Marsi i përgjakur
Poezi nga Ramë Thaçi
Ishte 11 Marsi i Vitit 81,
ku toka dardane ujitej me gjak të rinisë së shqiptarëve
nga Policia dhe Ushtria serbo-sllave.
Por, të gjithë të ngritur në këmbë,
me dy gishta të ngritur lart kërkonin:
Rreze të ngrohta të diellit,
ajër të freskët të Alpeve Shqiptare,
ujë të pastër të Gurrave të Bardha,
bukë të ëmbël të arave dardane,
liri, pavarësi,
Kosovën Republikë!