Marrëveshja „gjithëpërfshirëse e obligueshme ligjërishtë“ në mes Serbisë dhe Kosovës !

0
886

Xhek Rexhaj

– Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 28 deri me 30 Nandor.
– Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes
– Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë, përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë

Jemi në vitin 2018 28 vite larg nga nisja serioze e administratës amerikane për çlirimin dhe lirinë e Kosovës e betonuar me „Vijën e Kuqe“ të shprehur aso kohe nga Presidenti Gjorgj Bush-Seniori. Ishte Presidenti Rugova ai që pas takimeve të para në Washington me udheheqës amerikan kishte marrë sinjalet e forta se Kosova do vnohej nën mbikqyrjen amerikane. Ato dekada e vite ne i besonim Rugovës, por kishte edhe asi taravolash që kritikonin Rugovën se nuk po tegon ma shumë se si do jetë finalja! Rugova ishte ai që në ato vite të ngjeshura diplomatike për shumë çka nuk ju tregonte as bashkëpunëtorëve të afërt të tij, e lëre ma të tjerëve.

Por Rugova me nji fjali e thoshte të tëren: Kosova duhet të vëhet nën PROTEKTORAT ndërkombëtar! Me këtë fjali kush donte duhej të kuptonte se sipas konstelacioneve të asaj kohe, një ditë perëndimi do ndërhynte kundër Serbisë dhe si rrjedhoi do pasonte protektorati ndërkombëtar si fazë kalimtare për njohjen formale të pavarësisë. Kështu edhe rrodhën gjërat ndër vite, ku pas nji lufte ajerore e diplomatike NATO- SHBA e gjunjëzuen Serbinë…

Me 2007 në Tirane djali i Xhorxh Bush it senior Gjorgj W. Bush në Tiranë e shpalli të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarun, që do shpallej formalisht me 2008.

Ka vite që R. E Kosovës pengohet nga Rusia, Kina e Serbia me aleat të tjerë të tyne që të jetë anëtare e OKB-së, ky nji problem shumë i madhë për ecjen tutje edhe për në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Me shumë dialogime e biseda me Serbinë, mjerishtë edhe për qashtje të brendshme të Kosovës nuk është zgjidhur asgjë, perkundrazi Serbia tashma po ka suksese edhe në kthimet e njohjeve të pavarësise së Kosovës nga disa të tilla që kishin pranue para vitesh pavarësin e Kosovës.E gjitha kjo si pasoj edhe e ndryshimeve në politikat botërore duke ditur se Rusia tashma ka forcue pozitat në politikën ndërkombëtare, ndërsa BE ashtë duke pësue fiasko në stabilitetin e saj, si dhe dlaja e Britanisë e dobësimi i Gjermanisë nga BE e kanë shendrrue këtë organizatë evropiane në nji luan të plagusur.

SHBA nga ana tjetër qysh nga zgjedhjet e fundit si kurr më parë ka aq shumë përqarje brenda dy partive dhe brenda vet amerikanëve sa që edhe administrata e edhe roli i Presidentit disi duken të dobësuara në globalitetin e kohës. Nga të gjitha këto megjithatë duket se për mos të humbur, dhe që mos të mohohen vet investimet e dekadave për, dhe rreth Kosovës e shtetit të saj, investimet miliardëshe në fusha të caktuara si ato ushtarake e diplomatike, SHBA ka ndërmarr iniciativën që të gjindet nji zgjidhje përfundimtare rreth detyrimit të Serbisë të njoh Kosovën, e ku pazaret ndërmjet dy shteteve do të jenë jo të lehta të pranueshme, por presioni amerikan do të prodhoi nji fund.

Të gjithë edhe ne qytetarët e thjeshtë të Kosovës me ato pak info nga mediat e dijmë se te e fundit qysh e ka nis çlirimin tonë SHBA ja ashtu edhe besimin e kemi te ajo që do e përfundoi, pa marrë parasysh që në këtë lojë janë të përfshirë Gjermania, Anglia, Franca, e të tjera shtete mike, po edhe shtete anti Kosovë si Rusia e Kina por edhe Turqia!

Tashma nëse jo publikishtë ne duhet ta kuptojmë indirekt se bisedat për marrëveshjen e obligueshme qysh quhet, me Serbin po i udhëheq H. Thaqi, me rol kushtetues President i Kosovës e që fatkeqësishte i zgjedhur edhe me vota të LDK-së. Ky President deshem ne e nuk deshem të ndihemi mirë apo keq, mjerishtë ka marrë edhe besimin apo thenë ka marrë ingerencat nga vet Qeverija e Kryeministri që të jetë bartës legal i bisedimeve, pra dialogimit.

Derisa këto qashtje janë kështu, H. Thaqi vazhdon ato që ka nis para 10 muajsh në New York ku me ndërmjetësimin e administratës amerikane (sipas shumë diplomatëve ndërkombëtar e edhe asi nga Serbia) dhe me Vuqiqin kanë vnue kornizat e nji marrëveshjeve, pastaj kjo ka vazhdue edhe në Vjenë të Austrisë, dhe në Paris para 5 muajve. Ne jemi vetëm lexues, dhe shikues të përditshëm të debatit që bëhet për këto qështje, ne jemi jashtë rrhjedhave ngase me apo pa dëshirën tonë H. Thaqi vazhdon tutje, ngase si e thashë në bazë të ingerencave edhe nga qeverija ai ashtë kryesori për negociata. Takimet e tija në Paris para 3 ditësh e forcuen të vërteten se marrëveshja thuaja ashtë në përfundim e sipër, e a ashtë aty ndarja apo shkembimi e dijnë vetem Hashimi, Vuqiqi dhe fuqitë mëdha…

Në fillim e nisa me vitin 1990, me premtimin e Gjorgj Bushit se Serbija nëse e kalon vijën e kuqe do ballafaqohet me SHBA në, ashtu edhe ndodhi me 1999, gjërat për të cilat kishte njohuri aso kohe Presidenti Rugova i mbante për vete duke ditur se kur thotë SHBA jemi me ju ashtu edhe do ndodh.

Presidentit Rugova para dhe pas luftës i besonin 80% e popullit shqiptarë.

Tash në situatën e vitit 2018 edhe pse kemi parlament e qeveri të përgazme e me fajin e vet partive politike lejuem që Presidenti ti ketë të gjitha kompetencat për dialogun, dhe kur e dijmë se H. Thaqi ka edhe të kalueme të dyshimtë e besa edhe kriminale shumica absolute e popullit nuk i beson, i frikësohet se do shkatërroi shtetin me territore . Kjo edhe mundet të ndodh, por neve si qytetarë e parti politike e media duhet të fajësojmë veten tonë ngase ne lejuem që sot Kosova të ketë qeveri kriminale dhe brenda me personalitete të dyshuar për krime e korupcion miliardësh , me lidhje me erdoganizem e putinizem , shantizhim nga lista serbe dhe nji opozitë të mjerueme e të çkokordhueme, andaj edhe do jetë H. Thaqi ai që ka me e nesnshkrue marrëveshjen me Vuqiqin.

A do jetë ky vit, dhe fillimi i vitit të ardhëshem me nji marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë? Sipas një informate nga SHBA, nga nji burim ( për mue i besueshëm edhe pse jam nji qytetar i thjeshtë Kosovë kam disa lidhje me njerëz që marrin erë dhe kanë info të forta) goxha kredibël rrjedha e ngjarjeve rreth marrëveshjes përfundimtare do jetë kështu:

– Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 29 deri me 30 Nandor.
– Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes
– Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë, përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë.

Thuhet se ekipet negociatore çdo ditë janë në takime, dhe ato mbahen rregullishtë edhe me faktorët negociues ndërkombëtar, e tash a do jetë rrjedha kështu apo jo më mbetet që të ruaj besimin te burimi im informativ. Nëse nuk del kështu, une do jem vetëm përcjellës i një “mashtrimi“ mediatik, ngase emnin dhe mbiemnin e burimit informativ e mbaj përgjegjës bile moralisht.