Margaritarë dhe marrëzi shqiptare

0
756
Gani Mehmetaj

Gani MEHMETAJ

Shqiptarët kanë këngëtarë të famshëm të muzikës së popullarizuar (Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi e Bebe Rexha), këngëtarë operash Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, të muzikës argëtuese Ana Oxa, Elsa Lila e një plejadë e të rinjve, më shumë se sa Greqia, Turqia, Serbia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina së bashku. Shqiptarët kanë artistë të famshëm që shkëlqyen në Gadishullin Ilirik (Angjelin Prelocaj, Bekim Fehmiu, Irena Papas) më shumë se i tërë Gadishulli. Kishin Karl Gegën, arkitektin e famshëm, kolosin e artit skenik, Aleksandër Moisiun, etj.

Shqiptarët patën Gjergj Kastriotin, personalitetin më të lavdishëm në pesëqind vjetet e fundit jo vetëm në gadishullin Ilirik, por edhe në Evropë. Shqiptarët e kanë Shenjtoren Terezë, që nuk e ka asnjëri nga kombet në rajon, por as më gjerë. Shqiptarët i dhanë Romës katër papë që nuk ia dha i gjithë Ballkani, i dhanë Perandorisë Romake të Perëndimit e Perandorisë Bizantine perandorët më të lavdishëm, Kishës Ortodokse të lindjes patriarkë (Atenagora së fundi) e shenjtorë të shumtë.

Shqiptarët kanë shkrimtarin Ismail Kadarenë, nami i të cilit e mbulon gadishullin, kontinentin dhe planetin. Shqiptarët kanë aktorë Hollivudi Xhim Belushi, Xhejms Belushi, Robert de Niro, Eliza Dushku, Sandra Bullok, Sten Dragoti, Agim Kaba, Xhejms Biberaj e dhjetëra të tjerë, sa nuk i kanë të gjitha shtetet fqinje e më gjerë së bashku.

Thuhet se shqiptarët kanë biznesmenë të suksesshëm në botë, të cilët sikur të investonin në vendet e prejardhjes do t’i bënin parajsë mbi tokë dy shtetet shqiptare. Ekonomistët Riçard Lukaj, ish-kongresisti Xhozef Dioguardi, modelja Emine Çunmulaj, kosmonauti Alan Shepard, Tie (Tahir) Domi, lojtare hokei, Tedi Papavrami, Entoni Athanas, Fadil Berisha, Hila Popaj, Lirie Begeja etj. Nuk duhet ta harrojmë as shkencëtarin nobelist Ferid Muratin. Ndërsa në sport – futboll shqiptarët janë fenomen i rrallë në Evropë. Ne kemi këngëtarë, regjisorë, aktorë e artistë shqiptarë edhe brenda, të cilët sikur të shpërthenin kufijtë kombëtar do ta mrekullonin botën.

Është e gjatë lista e shqiptarëve – margaritarë që të mrekullojnë, kur nis e i kujton, apo kur nis e i numëron. Këtë fenomen e kanë vërejtur shumë të huaj, kanë shkruar dhe janë përpjekur ta nxjerrin në pah shkëlqimin e gjenit shqiptar.

Para një kohe këtë fenomen shpërthyes të gjenialitetit shqiptar ma kujtoi një prift kroat. Ai me pyeti a di ta shpjegoj suksesin e shqiptarëve në botë, veçmas në arte. Interesimi e informacioni i të rinjve tanë për arte e kishte mrekulluar në Kosovë, ku ndenji disa ditë. Vetëm për arte flisnin djemtë e vajzat tuaja, me tha i entuziazmuar. Disa margaritarë shqiptarë në arte korrnin suksese edhe në Kroaci.

Rrudha me supe, nuk dija t’ia sqaroja, megjithëse u përpoqa t’i thosha se pas pushtimit të gjatë turk e serb, pas shpërbërjes së diktaturës shqiptare, gjeni shqiptar shpërtheu si meteor më shkëlqim të gjatë, kur dalin jashtë, kurse u zihet fryma kur janë brenda. Nuk e di sa mbeti i kënaqur, nuk isha i kënaqur as unë me sqarimin tim. Askush nuk është marrë me këtë fenomen.

Ku janë arsyet e depërtimit të shqiptarëve në botë dhe suksesit të tyre që të mahnitë? Jemi komb cilësor, por nuk kemi kushte? Jemi popull i vjetër, ndërsa gjeni i individualitetit e veçanësisë na ndjek nga lashtësia? Apo jemi shumë të zellshëm e ambicioz, kur i kemi mundësitë?

Por shqiptarët shquhen edhe më gjëra që nuk janë për t’u lavdëruar. Disa prej këtyre marrëzirave më vjen turp t’i përmendi, ndërsa të tjerat e kam vështirë t’i fshehu. Kanë marrëzitë e tyre që ua kalojnë të gjitha shteteve të rajonit së bashku. Askund në Gadishullin Ilirik nuk mund të gjesh më shumë mercenarë, të cilët më aq lehtësi e shajnë dhe e fyejnë kombin e vet se sa shqiptarët. Askund në gadishull nuk mund të gjesh më shumë tolerancë deleje, kur ua prekin interesin kombëtar.

Askund në gadishull nuk mund të gjesh tipa – grupe të shformësuara shqiptare që heqin dorë më lehtësi nga kombi dhe i ngjitën një kombi tjetër për pak para a interes. Askund tjetër nuk mund të gjesh grupe të rinjsh që flasin me mllef e depresion për shtetin e tyre, kur shkojnë në trajnime ndërkombëtare, sa që i skandalizojnë nikoqirët më marrëzitë e sharjes së vetes.

Askund tjetër nuk i tolerojnë jeniçerët që e bartin ideologjinë e interesin e shteteve armiqësore; askund në rajon nuk ishte diktatura më e egër ndaj popullit të vet se sa të shqiptarët. Shqiptarët kanë tre-katër fe e disa sekte fetare në një popullatë disa milionëshe, ndërsa këtë fatkeqësi kombëtare nuk e ka asnjë komb tjetër i gadishullit. Asnjë komb tjetër nuk ka luftuar më me vrull e sakrifica sublime kundër pushtuesit (turk e serb), ndërsa i fundit është çliruar.

Ndaj asnjë kombi tjetër nuk janë sjellë më mizorisht Turqia e Serbia se sa ndaj shqiptarëve, ndërsa shqiptarët tregtinë më të madhe e bëjnë me Serbinë e Turqinë. Te asnjë komb tjetër nuk dëgjojmë më shumë marrëzira që i kapërcejnë më shpërfillje. Asnjë komb tjetër nuk pati më shumë të shitur në luftën e Sirisë, ku i dhanë edhe gratë e fëmijët, se sa shqiptarët.

Asnjë komb tjetër në rajon nuk pati më shumë vezirë e zyrtarë të lartë në Perandorisë osmane, ndërsa perandoria otomane gati ua shfarosi kombin këtyre zyrtarëve, që nuk bënë asgjë për atdhe. Jeta u kaloi në bakllava e hareme. Nëse është për t’u besuar statistikave të huaja, të cilat shpesh janë qëllimkëqia, kemi numrin më të madh të bandave kriminale në Evropë, jemi shquar me individë çmendurakë, që janë eksponuar për interesa të islamizmit terrorist.

Por asnjë komb tjetër nuk është më patriot (në aparencë) se sa shqiptarët, kur e kalojnë kufirin e atdheut të tyre, sikurse asnjë komb tjetër nuk është më i lidhur me njëri-tjetrin, kur janë në kurbet, ndërsa në atdhe shpesh nuk duam t’ia shohim surratin njëri-tjetrit.

Jemi të parët me margaritarët, që ia kultivuam dhe ia shpaluam botës. Nxjerrim edhe sot e kësaj dite për botën artistë, menaxherë e biznesmenë të rinj, të cilat pas disa vjetësh do të shkëlqejnë në fushat e tyre, por jemi kombi më i varfër i Gadishullit Ilirik. Bota na njeh në bazë të këtyre margaritarëve, por prijmë edhe për marrëzira të tjera që të rrëqethin.

As fenomeni i marrëzive nuk është studiuar.
(Është një shkrirje e popullit të racës së lartë indo-evropiane me islamin e racave të ulëta beduino-arabe, e përzierjen e racës, prandaj i kemi edhe këto cilësi kaq kontradiktore… /AÇ)

Shënim: Janë cilësitë e racës së lartë indo-evropiane, të shtypura nga pushtimet e racave të ulëta e të mesme turke e beduine-arabe, dhe dalja në dritë e lastarëve të rinj e të talentuar nga trungu i traditës shqiptare, por njëkohësisht edhe mossuksesi i vendit, që ende gëlon nga mentaliteti turqeliko-islamik, që kërleshet përditë nën tingujt arabë të eZanit… Kjo tregon se populli shqiptar në tërësi është ende si bar i shkelur, popull i shembur… /AÇ