Marrëzitë sharlatane të Oliver Shmidit për Gjon Kastriotin

0
1705
Gani Mehmetaj - Shpërfytyrimi i islamit

Gani Mehmetaj

Marrëzia e Shmidit shkon një shkallë më larg nga marroqet e islamizmit të shpërfytyruar. Islamikët agresiv e filoserbët mjeranë shpifen kundër nënës së Gjergj Kastriotit, duke thënë kinse paska prejardhje sllave, por shqiptarësinë e babait Gjon nuk ia mohuan. Shmidi ia mohon edhe Gjon Kastriotit shqiptarësinë, duke u përpjekur ta nxjerr pa asnjë argument sllav. Kështu e plotëson mozaikun e shpifjeve e të denigrimit islamik.

Nuk duam të merremi me marrëzitë e tij kur luftën gjysmëshekullore të Gjergj Kastriotit e arbërorëve e quan luftë cubash, apo kur kthimin në Krujë të heroit tonë përpiqet ta nxjerr kthim të kaubojsit për hakmarrje si në filmat amerikan për Perëndimin e egër. Shmidi i ka parë filmat uestern prej të cilëve është frymëzuar kur e shkroi historinë për Gjergj Kastriotin, por mbreti ynë nuk i pa këta filma, prandaj s’kishte si frymëzohej që të vepronte ashtu si ia vesh Oliver Shmid.

Megjithatë, përgjigjen më të mirë Shmidit ia ka dhënë historiani shqiptar Kristo Frashëri, duke e vlerësuar austriakun autist, plagjiator, pseudo shkencëtar e dashakeqes të shqiptarëve. (Shpërfytyrimi i islamit)