  tri  burime janë të ndërlidhura  dhe   kanë ushqyre  gjatë gjithë kohës njëra – tjetrën. Kështu  zhvillimi i    një sistemi   edukativ  dhe arsimore   etnocentrik dhe  një ideologjie djallëzore afetare në shërbim  të   eskpansionit shtetëror serb ka  nxitur zhvillimin  e nje  vetëdije nacionale  të bazuar në mite, legjenda epos  të krijuar  të rremë  dhe të flasifikuar për madhështinë  e popullit  serb, duke  ngritur në qiell, ka  ngjallë oreks patologjik  dhe veëidije    homocide, gjenocide, etnicide, kulturocide   dhe  infanticide  ndaj të gjithë atyre që nuk janë  serb.  Zhvillimi  i  një sistemi të edukimit dhe të arsimit  etnocentrik ka ndikuar që më 19 nëntor 1941 të themelohet  Akademia  Serbe  e Shkencave dhe e Arteve  e cila   shumë shpejt do të shndërrohet në nj laborator  të krijimit të  gënjeshtrave  patriotike serbe, inskenimeve, montimeve, falsifikimve, konstruksioneve të rreme, që do çojnë  deri te  shpallja e popullit serb  i cili kishte dhe ka akoma probleme me   me identetin  etnik, si popuullë  hyjnor.

Më themelimin e  Akademisë Serbe së Shekencave dhe të Arteve,  me 19  nëntor të vitit 1941,  shumë shpejt shnërrohet në një labrator të krijimit  të gëneshtrave patriotike serbe, inskenimeve, montimeve, falsifikimeve konstruksioneve të rreme, që  do të të çojë  deri te shpallja e popullit serb, i cili kishte edhe sot ka problem me identitetin etnik, si popull hyjnor. Kjo  akademi,  nëpërmjet  zhvillimit të   arsimit, kulturës dhe  shkencës,  ka kontribuar  që të  zhvillohet dhe   të krijohet një kapital  i fuqishëm intelektual,  produkt i të cilit ka qenë e ashtuqujtura  inteligjenca  triarkike  në korpusin e  të cilave  bëjnë pjese  iteligjenca  analitike, ineligjenca praktike  dhe inteligjenca kreative. Duhet   pranuar se  kjo  akademi e krijuar në shekullin XIX, shekullin e lulëzimit të nacionalizmit  dhe të  krijimit të shteteve  nacionale, është përfshirë me këto ide  që kanë nxitur   që  shkenca, arti, kultura, krijmtaria artistike të orientohen në nxitjen e ndjenjave nacionale  duke  trilluar dhe  falsifikuar edhe të vëretet  shkencore. Por,  ky  zhvillimim i kapitalit  intelektual  ka pasur ndikim   tjetër negativ  që manifestohet në krijimin e një vetëdije  të shtrembëruar  për  popujt  dhe kombet të cilat  kanë qenë pengesë  në realizimin e  aspiratave  megalomane, ekspansioniste  të ambicieve   nacionaliste e  nazifashiste serbe.

Kjo vetëdije   në vend të  bashkpunimit  mbi bazën e  zhvillimit të species njerzore  në përgjithësi, respektiit të drejtave  të kombeve tjera,  në vetëdijen nacionaliste kanë zhvilluar urrejtje, ndaj kombeve  dhe etnive tjera  që është me  manifestuar me  urrejtje, ksenofobi, shovinizëm, racizëm. Kjo vetëdije e ngarkuar nacionaliste  ka ndikuar që   kapitali intelektual të   degradojë   ne veprime  gjenocidale,  holkaust , torrtura dhe luftëra  makabre. Kështu  vetëdija  nacionaliste në vend  të humanizimit  të qenjeve njerëzore  dhe të  species njerëzore  ndalë  zhvillimin e një korpusi tjetër të inteligjencave  të cilat  janë të domosdoshme  për  ekzstencën  e species njerëzore.  Në këtë korpus të inteligjencave bëjnë pjesë: inteligjenca  etike,  inteligjnca  emocionale  dhe  intelgjenca  ekzistenciale.

Vetëdija  nacionaliste, etnocentrike  dhe megalomane  e bazuar në  trillime, falsifikime, gënjeshtara, inskenime,  ka bërë  që    një masë e madhe   e politikanëve serb, klerit  të Kishës Ortdokse  Serbe, te kauzi intelektualët serbe / për këtë  lexo  porosinë Rudolphe Archibal Reisit (1875 -1829) “Dëgjoni serbë “/, por edhe te masa  e paarsimuar serbe, në mugesë të  inteligjenacave të  dyta të përmendura këtu, të dalin në shprehje  veprimet   antinjerëzore    dhe  instinktet  shtazore dhe kafshore sllave. Sigurisht që këtu nuk bëjnë pjesë një numër shumë i madh i  humanistëve, intelektualeve serb, të cilit i kam përmendur në këtë  studim.  Për të argumentuar  këtë deficiat   të kapitalit   social  dhe të vetëdijes së shtrembruar, unë do t’u referohen  tri fenomeneve kryesore të vërtetuara  dhe të argumentara,  që kanë  ndodhur  gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, të cilat edhe sot  janë po aq intensive sepse  zbatuesit   këtyre  veprimeve  edhe  sot janë në pushtet, që do të thotë se nuk  kanë dalë  para drejtësisë, nuk kanë marrë ndëshkimet e merituara, dhe të cilët   të trimëruar nga mosndëshkimi janë duke e   përgatitur gjenocidin e  ri dhe   luftrat e reja  jo vetëm në Ballkan.

VIII. DANCE – MACABRE SERBE  NË KOSOVË 1998-1999

8.1. Prelud

Mirosllav, pse e bëjnë këtë, çfarë u duhet kjo? Unë i kam pranuar të gjitha. Mua  dënimi nuk më intereson, unë jam  luftëtar për lirinë e popullit tim. Unë  kam pranuar se kam gjuajtur, bile kam  thënë se kam dëshiruar të rrëzohen pas kësaj, por nuk kam thënë se janë rrëzuar. Ndoshta po, por këtë unë nuk e di. Të gjithë kemi  gjuajtur, në të gjithë. Ata në ne, ne  në ata. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur edhe te ne  edhe  te  ata.”

»Miroslave, zašto to rade, zašto im to treba? Ja sam sve priznao. Mene kazna ne interesuje, ja sam borac za slobodu svog naroda. Ja sam priznao da sam pucao, čak sam rekao da sam želeo da oni padnu posle toga, ali nisam rekao da su oni pali. Možda jesu, ali ja to ne znam. Svi smo pucali na sve. Oni na nas, mi na njih. Bilo je mrtvih i ranjenih i kod nas i kod njih( (Republika, Miroslav Filipović, “ Dugi marš ka Istini o zločincima”, Br.23/Rrugëtimi i  gjatë për të vërtetën  e kriminelëve  http://www.yurope.com/zines.republika/arhiva/2001/263/263…16.html ).«

Deklarata e ushtarit të UÇK-së, Bekimit, në Burgun e Beogradit.

“Në këtë burg do të ndodhin krimet më makabre, që mund të përshkruhen më së miri me fjalët e Mustafë Kolgecit, një prej të mbijetuarve të kësaj masakre: “Nuk ka shkrimtar, nuk ka poet, nuk ka regjisor që mund të ilustrojë ato tmerre. Kishte çaste kur vdekja, krahasuar me jetën në burg, dukej shumë më e mirë (Elfije Boletini (2015) Masakra e Dubravës (1) Krimi që nuk duhet të harrohet (Foto ekskluzive) Telegrafi, dt. 19.05.215. http://telegrafi.com/masakra-e-dubraves-1-krimi-qe-nuk-duhet-te-harrohet-foto-ekskluzive)”

A duhet ndonjë koment rreth këtyre deklaratave ! Besoj. Jo!

8.2. Ç’është masakra?

Fjala  masakër vjen nga fjala  frënge: massacre që do të thotë prerje  therrje të viktimës, vrasje, gjakderdhje, mbytje, vdekje, sakatimi i të vdekurëve,   dhunimi seksual, ndalimi   i viktimave,  torturimi   viktimave deri në vdekje. Termi masakrim ( Fr. massacrer) do të thotë mbytje, prerje, therje, sakatim,  kasapim  i njerzëve  nga njerëzit,  të shkatuarit e gjakderdhjes tek njerëzit nga njerëzit   etj.  E shoh të nevojshme  të qartësoj  edhe termin  holokaust, term i cili  vjen nga fjala greke holos – tëri , kaustos i djegur, që ka kuptimin e  djegies së njerëzve  për së gjalli. Është një ndër krimet më të tmerrshme  që njeriu  mund  t’ia bëjë njeriut. Sigurisht që mendja morbide  ka prodhuar edhe  krime të tjera, si p.sh. rjepjen e njeriut   për së gjalli, që janë të regjistruara  si akte  të cilat i kanë bërë serbët ndaj  të huajve.

Për këtë  formë krimi  të  mbytjes së   armiqve do t’u reforohemi dy shembujve   të trajtuar nga  autori  i cili  i ka  gjurmuar dhe i kanë publikuar këto raste. Pjesë e  krimeve të rënda kundër njerëzimit  janë  edhe  hedhja e njerëzve nga  katet për së gjalli,  dhunimi seksual i  femrave  dhe   hedhja  tyre në bunar për së gjalli dhe  mbullimi i tyre me  me gurë, dhe  apo  kafshë të   vrara. Janë këto të gjitha raste  që kanë ndodhur  në Kosovë, por që unë këtu do t’i trajtojë përmes  shembujve konkretë  dhe për  të dëshmuar dhe të argumentuar se nuk ka pajtim kombëtar të serbëve dhe  shqiptarëve pa kërkim falje të shtetit serb, pa  kompensim të dëmeve të shkaktuara dhe pa  dalë para drejtësisë  të gjitha  ata  që  kanë bërë krime  të dëshmuara. Në këtë rast  do të paraqes një katalog të masakrave të tmerrshme  në Kosovë të bëra nga   ushtria, policia dhe paramlitarët serbë, duke    filluar    nga  28 shkurt 1998, në Likoshan dhe të bëra dhe të zbatuara  deri   më 12 qershor 1999 në Pejë dhe në Mitrovicë.

8.3. Fakte dhe  dëshmi për 107 masakrat  kryesore  serbe   mbi shqiptarët e Kosovës për periudhën (1998 – 1999)

8.3.1. Masakra  në Likoshan  dhe të Çirez

“ Danica Markoviq , haptas kishte thënë: Unë këta nuk i marr me vete. Vrisni. I vranë me “ Hekler” ( pistoletë  e prodhimit  gjerman  me të cilin  ishin pajisur Njësitë Speciale të  Policisë Serbe).” Masakra   serbe  në  Likoshan dhe Çirez, pason si hakmarrje  e policisë   jugosllave dhe   serbe nga  pësimet që  kjo  strukturë nekrofile  dhe  anticivilizuese  e shtetit terrorist serb  pati  në përballje të drejtprëdrejtë    me  Ushtrinë Çlririmtare të Kosovës,  në vendin  e  quajtuar te  “ Te tre lisat”,  në të cilat mbeten  të vrarë disa policë serbë.

Për t’u hakmarrë, policia  serbe  me   armatim tokësor (tanke, mjete  tjera të shumta  të  blinduara dhe    helikopterë)  rrethoi dy  fshatrat  shqiptarë   etnikihst të pastra: Likoshanin  dhe Çirezin, për të  zbatuar  në jetë  vallen  e  lugetërisë  makabre  aziatike   mbi shqiptarët e paarmatosur.

FOTO: 8.1.1. Imazh nga masakra  e Likoshanit/Shih burimin- imazhe  tjera të tmerrshme H.H.)
Burimi: https://www.google.com/search?q=masakra+e+likoshanit&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=662

Masakra e  Likoshanit  ka ndodhur me  28 shkurt 1998. Lidhur me këtë masakër, humanistja serbe Natasha  Kandiq, e cila është dashur  të ketë një përmendore për së gjalli në Kosovë  nga shqiptarët, po ashtu, është dashur  të propozohet për çmimin NOBEL, shkruan: “Nga këta policë kam mësuar se  Danica Marinkoviqi  ka urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të familjes  Ahmeti, më 28 shkurt 1998, në fshatin Likoshan. Në shikimin e vendit  të krimit  kishte  ardhur e shoqëruar nga zëvendëprokurori i Qarkut, Jovica  Jovanoviqi dhe punëtorë të tjerë të policisë kriminalistike. Para  shtëpisë së Ahmetajve  ndodhej  grumbulli  i trupave. Disa meshkuj jepnin shenja jete. Në prezencën e tridhjetë pjesëtarëve  të njësisë antiterroriste  gjykatësja  hetuese, Danica Marinkoviqi, haptazi  kishte thënë :’Unë këta nuk i marr me vete (hajde –hajde humanizëm dhe  kod etik profesional dhe njerëzor- H. H.!). I vranë me  “Hekler” (pistoletë e prodhimit gjerman me të cilin ishin pajisur  njësitë speciale  të policisë serbe). Rezultatet e hetimeve  nga vendi  ku ishte kryer  krimi nuk u publikuan asnjëherë.

Më 1 mars 1998, katërmbëdhjetë kufoma  u transferuan  në spitalin e Prishtinës. Gjykatësja  hetuese  nuk  dha urdhër  që të bëhej autopsia, kështu kufomat pas  identifikimit, iu dorëzuan familjeve. Pjesëtarët e policisë që kishin marrë pjesë në aksionin e Likoshanit tregojnë se pushkët dhe bombat  ishin vendosur më vonë pranë trupave të  vrarëve  dhe ky  falsifikim shërbeu  për informimin e opinionit. Edhe  sot, gjykatës, prokurorë  dhe udhëheqës policie  asgjësojnë letrat e mbetura dhe e verifikojnë  qëndrueshmërinë e heshtjes për Kosovën. Udhëheqësit  e moçëm të  policisë kosovare  dhe të Partisë socialiste  të Serbisë, brengosen nga  ajo se çka do të ndodhë nëse ’tradhtarët’ nga radhët e tyre  flasin. Brengosja është e  arsyeshme. Muri i heshtjes seriozisht ka pëlcitur. Gjithnjë e më tepër  njerëzit flasin se çka ka ndodhur në Kosovë.”[3]  Për fat të keq të paqes, humanizmit dhe  filantropisë   kjo nuk ka ndodhur, as që do të ndodhë derisa  me  Kosovën   vazhdon  të sundojë kasta e tashme  e udhëheqjes  dhe paraardhësve të tyre sepse  si ata edhe  këta   janë pa inteligjencë etike,  emocionale, të mendjemprehtësisë  dhe   të ekzistencës. Në këtë masakër janë vrarë 24 civilë, në mesin e tyre  11 anëtarë të familjes Ahmeti.

JU LUTEM LEXOJENI NJË PASAZH TË BISEDËS NDËRMJET MIROSLLAVIT DHE AGIMIT- DY TË BURGOSURVE NË BURGUN E  NISHIT!

“A e di Mirosllav’- fliste  Agimi, në një natë  të vaktë kur ishim në një shëtitje të një mbrëmjeje –‘ kjo ka qenë luftë në cilën njerëzit  bëhen  egërsira. Meqë,  Ju jeni popull më i madh, te  ju ka pasur më shumë egërsira dhe kur këta  gjakësorë i kapin armët në duar, ata  bëjnë kërdi. Por kur  lufta përfundon, atëherë ai popull i tij, populli i  atij  gjakësori, nëse edhe vetë nuk është gjakësor,  e kap atë të çmendur  ose ta shërojë ose ta futë në burg. Nëse   ai popull këtë  e bën, atëherë ai popull mund të falet, me  atë popull mund të ndërtohet  jeta e përbashkët.  Por, nëse populli këtë nuk  e bën dhe nuk  heq dorë nga gjakësori e nuk  e heq  nga vetja, pajtohet  me te  atëherë  i tërë populli bëhet gjakësor. Atëherë kjo është shumë keq” ( Republika, Miroslav Filipović, “ Dugi marš ka istini o zločincima”, Br.23.)

/Rrugëtimi i  gjatë për të vërtetën e  kriminelëve;   http://www.yurope.com/zines.republika/arhiva/2001/263/263…16.html) 

Shpresoj se kjo bisedë  nuk donë koment. Kjo është rruga e pajtimit! Rrugë tjetër nuk ka!

8.3.2. Tri luftëra të pabarabarta të Familjes Legjendare – Jasharaj, me shtetin e Serbisë

Nuk do të kalojë as java, nga  masakra e Likoshanit, kur u vranë  28  shqiptarë në Likoshan dhe Çirez dhe Serbia do të bëjë  masakrën e dytë të  vitit 1998, por tani  mbi  Familjen  Legjendare, të mësuesit dhe patriotit legjendar Shaban  Jasharit dhe të bijve të  tij Hamzës dhe  Adem Jasharit,  – Komandantit Legjendar  të  UÇK-së. Këta të  tre,   që përsëritin  guximin dhe trimërinë  e  Oso Kukës në Vraninë[4]  kundër forcave  malaziase,  treguan se   sa  e shtrenjtë  është liria  dhe  se çfarë duhet bërë  për të  siguruar pavarësinë  dhe krijuar  shtetin  e pavarur  ligjor. Me 5 – 7 mars 1998, kjo familje  legjendare, e papërsëritshme  në botë, tri  herë është  rrethuar në  forcat pushtues serbe (1991;1997  dhe më  5- 7 mars 1998). Tri herë  janë  bërë tri  lufta të një familjeje  shqiptare  me  shtetin e Serbisë. Dy herë ishte  fituese, sepse  forcat serbe  turpshëm  u detyruan të tërhiqen. Herën e dytë,  më 22 janar 1997:

“Derisa gratë dhe fëmijët po flinin, policia barbare pushtuese e Serbisë e kishte filluar sulmin e dytë ndaj familjes së pambrojtur, ngase asnjëri nga të tre vëllezërit, Rifati, Hamza dhe Ademi, nuk gjendej në shtëpi. Rrethimin e kishte hetuar plaku Shabani, i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe shushuritjen e rrethimit, nga e cila tashmë kishin mjaft përvojë. Bacë Shabani, me gjithë moshën e shtyrë, ishte ngritur menjëherë dhe me ndihmën e grave dhe të fëmijëve më të rritur, me gjithë plagosjen e dy vajzave, ia kishte arritur ta mbronte familjen me nder  nga sulmet e pushtuesit, duke e thyer edhe kësaj radhe sulmin e policisë pushtuese të Serbisë.”[5]  Më datën 5 mars 1998: ”… luftëtarët mitikë të familjes Jashari e kishin hetuar se po rrethoheshin, përmasat e vërteta të atij rrethimi të kobshëm do t’i vërenin vetëm me zbardhjen e agut të atij mëngjesi historik, kur qindra e ndoshta edhe mijëra ushtarë e policë të okupatorit tashmë e kishin rrethuar Prekazin dhe po i afroheshin familjes Jashari, të cilën heronjtë e saj kishin vendosur ta mbronin me çdo kusht deri në vdekje, me të gjithë pjesëtarët e familjes së tyre, të mëdhenj dhe të vegjël, duke hyrë në përjetësi.

Luftimet e para kishin filluar që në orët e hershme të mëngjesit për t’u kthyer një betejë historike, e cila, me gjithë forcat e pabarabarta, me heroizmin e treguar nga familja Jashari që nuk u gjunjëzua deri në vetëflijimin kolektiv familjar, bëri që kjo ngjarje e paparë deri atëherë të shkruhej me shkronja të arta në historinë më të re shqiptare. Qindra policë dhe ushtarë të okupatorit serb sulmonin një shtëpi të vetme, në të cilën gjendeshin më shumë se 20 pjesëtarë të familjes që i takonin moshës fëmijërore, nga 7 deri në 20 vjeç, të cilët të rrethuar nga tanket dhe autoblindat e pushtuesit po sulmoheshin pa mëshirë, në mënyrën më të tmerrshme të mundshme dhe nga çdo anë, me të gjitha llojet e armatimit të rëndë ushtarak.(…)  Kulmin e dramacitetit të saj mitik, lufta do ta arrinte ditën e tretë, më 7 mars, kur forcat terroriste të okupatorit serb në pamundësi që ta pushtonin familjen dhe lagjen Jashari, kishin filluar me granatime nga topat e rëndë në shtëpinë e familjes Jashari, në bodrumin e të cilës ishin strehuar një numër i madh i pjesëtarëve të familjes së saj, por kryesisht fëmijë.(…)

Pas granatimit me topa të rëndë, një predhë e kalibrit të madh kishte goditur bodrumin e shtëpisë, e cila bashkë me hedhjen në erë të pjesës ballore të bodrumit, të tavanit dhe një pjese të shtëpisë së tyre, goditja fatale e predhës, menjëherë kishte vrarë 13 pjesëtarë të familjes Jashari. Dhe, dhjetë nga ta ishin fëmijë.”[6] Në këtë betejë unike  në botë të një familjeje  me një  shtet të tërë,  u vranë 22 anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve ishin 12 fëmijë;  Komandanti Legjendar Adem Jashari (42); babai, mësuesi Shaban Jashari (74 vjeç); bashkëshortja e tij,  dhe nëna e  Ademit– Komandantit  Legjendar të UÇK-së dhe Hamëz Jasharit, Heroit të Kombit, Zahide  Jasharit (74 vjeçe); bashkëshortja  e vëllait, Rifat Jasharit, i cili  ka qenë jashtë   Kosovës, Zarife  Jashari (49 vjeçe); Adile  Jashari (40 vjeçe),  bashkëshortja e  Komandantit  Legjendar Adem Jasharit. Bashkë me familjen  Jashari, kanë vdekur  edhe 34 anëtarë të farefisit të  familjes  Jashari. Gjithsej në këtë betejë, të një familje  me një shtet terrorist, heroikisht  kanë vdekur 56  anëtarë të familjes Jashari. Zoti i bekoftë, martirët e rënë të kësaj familje  hyjnore   shqiptare, ndërsa  të gjitha ata,  të cilët nuk e respektojnë  sakrificën  e kësaj  familje  për kombin dhe atdheun,  nga  Zoti   e marrshin  dënimin e merituar! Ky popull këtë sakrificë  jo vetmë që nuk do të guxojë ta harrojë, por  duhet  të  kërkoje që  pergjegjësit të marrin  dënimin e merituar.

  • Masakra e parë në fshatin Bellacërkë

Bellacërka është fshati i parë në komunën e Rahovecit i  cili  bie pre e gjakatarëve të paramilitarëve, policëve  dhe  ushtarakëve  jugosllavë. Më 18 korrik 1998 në këtë fshat janë vrarë 12 banorë[7],  në këtë  valle mortore  të lugetërve  aziatikë.

8.1.4. Masakra e dytë dhe holokausti në Bellacërkës      

Kjo masakër, që është  e dyta  në komunën e Rahovecit, e bërë me 25 mars 1999, nga paramilitarët, policia dhe ushtria  jugosllave. Në këtë masakër  janë vrarë, masakruar dhe djegur në shtëpitë  e tyre, 46 banorë shqiptarë – gra fëmijë  të moshës  3 – 9 vjeçare, të rinjve  (15 vetë më të rinj se 18 vjeç). Në disa familje të ngushta janë vrarë  deri  6 anëtarë: ”Një mjek nga  Bellacërka u përpoq të fliste  me një nga komandantët e forcave  sulmuese, por ai u vra  me armë zjarri si edhe nipi i tij. Pasi zbatuan urdhrin të forcave   RFJ dhe të Serbisë hapën  zjarr kundër këtyre  burrave dhe djemve, duke vrarë 65 shqiptarë të Kosovës. Për më tepër forcat e RFJ-së  dhe të Serbisë gjithashtu vranë   6 burra të cilët i kishin gjetur të fshehur  në një kanal  vaditës. Lidhur me këtë  masakër ka shkruar edhe  gazetari i gazetës New Yrok Times, Anthoni De Palma, cili kishte  zhvilluar një bisedë  me të plagosurin në këtë  masakër,  Isuf Zheniqin. Ndërmjet tjerash  në bisedë  Isufi deklaron: ”Rreth orës 3:30, më 25 mars, në natën e parë të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, forcat serbe  filluan operacionin e tyre rreth orës 3:30.”…  një dyzinë e tankeve serbe ishte  duke u pozicionuar në  Bella Crkva. Një e tillë  ishte para  shtëpisë sime ‘tha’ ai. Për t’iu mënjanuar dhe duke e ndjerë  atë  që mund të ndodhte, z. Zheniqi mori familjen e tij  dhe familjen e  vëllai të tij – 17  njerëz në tërësi- dhe vrapoi në malet aty pranë për t’u fshehur. Kur ra qetësia prapë, ata u kthyen, duke menduar se tanket kishin ecur përpara (…) Tymi shpejt u ngrit mbi shtëpitë e Bela Crkves, që ishin më afër rrugës nga  Prizreni në Rahovec. Z. Zheniqi dhe familja e tij u larguan përsëri, këtë herë në një drejtim tjetër, në drejtim në një lumi  afër. Koha ishte  rreth 4:30. Njerëzit  nga i tërë fshati filluan të mblidhen aty  afër lumit, tha  ai.  Ata shkuan në një vend  i quajtur  Ura e Bellasë. Rreth 800 fshatarë u përpoqën  për t’u fshehur nën urë. Pasi kishte gdhirë, fshatarët u përpoqën  për të lëvizur drejt Xërxës dhe  Rogovës, dy fshatra  aty në afërësi, ku ata mendonin se do të  jenë  më të sigurt.

Por snajperët serbë ndiqnin  lëvizjen e tyre  vazhdimisht. Rreth 9:30 në mëngjes,  z. Zheniqi tha, 16 policë të njësisë  speciale  u shfaqën, duke   shtënë  me  armët e tyre  automatike në ajër. Dy familje  kanë humbur nga grupi dhe z. Zheniqi tha se  hapën zjarre duke vrarë çdo anëtar të tyre  me përjashtim të një djali  2- vjeçar i cili kishe qenë i mbrojtur nga nëna e tij. Serbët pastaj shtinë prapë në ajër dhe bërtitnin në gjuhën shqipe, ‘ Çohu  dhe  eja këtu. ’Policia  shikoi dhe kontrolli pastaj  nëpër rrobat dhe  gjësendet e tyre. Një mjek lokal, Nesim Popaj, u përpoq  të bisedonte me policinë në gjuhën serbe, sepse nipi i tij Shëndet Popaj, 17 vjeç ishte  shtrirë  në  tokë  dhe një polic mbante këmbën e tij mbi kokën e Shëndetit. Mirëpo polici menjëherë  e qëlloi mu në kokë 17 vjeçarin, nipin e mjekut. Ne ishim të tronditur. Njeri nga ata ishte kapiten, që mbante një pushkë automatike.  Ishte veshur me një uniformë të gjelbër të kamufluar, dhe mbi supet e tij i  kishte tre yje. Unë nuk e di  emrin e tij, por ai ishte i gjatë dhe e kishte një nofull  dhe gojë disi të shtrembëruar. Unë mund ta njoh lehtë  nëse e shoh  ndonjë foto të  tij (…) gratë dhe fëmijët  janë nisur për në Xërxë. Burrat  u lejuan të visheshin dhe pastaj u detyruan të lëvizin mbi përroin,  aty ku kishin menduar të fshiheshin. Z. Zheniqi ishte në rreshtin e parë, mu pranë  bregut ku poshtë ishte lumi, me shumë njerëz  pas tij. Filluan krismat pa asnjë fjalë të bërë nga policët.

Disa prej tyre qëndronin  prapa fshatarëve me armë automatike. Duke qenë në largësi,  pak më të madhe  nga policët, z. Zheniqi kishte marrë një plumb në shpatullën e djathtë dhe njerëzit e vrarë   binin  përmbi te.  Të shtënat  zgjatin rreth tre minuta, tha  ai. Pesha e njerëzve  që binte  mbi të  e  shtynë atë të bie në lumë. Ai ra  rreth katër metra   teposhtë bregut në ujë. Në atë moment unë mendoja  që unë të gjejë ndonjë gur që të mbështetem mbi të  që të mbaj kokën mbi ujë që të marrë frymë. Qëndrova ashtu duke u bërë si një njeri i vdekur për rreth 20 minuta. Terrori nuk kishte përfunduar. Policët  zbritën poshtë, ku kishin rënë  të pushkatuarit. ‘ kam dëgjuar dikë duke thënë:” Ai  po merr frymë, gjuaj në të, tha  z. Zheniqi. Ata gjetën  nëntë burra që kishin  shpëtuar pas pushkatimit dhe që ishin fshehur në  shkurre dhe që të gjithë i vranë për së dyti.[8] (Në këtë burim gjenden edhe emrat 62 shqiptarëve të  ekzekutuar  nga  forcat kriminale  serbe, si edhe   video – imazhet)

8.1.5. Masakra në Kleçkë – Malishevë

Masakra  në Kleçkë të Malishevës ka ndodhur  më 27 gusht 1998, kur  ushtria dhe policia  në rrugë  për Qafë të Duhles  kanë  ekzekutuar  8  femra, fëmijë dhe një të moshuar, si dhe kanë  plagosur 30 persona  të tjerë. Të  gjithë të vrarit ishin  fëmijë dhe të moshuar nga  foshnja  nëntëmuajshe   deri të më i moshuari mbi 60 vjet. Të plagosurit  kryesisht ishin fëmijë.[9]

8.1.6. Masakra në  Sushicë të Poshtme – Istogut

Kjo masakër ka ndodhur më  29 gusht 1998. Janë likuiduar dhe  masakruar  8 vetë të familjes Salihaj.

8.1.7. Masakra në Shalë të Bajgorës – Mitrovicë

Masakra ka ndodhur  më 15 -17  shtator 1998. Janë  vrarë 12 shqiptarë, pa dallim moshe dhe  gjinie. Janë dhunuar shumë femra dhe janë dëbuar  të gjithë banorët e Shalës. Forcat policore, ushtarake dhe  paramilitare  serbe  pjesërisht kanë djegur  12 fshatra të cilat paraprakisht u plaçkitën duke marrë bagëti, automjete dhe  dogjën shumë ushqim  të kafshëve.

8.1.8. Masakra  e  Qyqavicës – Drenas: Serbët aziatikë  dhe nekrofilë, me             çekan mbysin shqiptarët!

Masakra në Qyqavicë ka ndodhur më 22  dhe 24 shtator 1998. Janë vrarë 24 shqiptarë, pa dallim moshe e gjinie. Me çekan ishin mbytur  6 vetë. “Gjatë ofensivës serbo – çetnike (22 shtator 1998) në  tre fshatra të territorit të Drenicës, po që administrativisht  i   përkasin  Vushtrrisë; Beçiqi, Dubovci (gjyteti) dhe  Galica, forcat policore  dhe ushtarake  serbe kishin granatuar këto dy  fshatra të njohura për rezistencë dhe trimëri kundër armikut, duke shkatërruar  shtëpitë dhe pasurinë e tyre, kështu popullata e frikësuar, duarthatë dhe e pambrojtur, ishte detyruar të zhvendosej dhe të fshihet në malet e Qyqavicës. Ndërsa 14 burra ishin fshehur  te  vendi i quajtur “ Llaza” nga  Vushtrria  në malet e Qyqavicës. Mirëpo forcat kriminale serbo – çetnike i kishin hetuar dhe i  zënë më 24 shtator 1998. Më parë i kishin maltretuar, kishin ushtruar dhunë të paparë e pastaj i kishin vrarë dhe masakruar të 14 shqiptarë të moshave të ndryshme, kryesisht të rinj dhe të gjithë meshkuj, më  i riu  ishte  16 vjeç dhe më i vjetri ishte 50, – tregon  Ismet Mehmeti,  që në ato momente  me një grup tjetër kishte  qëlluar në afërsi  i fshehur.

Rrëfimi i tij ishte prekës  dhe njeriut në këto raste i turbullohet mendja dhe nuk beson se një veprim të tillë  do ta bënte njeriu. Në mesin e tyre ishin edhe  Burim Ademi dhe  Gani (Fazli) Ademi, nxënës   të vrarë dhe të masakruar (…) Sipas deklaratës së Miftar Rizah Halilit, dhënë  në KMDLNJ më 26. VIII. 1999, masakrën e kishin bërë: Vuçina Janiçijeviq, Zoran Petkoviqi, Zoran Simiqi, Aca  Kompiroviqi, Ilija  Elezoviqi, romi  me emrin Hamush dhe  romi tjetër, një shitës  i kërpeshëve  afër  stacionit të vjetër  të autobusëve në  Vushtrri. Për krimet  e bëra nuk është dënuar asnjë serb kriminel?!. Familjarët e të rënëve kanë pritur se kjo do të ndodhë. Ёshtë kjo kërkesë e përhershme që të evidencohen kriminelët dhe të marrin dënimin e merituar, thotë Fadil Beqiri…”[10]

     8.1.9.  Masakra  në fshatin Goluboc  i Malishevës 

Maskara është bërë më 26 shtator 1998. Nga familjet janë ndarë 14 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjerë, të cilët ishin strehuar në malet e afërta. Pasi i rrahin dhe i masakrojnë, shtinë në ta. Në këtë masakër rastësisht shpëton një person i cili ishte në mesin e kufomave.

8.1.10. Masakra  e Burimit të Malishevës

Në këtë masakër, të kryer me  31 mars 1999, nga kriminelët  serbë, janë masakruar dhe vrarë 42 qytetarë  të pafajshëm  shqiptarë  kryesisht nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup dhe të tjerë, të strehuar në këtë pjesë, gjatë gjenocidit serb në Kosovë. Edhe pse, kjo është masakra me më së shumti të vrarë në territorin e komunës së Malishevës, deri më tani, nuk është ngritur asnjë padi dhe rrjedhimisht nuk është dënuar askush, për këtë masakër të kryer nga kriminelët aziatikë serbë.[11]

8.1.11. Masakra  në Abri të Epërme në Drenas: Serbët aziatikë, vrasin fëmijë dhe dhunojnë  vajza minorene e më pas i vrasin!

Kjo është kultura serbe dhe besimi ortodokës serb!

Masakra është kryer më  26 shtator 1998. Janë vrarë  dhe masakruar  23 anëtarë të familjes Deliu, nga fëmijët e moshës  gjashtëmuajshe deri te  plaka  84 vjeçare. “Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat kriminale serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjenocide, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq (nga mosha 6 muajsh e deri në 94 vjeç). Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë (më 26 shtator, rreth orës 10 paradite), aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane. Luljeta Deliu, që kishte dy muaj shtatzënë, barkun e kishte të prerë plotësisht.

 Pajazit Deliu është gjetur me fyt të prerë dhe një pjesë të trurit të nxjerrë jashtë dhe të vendosur pranë tij. Foshnja gjashtëjavëshe, Diturie Imer Deliu, u gjet e gjallë, e tëra e mbuluar në gjak në krahërorin e së ëmës së masakruar. Kjo foshnje, që i mbijetoi masakrës, vdiq më 19 nëntor ’98, si pasojë e kushteve të rënda. Ndërsa, më 4 tetor, pak më larg vendit të masakrës, u gjetën dy viktima të masakruara të kësaj familjeje: Antigona Hysen Deliu (14) dhe Mihane Hysen Deliu (16), të cilat para se të masakroheshin ishin dhunuar. Abria e Epërme shtrihet rreth 11 km në perëndim të Drenasit[12] ( Shih: https://drenicapress.info/masakra-ne-abri-te-eperme-krim-pandeshkur/ ). Për informacione më të plota  shih edhe  videon në gjuhën angleze: Masakra në Abri të Epërme – The Grornje Obrinje massacre: https://www.youtube.com/watch?v=fcLTgvSSypg

FOTO: Fotografi të familjes së masakruar Deliu nga Abria e Epërme më 26 shtator 1968.

BURIMI: Berisha, Sh. ( 2016) CILA GJYKATË SPECIALE DO T’I GJYKOJË BARBARËT, QË MASAKRUAN FAMILJEN DELIU NË ABRI TË EPËRME (SHTATOR 1998)?! Dt.30 qershor 2016. http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2709

 8.1.12. Masakra në Rancë të Shtimes

Masakra është  kryer më 26 gusht 1998, ndërmjet  fshatrave  Topillë e Grejçec, në familjen e  Selim Asllanit,  të cilët udhëtonin me një traktor. Traktori është  goditur me granatë me  ç’rast janë vrarë 8 fëmijë e tri gra të familjes  Selim Asllanit. Tre anëtarë tjerë të familjes janë plagosur.[13]

8.1.13. Masakra e Reçakut në Shtime – Komandanti i kryekriminelëve,             bashkëpunëtori më ngushtë i Aleksandar  Vuçiqit, dhe  vrasësi i  vëllezërve  Bytyqi, i pandëshkuar shëtitë i lirë dhe i pa shqetësuar nga askush!

 „ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)“

William Wallker

Kjo masakër  është kryer më 15 janar të vitit 1999. Kriminelët policë dhe  paramilitarë serbë vranë dhe masakruan 45 banorë të këtij fshati. “Komandant i aksionit policor në Reçak, ka qenë gjenerali serb, Goran Radisavljević Guri, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandër  Vuçiqit, njëkohësisht  përgjegjësi kryesor i vrasjes  së vëllëzërve   Bytyqi, i cili  edhe sot   lirshëm shëtit nëpër Serbi.” Për informacione  më  të shumta lidhur  me këtë  masakër, e cila  vuri në lëvizje bashkësinë ndërkombëtare  rekomandojmë librin e Bardhyl Mahmutit (2015), Mashtrimi i madh, f.75-92 dhe 115 – 159). Lidhur  me këtë  masakër  Pier  Azan i dërguari special,  gazetës “Liberation” shkruan: “ Kujdes nënë, ata do të vrasin, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12 vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha. Ata vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë”, ka rrëfyer nëna e tij Ema për të dërguarin special  në Kosovë, gazetarin Pier Azan. Kështu Azan në atë kohë nisi artikullin kushtuar masakrës së Reçakut me titull “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, kishte sjell edhe rrëfimin e Azemit, një burrë rreth të dyzetave për masakrën që ndodhi në Reçak.

Më tej  Pier Azan shkruan: “Ata u ndanë në disa grupe. Nja 29 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do të na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma në të katër anët. Pjesa tjetër e grupit u dërgua në përrua.  Policët serbë i prisnin që t’i vrisnin.  Të shtunën, trupat e këtyre 20 burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azem Kamberit, 62 vjeçar. Kufoma e tij pa kokë ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllau i tij, Bedriu, 55 vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë”, vazhdonte   rrëfimin Azemi.

8.1.14. Masakra  e Urës së Rakovinës – Gjakovë

Masakra  ka ndodhur më datën 24 mars 1999, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjakovë, kur:      “ policia serbe nga autoblinda pa asnjë pretekst shtiu me armë automatike dhe vrau babin Shaban  Kelmendin me dy  fëmijët (11 dhe 12 vjeçar) nxënës të klasës së katërt dhe të gjashtë dhe dy mysafirë nga Cërmjani që ktheheshin me traktor në fshatin e vendlindjes[14]  ”Policia serbe, pa asnjë pretekst, pati vrarë me armë automatike nga autoblinda Shaban T. Kelmendin (45) dhe fëmijët e tij Haxhiun (11) e Besimin (12) nga Rakovina dhe Hysen e Sanije Kurtin (30) nga Cërmjani, që ishin mysafirë të Shabanit dhe po ktheheshin me traktor në Cërmjan (14 ) nga masakra në Rogovë.”[15]

8.1.15. Masakra në Rogovë së Gjakovës

Masakra në Rogovë është bërë më 29 janar 1998. Në këtë masakër  mizorisht janë masakruar 26 shqiptarë. Në mesin e tyre ka pasur edhe invalidë, si dhe kanë qenë 16 pjesëtarë të UÇK-së. Në mëngjesin e 29 janarit 1998 forcat kriminale serbe në Rogovë në shtëpitë e tyre masakrojnë: Rrustem Morinën me 3 djemtë Selmanin, Nysretin dhe Mehmetin, pastaj Ibrahim Kryeziun, Adem, Rifat dhe Zyber Shalën.[16]

8.1.16. Masakra e Leshanit – Suharekë 

Në këtë masakër, që ka ndodhur më  2 mars 1999, u vranë dhe u masakruan 29 banorë.

8.1.17. Masakra  dhe  holokausti në Reznikun  e Vushtrrisë

Më 6 mars 1999 u vranë 9 anëtarë  të familje Ujkani. Më pastaj trupat e tyre u dogjën.

8.1.18. Masakra  në Tregun e Mitrovicës

Në tregun e Mitrovicës, ushtria serbe, më 13 mars 1999, në orën 14.20 hedhën tre mjete  shpërthyese në   tregun e gjelbër me ç’rast kanë  mbetur të vrarë 6 persona.

8.1.19. Masakra e Skënderajt

Kjo masakër është kryer më 20 mars 1999. Në masakër kanë vdekur 29 civilë të pafajshëm të moshës prej 15 – 70 vjeç. Tetë ishin  ekzekutuar në vendin e quajtur “Te pishat” mbi qytet, ndërsa të tjerët, ishin vrarë nëpër shtëpitë dhe oborret apo para shtëpive dhe familjarëve.

8.1.20. Masakra  në fshatin Tërnavë të Podujevës – aziatët serbë hedhin bomba mbi fëmijë shqiptarë

Masakra është kryer më  20 mars 1999, gjatë ikjes së popullsisë, pasi kishte filluar granatimi i fshatit. Gjatë ikjes së popullsisë ushtria  jugosllave  në një traktor hedh një bombë dore dhe vret 2 fëmijë, 6 dhe7 vjeç, ndërsa 4 persona  lëndohen rëndë. Bomba e dytë e dorës e hedhur i ka vrarë edhe 2 persona, kurse 7 janë plagosur rëndë.

8.1.21. Masakra në Katundin e Ri në Pejë

Kjo masakër  është kryer më  11 & 12 mars 1999, si dhe më  4 & 6  qershor 1999. Në këto dy masakra janë vrarë 15 persona.

8.1.22. Masakra  në Kotlinë të Kaçanikut-aziatët u vrasin shqiptarët dhe i gjuajnë në bunar

Më 24 mars 1999, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë në fshatin Kotlinë, dogjën shumë shtëpi. Së paku 17 persona u vranë. Disa prej këtyre të vrarëve  u kapën  në pyll, u  ekzekutuan dhe u hodhën në bunar. Pas  kësaj vepre shtazarake,  është hedhur edhe  eksplozivi – TNT në bunar.  Më vonë është vërtetuar   se janë ekzekutuar 26 shqiptarë, të cilit janë hedhur në  dy bunarë. Veteranët e Luftës  s UÇK-së  dega në Kaçanik, me aktivitete përkujtimore e tematike shënon 18-vjetorin të masakrës që kryen forcat ushtarake e policore serbe në fshatin Kotlinë, me ç’rast ata kishin vrarë dhe masakruar 14 qytetarë të këtij fshati, ndërsa në mbrojtje të popullatës atë ditë kanë ranë  11 dëshmorë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Tubimi në përkujtim të kësaj dite me rëndësi për historinë e luftës së UÇK-së mbahet 24 mars 2017, në orën 11:00, në fshatin Kotlinë të Kaçanik[17]

FOTO: Masaakra në Kotlinë të Kaçanikut

Burimi: Përkujtohet Masakra e Kotlinës së  24 marsit 1999  në Komunën e Kaçaniku https://www.radiokosovaelire.com/perkujtohet-masakra-e-kotlines-e-24-marsit-te-vitit-1999-ne-komunen-e-kacanikut/

 8.1.23. Masakra në Keçekollë të Prishtinës-kriminelit serb ekzekutojnë familjen  Jakupi nga Orllani

Kjo masakër është bërë më  24 mars 1999. Janë vrarë  pesë anëtarë të familjes Jakupi nga Orllani i Podujevës.

8.1.24.  Masakrat në Podujevë – monstra aziatike – edhe pse vrau 14 shqiptarë në mesin e të cilëve edhe 7 fëmijë – Vrasësit lirohen nga gjykata e “popullit hyjnor”

Masakra në Podujevë është kryer më 25 mars 1999. Në këtë masakër janë vrarë 36 shqiptarët nga rezervistët policorë që kishin ardhur nga  Serbia për të bërë shfarosjen biologjike të shqiptarëve[18] Masakrat e tretë me radhë, e bërë në komunën e Pdoujeves, ka qenë e kobshme për 19 anëtarë të familjeve, Duriqi, Bogujevci, Llugaxhiu dhe  Gashi të cilët u vranë dhe u masakruan në mënyrë mizore nga policia, ushtria  dhe paramilitarët  serbë. Saranda Bogujevci, e mbijetuara  e kësaj tragjedie, me rastin e lirimit të lugatit – azatik serb në Beograd do të deklarojë: “Ai kreu këto krime me teëdije të plotë. E mbaj  në mend këtë njeri që kur mora pjesë  me familjen time në vitin 2003, “ tha për BIRN, Bogujevci, e cila tani është deputete e Kuvendit të Kosovës, tha se  familjet e viktimave  po kalojnë përsëri një dhimbje  dhe  vuajtje se  Serbia nuk merr përsipër përgjegjësinë. Cvijetani, ishte midis anëtarëve  të njësisë “Akrepat” që hapin zjarr mbi një grup prej 19  shqiptarësh të Kosovës në Podujevë më 28 mars 1999, përfshirë gra dhe fëmijë.

”Akrepat” vranë 14 prej tyre, ndërsa pesë fëmijë që  mbijetuan pësuan lëndime të rënda. Viktima më e re ishte vetëm dy vjeç dhe më e moshuara ishte 69 vjeç. Gjykata  serbe i dha  lirim të parakohshëm Cvijetanit me 21 mars, sepse  ai kreu dy të të tretat e dënimit me 20 vjet burg, por vendimi nuk u bë publik. Gjykatat serbe   kanë burgosur në total vetëm  pesë anëtarë të njësisë “Akrepat” të Ministrisë së Brendshme për sulmin e vitit 1999 në Podujevë. Cvijetani, Zhelko Gjukiq, Dragan Borojeviq u dënuan me 20 vjet  burg dhe  Miodarg  Solaja me 15 vjet burg.[19] “ Në komunën e Podujevës janë vrarë 446 civilë shqiptarë. Dëshmorë  nga kjo komunë janë 61, të zhdukur janë  46 shqiptarë, ndërsa të plagosur 307. Prej 78 fshatrave, sa ka kjo komunë, 77  gjatë luftës shfarosëse serbe 1998-1999 në Kosovë janë djegur dhe shkatërruar. Podujeve pësaj shumë në njerëz  dhe në  ekonomi. Janë granatuar 7.418 shtëpi me 1.632 objekte përcjellëse.”[20]

8.1.25. Masakra në Fushë Kosovë – aziatët serbë vrasin vëllain dhe nipin e heroit Zenel Hajdini, i cili vdiq në mbrojtje të Jugosllavisë nga nazifashizmi në Luftën e Dytë Botërore

Kjo masakër  është bërë më 24 dhe 25  mars 1999. Në këtë masakër, si dhe në Prekaz,  familja e  heroit të popullit Zenel Hajdinit,  beri  një luftë heroike  me  shtetin terrorist  dhe me ushtrinë, policinë dhe paramiltarët terroristë të shtetit të quajtur  Republika  Federative  e Jugosllavisë në krye të cilit ishte  kasapi i  Ballkanit  Sllobodan  Millosheviq. Pavarësisht  se  ishte   hero  i  shpallur  në luftë për  çlirimin e    Jugosllavisë, të njëjtat  forca  çetnike – serbe   do të sulmojnë shtëpinë e vëllait të tij, i cili  ishte i palëvizshëm, por hasin në rezistencë të fuqishme të nipit të tij  Hashim Hajdinit ( 1949-1999), familja e të cilit në vitin 1963, ishte vendosur në Fushë Kosovë.

Hashimi,  ishte djali i vëllait të  heroit Zenel Hajdinit,  Hajvaz Mehmet  Hajdini (1922-1999). Hashimi “ Në Fushë Kosovë  ishte rritur dhe u skalit në rrethana të rënda. Si familje,  pothuajse   e vetme shqiptare në këtë mjedis, fëmijëria e tij përcillej me fyerje dhe përbuzje  nga moshatarët serbë e malazez, që lanë vragë në formimi dhe kujtesën e tij. (…) Shkollën fillore dhe të mesme  e kreu në Fushë Kosovë e Obiliq, kurse  shërbimin ushtarak në Beograd, ku ishte  shenjëtari më i mirë. Megjithatë, e vetmja e keqe e tij ishte se shoqërohej me shqiptarë, e që ia zinin për të madhe,  si nip   i Heroit  të Popullit dhe i familjes së  luftëtarit.” Zemra  e tij  shqiptare bëri që ai   të shoqërohej me vëllezërit  Gërvalla, të vizitojë  ambasadën  Shqipërisë, të sillte dhe të shpërndante  literaturë kombëtare në mesin e shokëve  dhe të fqinjve të vet, që ishin betuar për ta “ruajtur “ pragun e shtëpisë. Hashimi, ishte i vetëdijshëm se ditët e vështira  për shqiptarë po afroheshin, andaj u përgatit për këto ditë.  Bashkë me fqinjin e   vendasin e vet, Ajetin.”[21]  Ajet Muharremi (1941 -1999), është  vëllai  i Ismail Muharremit, i cili  është autor i disa monografive  kushtuar çështjeve kombëtare, si dhe  dhe veprimtar i   shquar i  çështjes kombëtare. Ajet Muharremi, ka lindur në Tupallë. Me profesion ka qenë jurist, por edhe  vazhdonte studimet post diplomike në  Beograd, si dhe  ishte edhe anëtar i Pleqësisë  së Arsimit të Kosovës, kur u miratuan planet dhe programet e  Kosovës më 24  gusht 1990, të cilat i kundërshtonte   Republika  e   Serbisë – shteti më i  dëshmuar terrorist në Evropë.

Dhe,  kështu ndodhi. “Më 26 mars 1999, rreth orës 20:00, në provokimin e forcave  serbe, Ajeti u përgjigj  kundër fyerjeve  dhe me tentim rezistence u vra në prag të shtëpisë dhe   u dogj. Në anë tjetër të  rrugës, shtëpinë e Hashimit  e rrethuan  forcat policore  dhe  paramilitare  vendore. Më parë tentuan të plaçkitnin, duke mos pritur rezistencë. Reagoi nëna  Gjylë, e cila u vra mu në prag të shtëpisë. Hashimi në përleshje  me banditët  vrau dy prej tyre dhe ua rrëmbeu automatikët. Pati edhe  të plagosur të tjerë. Gjatë luftimeve të mbrëmjes  u plagos  edhe  Hashimi. Gjuajtjet zgjatën deri vonë, por pa sukses që të depërtonin brenda. Ploja  vazhdoi të nesërmen, më 27 mars 1999. Aty u ftuan për ndihmë  edhe forca nga  ajri, helikopterë. Përmes  radios thoshin se ‘kishin  hasur në një çerdhe të fortë të UÇK-së”. Në ndihmë erdhën edhe  Shqekiqët, Gjuriqët, Samarxhiqët, Trajkoviqët (…) Hashimi  u mposht kur filluan gjuajtjet nga  ajri .U dogj  në shtrat, bashkë me shtëpinë, dhe  babain e tij  Hajvazin  86 vjeç.  Pas mbarimit të luftës, motra  Hatixhe  i mblodhi eshtrat e nënës Gjylë, të babës Hajvazit dhe të vëllait të vetëm Hashimit, i vendosi në strajcë dhe më 5 gusht 1999, bashkë me  dhjetëra  martirë të tjerë të Fushë Kosovës, me nderime u varrosën në varrezat e reja në Fushë Kosovë.”[22]  Gjatë  24, 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Fushë  Kosovë  janë  vrarë  130 shqiptarë  të moshave të ndryshme, u dhunuan seksualisht qindra femra  shqiptare, u dogjën mbi  1.935 shtëpi familjare e objekte tjera, u dëbuan nga shtëpitë e  veta dhe u transportuan jashtë Kosove mbi 7.000 vetë, të bindur se ata kurrë  nuk do të ktheheshin në shtëpitë e  veta.[23] Autori i kësaj monografie  me të drejtë i kërkon  Kuvendit  Komunal të Fushë Kosovës që në bashkëpunim me organet tjera të Kosovës të fillojë procedurat penale për   veprën e   krimit  të gjenocidit.”[24]

 8.1.26. Masakra në Celinë të Rahovecit

Masakra në Celinë është bërë më 25 mars 1999. Forcat policore, ushtarake dhe paramilitare  serbe  kanë vrarë dhe masakruar  149 shqiptarë të moshave të ndryshme. Nga të vrarët dhe të masakruarit: 75 ishin nga  fshati Celinë, 69  nga   fshati Fortesë dhe 5 shqiptarë  nga fshati Brestovcit.

Meshkujt shqiptarë pas TRIAZHIT, në pritje të ekzekutimit/ teksti nën FOTO i .H.H./
Burimi: http://klankosova.tv/19-vjet-nga-masakra-ne-fshatrat-celine-fortese-dhe-brestovc-kujton-haradinaj/

Lidhur  me  masakrat  serbe   në Celinë, Fortesë dhe  Brestovc, “Kryeministri  Ramush  Haradinaj, ka kujtuar  masakrat e kryera para 19 vjetësh në fshatrat  Celinë, Fortesë dhe  Brestovc, njofton  Klan Kosova”. “ I kujtojmë sot me dhimbje  dhe krenari 75  martirët  e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe  5  dëshmorët e Brestovcit. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi sa se  sa e shtrenjtë është liria  dhe do të jetojnë në kujtesën e popullit   gjithmonë. “ shkruan  Haradinaj në  Facebook.[25] Lidhur  me këtë masakër shih  videot :1, 2 dhe 3 [26]

8.1.27. Masakra dhe holokausti në  Goden të Gjakovës

Masakra në Goden është bërë më 25 mars 1999, nga  forcat paramilitare, policore dhe ushtarake  jugosllave. Në këtë masakër janë vrarë dhe më pas  janë djegur  28 shqiptarë prej moshës  18 – 45 vjeç.

8.1.28. Masakra e Rnadobravës së Prizrenit, aziatët vrasin edhe gruan shatzënë dhe katër fëmijët e saj

Kjo masakër është kryer më 25 mars 1999, mbi familjen tetë anëtareshe Pajaziti. Në mesin e anëtarëve të vrarë ishte edhe  nëna  Mejreme, që ishte shtatzënë, me 4 fëmijët e saj prej  2-7 vjeç.

 8.1.29. Masakra dhe holokausti në Krushës së Vogël – Prizren – aziatët serbë në mënyrë me çnjerëzore se  anëtarët e ISSI-i, vrasin dhe djegin 113 shqiptarë-/Pse EULEKS  fsheh dhe mbron 76 kriminelet e identifikuar aziatë?

 Dëshmi se  Bashkimi Evropian nuk i ka ato vlera të cilat përpiqet t’i promovojë

Halim Hyseni

Masakra është kryer më 26 mars 1999. Një ditë më parë në fshat ishin vendosur forca të mëdha të policisë, ushtrisë dhe të paramilitarëve  serbë. Pasdite, të ditës së parë të bombardimeve (më 25 mars 1999) këtyre forcave iu ishin bashkëngjitur edhe  serbët lokalë të fshatit. Më 26 mars 1999, forcat nekrofile  aziatike serbe do  të zhvillojnë një kasaphane mbi popullsinë e pambrojtur dhe të paarmatosur shqiptare, duke  vrarë dhe  masakruar 113 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave përrreth. Për këtë masakër  dëshmitari Bajram Zylfiu 58 vjeçar,  thotë: “Më 26 mars, forcat serbe të prira nga më shumë se 50 serbë të Krushës së Vogël, mblodhën meshkujt e fshatit dhe i ndanë nga familjarët e tyre.”. Bajram Zylfiu, 58 vjeçar, është njëri nga 6 dëshmitarët që shpëtuan gjallë nga kjo masakër. Jo larg shtëpisë së tij janë gërmadhat e një shtëpie, ku u vranë brenda 103 bashkëfshatarë të tij. “Duart e lidhura i kemi pasur. Kemi ardhur rrugës nga poshtë dhe kur kemi ardhur këtu, na kanë futur në këtë shtëpi. Kemi qenë 109 veta. Prej 109 kemi shpëtuar vetëm 6 veta. Së pari na kanë pushkatua me mitraloz  të rëndë. Pastaj na qitën një lëng që filloi të  na kallë. Serbët e fshatit e bënë këtë”, kujton Bajram Zylfiu, dëshmitari në Krushë të Vogël. Pas kësaj, Bajrami rrëfen se së bashku me disa të tjerë arritën të dalin dhe të largohen me shumë vështirësi. “Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit,  u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart pas koke. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë. Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar.”[27].

Agron Limani, po  nga ky fshat, prej kohësh ka formuar shoqatën e tij “26 Marsi” me të vetmin qëllim që të mbledhë faktet për këto krime. Ai thotë se faktet i kishte dorëzuar tek UNMIK-u, por nuk ka pasur deri më tani vullnet politik që ta  trajtojnë këtë çështje. Banorët e Krushës së Vogël i kanë kërkuar EULEX-it që proceset gjyqësore të mbahen në Kosovë dhe për këtë kanë marrë premtimin .“I kemi paralajmëruar për faktin,  meqë viktimat civile janë nga Kosova, vendi i krimit është në  Kosovë, dhe autorët e krimit kryesisht janë nga Kosova, ne kemi kërkuar që proceset gjyqësore në të ardhmen të zhvillohen në Kosovë. Ata kanë premtuar ashtu që proceset tani e tutje do të zhvillohen në Kosovë. Për ne mbetet të shohim se a do t’i përmbahen këtij premtimi”, tha Agroni. Sipas Limanit:”… nuk ka ndonjë shkallë të lartë të optimizmit, por kjo është me rëndësi për faktin se po fillon arkivimi i provave të cilat dëshmojnë atë që ka ndodhur”. Dëshmitari i kësaj ngjarjeje, Bajram Zylfiu, kujton se forcat serbe pasi dogjën të vrarët, shemben dhe shtëpinë, ndërsa të vrarët dhe rrënojat e shtëpisë i hodhën në lumë. Që prej asaj kohe në varrezën e fshatit janë varrosur vetëm 27 persona, kurse mungojnë eshtrat e 86 prej tyre dhe kjo është plaga tjetër e pashëruar banorëve të këtij fshati të vogël.”[28]

Shih gjithashtu videoincizimet[29] Lexo më shumë[30]  Ajo që ka mbetur pa përgjigje është: Pse  EULEKS  ka kaluar në anën  krimit dhe fshehjes së kriminelëve. Ka shumë  supozime, por të cilat, pa  një studim  objektiv shkencor mund të  shndërrohen në spekulim. Kjo është arsye pse unë nuk   po gjykoj. Por ajo që është e sigurt, është se EULEKS,  si  një    strukturë  juridike  që ka ardhur në Kosovë për të ndihmuar  drejtësinë  dhe për t’i   dërguar  kriminelët e të gjitha  ngjyrave para  drejtësisë, është  dështim  i plotë, për çka nuk ka nevojë të  zhvillohen  studime dhe  ekspertiza juridike, që do të thotë se  BE  nuk i ka ato vlera të cilat  objektivisht ajo përpiqet t’i promovojë.

8.1.30. Masakra dhe holokausti në Krushë të Madhe të Rahovecit  

Masakra   ka zgjatur tri ditë . Është kryer më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999,  nga  forcat paramilitare dhe policore jugosllave. Janë vrarë dhe masakruar  243 shqiptarë nga  të cili 206 kanë qenë të Krushës së Madhe  dhe 35 të fshatrave përrreth, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.   Më 27 mars janë varrosur të identifikuar 132 shqiptarë, ndërsa fati i 70 shqiptarëve të pagjetur nuk dihet. Ne mesin  e të vrarëve ka pasur fëmijë, gra,  plaka dhe pleq. Në shtatë familje janë vrarë të gjithë meshkujt. “ Më 5  mars 1993,  forcat e RFJ dhe të  Serbisë sulmuan fshatin  Krushë e Madhe dhe  Krushë e Vogël. Dogjën shtëpitë dhe i plaçkitin. Me 26.3.1999  i gjetën në  shtëpinë e Sejdi Batushës  në periferi të  Krushës  njerëzit e mbledhur.  Urdhëruan fëmijët dhe gratë  të shkonin për Shqipëri. Forca e   RFJ dhe të Serbisë urdhëruan   dhe kontrolluan  burrat dhe djemtë. Ua  konfiskuan letërnjoftimet dhe   artikujt me vlerë.  Pastaj forcat e RFJ dhe të Serbisë i detyruan  burrat dhe djemtë të hynin në këtë  shtëpi. Kur burrat dhe djemtë ishin mbledhur brenda, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë hapin zjarr  me mitraloz  mbi ta. Pas të shtënave  që zgjatin disa minuta   forcat e RFJ-së dhe të Serbisë i vunë  zjarrin shtëpisë për t’i djegur kufomat. Si pasojë e pushkatimeve dhe të zjarrit  vdiqën rreth  105 burra dhe djem shqiptarë të Kosovës.[31]

Varrezat e të masakruarve të gjetur në Krushë të Madhe – Rahovec
Burimi: 19 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të madhe, Gaz.’Telegraf” dt.26.03.2018 https://telegrafi.com/19-vjet-nga-masakra-e-243-personave-ne-krushe-te-madhe/.Shih dhe  video incizimet: 2013, 2014 & 2015 https://www.google.com/search?source=hp&ei=cyF7W9mcC8eKmwWpzYDQBg&q=masakra+ne+krushe+te+madhe

8.1.31. Masakra në Tërnje të Suharekës 

Kjo masakër nga forcat  policore, ushtarake dhe paramilitare serbe është  kryer më 25 mars 1999. Gjatë kësaj masakre  janë vrarë dhe masakruar  28  shqiptarë civilë të familjeve Gashi, Voca, Muhaxhiri dhe  Llapatinca[32]

8.1.32. Masakra e Suharekës

Në qytetin  e Suharekës më  datën 26 mars 1999, është bërë masakra mbi familjen Berisha[33]. U vranë dhe u masakruan  48 shqiptarë civilë, në mesin e të cilëve kishte shumë, fëmijë, gra  dhe pleq. Thuhet se  pretekst   ka qenë se në shtëpinë e kësaj  familjeje  kanë banuar edhe anëtarët e  Komisionit verifikues të OSBE-së.  “19 vite më parë, mëngjesi i kësaj dite e gjeti familjen. Berisha në Suharekë, të rrethuar nga forcat serbe. Tanket u pozicionuan në drejtim të shtëpive të tyre atje” , shkruan Kultplus.

Këto forca urdhëruan banorët të dilnin nga shtëpitë. U ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe u vranë gjashtë anëtarë të familjes. Forcat serbe çuan anëtarët e tjerë në drejtim të një kafeneje. Këta anëtarë u futën në kafene, bashkë me tri grupe të familjes së gjerë të Berishëve. Pastaj forcat serbe hynë në kafene dhe hapën zjarr kundër njerëzve aty brenda. Aty u hodhën edhe eksplozivë duke lënë kështu të vrarë gjithsej 50 anëtarë të kësaj familje. Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar (shih më shumë:  Kultplus (2018) 19 vjet nga masakra e familjes Berisha  në Suharekë[34]. Shih më shumë edhe  videoincizimet: 2014, 2015 & 2018.[35]

Për   lugetërinë serbe  flet  edhe pasazhi  në vijim i nxjerr nga  një  seancë gjyqësore të zhvilluar  në Beograd lidhur me  holokaustin mbi familjen  Berisha  në Suahrekë: “Trupat nga masakra e Suharekës u transportuan me një kamion frigorifer, që e hodhën në Danub në vitin 1999 me urdhër të zyrtarëve më të lartë të Millosheviqit. Sipas ish-ministrit, rreth 80 trupa u gjetën në lumë, ndërsa qëndronin në sipërfaqe pranë Zajeçarit. Karleusha tha se zyrtarë të policisë në vendin e krimit i thanë atij se Ministria e Brendshme Serbe kishte urdhëruar se trupat të dërgoheshin në Batajnicë[36] për t’u varrosur, në mënyrë që të mos gjendeshin gjurmë të krimit. Pyetur në sallën e gjyqit se cili ishte i aftë të organizonte transferimin e trupave nga Kosova në Serbi, Karleusha u përgjigj se dyshonte mbi zyrtarët e lartë të Ministrisë, duke përmendur emra si Vlastimir Gjorgjeviq, Petar Zekoviq, Dragan Iliq dhe Obrad Stevanoviq. Dëshmitari ka shtuar se pjesa më madhe e historive, lidhur me këtë incident, silleshin rreth Gjorgjeviqit.

Ai tha se Ministria kishte informuar Prokurorinë e Përgjithshme të Informacionit Operativ për trupat në Batajnicë më 31 maj 2001. ‘Pesë gropa u mbushën plot. Kishte rreth 35 apo 36 kufoma të veshura në gropën e parë. Të gjithë dokumentet e tyre ishin mbledhur. Ata ishin shqiptarë etnikë. Kishte një numër total prej 600 kufomash’, tha ai duke shtuar se autopsitë u bënë më vonë. Karleusha tha se në total ishin gjetur 900 viktima në varret masive në Batajnicë[37] dhe atyre të zbuluara më vonë në Petrovo Selo[38]  dhe  Peruçac[39]. Dëshmitari tha se kishte marrë shumë kërcënime si kreu i këtyre hetimeve, madje ishte quajtur tradhtar nga populli serb. Deri më tani tetë ish-policë serbë janë akuzuar për vrasjen e 48 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë më 26 mars 1999. Ndërkohë ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Radomir Markoviq tha se ai kishte dëgjuar për herë të parë mbi këtë krim kur kishte hyrë në burg në vitin 2001. Markoviq,  po kryen një dënim të gjatë për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliq, tentativën për të vrarë liderin e lëvizjes Lëvizja e Rinovimit Serb (SPO), Vuk Drashkoviç në Budva dhe vrasjet e katër zyrtarëve të kësaj lëvizjeje në autorrugën e Ibarskës.”[40]  “Me 2001-tën ia ofroi  Tribunali krejt  informatat që i kishin mbledhur dhe i dha deklaratë njërit hetues të Tribunalit, duke përshkruar përmasën  e dëmeve të luftës: 9.895 prej 11.955 shtëpive ishin shkatërruar; katër xhami ishin shkatërruar dhe 11 ishin dëmtuar; ua dha edhe listën 500 personave të vrarë.”[41]

8.1.33. Masakra e Padalishtës – Cerkolezit  të Istogut – aziatët serbë vrasin ekzekutojnë edhe fëmijët

Masakra  nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare në Cerkolez është  bërë  më datën 26 mars 1999. Në këtë masakër  janë  vrarë dh masakruar  19  anëtarë të lagjes Ymeraj, prej moshës 2 e deri  në moshën 76 vjeçare.”Tetë anëtarët e familjes  Baki Imeraj, u dëbuan me forcë nga  shtëpia dh u vranë  para  shtëpisë së vetë. Banorë tjerë të  fshat Padalishtë janë vrarë në shtëpitë e     tyre  dhe në një shtrat përroi afër  fshatit. Gjithsej janë vrarë  afër  20 shqiptarë të Kosovës nga  Padalishta”  shkruan në aktakuzën e ndryshuar për të dytën herë kundër Sllobodan Millosheviqit, Milutinoviqit, Shainoviqit, Ojdaniqit dhe të Stoilkoviqit IT-99-37, dorëzuar  nga Prokuroria më 29.10.2001 në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për  ish Jugosllavinë.”[42] (

Në një raport të KMDLNJ-së, me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: “Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë u masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16-vjeçare). Me të parë këto informacione, disa banorë të fshatit Cerkolez të komunës së Istogu, fshat fqinj me Padalishtën ku kanë ndodhur masakrat, kanë shkruar në Facebook se në këto lista gjenden edhe disa bashkëfshatarë të tyre që dyshohet se morën pjesë në masakrën ndaj familjes Imeraj, ku u vranë dhe u masakruan 19 qytetarë të Kosovës, që ishin civilë.  Kjo listë e publikuar përmban emra të serbëve të fshatit Cerkolez të cilët masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, disa nga këta serbë gjinden në fshatin Cerkolez dhe ushtrojnë aktivitete. Me rëndësi është rasti se Goran Vuiçiq dhe Malisha Tijaniq kanë qenë deri vonë roje të Urës së Ibrit dhe  paramendoni, momentalisht janë pranuar dhe ushtrojnë detyrën e policit në Policinë e Kosovës, e për më saktë janë të angazhuar si roje të kishës në qytetin e Istogut”, ka deklaruar njëri nga banorët e fshatit Cërkolez. Në këtë masakër është shuar pothuajse një familje e tërë. Mësuesi Bekë Imeraj, pesë vajzat, djali i tij 2-vjeçar si dhe nëna e tij, janë vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore. Ndërsa ka shpëtuar djali i tij i madh dhe gruaja e tij, e cila ka dëshmuar  kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë për ngjarjen e tmerrshme se si u masakruan për së gjalli familjarët e saj. Në lidhje me këtë masakër makabre deri më sot nuk ka asnjë aktakuzë, e askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar për pjesëmarrje në të, gjë që ka revoltuar shumë familjarët e të vrarëve.”[43]

8.1.34. Masakra e serbëve aziatë në Gradicë të Istogut – që ekzekutojnë fëmijë,  dhunojnë seksualisht vajzat minorene shqiptare dhe për së gjalli i hedhin në bunar.

Më 13 prill 1999, janë masakruar dhe  dhunuar 9 anëtarë të familjes  Lipaj.[44] Sadizmin   dhe  mizorinë  serbe  gjatë përdhunimit e hasim  edhe në dëshminë Dominique Lecomte, udhëheqëses së Institutit  Mjeko – Ligjor të Parisit, e cila  qëndroi në  Kosovë me  mandat të Gjykatës Penale  Ndërkombëtare për ish  Jugosllavinë. Teksti në vijim në tërësi është  marrë  nga  libri i  Bardhyl  Mahmutaj, Mashtrimi i madh. “Një sprovë në mes  aq sprovave tjera: sapo u  zhyta në greminën e  vdekjes. Vetëm të vdekur! Sapo  kaluam shtatë ditë punë në një varrezë masive, një fushë ku toka ishte  rrotulluar në thellësi.  Ka afër njëqind e pesëdhjetë trupa  burrash, sidomos burra  të vrarë me plumb,  shumica e të cilëve  vinin nga pushkët e luftës, plumbat e  të cilëve provokonin  shkatërrime  të brendshme të  tmerrshme. Disa  kishin vonuar derisa kishin vdekur dhe kishin përfunduar me nga një plumb në  zverk. Shumë kishin qenë duke ikur sepse ishin vrarë pas  shpine. Gjatë tërë  kësaj kohe  thosha:« Është luftë dhe  çdo luftë  shkakton të vdekur»  (…) Gjatë  njëzet viteve  kam parë çdo ditë tmerre, por kam përshtypjen se ky mision  i pasluftës i tejkalon të gjitha.  Kam para syve  gjurmët më të llahtarshme  të natyrës njerëzore (…) Në fushën tjetër  janë varrosur rrëmujshëm me mushama të gjelbra, njerëz  sipas të gjitha  gjasave  nga  qyteti, sepse ishin veshur mirë.

Gati të gjithë kishën gjurmë torturash. Nyjet e  duarve dhe të  këmbëve u ishin thyer (…) Fryma të zihej  nga  era e djegies, e bërllokut dhe e të  vdekurve që lëshonin shtëpitë e rrënuara dhe pa kulm (…) «Në fund të bunarit ka gra », tha njeriu që ishte tepër i shqetësuar. Kishte të drejt! Me të vërtetë ishte pika kulmore  e tmerrit! Do të bëjmë çdo gjë që t’i nxjerrim! Materiali i rëndë i xhenios, me të cilët bashkëpunonim qe disa  ditë, u vu në lëvizje. Hapi një të çarë për të depërtuar në fund.  Lopatëzat depërtuan dhe e hapën. Pastaj  nxorën gërmadha dhe trupa  grash të varura si kukulla në thonjtë e lopatës. Unë e drejtoja  makinën që trupat të vendoseshin me kujdes mbi mushamatë në tokë. Janë të ruajtura  mirë, por, duhet punuar shpejt sepse  dekompozimi dhe mizat fitojnë në kohë. Unë dhe kolegu im, këmbadoras, i zhveshim kufomat, teshat ishin plot ujë. Mushamatë janë të shtrira që të na mbrojnë nga  shikimet. Ekzaminimi mjekësor është shumë  i mundimshëm: këto gra ishin dhunuar dhe hedhur për së gjalli në bunar, ku janë mbytur. Në këtë  fshat, çdo gjë është bërë rrafsh: Burrat e grumbulluar janë vrarë me mitraloz pranë një muri të bërë shoshë nga plumbat (…)

Në një fshat tjetër, kanë hyrë në shtëpi  edhe kanë vrarë të gjithë anëtarët e familjes: gjaku i thatë shihet gjithkah, gratë edhe fëmijët janë vrarë në sytë e burrave, të cilit pastaj u vranë në rrugë, me  nga një plumb pas shpine. Më kujtohet një vend ku të gjitha shtëpitë ishin të rrënuara. Një burrë na tregonte  goditjet e plumbave  në mur dhe grumbullin e hirit në oborr, duke  na shpjeguar  se plaku që ruante shtëpinë ishte vrarë me një plumb dhe ishte djegur në zjarrin e shtëpisë. Nga  shtëpia në shtëpi na tregonte të njëjtin skenar dhe në fund na dërgoi te një tendë e bardhë  që ia kishin ngritur organizatat ndërkombëtare, ku strehohej familja e tij. Dëshironte të na kënaqte me diçka  dhe na  solli një tabaka  me gota  me shurup dhe nga një shtambë i mbushi  me ujë. « Është ujë bunari » – na  tha ai. Për një çast u ndala. Shikimi im u kryqëzua me të kolegut tim. Në kujtesë kam dramën e bunarit dhe e kam  vështirë ta pi këtë. Gotën e mbajta  në dorë për një kohë të gjatë sepse kisha  frikë mos  lëndoja  nikoqirin. Kolegu im, duke parë hutimin tim,  e mori dhe e piu me një gjest miqësie dhe ndarje  dhimbjeje. Më vinte turp! Atë ditë u largova me kokën poshtë sepse me të vërtetë nuk u tregova e guximshme(…).”[45]

8.1.35. Masakra në Landovicë e Prizrenit

Më  26 mars 1999, në fshatin Landovicë ushtarët serbë me armë të rënda  kanë granatuar shtëpinë ku ishin strehuar shumë shqiptarë që ishin dëbuar  nga vendbanimin i tyre  apo që kishin ikur nga frika dhe paniku. Aty janë vrarë  23  shqiptarë.

8.1.36. Masakra në fshatin Mamushë e Prizrenit

Mamusha  me popullsi etnike turke  ishte menduar si një  strehim i mirë i shqiptarëve nga  hordhitë vrastare serbe. Por puna nuk doli ashtu. Policia  serbe u futë edhe në këtë  fshat, ku vrau dhe masakroi 18  civilë, në mesin e të cilëve edhe 7 banorë të Mamushës. Pas masakrës së bërë policia serbe: “… gjithë popullatën  shqiptare  të tubuar nga disa fshatra  të Rahovecit dhe Prizrenit të strehuar në këtë fshat, rreth 40.000 banorë i nxorën në rrugë për t’i dëbuar për Shqipëri” të bazuar   projektin  “PATKOI”.

8.1.37. Masakra në Dardhishtë e  Krushecit të komunës së Obiliqit

Më  27 mars të vitit 1999 forcat policore ushtarake e paramilitare në fshatin Dardhishtë  kanë masakruar  11 anëtarë të familjes  Rama.

8.1.38. Masakra dhe holokausti në Gjakovë – aziatët serbë vrasin, ekzekutojnë dhe djegin edhe fëmijë

Në rrugën time, vdekja s’ka më vend.”

“Kështu mes tjerash shprehet poetesha gjakovare Mevlyde Saraçi, në një poezi kushtuar masakrës së 2 prillit të vitit 1999, e njohur si “Masakra në familjen Vejsa”. Si mund të paramendohet vrasje e më pastaj djegia e 21 njerëzve, të gjithë gra e fëmijë pa as më të voglin faj e mëkat...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e gazetës :”Zëri” si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info, http://zeri.info/aktuale/37035/masakra-qe-dogji-per-se-gjalli-21-gra-e-femije-ne-gjakove/ ).

Gjakova  gjatë vitit 1999,  ka pësuar  shumë nga dhuna dhe persekutimet  policore, ushtarake dhe paramilitare  serbe. Më 27 mars 1999, përveç shumë familjeve të tjera vriten dhe masakrohen 6 anëtarë të familjes Çerkezi (të gjithë meshkuj të rinj) shpëton vetëm nëna. Ja çka  deklaron dëshmitari  Faton Polloska, anëtar i administratës  publike të Gjakovës, që hyri në shtëpinë e Lulzim Vejsës dhe nxori  njëzet trupat: ”… pa jetë, që ishin djegur deri në atë shkallë, saqë më nuk njiheshin [(Koha Ditore,2016) Fejton, Tribunali  i Hagës-Prill 1999 (III). Djegia e kufomave. Dt.26 shator 2016, f.12)] Në Aktakuzën  kundër Millosheviqit  dhe  grupit të tij  lidhur me këtë rast shkruan” Me 26 mars 1999 në Gjakovë, në shtëpi në Rr. “Ymer Grezda”, nr. 134a, forcat  e RFJ-së dhe të Serbisë gratë  dhe fëmijët i ndanë nga burrat dhe u urdhëruan të ngjiteshin në katin e sipërm. Atëherë forcat  e RFJ-së dhe të Serbisë vranë me armë  zjarri  të gjashtë meshkujt shqiptarë të Kosovës që ishin në këtë shtëpi.[46]”  “Mbi 60-të shqiptarë të lagjes së I-rë në Gjakovë janë masakruar nga forcat serbe, në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999. Në atë lagje u qëlluan dhe u dogjën të gjallë burra, gra e fëmijë. Flaka që dilte nga shtëpia e familjes Vejsa tronditi të gjithë banorët e qytetit. Krismat e automatikëve nuk kishin të ndalur. Shtëpia digjej bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e të vrarë. Njëzet vetë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në shtëpinë e Lulëzimit u ngjitën në qiell bashkë me flakën që dogji trupat e tyre për ta sjellë dritën e lirisë.

Kështu shkruan KOSOVAPRES, më 1 prill 2016, me rastin e 17 vjetorit  të masakrave në Gjakovë dhe Lubeniq të Pejës.[47] Gjakova bën pjesë në një ndër vendbanimet kryesore të Kosovës, që kanë qenë cak i gjenocidit dhe holokaustit serbe mbi shqiptar. Musa Kurhasku,  shkruan   për natën e  Shën Bartolomeut  që ka ndodhur  më  30 mars 1999. Por  “Netët e  Shën Bartolomeut” në  Gjakovë, siç i përmend  dhe  Musa  Kurhasku, kanë ndodhur në  mars, prill, maj dhe  qershor 1999.  Duhet  theksuar   edhe   14 qershorin 1999 kur  katër ditë pas  nënshkrimit të Marrëveshjes së  Kumanovës, kur Serbia e nënshkruan  kapitullimin   ajo  kishte planifikuar   djegien e Gjakovës,    duke e rrafshuar atë  përtoke dhe duke  vrarë dhe  shfarosur  tërë popullsinë e mbetur, por që pas  intervenimit të njësive ushtrarake  italiane, ky   gjenocid   ndërpritet. Por kush ishte  heroi  i   vërtet  i këtij  shpëtimi?  Lexoni  tekstin e mëposhtëm që të kuptioni!

“Më 14 qershor 1999, Gjakova u zgjua e çliruar nga trupat ushtarake pushtuese  serbe. Por a e dini se kush ishin heronjtë e vërtetë?! David Chater, është i njohur për qarqet shqiptare, si reporteri i televizionit Sky News, të cilët më 13 qershor 1999, shfaqën reportazhin “Çlirimi i Gjakovës”. “Davidi, ishte reporteri i parë i huaj që kishte hyrë në Gjakovë, pas 78 ditë luftimesh të përgjakshme. Ai nuk ishte në dijeni se në ato momente Gjakova po digjej flakë nga të katër anët, nga forcat serbe. Qytetarët e dërrmuar gjakovarë,  të lodhur nga masakrat serbe, iu lutën atij për ndihmë urgjente, ndërsa ai ktheu sërish automjetin në drejtim të Prizrenit, për të takuar forcat italiane të KFOR-it, të stacionuara në afërsi të Rogovës dhe për të përcjellë mesazhin e popullatës gjakovare. Reportazhi “Çlirimi i Gjakovës” u realizua më 13 qershor 1999, për televizionin SKY NEWS. Në këtë reportazh, Chater, raportonte se një grup qytetarësh gjakovarë, pikërisht në orën 15.15 minuta të datës 13 qershor 1999, tek Tyrbja e Shejh Shefqetit, i prenë rrugën automjetit të tij zyrtar. Ky mesazh ishte: ‘Urgjentisht hyni në qytetin e Gjakovës dhe parandaloni masakrën e forcave paramilitare serbe ndaj popullatës civile shqiptare.’ Komandanti i KFOR-t italian (të cilin e keni në këtë video), pranoi mesazhin nga Chater-i dhe vendosi të hyjë menjëherë në qytetin e Gjakovës, duke thyer rregullat dhe itinerarin e vendosur nga NATO. Në orën 16.45, autokolona ushtarake e forcave italiane të KFOR-it, hynë në qytetin e Gjakovës, duke hyrë njëherazi në historinë e këtij qyteti edhe David Chater dhe KFOR-i italian...[48]

Kombi  shqiptar dhe  qytetarët e Gjakovës këtë nuk guxojnë ta harrojnë.  Komandanti i KFORI-t italian  dhe  gazetari  David Charter  duhet të jenë pjesë e memories  kolektive  jo vetëm të gjakovarëve por edhe të kombit  shqiptar, andaj   ata  e kanë merituar  që të   ftohen   dhe të  dekorohen për  gjestet   humane, të shpëtimit të Gjakovës  dhe të  qytetarëve të këtij   qyteti. Këtë  duhet ta bëjnë  Kuvendi i Shqipërisë, Kuvendi i Kosovës, Kuvendi i Gjakovës  dhe kryetarët e  Shqipërisë dhe të  Kosovës.  Sipas  Musa Kurhaskut: “ …35  kriminelë serbë morën  pjesë  në vrasjen e 750 shqiptarëve  dhe rrëmbimin e 680 tjerëve nga  Gjakova”. Më pas ky autor në artikullin: “ Nata e Shën Bartolomeut në  Gjakovë;  Si  u krye  operacioni  “Djegie  dhe vdekje  në Gjakovë” në mes tjerash  shkruan: “Ishte ora 20.00 kur filloi operacioni  dhe realizimi i   planit “ Djegie dhe vdekje në Gjakovë.” Në Gjakovë kishte arritur kapiteni Milan  Iviçiq. Në zyrën e madhe  të  sigurimi shtetëror  shpaloset harta e madhe  e Gjakovës. Jepet urdhri  që tragjedia të fillojë me djegien e Çarshisë së Vjetër (…) Ditët e tmerrit për popullatën shqiptar   filluan pikërisht kur NATO-ja kishte filluar bombardimet  ndaj caqeve në “ Jugosllavi”/ Shih më shumë: Musa Kurhasku (2009) “ Nata e Shën Bartolomeut në  Gjakovë! Dhe  si  u krye  operacioni  ”Djegie  dhe vdekje  në Gjakovë”/.[49] 

Sipas këtij    artikulli djegia e Çarshisë së Vjetër (simbolit të autoktonisë kombëtare- H.H.) fillon nga kafiteria “Veranda”, duke  marrë  përmasa  shkatërruese deri  në lagjen e Mulla Jusufit.[50] Në anë tjetër,  drejtori i dhunshmëm i spitalit  të qytetatit, Sava Stanojeviq, jep urdhër  që të masakrohet dr. Izet Hima, ndërsa për të fshehur këtë  akt  kriminal vriten dhe masakrohen disa   anëtarë të familjes   Zherka.[51]  Ekipin për   zbatimin e holokaustit dhe të gjenocidit :”Djegie dhe vdekje”  e përbënin: Momçillo Stanojeviq, kryetari i dhunshmëm i komunës; Sava Stojanoviq, drejtor i  dhunshëm i spitalit të qytetit; kapiteni Millan Iviçiq; Momçillo Stojanoviq, pop ortodoks; Zoran Mirkoviq; Sllobo Kovaç, kryeinspektor, Vlladan Miloviq, Nenad Panteviq, Zoran Doganxhiq dhe  gjakprishuri shqiptar  Muharremi  i  Osek Hylës[52].  Janë këto  adresa  të  personave  të cilët  duhet  dërguar  para drejteësisë  që të marrin  dënimin e merituar. Kjo nuk guxon të kalojë në heshtje. Të gjithë këta  kanë marrë pjesë ne planin “Djegie dhe vdekje” në Gjakovë.

“Zoran Mirkoviqi, Beli dhe Bobani, që të tre postierë, më 25 mars 1999, në ora 22.30 “…fillojnë piromaninë – djegien e shtëpive  afër  godinës së zjarrëfiksëve. Këta me veti  i kishin edhe 25 policë serbë, të cilit kishin për detyrë të kapnin  meshkujt, kurse femrat dhe fëmijët t’i dëbojnë. Këta tre kriminelë   gjatë kësaj nate kanë  ekzekuatuar: Skënderin (43 veç)  dhe Rajmondin (15 vjeç) Ibrahimin, Naser Thaçin, Qazim Musën, Bekim Osmanin,  Afrim   e Basim Kocin, Sylejman Ymerin, Remzie  dhe Sylejman  Bejtullahun. Këta   kanibalë  kanë ekzekutuar edhe nje person tjetër gjatë kësaj nate, por që ka mbetur i paidentifkuar.”[53]  Musa   Kurhasku, më pas  shkruan  për  ekzekutimet  që i kanë bërë  Sllobo Kovaçi, kryenspektori; Dragan dhe Vlladan Milloviqi,  si dhe  gjakprishuri, Muharremi i Osek Hylës. Këta kanibal kanë  ekzekutuar  në teqenë e Sheh Zenel Danës  Fahriun dhe  Eminin, të dy djemtë e shehut, babë e bir,  Arif dhe Urim Bytyçin dhe  një mik tjetër të shtëpisë.

Këta lugetër të etur për gjak shqiptarësh ishin   nisur   për  viktima të reja. Kishin zgjedhur lagjen “GECË” të  familjeve  Kurhaskëve që numëronin  50 anëtarë, por   aty ata nuk kishin gjetur asnjë  frymë të njerëzve.  Lugetërit e dëshpëruar   që ishin edhe piromanë u vunë flakën  10 shtëpive  të këtyre familjeve. Kanibalët Zoran Markoviqi – Rusi dhe  Zhika   masakrojnë Nexhemdin Zherkën duke  e prerë me bajonet në fyt dhe duke ia  hequr kokën. Po këtë veprim e bëjnë edhe ndaj babait të tij Qamilit. Këta lugetër nuk kursejnë  as vajzën   Arbëreshën e cila tenton të ikë, por këta  lugetër e vrasin pa mëshirë. Gjatë kësaj nate  të “Shën Bartolomeut” në Gjakovë ekzekutohet  Mehmet  Haxhi Morina, ndërsa  kanibalët Nenad Panteviqi dhe   Zoran Doganxhiqi, ekzekutojnë profesorin e  artit Shefqet Prushinën.”[54]

Burimi: Mr. Kadrush Radogoshi, Gjakova në  shtratin e prokrustit serb (I) https://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=184

FOTO: Përmendorja e   anëtarëve të vrarë  të familjes

Burimi: Artan.Z. Haraqia (2015. Masakra  që  dogji për së gjalli 2i gra e fëmijë në Gjakovë. Gazeta “ Zëri” , dt.14 qershor 2015

8.1.39. Masakra në fshatin Izbicë tëSkenderaj

“Së paku 4.500 vetë  në Izbicë dhe fshatrave të të  tjerë  përrreth u rrethuan në një lëndinë në Izbicë. Më 28 mars 1999, forcat e RFJ-së dhe  të Serbisë rrethuan fshatarët dhe  iu afruan atyre, duke u kërkuar para. Pasi iu vodhën  fshatarëve  artikujt me vlerë i ndanë burrat nga  gratë dhe fëmijët. Meshkujt  i ndanë në dy grupe. Njërin grup e dërguan në një kodër të afërte dhe tjetrin në shtratin e një përroi të afërt. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë qëlluan mbi dy grupet e burrave dhe rreth 116  shqiptarë  të Kosovës  i vranë. Gjithashtu, më 28 mars 1999, gratë dhe fëmijët që ishin mbledhur në Izbicë u detyruan të largohen dhe të ecnin këmbë drejt Shqipërisë. Dy plaka  të paafta  ishin  ulur në  rimorkio të   një traktori dhe nuk mund të ecnin. Forcat e RFJ-së dhe të Serbisë, ia vunë zjarrin rimorkios dhe të dyja plakat u dogjën të gjalla (Shtojca F, plakut quheshin: Zyre  Fejza  dhe  Zojë Osmani)[55] Në këtë masakër janë   vrarë dhe masakruar 147 shqiptarë.

Burimi: Gazeta  Express, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 19-vjetorin e masakrës në Izbicë, ku u vranë 147 shqiptarë nga forcat serbe dt.28 mars 2018
Lexo më shumë në:

https://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-masakra-ne-izbice-histori-e-dhimbshme-ne-kosove-517221/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright.    Shih edhe video incizimin: https://www.youtube.com/watch?v=od45ckxZmfg

8.1.40. Masakra në Matiçan të Prishtinës

Më 28 mars 1999, siç u tha ishte  Ditë e Bajramit, kur  kriminelët serbë kanë vrarë 21 shqiptarë në mesin e tyre edhe  disa nxënës.

8.1.41. Masakra në Beleg të Deçanit

Masakra në Beleg të Deçanit  është kryer  më 28-29  mars 1999 – Ditën e Bajramit. Me këtë rast janë vrarë dhe masakruar 66 shqiptarë të Belegut  dhe  të fshatrave përrreth: Drenoc, Glloxhan , Irzniq  etj.

Burimi: https://www.google.com/search?q=masakra+ne+beleg+te+decanit&tbm=isch&source=iu&ictx=1&fir=-iqEMhrPI7lGbM%253A

8.1.42.Masakra në Dumnicë të Poshtme të  Podujevës

Ky vendbanim   i shqiptarëve, më 11 prill 1999, është garantuar nga ushtria jugosllave, ku nga granatimet   kanë vdekur 6 shqiptarë, nga  të cilit tre kanë qenë fëmijë.

8.1.43. Masakra në Lagjen “Baire” të Mitrovicës

Më  29 mars 1999, ushtria serbe  në lagjen “Baire” të Mitrovicës, i ka  pushkatuar  10 shqiptarë nga të cilët: 4 pleq, 2 femra e  2 meshkuj të cilët ishin të palëvizshëm.

8.1.44. Masakra e  Muçibabës

Masakrat ne  komunën e   Gjilanit  kanë filluar  më 13 korrik të vitit 1998, kur  në fshatin  Muçibabë janë ekzekutuar  katër shqiptarë[56] . Në këtë fshat   paramilitarët serbë që   ktheheshin nga  Pasjani  kanë ekzekutuar  mësuesin Agush Rexhepin (25 vjeç) dhe vëlllain e tij Sejdi Rexhepin (20 vjeç), Mirnes Hajdinin 18 vjeç  dhe Menderes Hajdinin 21 vjeç.

8.1.45. Masakra  e Llashticë

Masakra e Llashticës në  këtë fshat është bërë me datën 30 mars 1999, me  ç’ rast  janë vrarë 26 shqiptarë, në mesin e tyre edhe  fëmija, Fisnik Ramadani, 3 vjeçar, i cili ishte djegur në prehër të nënës.

8.1.46. Masakra e Burimit (Joviqit) të Malishevës

Masakra është bërë më datën 31 mars 1999, me ç’rast janë vrarë brenda një dite  42 shqiptarë. Të nesërmen janë masakruar kufomat e tyre. Shqiptarët e masakruar ishin të moshës nga 14 deri me 72 vjeç. Në rrjetet sociale është publikuar një video nga Masakra e Burimit. Kjo ishte  masakra më  madhe në komunën e Malishevës, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit,  tek “Vrella e Mëhillit” në Burim (ish Joviq). Të vrarët kanë qenë  kryesisht nga fshatrat Dragobil dhe Astrazub dhe të tjerë, të strehuar në këtë pjesë, gjatë gjenocidit serb në Kosovë (…) Edhe pse kjo është masakra me më së shumti të vrarë në territorin e komunës së Malishevës, deri më tani, nuk është ngritur asnjë padi dhe rrjedhimisht nuk është dënuar askush, për këtë masakër të kryer nga kriminelët serbë.”[57]

8.1.47. Masakra e Pastasellit të Rahovecit 

Është kryer më 31 mars 1999. Janë ekzekutuar dhe masakruar  106  shqiptarë, të gjithë  civilë. Kufomat e tyre janë dërguar në drejtim të panjohur.  Me rastin e përkujtimit   të kësaj masakre thuhet: “Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’u kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 17 vitesh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.”[58]


19 vjet nga masakra në Pastasellë

Burimi: http://www.kosovapress.com/sq/lajme/19-vjet-nga-masakra-ne-pastaselle-155979/ )

8.1.48.Masakra e  Lubeniqit të  Pejës

Kjo masakër është bërë më 1 prill 1999. Janë vrarë rreth  75 shqiptarë, të gjithë civilë. Lidhur me këtë masakër  nga  gazeta “Express” kemi nxjerr  një artikull ku thuhet: “​Dëshmitar i pushkatimit të 75 banorëve të këtij fshati ishte edhe Maxhun Alimehaj. Ai u shtir si i vdekur për t’i shpëtuar masakrës së 1 prillit 1999. Përvjetori i 15 i kësaj masakre është përkujtuar të martën në Pejë në një akademi përkujtimore të mbajtur në teatrin e qytetit. Aty ishin edhe shumë fëmijë që masakra e 1 prillit i ka lënë jetimë. Nga shteti nuk po trajtohen njëjtë sikur edhe jetimët e dëshmorëve.


‘Kini kujdes, mos shkelini mbi gjak sepse po i ndani fëmijët e dëshmorëve nga fëmijët e martirëve. Fëmijët jetimë nuk bën të ndahen, ata duhet të afrohen njëjtë. Mos bëni dallime mes tyre. Bëhuni më të ndërgjegjshëm për fëmijët jetimë!”, iu drejtua pushtetarëve e veja nga Lubeniqi, Elhame Haradinaj, së cilës buza në vaj vazhdimisht ia ndërpriste fjalët. Në të dy masakrat e Lubeniqit janë vrarë 75 veta, kurse eshtrat nuk i janë gjetur ende edhe 13 prej tyre. Dëshmitari i gjallë  i asaj masakre Maxhun Almehaj  thotë se në prillin 1999, herët në mëngjes forcat paramilitare, policore dhe ushtarake serbe, pasi rrethuan fshatin dhe ndanë burrat nga gratë, këtyre të fundit u thanë të ecnin drejt Shqipërisë.  Në atë kohë Maxhuni që ishte 57 vjeç, thotë se serbët filluan t’i pushkatojnë dhe nga rafalët, ai u godit në këmbë. “U shtriva afër vëllait tim i cili kishte vdekur dhe unë pastaj me shpresë që mos po shpëtoj, u shtira se kinse jam i vdekur. Pasi kanë rënë të gjithë përtokë, serbët i kanë ndalë rafalët dhe pastaj kanë hipur me këmbë mbi ne duke kontrolluar se mos ka mbetur dikush gjallë.

Nëse vërenin dikë se jepte shenja jete e goditshin me nga dy plumba”, rrëfen ai. Por plumbi i vetëm që kishte marrë në këmbë Alimehaj nuk ka qenë i fundit, ngase duke u larguar, një prej serbëve lëshon edhe një rafal prapa dhe një plumb e godet atë sërish në këmbë. “Pasi janë larguar me mendimin se ne kemi vdekur të gjithë, unë kam qëndruar i shtrirë edhe nja tri orë dhe jemi ngritur  ngadalë të gjithë të plagosurit dhe jemi shpërndarë. Unë bashkë me të plagosurin Muharrem Bobin kemi hyrë në një shtëpi aty afër, e cila ka qenë e djegur pas masakrës së parë në maj të vitit 1998, kur u patën vrarë nëntë bashkëfshatarë nga forcat serbe”, kujton ai. Rreth orës 13:00, sipas tij, serbët janë kthyer sërish te kufomat dhe i kanë hallakatur nëpër rroba dhe kanë qëndruar në fshat edhe disa orë. Kah ora  22:00 kur kemi dalë  nga  shtëpia shiheshin shtëpitë tjera duke u djegur, kurse kufomat i kam pa  aty, por në mëngjes aty s’kanë qenë   se serbët  i kanë bartur gjatë natës, kujton Alimehaj çastet kur ka ikur natën nga fshati dhe ka dalë në bjeshkë, ku është takuar edhe  me mbi 400 të tjerë që kishin ikur nga disa fshatra të Dukagjinit.

Nga aty ka dalë në Rugovë, ku e kanë mjekuar  mjekët e UÇK-së të Brigadës ‘136’. Nga  aty ka dalë në Mal të Zi e pastaj në Shkodër, ku edhe ka vazhduar mjekimin.”[59] Serbia  në vend se të ndjekë kriminelët serbë,  që kanë vrarë qytetarë të pa armatosur dhe  civilë të pafajshëm,  ajo shpërblen  lugetërit serbë që masakruan  banorët e Lubeniqit, ajo i shpërblen  ata, me qëllim që t’i inkurajojë dhe   egërsoj akoma më shume ndaj shqiptarëve. Në  përvjetorin e 19,  të  masakrës  serbe në  Lubeniq, mediat    serbe   shkruajnë  për femrën  serbe, me  emrin, Liljana Zikiq – Kargjorgjeviq, e cila ishte   vrarë, siç shkruajnë mediat serbe në luftë për mbrojtjen e  Serbisë.  Mediat  shkruajnë  se Liljana Zikiq  Karagjorgjeviq:”… është vrarë  në moshën 43 vjeçare gjatë kryerjes së detyrave  luftarake. Ka qenë vullnetare e  UJ gjatë  agresionit të NATO-s  në RFJ-së dhe të veprimit  të terroristëve shqiptarë në Kosovë dhe Metohi në Brigadën 125 motorizuese. Është dekoruar me medaljen  për merita  në fushën e mbrojtjes  dhe të sigurisë të shkallës së parë.  Kujtimi për të jeton përmes vjershës: “Do ta mbroj  Serbinë  edhe kur të jem e vdekur!”[60] Nuk kam koment.  Varrezat dhe të masakruarit  civilët shqiptarë janë përgjigja  më e mirë për të  kush është, për çka ka luftuar dhe për çka ka vdekur. Varrezat  në këtë  fshat janë akuza  më e madhe për te  dhe popullin serb.

8.1.49. Masakra e Cërcës së Istogut

Masakra është kryer  më 1 prill 1999 nga policia  serbe, e cila  dogji dhe masakroi 6 anëtarë  të familjes Rexha.

8.1.50. Masakra në Nagac të Rahovecit

Në këtë fshat ishin strehuar  rreth 20.000 shqiptarë, të  dëbuar dhe të ikur me panik nga  krimet  serbe. Më   28 mars 1999, fshati ishte plaçkitur dhe disa banorë  shqiptarë ishin ekzekutuar – Ditën e Bajramit. Më 2 prill 1999, fshati bombardohet me aeroplan. Shumë shqiptarë pësuan nga bombardimet, shumë mbeten nën rrënoja të shtëpive. Në këtë fshat u vranë  31  shqiptarë, nga Brestoci, Nagaci, Krusha e  Madhe etj. Popullata pastaj u dëbua  për  Shqipëri.

 8.1.51. Masakra dhe holokausti  serb  në fshatin Potërq të Epërm 

   të Klinës

Masakra  është bërë më 22 mars1999,  kur forcat serbe  ndajnë meshkujt nga femrat (në mesin e meshkujve kishte edhe  fëmijë nën moshën 16 vjeçare). Meshkujt e ndarë janë dërguar  jo larg fshatit, ku janë ekzekutuar 11 shqiptarë meshkuj, në mesin e të cilëve siç u tha kishte  edhe nën moshën  16 vjeçare.

8.1.52. Masakra  në Sopi të Suharekës

Më  2 prill 1990, forcat  policore ushtarake dhe paramilitare  u futën në fshatin Sopi dhe në mënyrë mizore vranë e masakruan 35 shqiptarë  të këtij fshati dhe të fshatrave përrreth.

8.1.53. Masakra  dhe  holokausti serb në Kralanin e Gjakovës

Brenda  tre ditësh, 2-4 prill 1999, në fshatin Kralan të Gjakovës, mizorisht janë vrarë dhe masakruar 87 shqiptarë, banorë të fshatit dhe të  vendbanimeve tjera nga  Klina, Malisheva dhe Gjakova. Disa  janë djegur.

8.1.54. Masakra  në Dragodan të Prishtinës

Kjo masakër është kryer   më  3 prill 1999 nëpërmjet  aviacionit. Më kë rast janë vrarë 7  shqiptarë.

8.1.55. Masakra e Rezallës  së Skenderajt – forcat aziate serbe masakrojnë edhe  fëmijët e Rezallës

Masakra në Rezallë është kryer më 5 prill 1999. Edhe në këtë  fashat ndahen burrat nga  gratë dhe fëmijët.  Janë ekzekutuar dhe masakruar  38 (tre kanë shpëtuar) banorë  Nga të masakruarit 29 kanë qenë nga Rezalla, 7  nga Marina, 1 nga Llazica dhe 1 nga  Prekazi. Të masakruarit kanë  qenë nga mosha 13 –  90 vjeçare.

8.1.56. Masakra e Llapçevës së Malishevës

Kjo masakër është kryer më 5 prill 1999. Forca paramilitare, policore dhe ushtarake kanë vrarë 8 veta.

8.1.57. Masakra në Kokaj të Gjilanit 

Masakra është bërë mbi  6 shqiptarë të ekzekutuar më 5 prill 1999.

8.1.58. Masakra e Vërbicës  dhe   e  Zhegovcit

Edhe Vërbica e Zhegovcit ka përjetuar të njëjtin fat, sikurse fshatrat tjera të Gjilanit. Ofensiva serbe në këto rajone nuk ka kursyer as fëmijë, pleq e gra. Çka dëshmojnë dëshmitarët e atyre ditëve të tmerrit, apo  si  e shohin ata tani masakrën? Sipas dëshmitarëve dhe aktivistëve më 15.04.1999 në ofensivën serbe, e cila udhëhiqej nga ushtria e rregullt e ndihmuar edhe nga policia janë vrarë tek vendi i quajtur:“Te Hanët e Zhegovcit”: Hanumshahe Abdullahu-Zymberi e lindur më 02.10.1962, Tefik Vehbi Zymberi, 21.12.1960, Ramadan Hysen Hyseni 20.12.1954, Shaban Hysen Hyseni 06.07.1960. Sipas dëshmitarëve ky grup është vrarë nga grupet ushtarake policore dhe se ata janë vrarë në rroba civile. Mustafë Zymberi, vëllai i Tefik Zymberit, thotë se ky grup është vrarë nga njësitet speciale të Serbisë. Rreth 6.000 policë mendohet të kenë marrë pjesë në ofensivën e Zhegovcit.  Mustafa thotë se pas katër ditësh ka arritur të shkojë në vendin e krimit, ku janë groposur në një varrezë masive të gjithë të vrarët. “Policia dhe ushtria serbe për t`i humbur gjurmët i kanë varrosur kufomat me ekskavator. Kur e kam hapur varrin e kam identifikuar Tefikun, i cili ka qenë i masakruar” shprehet Mustafa.

Në të njëjtën, ditë sipas Remzi Hajrullahut, aktivist, janë vrarë Pajazit Misin Ahmeti, i lindur më 23.06.1971 dhe Alban Shaqir Ajeti, i lindur më 05.09.1978. Edhe dëshmitari tjetër Remzi Sylejmani nga Zhegoci thotë se këto vrasje janë shkaktuar nga njësitë ushtarake e policore serbe, që gjuanin nga fshati serb Parallovë. Këtë deklaratë Remzi Sylejmani e ka dhënë më 15 prill 1999 para komisionit për krimet e luftës në Gjilan. Për vrasjen e Pajazit Ahmetit ka dëshmuar Afrim Myrtaj (1974), i plagosur në ofensivën e Zhegovcit.

“Kam qenë afër Pajazit Ahmetit, ku kemi rënë në pritë nga forcat serbe. Ata menjëherëë kanë shtënë në drejtim tonin dhe unë kam marrë 9 plumba në trup, kurse Pajaziti ka vdekur në vend sepse ka pasur hiç më pak se 8-10 plumba në trup”, rrëfen Afrimi. Sipas Afrimit ofensiva e Zhegovcit ka nisur në orën 10.00 të paraditës së 15 prillit 1999. “Unë ashtu i plagosur dhe duke u vetëmbrojtur me të shtëna kohë pas kohe kam arritur që të ikja  dhe të shpëtoja.Afrimi sot është polic në njësitin e hetimeve kriminale në Gjilan. Në të njëjtën ofensivë janë vrarë edhe: Gafurr Hyseni i lindur më 18.06.1948, i vrarë në hyrje të fshatit Sllovi e Lipjanit. Më 16 prill 1999 në pjesën jugore të Zhegovcit, tek vendi i quajtur “Lugu i Demës” janë vrarë: Sahit Beqir Baftiu, i lindur më 1.01.1952, Shahin Beqir Baftiu (1959), Bahri Xhymshit Sadiku (1966) dhe Kastriot Sahit Baftiu, i lindur më 24.11.1985. Më 21 prill 1999 është vrarë: Bahtir Habib Jahiri, i lindur më 01.05.1975, në vendin e quajtur Bullaj. Më 21 maj 1999 janë vrarë: Ibrahim Xhemajl Pacolli (18.08.1960), i cili është vrarë në lagjen e quajtur “Nuhajt”, kurse Naile Abaz Jahiri, e lindur më 15.04.1912 është vrarë në prag të shtëpisë së saj. Për vrasjen e Naile Jahirit, e lindur në fshatin Marevc të Prishtinës me vendbanim në Verbicë, ka dëshmuar Fadil Jahiri nga fshati Verbicë.

Sipas këtij dëshmitari Nailja është vrarë nga një grup paramilitarësh nga  polici i quajtur Sllobodan nga fshati Llabjan si dhe një polic me emrin Pera nga fshati Prekovc. Më 16 prill 1999 është vrarë edhe Zylfije Gashi, e lindur më 05.07.1979, si dhe është plagosur Shqipe Gashi (1982). Më 15 prill 1999 nga e njëjta ofensivë janë vrarë tek “Lugi i Mrizit”: Sherif Sefë Sherifi, i lindur më 07.05.1943 dhe Enver Pacolli. Gjithashtu, më 15 prill 1999, por në vende të ndara tek vendi i quajtur “Bisag” janë vrarë: Ilmi Hysen Hyseni,  i lindur më 10.06.1966, Feim Ajeti, i lindur më 21.05.1983, Bashkim Ramadani, i lindur më 24.11.1982. Ky grup është vrarë në istikame. Ndërsa në lagjen Bilinicë, tek vendi i quajtur “Kodra e madhe” janë vrarë: Fadil Shemsi Ajeti i lindur më 15.02.1977, Ismet Ibrahim Ajeti i lindur më 29.03.1941 si dhe janë vrarë dy mysafirët Fatmir Ademi i lindur më 05.07.1966 dhe Blerim Ademi i lindur më 31.05.1979. Gjithashtu, më 15 prill 1999 në qendër të fshatit Zhegovc është vrarë me snajper: Ismet Hamdi Sadiku, i lindur më 25.07.1956.

Dëshmitarët Nazmi Beqiri dhe Bekim Sadiku kanë deklaruar se Ismeti është vrarë në rroba civile. Ismet Sadiku është ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe tek shkolla e fshatit në Vërbicë të Zhegovcit. Më 15 prill 1999 derisa po luftonte në Zhegovc, Muharrem Raif Ibrahimi i lindur më 02.08.1959 nga Gjilani detyrohet së bashku me shokët të tërhiqet në Marevc, ku edhe aty ballafaqohen me një sulm tjetër masiv të makinerisë serbe.  Në vijën e parë të frontit qëllohet nga një granatë, ku merr lëndime në shpatullë dhe këmbë. Plagën e kishte të madhe dhe të paevitueshme në mungesë të mjekimit adekuat. Të plagosur rëndë Muharrem Ibrahimin e gjen Basri Canolli-Shpendi (gjithashtu dëshmor i kombit), i cili e merr dhe e strehon tek familja e tij. Pas dy ditëve, më 21 prill 1999  vdes në odën e Halil Canollit, dhe varroset në varrezat familjare. Prej atje, më 19 shtator 1999,  rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Gjatë hulumtimit të dokumentacionit rreth veprimit të patologëve serbë dhe gjykatësve hetues në vendin e ngjarjes shihet se kanë bërë procesverbale, por në shumicën e rasteve ato janë bërë për N.N.  persona.

Në rastin e Vërbicës së Zhegovcit është gjetur procesverbali mbi zhvarrimin e tetë shqiptarëve të vrarë për eks-humacionin e tyre, e cila procedurë është kryer nga gjykatësi Zhivojin Jankoviq. Kufomat i ka shikuar patologu dr. Millorad Pavlloviq si dhe inspektori policor Bozhin Ristiq. Gjithashtu, nga dëshmitë që ka mbledhur Komisioni për krimet e luftës në Gjilan për vrasjet në Zhegovc, Vërbicë, Bresalc, Gadish, Sllakovc e Kishna Pole, ekziston dyshimi i bazuar se në këto treva gjatë ofensivave serbe ka vepruar Brigada 175 e Këmbësorisë së Leskocit nga Serbia. Çfarë dëshmoi në EULEX, ish polici serb për Dosjen e Zhegocit? Edhe pse nga EULEX-i në Gjilan ishte hetuar dhe marrë në pyetje një ish – polic serb si i dyshuar se ka marrë pjesë në krimet e kryera në Zhegoc të Vërbicës, kurrë asnjë hetim zyrtar ndaj tij nuk është zhvilluar ose të paktën kjo është mbajtur sekret. Ish polici serb V.I. nga Gjilani është marrë në pyetje para dy vitesh nga EULEX-i si i dyshuar për vrasjen e 12 shqiptarëve në Vërbicë të Zhegovcit e njohur si ofensiva e Zhegovcit e datës 15 prill 1999. Ish – polici serb nga Kamenica V.I., shef i njësitit policor për një lagje në Gjilan kishte rrëfyer në EULEX gjëra interesante, derisa EULEX e pati quajtur vetëm si “bisedë informative” deklaratën e ish – policit. Ish – polici serb ka dhënë detaje interesante dhe emra të mundshëm si të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve.

Ai ka deklaruar se në të njëjtën kohë, pra në prill të vitit 1999 ka qenë në Carralevë duke shërbyer. Por ai ka thënë se vrasjet në Zhegovc janë kryer nga njësitet për antiterrorizëm dhe njësia speciale e ardhur nga Serbia. Gjithnjë sipas këtij ish – polici në vrasjet e Zhegovcit kanë marrë pjesë edhe disa policë serbë nga Suhareka, të cilët e kanë folur mirë gjuhën shqipe. Madje i njëjti polic i dyshuar ka thënë se “Dosja e Zhegovcit” është në Beograd dhe për të gjitha vrasjet ekzistojnë dokumentacione, prova dhe materiale interesante. Ai e ka shfajësuar veten duke thënë se me të njëjtin emër ekziston edhe një serb në një fshat të Gjilanit. Megjithatë polici V.I. – është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me hetuesit ndërkombëtarë.”[61]

8.1.59.Masakra në fshatin Bardhaniq të Dushkajës së Gjakovës

Me 6 prill 1999, janë masakruar dhe janë djegur 7 shqiptarë  të komunës së Deçanit dhe të Pejës në shtëpinë  e Rrustem  Tahirit.

8.1.60. Masakra  në fshatin Abri e Poshtme e Drenasit

Masakra është kryer me 7 prill 1999, nga granatimet që ishin  bërë nga ushtrisë serbe e cila  ka granatuar malet e Çabiqit, ku  ishte strehuar popullata shqiptare. Me këtë rast janë vrarë 10 civilë shqiptarë të gjithë nga Çabiqi.

8.1.61. Masakra  te Përroi i Ratkocit dhe  Lagjja e Re e Kaçanikut

Në këtë masakër më 9 prill 1999, mizorisht janë vrarë dhe masakruar 58  dëshmorë dhe  martirë shqiptarë.

8.1.62. Masakra në Bresalc të Gjilanit  

Më 10 prill 1999 , në fshatin Bresalc të Gjilanit nga forcat paramilitare, policore dhe ushtarake serbe  mizorisht janë vrarë 5 civilë shqiptarë.

8.1.63. Masakra  në  Lugishtë të Hasit të Prizrenit

Mbi fshatin Lugishtë të Hasit, më 12 prill 1999, në vendin e  quajtur “ Del Ujë” janë masakruar dhe vrarë 16 shqiptarë të Hasit, prej të cilëve  13 ishin  nga Lugishta dhe 3 nga Demjani i Gjakovës. Të gjithë ishin civilë të cilët  ishin ndarë nga gratë dhe  fëmijët. Më pas u vranë nga  afërsia dhe  u masakruan.

8.1.64. Masakra  në Fshatin e Vjetër të Ferizajt 

Më 13 prill 1999, janë ekzekutuar 7 anëtarë të familjes Zeka   dhe dy anëtarë të familjes  Hoxha.

8.1.65. Masakra  në Lagjen Qendra  në Mitrovicë

Më 14 prill 1999, forca  paramilitarë, policore dhe ushtarake jugosllave tubuan mbi 100 meshkuj, kryesisht të rinj.  Ndanë 26  i  futin në tri shtëpi të lagjes “Baire” dhe i pushkatojnë. Të tjerët i pushkatojnë në vendet e ndryshme.

8.1.66. Masakra e Sllovisë së Lypjanit

Masakra është kryer më 16 & 17 prill 1999 në vendin e “Lugut të Demës”. Banorët lokalë serbë kanë qenë iniciator të kësaj  masakre, në të cilin u vranë dhe masakruan 41 shqiptarë

8.1.67. Masakra te Ura e Gjakut në Mitrovicë

Nga kolona prej 80.000 shqiptarësh, e gjatë 10 kilometra, nxirren  9 të  rinj të cilit i fusin në oborr të një shtëpie. Atyre ua lidhin duart me tela  rreth një pusi, ku edhe i pushkatojnë  8 prej tyre. Njeri arrin të ikën, por më vonë atë e zënë dhe e pushkatojnë.

8.1.68. Masakra  e dytë në Skenderaj

Më 16 prill 1999, u bë masakra e dytë kur u ekzekutuan  13 shqiptarë

8.1.69. Masakra në Çikatovë të Vjetër të Drenasit

Në këtë masakër janë vrarë dhe  masakruar, më 17  prill 1999, 128 shqiptarë të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë.

8.1.70. Masakra dhe holokausti në Poklek të Vjetër të Drenasit – lugetërit serbë vrasin, djegin dhe hedhin në bunar fëmijë, gra, plaka dhe pleq

Në Poklek të Vjetër të Drenasit,  më   17 prill 1999, ushtria   e policia serbe  në mënyrë më mizore vrau, dogji dhe masakroi 41 shqiptarë, nga  ata 23 ishin  fëmijë, 12 vajza, 14 gra, dy burra dhe 2 djem. Më  këtë ditë në shtëpinë e Sinan Muçollit (në dhomën prej 20 m2) u vranë  me breshëri automatikësh u masakruan dhe  u dogjën 53 shqiptarë. Në  mesin e tyre 23 prej 6 muajsh deri  14 vjeç, pastaj  12 vajza, 14 gra  dy burra dhe  dy djem.  Në këtë  masakër u vranë 53   anëtarë të familjes  Muçolli, 4  anëtarë Caraku nga Dobrosheci, një  anëtarë  i familjes Hoxha  nga  Korrotica e  Epërme. Pas dy ditëve,  forcat  kriminale  serbe  u kthyen në vendin e krimit dhe  sërish  ua japin zjarrin kufomave me goma, plastelinë dhe lëndë djegëse me qëllim të zhdukjes së gjurmëve  të krimit.

BURIMI: Gashi, N (2015) Historia e 17 prillit 1999 që ndodhi në fshatin Pokleku i Vjetër http://www.nasergashi.com/t6149-historia-e-17-prillit-1999-qe-ndodhi-ne-fshatin-poklek-i-vjeterdrenas

Ja  emrat  e disa  të vrarëve dhe të masakruarve e më pas  të djegur (holokaust): Sinan Rexhep Muqolli (52 vjeç); Elheme Rifat Muqolli (50 vjeçe); Emine  Sinan Muqolli (22 vjeçe), Elife  Sinan  Muqolli (18 vjeçe);Sherife  Sinan Muqolli (17 vjeçe), Hafije  Sinan Muqolli (10 vjeçe); Feride  Sinan Muqolli (33 veçe), Shehide Fadil Muqolli (13 veçe), Naser  Fadil Muqolli (12 veç), Ylber Fadil Muqolli (10), Egzon Fadil Muqolli (4 vjeç), Hyle  Selman Muqolli (22 vjeç), Florentina Qamil Muqolli (3 vjeçe), Lirie Qamil Muqolli (6 muajshe);Mehreme Muqolli (58 vjeçe), Bahrije Halil Muqolli (24 vjeçe), Naime  Halil Muqolli (22 vjeçe), Hidajete  Nebih Muqolli (33 vjeçe); Menduhije Liman Muqolli (11 vjeçe), Mirsad Liman Muqolli,  Mërgim Liman Muqolli (5 vjeç), Bahtije  Halil Carraku (34 vjeçe), Besart Ejup Carraku (13 vjeç), Hasan Ejup Carraku (12 vjeç), kunata e Bahtije  Halil Carrakut- nuk i dihet  emri (45 vjeçe); Miradije  Rifat Muqolli (55 vjeçe), Zarife Rrahman Muqolli (23 vjeçe); Arife  Rrahman Muqolli (20 vjeç); Florije  Sali Muqolli (23 vjeçe), Eronita  Xhavit Muqolli (4 vjeçe), Fatos Xhavit Muqolli (1,5 vjeç); Shemsije  Muqolli (42 vjeçe), Vezire  Ilmi Muqolli (17 vjeçe), Fatmire  Ilmi Muqolli (17 vjeçe) Rexhep Ilmi Muqolli (12 vjeç), Agron Ilmi Muqolli (10 vjeç), Albulena  Ilmi Muqolli (5 vjeçe), Nexhmije  Ramdan Muqolli (25 vjeçe), Hasime Ramadan Muqolli (37 vjeç), Abvdullah Fehmi Muqolli (37 veç), Shehrije Xhemaj Muqolli (27 vjeçe), Vahide  Mehdi Muqolli (4 vjeç), dy demtë e Mehdiut, njeri 10 muaj, tjetëri 2 vjeçar), Ymer Elshani (55 vjeç), Kimete  Fadil Muqolli (20 vjeçe), Lëndita Skender Hoxha (25 vjeçe). Të zhdukur: Hilmi Kluna (75 vjeç), nëna  e Ymer Elshanit (75 vjeçe) dhe  Sala Muqolli (57 vjeçe)  Ne do të  ndalemi  pak te  personaliteti poliedrik Ymer Elshanit, i lindur 1948, i cili   ditën e  shtunë,  më 17 prill 1999 u vra  dhe  u masakrua në mënyrën më makabre   nga   forcat terroriste  ushtarake, policore  dhe  paramilitare  serbe.

Ymeri ”Ishte gjeni i letërsisë shqiptare, i cili shkroi: poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale, por u mor edhe me kritikë letrare (…) Atë ditë   ishte e shtunë, 17 prill i vitit 1999, kur kriminelët arritën në Poklekun e Vjetër të Drenasit dhe aty e vranë poetin të lagur nga shiu dhe të uritur si dhe ia vranë katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç. Ata kriminelë nga Serbia fashiste ia vranë edhe bashkëshorten, Nafijen 45 vjeçare, nënën Nailen 75 vjeçare, e cila ishte motër e veprimtarit të shquar, të vrarë më 1964 nga UDB-a, Fazli Greiçevci. Trupin e Ymer Elshanit, kriminelët, e kishin hedhur në bunar, kurse trupin e nënës Naile, përveç se e kishin hedhur në bunar, ia kishin lidhur në trup edhe dy blloka të betonit. Atë ditë, pra i kishin mbytur shtatë anëtarë të një familje dhe 50 të tjerë në shtëpinë e Sinan Muqollit. Kriminelët kishin dosje për Ymer Elshanin, sepse ai ishte i ndjekur dhe i përndjekur nga ish-UDB-a jugosllave, prandaj e vranë me katër djemtë, i shpëtoi vetëm një vajzë – Teuta, e cila gjendej në Prishtinë.”[62]

Krimet e këtilla i bëjnë vetëm regjimet terroriste klerofashiste, nekrofile dhe nekropolitike      serbe, greke dhe anëtarët e ISIS-it, talebanëve dhe të grupeve të tjera të cilat në emër të  Zotit, kryhen vetëm nga  demonët. Unë duke lexuar poezitë e tij veçova dhe u përcaktova  për vjershën “Bubullima”, sepse ky gjeni kalon përtej të sotmes, përtej kësaj bote  të tmerrshme  në të cilin  njerëzit sillen në mënyrë më të egër se sa kafshët. Tragjeditë e familjeve Muqolli, Elshani, Hoxha dhe Carraku vërtetojnë shtazërinë e shteti serb, me të cilin sot, njerëzit, përfaqësuesit tanë inferiorë, bisedojnë në Bruksel sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Kosovë.

BUBULLIMA

Daulle e reve –
Fishek i hedhur në tokë.
E qëllon lisin,
Por lisat nuk zhduken
Lisa ka shumë në bokë!
Krismë e patkonjve
Të kuajve të zi’.
E djeg barin,
Por bari ka rrënjët
Rritet përsëri!
E reve kryeneçe
Shamatë e gjatë
Që grinden për rrugë
E rrugët s’kanë skaj
Në qiellin e lartë!

Ymer Elshani

SHEMBULL I VEPRIMEVE TË TMERSHMËM TË TERRORISTËVE SERBË!

Atë ditë   ishte e shtunë, 17 prill i vitit 1999, kur kriminelët arritën në Poklekun e Vjetër të Drenasit dhe aty e vranë poetin të lagur nga shiu dhe të uritur si dhe i vranë katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç. Ata kriminelë nga Serbia fashiste ia vranë edhe bashkëshorten Nafijen 45 vjeçare, nënën Nailen 75 vjeçare, e cila ishte motër e veprimtarit të shquar, të vrarë më 1964 nga UDB-a, Fazli Greiçevci. Trupin e Ymer Elshanit, kriminelët, e kishin hedhur në bunar, kurse trupin e nënës Naile, përveç se e kishin hedhur në bunar, asaj ia kishin lidhur edhe dy blloka të betonit.

Këta  bashkëbisedues   ndoshta   janë duke  bërë  një hap  më të  madh  dhe më  largpamës se  sa që   unë jam në gjendje  të shoh, sepse   ata ndoshta   besojnë  në përjetësinë e këtij kombi, ndërsa unë mendoj se me këto bisedime   shqiptarët e Kosovës   dhe  Kosova janë në   një rrezik të madh  me bisedat  që janë duke u  zhvilluar atje  meqë perëndimi për  shumë arsye  kanë qenë dhe është  edhe tani  në anën e  palës serbe, pjesë e të cilës janë edhe  ata që kanë ushtruar terror të paparë mbi shqiptarët sepse  po lejojnë dhe po  bëjnë rehabilimin  e gjenocidit dhe holokaustit  dhe janë duke  i trimëruar ata që edhe  në të ardhmen të veprojnë si  edhe kanë vepruar me  dhjetë herët nga viti 1800.

Argument i fuqishëm  është  fati i vajzës së tij  Teutës, e cila ka  shpëtuar. Serbët   me rrënjë deshën ta shkulin këtë familje, por nuk arritën. Familja   Elshani  përsëri është ringjallur, kjo familje dhe familjet tjera    janë  dritë   që  na  zbardhin rrugën  të cilin duhet ta ndjekim duke   vepruar, sakrifikuar  dhe  dashur  atdheun dhe kombin më shume se veten.  Shpesh, siç kemi thënë shumë herë, në këtë  studim: “Shqiptarët janë   djeg  si bari, por bari ka  rrënjët, janë rritur  përsëri”, mu ashtu  siç thotë Ymer  Elshani në vjershën “Bubullima” Vitet 1990- 1999,  ishin  vite të tmerrit dhe të dhimbjes  së madhe të Kosovës dhe  të shqiptarëve të saj .

Por këto vite  ishin edhe  vite  të krenarisë dhe  namit të shqiptarëve të Kosovës. Në këto vite  Kosova dhe  shqiptarët, me  solidaritetin e tyre, guximin dhe kurajon e treguar  fituan  simpatinë dhe mbështetjen e botës. Dalja  në skenën historike  e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosovës dhe  popullit  shqiptar ia  shtoi  namin. Për Kosovën  dhe   shqiptarët   flitej dhe  shkruhej anekënd botës.  Lufta  e papërsëritshme e  familjes  së  Shaban Jasharit dhe  të djemve të tij  Hamzë dhe  Komandantit Legjendar  të UÇK-së, Adem Jasharit, si dhe,    flijimi i 56  anëtarëve të kësaj  familje u bë simbol i  sakrificës, atdhedashurisë edhe  shembull se si duhej    dashur  dhe mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin e familjes  dhe të kombit.  Kjo familje     hapi shpresat dhe rriti  në shkallën më të lartë   moralin, dinjitetin dhe krenarinë e kombit dhe  të atdheut

 8.1.71. Masakra në Shtuticë dhe  Vërbovc  të Drenasit

Më 30 prill 1999, forca  ushtarake, policore, paramilitare dhe kriminale  serbe vranë mizorisht 166 civilë shqiptarë. Atë ditë në Vërboc u vranë 96 civilë (65 nga Vërboci dhe 31 veta nga fshatrat e tjera), kurse në Shtuticë u vranë mbi 70 civilë shqiptarë,  prej tyre 33 ishin nga Shtutica, shkruan Sheradin Berisha.”[63]

8.1.72. Masakra në Negrovc të Drenasit

Kjo masakër mbi popullsinë civlie  nga forcat  ushtarake, policore dhe paramilitare  është bërë   më 12 prill 1999. Në këtë valle makabra aziatike  serbe  janë  ekzekutuar dhe masakruar  20 civilë

8.1.73. Masakra  në Hade të Obiliqit

Masakra në Hade të  Obiliqit është krye nga ushtarakë të Ushtrisë  Jugosllave – UJ. Masakra filloi me djegien e shtëpive  dhe  me vrasjen e 5 anëtarëve   të një familjeje. Vrasin  një person i cili  del nga  shtëpia me  një pëlhurë  të bardhe  të ngritur me shpresë se kështu do të shpëton. Kishte  harruar i ndjeri  se  kanë punë  me  serbe  lugëtër  të etur për gjak shqiptari.

8.1.73.Masakra në Devë të Gjakovës

Më 18 prill 1999, u masakruan 7 vëllezër Bobi

8.1.74. Masakra në Ribar të Vogël të Lypjanit

Masakra në fshatin Ribar të Vogël të  Lypjanit është bërë më  18 prill 1999. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në mënyrë mizore  kanë vrarë dhe masakruar 25 shqiptarë të gjithë civilë dhe të pa armatosur. 19 shqiptarë kanë qenë nga ky fshati, ndërsa    6  të tjerë kanë qenë nga fshati i afërm Vërshec.

8.1.75. Maskara  në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Në fshatin Bërnicë të Epërme  më 18 prill 1999,  janë vrarë 6 anëtarë të familje  Reka dhe  një i familjes Berisha.

8.1.76. Masakra e dytë në fshatin Koliq të Prishtinës  

Më 18-19 prill 1999, në fshtin  Koliq janë vrarë  74 shqiptarë nga fshatrat e ndryshme, kryesisht nga   treva e Llapit

8.1.77. Masakra  në Hallaq të Vogël të Lypjanit

Më datën 19 prill 1999,  fshatin Hallaq   janë pushkatuar dhe  masakruar  20 shqiptarë, të gjithë  civilë dhe të pa armatosur. Tre nga  ata kanë qenë nga vendet tjera.

8.1.78. Masakra e Makocit Prishtinë

Me 20 prill 1999, fshatin Makoc, 11 kilometra në veri të Prishtinës me motor elektrik  për së gjalli janë grirë dhe prere, sikur të se me qenë  trupa  druri, 42 shqiptarë kryesisht të ri dhe të  përzgjedhur

 8.1.79. Masakra në Grashticë të Prishtinës

Në masakrën e Grashticës, e cila gjendet 13 kilometra  në veri të Prishtinës me 21 prill 1999,  nga kolona e gjatë e të zhvendosurve  nga  fshatrat e  Gallabit nga kolona janë nxjerrë, masakruar dhe pushkatuar 60 shqiptarë  të gjithë civilë, të vrarë pas koke dhe të hedhur në lumë

8.1.80. Masakra e në fshatin Nakaradë  të Fushë Kosovës

Në  këtë masakër më  21 prill 1999 janë masakruar  16 anëtarë të familjes Mirena.

8.1.81. Masakra në fshatin Dragaçinë të Suharekës – Banditët e lugetër serbe  11 pleq i hedhin ne bunar 

Me  21 prill 1999, në këtë fshat në një puse janë hedhur 11 pleq shqiptarë  të këtij fshati.

8.1.82. Masakra  në fshatin Sopijë të Suharekës

Më 21 prill 1999 në këtë fshatë janë vrarë  7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes  Sopa

8.1.83. Masakra  në fshatin Koliq  ( e para) të Prishtinës

Me 2 prill 1999  nga kolona ushtria serbe ka nxjerr 21 shqiptarë  dhe i kanë pushkatuar

8.1.84.Masakra  e Mejës  të  Gjakovës – Serbrenica  e Kosovës

Në fshatin Mejë, më 27 prill 1999, u ndalua kolona   e civilëve   shqiptare, të cilit kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe të disa fshatrave të komunë së Deçanit. Shumica prej tyre  u  vranë dhe u masakruan, Të vrarët ishin prej moshës 16 deri në moshën 60 vjeçare më së 377 persona. “Trupat e të pajetëve janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë. Pas luftës gjatë të1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrë  informata se gjenden në Serbi. Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zhagitur dorëzimin e tyre.”[64] Me   qëllim që të fshihen gjurmët  krimit  Serbia të vrarët dhe te masakruarit shqiptarë i ka varrosë nëpër  vendet e ndryshme në Kosovë dhe Serbi. Pjesa më  e madhe  e tyre janë varros në Batajnicë.  Më 18 qershor 2005, është bërë rivarrimi i mbetjeve mortore të 21 viktimave.[65] (Për më shumë shih videoincizimin)

„Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. Njësitet e Ushtrisë Serbe, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga “Srebrenica e Kosovës.” Për shkak të dhimbjes së madhe  dhe të piklimit   Meja  tani quhet  Lëndina e Pikllimit. Në këtë dititë vrarë dhe masakruar 377 shqiptarë, të fshatrave të kësaj treve: Meje, Korenicë, Guskë, Dobrosh, Rracaj, Junik, Molliq, Nivokaz, Sheremet, Ramoc, Skivjan, Shishman, Brovinë, Berjahe, Batushe, Orizë, Dallashaj, Madanaj, Duzhnjë, Popoc, Cermjan, Nec, Baballoq, Rripaj, Koshare, Morinë, Smolicë, Babaj Bokës, Brekoc, Deve, Ponoshec të Gjakovës, në mesin e të cilëve pleq, gra e fëmijë ( Shih më shumë: Masakra e Mejës – Serbrenica  e Kosovës.[66]

Më 27 prill 1999 në  fshatin  Guskë u pushkatuan 25 shqiptarë, në Korenicë 65 shqiptarë dhe në Dobrosh  38 shqiptarë (…) U dislokua  një numër i madh  ushtarësh dhe policësh dhe u ngritën postblloqe. Gjatë tërë ditës fshatarët u kërcënuan drejtpërdrejti nga  forcat e RFJ- së dhe të Serbisë të dilnin  nga  shtëpitë e tyre dhe t’u bashkohen kolonave  të refugjatëve me traktorë, qerre me kuaj dhe  makina. Në Meje , Korenicë dhe  Orizë një numër  i madhe   ende i pa përcaktuar burrash civilë shqiptarë të Kosovës, u ndanë nga turma e fshatarëve që po iknin dhe u rrëmbyen. Shumë prej këtyre burrash  u  ekzekutuan menjëherë dhe rreth 300 persona  ende  mungojnë.[67]

Imazh nga homazhet e familjarëve në përvjetorin e Masakrës në Meje – Lëndina e Pikëllimit
Burimi: Bëhen 17 vjet nga Masakra e Mejës
https://telegrafi.com/behen-17-vjet-nga-masakra-e-mejes /

8.1.86. Masakra në Nobërxhan të Pejës

Në këtë masakër më 1, 2,  10 dhe 12  maj 1999,  janë vrarë dhe masakruar 3 shqiptarë

8.1.87. Masakra e Studimes së Vushtrrisë – lugetërit aziatikë serbë vrasin fëmijë, gra, pleq dhe burra

Më 2 maj 1999, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë dhe masakruar 116 shqiptare  të këtij fshati dhe të fshatrave për rreth (fëmijë, gra, burra dhe pleq).

8.1.88. Masakra në oborrin e shkollës në Bukosh të Suharekës 

Forcat policore serbe më  3 maj 1999, ndalin kolonën e shqiptarëve të dëbuar  nga shtëpitë e tyre në vendbanimet Vraniq,  Bukosh, Savrovë, dhe Sopi që ishin  drejtuar për Shqipëri, sipas projektit  “ PATKOI”. Afër shkollës  bëhet “ TRIAZHA”, Seleksionimi – përzgjedhja  duke  nxjerr  nga kolona  35  shqiptarë  të moshave më të reja. Të gjithë këta  i masakrojnë dhe i pushkatojnë në oborrin e shkollës në Bukosh.

8.1.89. Masakra  e Domanekut  të Malishevës

Masakra në Domanek nga  forca paramilitare, policore dhe   ushtarake serbe ishte   bërë përmes  granatimit  të malit, ku ishte  strehuar popullata. Me këtë rast ishin  vrarë dhe masakruar 6 veta, ndërsa 17 ishin plagosur.

8.1.90. Masakra  në lagjen Zhabatovë të fshatit Shtupel të Klinës 

Më  6 maj 1999, paramilitarët serbë kanë vrarë 6 dhe  kanë plagosur 17  shqiptarë civilë.

8.1.91. Masakra  në Çabrat të Gjakovës  

Prej 7 , 11, 15, 16 & 22 maj 1999  forcat serbe   vrasin dhe masakrojnë  80 shqiptarë.

8.1.92. Masakra   në  Lutogllavë të Prizrenit 

Masakra  ndodhi  më 6 maj 1999, pasi që  forcat serbe e kishin rrethuar fshatin. Nga një kodër kishin filluar  granatimet e  lagjes Kelmendi. Për të shpëtuar banorët ishin vendosur në bodrume. Pas ndërprerjes së granatimit  31 anëtarët e familjes Kelmendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq , prej 1,5  deri 102 vjeç, me nxitim vendosen  në traktorë dhe nisen në drejtim të fshatit Tërstenik. Rrugës hasin në kolonë   të forcave serbe të cilët shtinë në ta dhe me këtë rast  vrasin  2 fëmijë (Bledarin 8 vjeç dhe Albulenën 11 vjeç dhe dy gra). Kolona vazhdon rrugën, por një granatë bie afër traktorëve dhe nga  shpërthimi  i saj  vriten 8 persona. Më këtë rast vriten Rinori 1.5 vjeç, 4 gra, dy burra dhe një plak 102 vjeç. Plagoset edhe  vajza Blerina 4 vjeçe.

8.1.93. Masakra në Korishë të Prizrenit – lugetërit serbë shqiptarët i bëjnë shënjestër të granatimeve të NATO-s

Policia  dhe ushtria  serbe kishte montuar një proces   në atë mënyrë që  shqiptarët e këtij vendbanimi  të jenë cak i  granatimit të NATO-s. Kjo ka ndodhur me 13 maj 1999. Me rastin e këtij bombardimi ishin vrarë 71 shqiptarë  nga të  cilët 3 foshnje, 11 nxënës, 13 fëmijë. Po ashtu,  ishin plagosur edhe  61 shqiptarë.

8.1.94. Masakra e Qyshkut të Pejës

Masakra e Qyshkut ka ndodhur të premten 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2–3 km afër Pejës, Kosovë). Në këtë masakër u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj. Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete. Sipas njoftimeve, policia dhe paramilitarët serbë rrethuan fshatarët në tri shtëpi rurale, menjëherë janë ekzekutuar me armë automatike ndërsa shtëpive iu është vu zjarri. Sipas aktakuzës, në këtë sulm të armatosur mbi popullsinë civile të fshatit Qyshk janë vrarë 44 civilë dhe janë dëbuar nga fshati më shumë se 400 civilë  (…)

Rreth orës 20:30, forcat policore serbe në uniforma të maskuara dhe me maska mbi fytyrat e tyre, i kanë ndarë gratë, fëmijët dhe pleqtë e mbetur të cilët ishin grumbulluar, dhe  të cilët nuk ishin  në gjendje për të shpëtuar. Më tepër se 200 fshatarë u maltretuan dhe sistematikisht u janë plaçkitur paratë e tyre, bizhuteri dhe gjëra tjera më vlerë. Letërnjoftimet e tyre u shkatërruan. Tridhjetë e dy burra, të moshës në mes 19 dhe 69 vjeç, u ndanë në tre grupe dhe janë dërguar dhe futur në tri shtëpi të ndara, ku ishin të detyruar të rreshtohen. Në të tri shtëpitë burrat e kapur u vranë me armë automatike. Në njërën nga shtëpitë, disa viktima janë ekzekutuar me një armë një nga një me pistoletë. Çdo shtëpie pastaj i ishte vënë zjarri dhe ishin lënë për tu djegur. Me emra dhe mbiemra dihen 41 viktimat e masakrës. Masakrës i kanë mbijetuar disa njerëz.[68]

8.1.95. Masakrat në Zahaq dhe Pavlan të Pejës 

Në  ditën kur  është realizuar  Masakra e Qyshkut, të  premten e 14 majit 1999 lugetërit aziatikë serbë kanë  vazhduar  vallen   makabre dhe   nekrofile  në Zahaq dhe Pavlan të komunës së Pejës. Pasi i kishin dëbuar fëmijët, gratë dhe pleqtë i kishin vrarë 35 shqiptarë.

8.1.96. Masakra e Carallukës së Malishevës – lugetërit aziatikë vrasin anëtarët e dy familjeve shqiptare, duke përfshirë dhe fëmijë të moshës 5 vjeçe 

Masakra e Carallukës së Malishevës  është kryer më 17 maj 1999, rreth orës  16:00. Afërisht 20 persona të veshur  me uniforma policore, kanë vrarë të gjithë anëtarët e dy familjeve  Krasniqi me gjithsej  23 anëtarë  prej moshës 5 deri 65 vjeç.

Puseta ku strehoheshin te burgosurit shqiptare në Burgun e Dubravës dhe ku forcat serbe  hidhnin bomba dore mbi shqiptarët e burgosur (Foto:Ridvan Slivova, 2000)

8.1.97. Masakra  në Dubravë

”22 maj 1999, Burgu i Dubravës në orët e hershme  të kësaj dite  një roje burgu në uniformë lajmëroi prej kullës së vrojtimit se të gjithë të burgosurit duhet të mblidhnin plaçkat e tyre  personale  dhe  të bëhen radhë në fushën e sportit, në kompleksin e burgut për transferim në Burgun e Nishit në Serbi. Brenda një kohe shumë të shkurtër qindra të burgosur u mblodhën në   fushën e sportit me plaçkat e tyre  në çanta dhe u radhitën për të pritur transportin. Pa paralajmërim, personat e informuar hapin zjarr prej kullës së vrojtimit, prej vrimave në murin rreshtues dhe prej  foleve  të zjarrit jashtë murit. Shumë të burgosur u vranë menjëherë dhe  të tjerë u plagosën. Me 23  mars pasdite forcat  RFJ-së dhe të Serbisë hodhën granata dhe qëlluan në kanalet e shkarkimit, në kanalet e  ujërave të zeza, në godina dhe bodrume duke vrarë dhe   plagosur shumë të burgosur të tjerë të cilit kishin kërkuar strehim në këtë vende prej ngjarjeve të ditëve të më parëshme. Rreth 50 të burgosurëve gjithsej u vranë (shumë prej të burgosurëve mbetën të pa identifikuar. Mirëpo  emrat  e personave  që dihen të jenë vrarë janë rradhitur në Shtojcën  J, që i bashkëngjiten kësaj aktakuze).”[69]

TMERRI…

“Të burgosurit shqiptarë prisnin që të masakroheshin, si shokët e tyre gjatë mëngjesit të kësaj dite dhe të një dite më parë, ndërsa të uniformuarit serbë pritnin të vrisnin, siç kishin vrarë. Kjo varej nga komanda që do të vinte nga lart, sepse po të varej nga njerëzit e uniformuar, ata do ta kryenin punën menjëherë”. (…) Pas disa orësh pritjeje (gjatë numërimit flitej për më tepër se 100 të vrarë dhe shumë të plagosur), një gardian tha se çdo gjë ka përfunduar. Të burgosurve, për t’u relaksuar, u kanë shpërndarë cigare “Partner”. “Ka qenë çka ka qenë”, është shprehur gardiani, “tani e prapa jeni të lirë. Hani çka të gjeni, gjenduni si të mundni, vetëm të mos  afroheni afër mureve”. (…) “Të nesërmen, 24 maj, në kohën që po dilnim, te dera e burgut e pash një grumbull trupash të pajetë të të burgosurve që kishin tentuar të iknin nga ana tjetër, veriore, por gjatë natës edhe nga dera jugore. Më theri në shpirt kur në mesin e tyre pashë trupin e Qamilit nga Llapushniku, me të cilin kishim qenë në burg një kohë në një dhomë në Lipjan. Me autobusa për të aftët dhe me kamionë për të plagosurit, të burgosurit e Dubravës, të cilët u detyruan t’i hidhnin të gjitha plaçkat dhe të merrnin vetëm ato të trupit, u transferuan në Burgun e Qarkut të Prishtinës në Lipjan, ku u pritën me maltretimet më çnjerëzore në sy të drejtorit të këtij burgu, Lubomir Çimburoviq, i cili tani i kishte të veshura rrobat ushtarake.”[70]

8.1.98. Masakra dhe  holokausti  në Stagovë të Kaçanikut

Më  21 maj 1999, janë vrarë dhe masakruar 14 banorë. Shumë kufoma ishin djegur dhe karbonizuar.”[71]

8.1.99. Masakra në Lisnajë të Kaçanikut

Më 25 maj 1999 u vranë katër anëtarë të  familjes Qorri, të cilit ishin duke ikur nga  forcat e RFJ-së dhe të Serbisë.”[72]

8.1.100. Masakra  e Vushtrrisë

Më 22 maj 1999 forcat policore, ushtarake dhe paramilitare  kanë kidnapuar, zhdukur dhe   masakruar  68 shqiptarë.

8.1.101. Masakra  te  “Hambarët e Gumnishtës” në Vushtrri 

Paramilitarët serbë  në mënyrë më mizore  vrasin 6 vajza të reja të familjes Gërguri nga Studimja e Epërme dhe 2 vajza  Krasniqi  nga  Zhilivoda.

8.1.102. Masakra në Tusus të Prizrenit

Më 26 maj 1999,  forcat serbe kishin hyrë në Tusus të Prizrenit. Vetëm  gjatë kësaj dite  kishin vrarë dhe masakruar  27 shqiptarë. Po ashtu ua vuri zjarrin  245 shtëpive.

8.2.103. Masakra në familjen e Gërxhaliu të Studimes së Vushtrrisë – lugetërit aziatikë vrasin edhe fëmijët e familjes Gërxhaliu 

Më 31 maj vrasin dhe masakrojnë 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut, shumica e të cilëve ishin fëmijë të moshës 1 vjeçe e më tepër.

8.1.104. Masakra në lagjen “7 Shtatori” në Mitrovicë

Masakra në lagjen “7 Shtatori” kishte ndodhur më 8 qershor 1999, kur forcat   paramilitare  serbe  kidnapojë  11 të rinj shqiptare. Tetë prej tyre i vrasin dhe i masakrojnë, ndërsa tre   nga  ata  arrijnë të ikin.

8.1.105. Masakra dhe holokusit në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës

Më 9 qershor 1999  kriminelët serbë arrijnë t’i  kidnapojnë 6 të rinj shqiptarë dhe 2 femra. Të gjithë i vrasin dhe i djegin në shtëpi.

8.1.106. Masakra e në lagjen “Tre  Rrokaqiejt” në Mitrovicë

Më  12 qershor 1999, pas nënshkrimit të  marrëveshjes së Kumanovës dhe  hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, dy vetura të policisë  dhe një kamion ushtarak  marrin 15 shqiptarë nga lagja i dërgojnë në bregun e lumit Ibër, te ura e trenit i urdhërojnë të hidhen në lum e më pastaj  fillojnë të shtinë mbi ta.

8.1.107. Masakra në Pejë – Edhe  pas nënshkrimit të Marrëveshjes  ushtarake në  Kumanovë, lugetërit aziatikë serbë, plaçkitën dhe vrasin fëmijët shqiptarë

Më 12 qershor 1999, në orën 20:30 forcat paramilitare serbë hyjnë nëpër shtëpitë e shqiptarëve në Pejë.  Pasi i plaçkisin duke u marrë devizat dhe stolitë, Isa Balajn e dërgojnë  në shtëpi  për të marrë më shumë deviza. Paramilitarët që ishin me te, ndezin një jastëk,  me qëllim që të vërtetojnë se a janë të gjithë anëtarët e familjes aty. Isa e kupton dhe u drejtohet më zë të lartë: “Mosni, fëmijët janë të vegjël”. Por megjithatë, në atë moment, mbi familjen  Bala  zbrazet breshëri   automatiku dhe vriten pesë fëmijë e të mitur  dhe Vjollca Bala 28 vjeçare.  Ndërkaq Isa dhe djali i tij Valoni ( 9 vjeçar) arrijnë të dalin në njerin  nga  ballkonet e shtëpisë dhe nga aty të largohen  te fqinji i tyre.

Në këtë studim nuk i kam  i prezantuar të gjitha  masakrat masive të cilat  ushrtria, policia  dhe paramiltarët  serbë   i kanë bërë  mbi shqiptarët  e  Kosovës, meqë kjo kërkonte  shumë  kohë dhe hapësirë. Kam lënë pa i preznatuar veçmas masakrat e shumta  që kanë ndodhur  në Suharekë  dhe në  Podujevë, anipse një  numër i tyre është përfshirë  në kaudër të masakrave  të trajtuara në këtë kapitull.  Nga  analiza  e numrit  të shqiptarëve të masakruar gjatë viteve 1998-99  shihet se  në masakrat masive  në të cilat  janë masakruar në mënyrën më bizare si: prerje në fyt, prerje në bark,  hedhje për së gjalli pas  përdhunimeve seksuale  te femrave  shqiptare  në  puse – bunare, djegie për së gjalli, sharritje me  sharrë elektrikë, gozhdime  me baskia  nëpër dyer  e më pas djegie;  hedhje  nga katet e larta të shtëpive, argëtime me  foshnje  shqiptare  duke i  hedhur  nӕ ajër dhe duke i pritur me bajoneta ( kjo lojë bizarë është  quajtur: ”Buzëqeshja  shqiptare”) etj.

Të gjitha këto veprime  bizare dhe  animale janë  zhvilluar mbi  foshnje,  fëmijë, gra shtatzëna, plaka, pleq dhe   të rritur të papërsfirë në  luftë dhe të pa armatosur. Në bazë   studimit kemi përfunduar    se në masakrat  masive   janë masakruar në mënyrat e përemendura gjithsej  5.324  shqiptarë (foshnje, femijë, plaka, pleq, të rinjë dhe civilë të pa armatosur) gjatë viteve 1998 & 1999.  Gjatë vitit  1998 janë masakruar  238  shqiptarë apo 4,5%, ndërsa   gjatë vitit  1999, 5.086, apo 95,5%.

Gr.8.1 Numri i shqiptarëve të masakruar në  një pjesë të masakratave masive  kolektive sipas te trajtuar në këtë studim të viteve në Kosovë (1998 -1999)

Nga  granatimet,  e fshatrave , dëbimit  të shqiptarëve nga  shtepia  se bashku me   viktimat  në masakrat  masive kolektive  janë  vrarë dhe masakruar  gjithsej   9.470  civilë shqiptarë. Në këtë kapitull   kam  prezantuar një pjesë të masakrave kolektive   të bëra  përmes  gjenocidit dhe  holokaustit    të forcave  të armatosura  serbe (ushtrisë, policisë dhe  paramilitarëve, banditëve serbë të burgusur në burgje të  cilët  fituan  lirinë  dhe u amnistuan nga  “drejtësia” e ish – Qeverisë Federrative të Jugosllavisë” me kushtin që  ata  të vrasin dhe  të masakrojnë dhe të dëbojnë sa më shumë   shqiptarë nga  Kosova, në mënyrë që të krijohet një herë e përgjithmonë Serbia e Madheqë  gjithnjë  do të jetë  e vogël, dhe,  që duhet të rritet dhe  zgjerojet    gjithnjë e më shumë.  Ky studim nuk është  i përfunduar, përfundimi i tij  lidhet e me  studime  të tjera më të kompletuara  dhe më të faktuara me  fotografi, intervista, dëshmi  të cilat duhet përkthyer në gjuhët: angleze,  gjermane, frenge, italiane, ruse, serbe dhe  arabe, për të parë dhe vërtetuar  mentalitetin  aziatik kanibalist    si dhe për të dëshmuar, se shkolla    serbe e torturimit   është   akademi  krahasuar me  egërsinë dhe  torturimin    organizatave terrorriste  të ISSIS-i dhe të Talibanëve.

Zotimi që del nga  nga  masakrat dhe holokuasti serb i bërë mbi shqiptarë gjatë viteve  1998 – 2001 është që instititucionet    shtetërore   të Republikës së Kosoves, Republikës së   Shqipërisë dhe  Maqedonisë  nuk duhet të ndalet  deri se  secili  kriminel serb nuk e merr  dënimin e merituar.  Për këtë qëllim  duhet   themeluar  Instititutin  për Ndjekjen e të gjithë projektuesve  dhe të zbatuesëve  të gjenocidit dhe të  holokaustit mbi shqiptare, jo vetem  nga viti  1998, por nga  themelimi  i Principatës së Parë   Serbe të vitit  1833, deri më ditët  e sotme. Nëse këtë nuk e bëjmë,   kombi i ynë gjithnje  do të jetë   obekjt i gjenocidit dhe  holokakaustit  serb, siç ka  qenë qe  231 përkatësisht  nga nga  viti  1800  kur  fillojnë dëbimet e shqiptarëve  nga Topolla,  Qupria , Krudhevci,  Aleksinci  etj.

Burimi: Osmani, J. (2012). Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Prishtinë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, f.478

Në Gr. 8.1 shihet  numri i shqiptarëve  të vrarë sipas një studimi vëllimor, shkencërisht të argumentuar  të Jusuf Osmanit, studiues me përvojë dhe me etikë të lartë profesionale  dhe  shkencore. Për  të dëshmuar urrejtjen patologjike  serbe  të introjektuar në vetëdijen  e qytetareve serb, përmes  një   keqpërdukimi   për qëllime politike, ekspansioniste, etnocentrike  dhe  ultrancionaliste  flasin  fotografitë më poshtme,  sepse  ato nuk mund të  demantohen, mohohen, të kundërshtohen,   janë autentike  sepse  ka ndodhur  në terren  para dëshmitarëve,  janë të dokumentuara,  janë shumë tmerruese   dhe  traumatizuese, me të cilat   dëshmohet katërçipërisht se njerëzit e  dehumanizuar  janë   shumë më  brutal se sa kafshët.

FOTO: Të riut shqiptar me thikë i shkruhet Stema e shtetit serb – Kryq me katër “S”
Foto: Serbi i identifikuar duke prerë në fyt fëmijën shqiptar

Për karakterin gjenocidi dhe terrorist të Serbisë  me  udhëheqjen  e tashme  e cila   është trashëgimtare  e udhëheqjes neofashiste të Sllobodan Millosheviqit   që ka bërë krime, gjenocid  dhe holokaust në  Kosovë, Kroaci dhe  Bosnje  me të cilën udhëheqje  sot zhvillon biseda  pala  shqiptare e Kosovës dhe Brukseli  flet qartë rasti i vëllazërve Bytyqi.

MESAZH ME RËNDËSI!

Ky studim nuk është  i përfunduar, përfundimi i tij  lidhet e me  studime  të tjera më të kompletuara  dhe më të faktuara me  fotografi, intervista, dëshmi  të cilat duhet përkthyer në gjuhët: angleze,  gjermane, frënge, italiane, ruse, serbe dhe  arabe, për të parë dhe vërtetuar  mentalitetin  aziatik kanibalist    si dhe për të dëshmuar, se shkolla    serbe e torturimit   është   akademi  krahasuar me  egërsinë dhe  torturimin    organizatave terrorriste  të ISSIS-i dhe të Talibanëve. Zotimi që del nga  nga  masakrat dhe holokuasti serb i bërë mbi shqiptarë gjatë viteve  1998 – 2001 është që instititucionet    shtetërore   të Republikës së Kosoves, Republikës së   Shqipërisë dhe  Maqedonisë  nuk duhet të ndalet  deri sa  secili  kriminel serb nuk e merr  dënimin e merituar.  Për këtë qëllim  duhet   themeluar  Instititutin  për Ndjekjen e të gjithë projektuesve  dhe të zbatuesëve  të gjenocidit dhe të  holokaustit mbi shqiptare, jo vetem  nga viti  1998, por nga  themelimi  i Principatës së Parë   Serbe të vitit  1833, deri më ditët  e sotme. Nëse këtë nuk e bëjmë,   kombi i ynë gjithnje  do të jetë   obekjt i gjenocidit dhe  holokakaustit  serb, siç ka  qenë qe  231 përkatësisht  nga nga  viti  1800  kur  fillojnë dëbimet e shqiptarëve  nga Topolla,  Qupria , Krudhevci,  Aleksinci  etj.

  • Turp për botën e civilizuar që heshtin ndaj krimeve  monstrueze  serbe    mbi shqiptarë  për të cilat  askush nuk ka dhënë përgjegjësi!
  • Në një shkrim, të gjatë, në gazetën  e përditshme  “Kosova  Sot” me  titull:  “Një paralajmërim  i hershëm për parandalimin e gjenocidit dhe të holokaustit të radhës të shtetit  Serb mbi popullin  shqiptar dhe  Kosovën” ( Shih më shumë fejtonin në “Kosova  sot”  09.04 deri më 18.04. 2018” unë  ua kam bërë një pyetje  publike Hashim Taçit  & Isa Mustafës, të  cilit për interesa  personale  dhe meskine, veçmas për  luftën për pushet, herë  miqësohen   herë  armiqësohen: “… pse  nuk kërkuan nga z. Vuçiq që edhe pse kaluan  gati 19  vjet nga vrasja  e vëllezërve  Bytyçi, e ai, dhe  Serbia  humane dhe demokratike  dhe krenare, siç krekoset ky mizantrop, vazhdojnë t’i fshehin krimet e bëra në Kosovë. Unë tani publikisht e pyes z. Vuçiq duke  i thënë,  ju e dini fare mirë se me rastin e përvjetorit të të vrasjes  së tre vëllazërve:  Ylli, Agoni dhe Mehmet  Bytyçi, disa  dhjetëra ekspertë të njohur që punojnë në nivele më të larta  qeveritare,   akademike dhe të  shoqërisë civile kanë ndërmarrë një aksion dhe  kanë  nënshkruar  një letër të hapur, me të cilën u  kërkohet  udhëheqësve  të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të  Bashkuara që të angazhojnë Qeverinë Serbisë për zbardhjen e  krimeve të luftës, përfshirë këtu edhe  rastin e tre vëllezërve  Bytyqi.
  • Dëshmi e gjakpirësisë serbe. Shqiptari civil mbahet nga dy serbë. I treti me sëpatë e pret në qafë. A ka më tmerr? Bota sot e  shekullit XXI me të drejtë tronditet nga gjakpirësia e   e organizatave  terroriste  të ISISI-t dhe Talibanëve. Por këto nuk janë asgjë krahasuar  me  terrorizmin dhe  gjakpirësinë aziatike serbe . A duhet harruar kjo!!!
    Burimi: www.google.com/search?q=masakrat+serbe+ne+kosove&tbm=isch&source
  • Zoti  Vuçiq,  ju  jeni njoftuar  se nënshkruesit  theksojnë: ‘…shqetësimin e thellë me ritmin e ngadaltë të Serbisë në ndjekje  penale  për krimet e luftës’. Natyrisht pyetjet mund  të jenë pa fund, por unë parashtroj edhe pyetjen: ”Pse z. Vuçiq, nuk e keni vënë para përgjegjësisë penale  vrasësin kryesor dhe  skenaristin e vrasjes shtazarake të vëllazërve  Bytyçi, z. Goran Radisavljeviqin – Gurin,  zbatuesin dhe skenaristin e shumë krimeve në Kosovë, duke u  nisur edhe nga  Masakra e Reçakut. Ky person  është në Kryesin e Partisë Përparimtare  Serbe, përkatësisht të partisë tuaj, e cila parim  themelor e ka ruajtjen e  integritetit territorial të Serbisë me krahinat autonome të Kosovës dhe të Vojvodinës, si pjesë të pandashme të saj. Meqë në program e keni këtë klauzurë, pse jeni futur në bisedime në Bruksel, ku shpresoj se  e dini edhe Ju dhe  Serbia  se   në Kosovë mund të ktheheni vetëm nëse i zhdukni, i masakroni dhe i vritni, ashtu siç pretendoni dhe dëshironi t’i vritni të gjithë shqiptarët në Ballkan. Natyrisht këtë pyetje  Ju parashtroj  edhe  ambasadorëve të shteteve perëndimore në Beograd, kryetarëve  të shteteve anëtare  të BE-së, Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të gjitha  vendeve  anëtare  të Asamblesë  së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha  vendeve të Parlamentit  Evropian, që gjoja  angazhohet për paqe pozitive në botë. Këtë  pyetje  ua parashtroj edhe  pesë vendeve  të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur  akoma  Kosovën.

Për të treguar   egërsinë dhe  shtazarakësinë  dhe urrejtjen patologjike serbe ndaj shqiptarëve  në vazhdim i paraqesim edhe  disa  imazhet të sjelljeve aziatike  serbe ndaj  shqiptarëve. Për  dhunën, masakrat  dhe terrorin serb mbi  shqiptarë gjatë viteve  1998 & 1999  studiuesi  dhe  shkencëtari  më i përkushtuar  dhe  më objektiv,  Jusuf   Osmani  shkruan: “Numri i të vrarëve  është  hulumtuar nga  shumë autorë”. Ne  do t’i referohemi vetëm  autorit  dhe studiuesit  Jusuf Osmani i cili  në   dy  libra vëllimorë  me titull: “Krimet  e Serbisë në Kosovë 1998 -1999 në 1116 faqe  të formati A-4  i ka identifikuar  11.738  persona të vrarë, nga të cilit 8.099 civilë të vrarë) 6.624 meshkuj  dhe 1.457 femra; 1.379 persona të pa gjetur nga të cilit 1.164 meshkuj  dhe  215  femra; 2.260  dëshmorë nga të cilit 2.226 meshkuj  dhe  34  femra . në total  janë 10.014 meshkuj  dhe 1724 femra.[73] Lidhur  me krimet  serbe në Kosovë Jusuf  Osmani  shkruan:  “Kam udhëtuar nga fshati në fshat, nga një vend i masakrës në vendin tjetër, kam biseduar me familjarët dhe dëshmitarët. Në këtë mënyrë, me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të arkivave komunalë të Kosovës, kam arritur të regjistroj 11.840 viktima shqiptare, të vrarë ose të zhdukur deri më 12 qershor, kur përfundon lufta. Prej tyre 1379 janë femra dhe 1392 fëmijë gjegjësisht 293 në moshën deri 5 vjeçare. Nga të gjitha viktimat e luftës 11% janë fëmijë. Dhe, një përqindje e tillë nuk ka ndodhur në asnjë luftë tjetër”, (…) ‘’duke nënvizuar se “për të gjitha i kemi shënimet e plota dhe të sakta”. Gjatë luftës, sipas shënimeve të mia, në Kosovë janë dhunuar 20.400 femra.”[74] Për lexuesit që  që nuk kanë kohë dhe  force psikike t’i lexojnë këto tmerre  dhe t’i shikojnë  këtë fotografi të pakta  që i prezantoj në këtë  studim  paraqes  grafikun  Gr.8.2.   i cili  flet qartë   për gjakpirësinë  dhe  lugetrërinë serbe mbi shqiptarë.

Gr.8. Numri i fëmijëve të vrarë, femrave  shqiptare të vrara,  te fëmijëve të vrarë nën moshën 5 vjeç, femrave seksualisht të dhunuara dhe  të viktimave  shqiptare  nga  forcat ushtarake, policore  dhe paramilitare  serbe gjatë viteve 1998-19999 në Kosovë

  • Dhunimet dhe keqtrajtimet seksuale të femrave dhe meshkujve  shqiptare gjatë  vitit 1998-1999 të bëra nga  serbët aziatikë

 Dhunimet dhe keqtrajtimet  formave më të ndryshme  seksuale   gjatë viteve 1998- 1999 janë një ndër plagët  dhe  veprimet  më të rënda  dhe më brutale  mbi kombin dhe  nderin  shqiptar.

Vasfia Krasniqi – Goodman e dhunuar seksualisht nga dy kriminelë ushtarakë  serbë. Kjo  heroinë bashkë me  vëllain e vëllezërve Bytyqi,  me dëshminë e tyre  pëlotën shumë  anëtarë të Kongresit të SHBA-ës

Burimi: Bota Sot (2018) Historia e dhimbshme e Vasfijes, si u liruan dy serbët që ishin shpallë fajtorë për dhunimin e saj, dt.  18 tetor 2018

Kjo plagë bëhet akoma më e rëndë  me  heshtjen,  mospërfilljen  dhe  neglizhimin e këtij krimi makabër,  jo vetëm nga  faktorët  ndërkombëtarë, por  nga  udhëheqja   e të gjitha qeverive  të pasluftës, të  gjithë udhëheqësve të Kosovës dhe të Shqipërisë, të gjitha institucioneve  shkencore, profesionale,  humanitare, të shoqërisë civile  dhe  sidomos  organeve  të drejtësisë dhe të gjyqësisë së Kosovës, të cilat nuk e kanë nisur  asnjë procedurë, me sa unë kam informacion, me përjashtim të një viktime,  femër e cila ka pranuar  si  heroinë hapur,  duke  thënë se është  dhunuar nga serbët. Femra heroinë  nga  fshati Stubëll e  Vitisë,  vdiq pa    e përjetuar drejtësinë. Serbia  nuk e pagoi këtë borxh as ndaj viktimës,   as ndaj kombit shqiptar.”[75] Tani,   së voni,  për dhunimin  e bërë nga  kriminelët  aziatikë serbë, foli me lot  në sy ( shih fotografinë) edhe  Vasfije  Krasniqi Googman,  viktima  heroinë e dhunuar nga  dy lugetër serbë aziatikë në moshën 16 vjeçare, e cila i ka lutur lugetërit  që ta vrasin dhe te mos e bëjnë  ketë vepër shtazarake. Emrat e dy  dhunuesve  dihen, por  shteti  aziatik dhe kriminal  i ka lënë të lirë. As Serbia  “demokratike”  e “civilizuar”,  e as  populli “hyjnor” dhe  i “kulturuar” serb nuk e paguan këtë borxh, as ndaj  viktimës   shqiptare  heroinë, e  as  ndaj popullit  shqiptar.

Këto dy femra  shqiptare,   duhet të  shpallen  heroina dhe  duhet t’u përgatitet  lapidari, ndërsa  serbëve   duhet t’u ndalohet  të lëvizin nëpër  ato vendbanime  ku  kanë bërë  këto akte  shtazarakësie, duke  përfshirë këtu  edhe  krimet tjera  të dokumentuara (shih: Katalogun e masakrave)   deri sa  ata   nuk  i hapin arkivat   për krimet  e bëra  dhe nuk kërkojnë falje publike  për plagët  që ua kanë shkaktuar  shqiptarëve   gjatë viti 1998 -1999. Kush kujt i ka borxh? Kur Serbia dhe populli serb  do t’ua lajnë BORXHIN shqiptarëve?

Me qëllim që të nëpërkëmbin  moralin dhe  dinjitetin kombëtar shqiptar,   bishat serbe  me  rroba  të policisë, ushtrisë, formacioneve   të ndryshme  me  nofka të kafshëve, bash si  kafshë, kanë dhunuar  gratë, vajzat e reja  minore  ll-12 vjeç   shqiptare, para prindërve, vëllezërve, gjyshërve dhe gjysheve, para  fëmijëve, mu ashtu siç edhe  po bëjnë sot  anëtarët e ISIS- it. Pozita e këtyre femrave  viktima  dhe  e popullit  shqiptar  në përgjithësi   akoma, edhe pas  19 viteve është  plagë e rëndë që kullon gjak,  sepse  këto  gra janë të stigmatizuara    nga mjediset primitive, injorante dhe mediokre shqiptare   dhe  nga  mburravecët e tyre  të  mjerë  që i kanë lënë, në vend se t’i mbështetnin dhe të kërkonin që dhunuesit ta paguajnë me jetë fyerjen dhe  torturën e paharruar, në mënyrë  që gratë, motra, kunatat, nënat, mbesat dhe vajzat e tyre të jenë krenare  me to.

Kriminelët serbë, alter-ego-t e ISIS-it, nuk kanë  dhunuar  të mitura, studente, nuse e  gra shtatzëna, bile – bile edhe gra të moshuara, por  dhe  meshkuj. Kriteri i vetëm ka qenë të jetë shqiptar sepse e kanë ditur dhe e dinë se sa dhimbje  u shkakton shqiptarëve  prekja në moral. Kjo çka  po e them në këtë studim, nuk është trillim, nuk është se vetëm  dua të  etiketojë një  komb, por është e vërtetë, është një turp i madh për popullin serb derisa ai  nuk distancohet nga këto krime  dhe deri sa  ai nuk i hap dosjet që i kanë mbajtur   dhe i ka klasifikuar  si sekret  shtetëror, si dhe  deri sa  të gjithë kriminelët  nuk  i çon para  drejtësisë. Ka studime që janë bërë, për fat të mirë nga organizata ndërkombëtare (por jo edhe nga institucionet  tona të mjera )   të drejtave dhe të lirive të njeriut. Kështu ekspertja për  Human Rights Vatch-it, Martina Vandernberg, në raportin e saj  prej 37  faqesh   HRW-së të publikuar me 21 mars  2000, duke përshkruar rastet  e dhunimit të femrave  në Kosovë, bazuar në dëshmi të shumta  konstaton se: ”… forcat e armatosura të Jugosllavisë dhe të Serbisë, janë përgjegjëse të drejtpërdrejta   për dhunim sistematik  të grave dhe të vajzave  shqiptare  në Kosovë gjatë sulmeve të NATO-os.”

Në shumicën dërrmuese të rasteve, femrat para se  të ekzekutoheshin ishin objekt i shfrimit  shtazarak, i rrahjeve, torturave  më të egra, i dhunimit seksual, i fyerjeve, i poshtërimit moral e pastaj edhe i ekzekutimit e masakrimit në format më barbare të mundshme. Përveç femrave të dhunuara dhe  të atyre të vrara  ekziston edhe një numër i madh i femrave  që janë të zhdukura… Të mbijetuarat dëshmojnë se një numër i vajzave të dhunuara që konsiderohen  të zhdukura, pas përdhunimit    janë dërguar në Serbi, ashtu  si kanë  bërë  çetnikët gjatë Luftës së Dytë Botërore  në masakrën e Bihorit, më 5-7 janar të vitit 1943, e cila  tejkalon  egërsinë e Masakrës së Srebrënicës në Bosnjë dhe  Hercegovinë, në të cilin janë vrarë 9.200 shqiptarë,  nga  të  cilit 1.200 të vrarë ishin të aftë për  ushtri, ndërsa  8.000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq. Gjatë kësaj masakre shumë  femra  shqiptare   janë kidnapuar dhe marrë me veti, për të plotësuar  epshet  e tyre  shtazarake.

Fati  i femrave të kidnapuara gjatë kësaj masakre, si edhe i femrave shqiptare të kidnapuara  gjate viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë, nuk dihet e as që do të dihet ndonjëherë, sepse  Serbia  dhe  pushtetarët serbë  kanë perfeksionuar fshehjen e krimeve makabre, si dhe  paraqitjen e tyre  si viktima  të popujve,  për shfarosjen  biologjike të cilëve janë angazhuar  gjatë gjithë kohës. Serbia dhe regjimet e saja  terroriste qe 231 vite  të gjitha krimet e dhe veprimet  gjenocide të cilat ata i kanë bërë dhe i bëjnë mbi popujt  joserbë ua projektojnë  viktimave të tyre. Është një perfiditet, djallëzi dhe mashtrim që Serbia  dhe  serbët  aziatik me shumë mjeshtëri e ka  shitur dhe po e shesin edhe sot para shteteve demokratike.

Pamje  të tmerrshme  nga masakra e Bihorit e bërë mbi shqiptarë në Masakrën e Bihorit më 5 – 7  janar 1943  me të cilat dëshmohet dhe argumentohen veprimet e lugetërve serbë, të cilët  edhe pse nga viti 1800 në çdo 25 – 30 vjet kanë bërë maskarat e këtilla mbi shqiptarë dhe popuj tjerë joserbë, asnjëherë nuk janë dënuar dhe nuk u ndëshkuan nga shtetet  demokratike, humane dhe civilizues evropiane dhe nga SHBA-ja.

Për shatazarkësinë e pushtetarëve morbidë serbë dëshmon edhe fotografia në vazhdim e incizuar nga serbët, për të dëshmuar patriotizmin e tyre, si dhe karakterin e tyre “hyjnor”.

Sakatimi dhe gjymtimi i shqiptarit të vrarë në Masakrën e Bihorit me 5-7 janar 1943

Ushtarakët serb kishin ngritur  një infrastrukturë të tërë për të siguruar gjahun e seksit për taborët e  Arkanit. Në të gjitha dëshmitë e viktimave të dhunës  seksuale  në Kosovë veçohet fakti se asnjë prej  vajzave të çuara në Serbi,  gjatë ditëve të luftës  në Kosovë, nuk është rikthyer në familje. Sipas disa të dhënave  të pa verifikuara   thuhet  se pas  nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, këto femra u zhdukën dhe u vranë në kushte  dhe rrethana  misterioze. Faktori ndërkombëtare, e as  ai vendor,  asnjëherë nuk është interesuar për  fatin e këtyre qenieve  njerëzore- femrave  të reja  të cilat  kaluan  nëpër një ferr, si asnjë femër në botë. Kush  kujt i ka  borxh. Kur Serbia dhe populli   serbe do ta lajnë këtë  BORXH ndaj  shqiptarëve?


REFERENCA:
[1] Nga thelbin e kësaj maksime ka dalë ideja e parullës së “Popullit Hyjnor’ siç e quajnë këta veten” Srbija od Kosova do Tokija” (Serbia nga Kosova gjer në Tokio)
[2]
[3] Cituar sipas Mahmuti, B. ( 2015). Mashtrimi i madhë. Prishtinë, f. 44-45
[4] Sa harë kam kaluar andej, kam parë gurët  e kështjellës, i kam  fotografuar me shpresë se  do të  shkruaj ndonjë tekst  promemories  për  atë vend të shenjtë,  historik dhe madhështor të  sakrifikimit për atdhe,   të Oso Kukës, por që asnjëherë  nuk çova deri në fund, sepse  nuk doja   të etiketoja kombin tim si komb të pandërgjegjshëm dhe pa   një  shtrat rrënjësor atdhetar dhe  identitar. Gabim e kam pasur, sepse   rrënjët   e këtij  kombi  dhe  identiteti  i tij  kombëtar nuk mund të ruhen pa simbolikë urbane,  pa  një pamje  figurative artistike e përkujtimore. Kjo ka bërë  që ky komb  akoma të mos  jetë në gjendje   të dalë nga  miopia fisnore   dhe të ndërtojë  shtratin/ arketipin    e fuqishëm kolektiv identitar pellazg – ilir, arbër e  shqiptar, andaj sot  ata që kanë ardhur nga  Kaukazi,  në shekullin  VI, na kanë vrarë, asimiluar (lexo sllavizuar, greqizuar, turqizuar) duke na  shndërruar  në një grup të vogël etnik që tani  me liderët bashibuzukë  që i ka ky komb,  është duke  vetëvrarë vetën dhe duke  shkuar   drejt daljes   nga  skena  madhështore e   species njerëzore, në të cilën skenë   vetë  ka luajtur  rolin kryesor edhe pse  sot   jeton në tokën dhe trupin e tij, por që ardhacakët  nga  Kaukazi,  i thonë se po jetojnë në  territorin e  tyre  historik.  Vetëflijimi  i Oso Kukës  me   24 trima tjerë shqiptarë, por duke vrarë  dhe  shumë më shumë malazezë, (shqiptarë gjakprishur e  të sllavizuar) u përsërit nga Familja  Legjendare  e  Shaban , Hamëz dhe  komandanti  legjendar Adem Jashari
[5] Cituar sipas: Qarri, G. (2014) Heroizmi i familjes Jashari – Nxjerrë nga libri  Krijuesi  i historisë http://gazetadielli.com/heroizmi-i-familjes-jashari/
[6] Po aty
[7] https://www.google.com/search?q=masakra+e+pare+e+bellacerkes)
[8] Anthony  De Palma: Fshati Bellacërkë dhe lumi i përgjakur http://www.forumishqiptar.com/threads/122800-Fshati-Bellacerkë-dhe-lumi-i-përgjaku.
[9] https://video.gjirafa.com/magazina/
[10] Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Qyqavicë, në vendin e quajtur “Llaza” dhe në Beqiq (Besnik) http://www.zemrashqiptare.net/news/id_12008/Hilmi-Saracqi:-Masakra-serbe-ne Qyqavice-ne-vendin-e-quajtur-Llaza-dhe-ne-Beqiq-(Besnik).html dt.26.12.2009.
[11] http://www.botasot.info/lajme/651114/video-e-tmerrshme-masakra-e-burimit-ne-malisheve-ja-si-u-masakruan-shqiptaret-nga-kriminelet-serbe-18
[12] Bersisha, Sh.( 2016) Masakra në  Abri të Epërme krrim i i pandëshkuar https://drenicapress.info/masakra-ne-abri-në-eperme-krim-pandeshkur/
[13] Shih: Video: https://telegrafi.com/ngadhenjimi-jetës-mbi-vdekjen-serbet-ia-vrane-shuan-familjen-perfshire-shtatë-femijet-e-mitur-pas-20-vitesh-behet-serish-baba-video/
[14] shih videon:  https://www.youtube.com/watch?v=_K8TQxq6FN4
[15] https://telegrafi.com/14-vjet-nga-masakra-ne-rogovë
[16] https://telegrafi.com/14-vjet-nga-masakra-ne-rogove/
[17] Shih videon: https://www.youtube.com/watch?v=qvP2wjal43M.
[18] Për këtë lexo më shumë: Eliot Behar (2009) Tregoi botës. Drejtësia  ndërkombëtare dhe  fushatat sekrete për të fshehur vrasjet në masë, {Prishtinë, Koha, f. 203-222 dhe f.346-347.
[19] Gjatë luftës shfarosëse  serbe  1998-1999 në Kosovë, Podujeva  pësoi shumë  në njerëz dhe në ekonomi.”Bota Sot” dt.15.prill 2018” http://www.botasot.info/kultura/871935/gjate-luftes-shfarosese-serbe-1998-1999-ne- kosove- podujeva-psoi-shume-ne- njerez-dhe-ekonomi
[20]
[21] Muharremi, I.(2016) Fushë Kosova në shtjellën e mbijetesës (1878 -1999), f.344
[22] Po aty, f.344-345
[23] Po aty, f.264.
[24] Shih listën e kriminelëve  aziatikë serbë, f.321 – 331.
[25] http://klankosova.tv/19-vjet-nga-masakra-ne-fshatrat-celine-fortese-dhe-brestovc-kujton-haradinaj https://www.google.com/search?source=hp&ei=P_J6W87uCYPHrgS3_oaIDQ&q=Masakra++ne++ciline&oq=Masakra++ne++ciline
[26].https://www.google.com/search?source=hp&ei=P_J6W87uCYPHrgS3_oaIDQ&q=Masakra++ne++ciline&oq=Masakra++ne++ciline .
[27] http://www.arkivalajmeve.com/Masakra-e-Krushes-se-Vogel.1047253221/ar).
[28] http://www.arkivalajmeve.com/Masakra-e-Krushes-se-Vogel.1047253221/.
[29] https://www.google.com/search?source=hp&ei=vBV7W4TjOfGurgSK4IjYAQ&q=masakra+++e+krushes+vogel&o
[30] https://www.gazetaexpress.com/lajme/16-vjet-nga-masakra-e-krushes-se-vogel-veëm-gjysmes-se-viktimave-u-dihet-varri-89514/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyrigh / t.
[31] Shuh më shumë: Të vrarët emrat e të cilëve u dihen janë radhitur ne  Shtesën C , i bashkëngjitet kësaj aktakuze, si  shtojcë (Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, f.20 (http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf)
[32] Bekim Gashi , tregon  detaje  për maskrën Tërnje. https://www.google.com/search?source=hp&ei=cyF7W9mcC8eKmwWpzYDQBg&q=masakra+ne+krushe+ë+madhe
[33] Për masakrën në Suharekë lexo më shumë  nga libri i Prokurorit për  krime lufë në Hag Eliot Behar në veprën: Behar, E. (2018) Tregoi botës. Drejtësia ndërkombëtare dhe  fushatat sekrete për t’i fshehur vrasjet në masë në Kosovë, Prishtinë, Koha.f.153-185.
[34] http://www.kultplus.com/trashegimia/19-vjet-nga-masakra-e-familjes-berisha-ne-suhareke/
[35] https://www.google.com/search?source=hp&ei=IyV7W8vJG4Ob6ASvjIu4Cg&q=Masakra+ne+suhareke+familjen+berisha
[36] Lexo edhe më shumë: Eliot, B. (2018) Tregoi Botës. Drejtësia ndërkombëtare dhe  fushatat sekrete  për t’i fshehur vrasjet në masë në Kosove, Prishtinë, Koha,f.315
[37] Po aty, f.322-326
[38] https://www.google.com/search?source=hp&ei=IyV7W8vJG4Ob6ASvjIu4Cg&q=Masakra+ne+suhareke+familjen+berisha
[39] Lexo edhe më shumë: Eliot, B. (2018) Tregoi Botës. Drejtësia ndërkombëtare dhe  fushatat sekrete  për t’i fshehur vrasjet në masë në Kosove, Prishtinë, Koha,f.315
[40] Dëshmia tronditëse e serbit  mbi varret masive shqiptare; https://vargmal.org/dan3880
[41] Cituar sipas: Eliot, B. (2018) Tregoi Botës. Drejtësia ndërkombëtare dhe  fushatat sekreë për t’i fshehur vrasjet në masë në Kosove, Prishtinë, Koha, f.181.
[42] Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, f.22 (http://WWW.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf)  Shtojca E/ Padalisht.
[43] Bekim Kastrati (2015) Serbët e dyshuar për  masakrimin e shqiptarëve punojnë sot në policinë e  Kosovës, http://ësheshi.com/serbe-ë-dyshuar-per-masakrimin-e-19-shqiptareve-punojne-sot-ne-policine-e-kosoves-ë-jeë-e-verët
[44] Shënohet përvjetori i masakrës së fëmijëve  në  Gradicë të Istogut. https://www.google.com/#q=masakra+e+gradices+se+istogut.
[45] Mahmuti, B.(2015) Mashtrimi i madh, f.303- 306.
[46] Emrat e të vrarëve janë radhitur në shtesën  D, që i bashkëngjiët kësaj  aktakuze (Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, f.21 (http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf
[47] http://www.kosovapress.com/sq/lajme/shtatëmbedhjetë-vjet-nga-masakra-ne-gjakove-dhe-lubeniq-të-pejes-68656/)
[48] Bota Sot, Si u parandalua  masakra nga  italianët në Gjakovë, dt.14.06.2018, http://www.botasot.info/lajme/905730/si-u-parandalua-masakra-nga-italianet-ne-gjakove/
[49] http://www.kosovapress.com/sq/lajme/shtatëmbedhjetë-vjet-nga-masakra-në-gjakovë-dhe-lubeniq-të-pejës-68656/)
[50]Po aty
[51]Po aty
[52] Po aty
[53] Po aty
[54]
[55] 45 personave  të masakruar (https://gazetablic.com/lexojeni-rrefimin-prekes-ë-nje-gazetari-ë-huaj-ne-kosove-per-masakren-e-recakut/[55]
[56] Xhelil Arifi, krimet ndaj shqiptarëve në rajonin e  Gjilanit dhe kriminelët  e pa ndëshkuar serbë … 17 e më shumë vite më pas! /Kujdes foto me pamje të rënda http://thenaturalalbania.com/2017/11/05/krimet-ndaj-shqiptareve-ne-rajonin-e-gjilanit-dhe-kriminelet-e-pa-ndeshkuar-serb
[57] Vdeo  e tmerrshme, ja si u masakruan shqiptarët nga kriminelët serbë,   Bota Sot, dt.6 shkurt 2017 http://www.botasot.info/lajme/651114/video-e-tmerrshme-masakra-e-burimit-ne-malisheve-ja-si-u-masakruan-shqiptaret-
[58] http://www.kosovapress.com/sq/lajme/19-vjet-nga-masakra-ne-pastaselle-155979/ )
[59] https://www.gazetaexpress.com/lajme/masakra-e-lubeniqit-kujtimi-i-nje-ë-mbijetuari- 108/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
[60] Bivša misica žrtvovala  svoj život za Srbiju: Ovo je Ljiljana zaboravljena SRPSKA HEROINA https://www.kurir.rs/vesti/drustvo/2765939/bivsa-misica-zrtvovala-svoj-zivot-za-srbiju-ovo-je-ljiljana-zaboravljena-srpska-h
[61] Teksti  në tërësi është marr  nga: Agjencia Rajonale,  Rajoni PRESS:dt.14.04.2015  http://rajonipress.com/shfleto-artikujt.php?id=36870
[62] Selmani, N. (2016) Ymer Elshani  shkrimtari më  tragjik  në  rruzullin tokësor.  Bota Sot, dt.16 prill 2016.
[63] Sheradin Berisha: Masakra  në Abri të Epërme- Krim i pandëshkuar (1) https://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1724 /. Shih edhe  video incizimin: masakra e Shtuticës https://www.youtube.com/watch?v=Ht367GSWSxg
[64] Masakra e Mejes,   https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Mejë
[65] Shih me shumë : https://www.google.com/search?source=hp&ei=LE2AW-yhOeehrgTvkZPIBg&q=Masakra++ne+meje
[66] Aktakuza e  ndryshuar për të dytën herë; https://www.voal.ch/masakra-e-mejes-srebrenica-e-kosoves/
[67] Po aty
[68] Masakra e Qyshkut https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Qyshkut. Për këtë masakër lexo më shumë: Eliot Behar (2018) Tregoi Botës. Drejtësia ndërkombëtare dh fushatat sekrete për t’i fshehur vrasjet në masë në Kosovë, Prishtinë, Koha, f.343-344
[69] Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, f.23. (http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf) .
[70] Marrë nga deklarata e të mbijeruarit, prof. Sali Bytiqit, publikuar në  gazetën “Telegraf” (Shih: Boletini Elfije (2015) Masakra e Dubravës (1) Krimi që nuk duhet të harrohet (Foto ekskluzive) Telegrafi, dt. 19.05.215. http://ëlegrafi.com/masakra-e-dubraves-1-krimi-qe-nuk-duhet-ë-harrohet-foto-ekskluzive/
[71] Pjesa më e madhe  e fshatit u plaçkit dhe u dogj( Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, f.22 (http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf
[72] Aktakuzë e  ndryshuar për të dytën herë, (http://www.icty.org/x/cases/slobodan_milosevic/ind/sq/011029pdf shtojca L.
[73] Osmani, J (2012)  Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999 , 2. Botimi   II i plotësuar i  botuar nga  Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, f 471-473.
[74] E- Diaspora: Me libra, kundër harresës së viktimave  të luftës.
http://www.albinfo.ch/me-libra-kunder-harreses-se-viktimave-të-lufës/
[75] Kjo pjesë e  tekstit  është shkruar  gjatë vitit 2017.