4.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

MARRËVESHJE NUK DO TË KËTË, SEPSE KESHTU KANË LIDHË BESË DJALLI (PDK) DHE I BIRI I TIJ (LDK)

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Binak MAXHARRAJ

/Marrëveshje për formimin e qeverisë nuk do te ketë, kjo se çka po ndodhë ështe vetem një skenë teatrale, sepse në errësirë kanë lidhë besë djalli (PDK) dhe i biri i djallit (LDK), që ta pengojnë LVV dhe Albinin të vijë në pushtet. Ky është qëllimi i tyre./

Që prej se ka filluar dialogu për arrijtjën e një marrëveshje koalicioni midis LVV dhe LDK, nga kjo parti si telall qe komunikojnë me publikun janë tre veta: Lutfi Haziri, Agim Veli dhe Isa Mustafa, secili prej tyre e rreh telin e vet.

Por një gjë është e vertetë se në këtë dialog nuk do te këtë mareveshje. Në këtë dialog ka çdo gjë tjetër pos jo sinçeritet dhe gatshmerii për te arrijtur një marrëveshje sipas votes së pupulli. Ka plotë ndërskamca, spica dhe pyka mes tyre ne stilin së kush po merr më shumë duke mos munguar edhe shmingimet nga jashtë sidomos nga Pronto mafia dhe shik që te mos këtë mareveshje.

Thjeshtë këto dy partitë e shantazhojnë njera tjetrën, që në këtë shantazim prinë LDK, e cila po e kërkon kafshatën qe nuk mund e përbin, ose te marr copën më te madhe se sa qe ja ka dhënë populli. Kjo është vetem një farsë e saj. LDK nuk është e sinqertë në këtë dialog, sikur është përshtypja së e ka një frigë nga dikush, se mos zbulohen lidhjet e LDK me Pronto mafien, sepse edhe nga kjo parti ka zyrtar te lartë mjaftë të korruptuar.

Njëri nga tellallet e LDK – nënkryetari Lutfi Haziri sikur gati e zbuloi një të vërtetë te hidhët. Ai këto ditë u prononcua se marrëveshjen midis LVV dhe LDK nuk po e “pengon çështja e presidentit, e as ndarja e resoreve por diçka tjetër është në pyetje“. Se për çka është fjala ai nuk shkoi me tej, e la me kaq.

Por, çka mshifet këtu, ose thanë ndryshe ku “po flenë” lepuri në LDK?

Ja se çka qendron prapa asaj qe nuk e tha Haziri. Është fjala edhe për një kusht të papranueshëm për LVV. Qenka fjala se LDK për te pamundësuar marrëveshjën në këto biseda e paska shtuar edhe këtë kusht, këtë kërkesë:
LVV duhet të japë garancione, se nuk do të ndjekë penalisht asnjërin nga të korruptuarit nga zyrtarët e lartë të LDK

Diçka e pamundur, e pa kapshme për LVV!

Sikurisht këtë LDK e ka marrë si rekomandim nga PDK dhe Pronto mafia, kur zyrtaret e saj edhe përkundrejt korrupcionit melagoman nuk po denohën nga drejtësia, por përkundrazi po amnistohën si te pafajshëm.

Por, nëse një kusht i tillë del se është e vertetë, LVV nuk e han këtë karrem, sepse midis të akuzuarve nuk do te ketë dallime për këtë ose atë parti.

Pra, siç po duket nuk do te këtë marrëveshje midis LVV dhe LDK përderisa ne mesin e tyre ka hyrë djalli dhe i biri i tij, për ta penguar marrëveshjen midis LVV dhe LDK, në të cilën ka argat te bollshëm.

Pra nuk është qëllimi që të arrihet mareveshja, por në këtë lojë të piset te LDK, qellimi është që LVV të qitet nga loja dhe te digjet politikisht Albin Kurti.

Por nuk do të ia arrijnë, sepse Albin Kurtin populli e thirri si shpetimtar dhe do ta votojë sa here qe do të këtë zgjedhje.

Artikulli përpara
Artikulli tjetër
- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit