Marre më ju ardhë se çka po bani më shtetin e ri të Kosovës!

0
321
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Politika jonë e dobët, aq shumë na ka irituar dhe na ka injoruar sa vështirë të mendohet. Interesat e popullit krejt u hodhën pas shpinës. Na krijuan dhe na grumbulluan aq shumë probleme, sa vështirë do të jetë që edhe për shumë kohë, të vejmë rend, të vëjmë rregulla ashtu si duhet ligjore dhe demokratike, si dhe të kemi shtet normal.

Këta liderë më shumë të tipit popullist, organet e shtetit i shfrytëzuan për ti realizuar interesat e veta, shpesh duke u shërbyer me rrena dhe propagandë. Në kushtet e demokracisë liberale, njerëzit ju besojnë liderëve partiakë dhe shtetëror. Dhe, që përditshmëria e tyre të jetë e sigurt, ju kan besuar organeve të dala nga vota e lirë.

Çdo vendim i marr i organeve të shtetit duhet të jetë i logjikshem, dhe të bëhët konform kërkesave imediate të qytetarëve. Mediet e besueshme dhe të pavarura i përkrahin këto procese.Por, në realitet kështu nuk po ndodhë! Shumë medie dhe rrjete sociale janë duke i dëmtuar proceset zhvillimore dhe ato demokratike, duke plasuar të paverteta.

Po plasojnë të pavërteta në një situatë delikate
politike nëper të cilën po kalon Kosova

Po e vështirësojnë atmosferën e bisedimeve ndërmjet përtnerëve të koalicionit, që edhe ashtu po sillen më pa përgjegjësi të madhe politike, e fort mirë dinë së në pyetje është fati i shtetit të Kosovës?!Këtë po na thonë edhe shumë miqë ndërkombëtar.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po ndihen të pasigurt, po ndihen të manipuluar në këto institucione të cilat çdo ditë e më shumë, po duken edhe më të dobëta. Po humbet motivimi për punë, po humbet motivi, që e ardhmja të ndërtohet në Kosovë. Në vend që ta shfrytëzojmë kohën që ajo të punojë për ne, ajo po na ikën shpejt, pa i përmbushur as detyrimet elementare per jetë.

E kemi pru vetën në një situatë që të intervenon faktori ndërkombëtar, për tna i formuar organet e reja të pushtetit, e që këtë punë mund ta bejmë vet, duke i lënë anash vetëm interesat e ngushta përsonale e biznesore. Eshtë marre bre me ju ardhë së çka po bëni.

Po edhe neser nese bëhët ky koalicion i hamamit, sa vleftë ka kjo punë, kur gjthqka është dezavuar, kur pamë dhe ndëgjuam gjithë këto maskarada politike, për poste e kolltuqe.
Haram ju koftë vota e sovranit?!

Fatin e shtetit po e lidhni ngusht më fatin e Juaj në politikë…! Këto politikat e juaja janë katastrofale, po i largojnë të rinjët më të madhe nga Kosova…!

Këto politika, kan bër që mos të kemi vende të reja të punës, të kemi ekonomi stagnuese,
nivel të arsimit më të dobët zor qe gjën, shëndetësi kolapsuese…!