Masakra e Manastirit 1830: Kur otomanët vetëm në një ditë vranë 1000 shqiptarë

1
2655

Telegrafi.com

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi kujtoi 9 gushtin të vitit 1830, kur pushteti osman vrau afër 1000 persona, për të cilët thuhet se ishin elitë e asaj kohe.

Lexoni të plotë postimin e Kajtazit në Facebook:

Masakra e Manastirit 1830

Sot eshte 9 gushti; sot e 186 vite me pare, perkatesisht me 1830, pushteti osman, vrau afer 1000 dhe i arrestoi 400 deri ne 500 shqiptar ne Manastir. Keta te vrare dhe te arrestuar nuk ishin njerez te thjesht, ishin elita e kohes.

Kjo ngjarje duhet perkujtuar nga se ne raport me numrin e pupullates qe kishin trojet shqiptare te asaj kohe, eshte e barabart me 12 mije vete qe vrau Serbia per dy vite;

Kjo ngjarje duhet perkujtuar sepse vrasja e kesaj elite njerzish shtyu per 100 vite krijimin e elites shtetformuese, duke berë qe te gjithe fqinjet tane Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia te fitojne pavarsine para nesh dhe te zgjerohen ne dem te territoreve tona;

Kjo ngjarje duhet perkujtuar sepse ishte nje masaker e pa pare dhe e organizuar ne pabesi. Te gjithe keta njerez u ftuan ne nje ceremoni zyrtare, dhe gjate parakalimit ceremonial te ushtrise, nje toge i urdherohet te kthen armet nga vendin ku qendronin shqiptaret dhe te kryne ekzekutimin;

Kjo ngjarje duhet te perkujtohet me force nga se vijat e pabesise turke jane ne horizont dhe ato po duken qartazi; sot me 9 gusht ne Moske (09.08.2016) takohet osmanlia i ri Erdogan me presidentin Rus Putin. Ky takim nuk eshte i rastit, 9 gushti do te jete edhe nje perpjekje qe ne pabesi te ekzekutoj elitat shqiptare dhe te krijoj favore per fqinjet tane me prirje armiqesore.

Masakra e Manastirit duhet perkujtuar fuqishem nga se edhe me 1830 kishte shqiptar qe ndihmua Sulltanin ta organizoi kete masaker dhe ju gezuan vrasjes se 1000 bashkombasve te tyre. Fara e ketij plehu ka mbi tash pas 186 vite dhe po perpjqet te organizojë masakren e radhes” (sic). /Telegrafi/

Komentet janë mbyllur.