MARRSHI I UÇK-së – nga Arif Vladi – kujton Ibrahim Kelmendi

0
784
Arif Vladi - Marshi i UÇK-së

RASTËSI E NDODHUR RASTËSISHT – “MARSHI I UÇK-së”?

Në mars 1998 përjetova rastësi të rastësishme – që u konkretizuar me MARSHIN E UÇK-së.

Kisha angazhuar Vëllain e Këngëtarit virtuoz Arif Vladi si taksist, që të ishte në gatishmëri tërë ditën për të na vozitur (50 USD dita). Këtë edhe për shkaqe sigurie, meqë ai kishte qenë polic. Kështu, Miku Arif e dinte kur ku gjendesha, kur interesohej.

Me takoi disa herë në lokalin “Çaplin” (pas Muzeut Kombëtar në Tiranë). Me fliste për nevojën dhe rëndësinë e një kënge frymëzuese për UÇK-në. Por unë nuk e kuptoja. Dhe kur zura ta vuaj si bezdisje, e pyeta: “Përse nuk po e bënë? Mos ndoshta të duhet leje…?”

Ai me foli troç, meqë pa se unë nuk po e kuptoja:
“Duhen lekë për tekstin, kompozimin, studion për ta incizuar.”
Sinqerisht, jo për hir të këngës, por për ta heq qafe vardisjen e tij, nxora 1.000 (njëmijë) USD dhe ia dhashë. Ai u gëzua si fëmija…

Pas dy ditëve me takoi për të ma dhënë sihariqin:
“E kemi realizuar! Ka dalë e mirë…”

Tani për atëherë, i kërkoj falje Mikut Arif për atë keqkuptim nga ana ime. Gjithsesi e falënderoj që ishte këmbëngulës (varditës) për ta realizuar.

Falënderoj stafin profesionist, – Z. Agim Doçi (për tekstin), Z. Edmon Zhulali (për kompozimin) dhe Mikun Arif Vladi (për këndimin), – që na e dhuruan “Marshin e UÇK-së”!

Rastësi e rastësishme – që mundi të ndodhte vetëm pse ishin zhvillimet dhe njerëzit!

* * *

Teksti i Marshit të UÇK-së
Oj Kosovë o djep lirie
Çdo kund shpie nji bajarak
UÇK-ëja t’paska hije
Për atdhe po derdhed gjak.
Po luftojnë djemtë e Kosovës
Prej Drenice n’mal t’Gjakovës
Po luftojne djemt e kosoves
Prej drenice nmal tgjakoves
Për atdhen lokja m’ka le, për flamurin kuq e zi
Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

[Refreni]
Brez pas brezi në k’to votra
Jam i lashtë sa vet Evropa
Brez pas brezi ne kto votra
Jami lasht sa vet evropa
Jo se l’shoj oo asni pllam toke
Dy gisht bar te arkilotes
Se k’tu jam dem baba dem
Për Kosovë jap shpirtin tem
Se ktu jam dem baba dem
Per atdhe jap shpirtin tem
Qofsh i pushkës je shqipëtarë
Ta mbrojmë vendin g’llav për g’llav
Se k’tu jam dem baba dem
Për Kosovë jap shpirtin tem (x2)

* * *