U mbajt „Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatërat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) me datën 12. 08.2018 në fshatin Gllogovicë.
Shkruan Asllan Dibrani
Ishte një dite shume e bukur dhe me diell e para disa ditës. Në takim morën pjesë shumë qytetarë, mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit, por edhe biznesmenë, veprimtar, dhe veteran të arsimit,të këtyre tri vendbanimeve të Gollakut. Pjesëmarrjes në tubim pati nga shtetet e Evropës, por edhe nga Amerika e largët, por pjesa dërmuese nga Prishtina qe në mungesë të kushteve shumë fshatar i kanë lëshuar këto fshatra dhe u vendosen ne Prishtinë. Takimi sipas koordinimit të këshillit organizativ filloi në Orën 12:00.
Grupi Organizativ koordinues ishte nga Diaspora: Ramadan Dibrani, Sokol Sadiku, dhe Asllan Dibrani
Nga vendoret ishin: Ilaz Haziri, Emin Tahiri, Haki Aliu, Gani Bekteshi, Asllan Bekteshi, Mil Aliu, Hamit Aliu dhe Shaqir Demolli etj. Me këtë rast u shënua 2 vjetori i fillimit të takimit tradicional, që filloj në gusht te vitit 2016.
Edhe vitin e kaluar u mbajt takimi tradicional, në Hajkobillë, kurse takimi i ketij viti, u radhit viti i tretë i manifestimit tradicional.
“Unioni Artistik Kulturor” i këtyre tri fshatrave që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh. Kjo datë u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive qe po mban aktual dashurinë për vendlindjen, për kundër Komunës së Prishtinës qe i ka qitë fare në harresë këtë lokacion shumë me vlera strategjike, por edhe ekonomike për Kosovën…
Pjesëmarrëse në program ishin:
1. Asllan Dibrani organizator nga (Dabisheci)-Diaspora, hapi programin i përshëndeti të pranishmit dhe foli në emrin e Unioni Artistik Kulturor të këtyre tri fshatrave ,u uroj mirëseardhjen dhe udhëhoqi moderimin e këtij takimi kulturor.
Për t’i respektuar dhe nderuar dëshmorët tanë Azem Babiqin dhe Salih Matoshin,foli ne pika te shkurta z. Asllan Dibrani dhe i ftoj një minute heshtje të mbahet për ta.
2. Shoqëria Kulturore Artistike „Zëri i Kosovës nga Fushë Kosova,
3. Selvete Bajrami këngëtare nga Hajkobilla
4. Rizah Selimi këngëtar nga Hajkobilla
5. Gani Demolli rapsod nga Gllogovica, me grupin Hamdi Beka, Milazim Llapi, dhe Nexhmedin Rushiti
6. Ilmi Beshiri rapsod këngëtar nga Svirca
7. Fadil Dibrani instrumentalit, inxhinier ne Elektro-Kosovë dhe ish luftëtar komandues nga Dabisheci me ekipin Sokol Dibrani dhe Festim Dibrani
8. Ismet Berisha po ashtu këngëtar
9. Grup rapsodësh te këtyre tri fshatrave me një entuziazëm te madh vazhduan këngët e tyre kushtuar këtyre trevave.
10. Klubi i Boksit “Gollaku“, i udhëhequr nga Besim Ibrahimi me bashkorganizim te Latif Demollit trajner ndërkombëtar nga Gllogovica.
11. Për melosin dhe folklorin e kësaj ane foli studiuesi z. Zymer Neziri, qe dha një vlerësim shumë pozitiv
12. Ramadan Dibrani foli për rolin e ketij takimi si të domosdoshëm në emrin Unioni Artistik Kulturor të këtyre tri fshatrave si përfaqësues dhe organizator i Diasporës.
13. Ilaz Haziri nga Hajkobilla, foli në emrin e Këshillit organizativ të Unioni Artistik Kulturor i tri fshatrave dhe organizator nga Hajkobilla, Drejtor në Gjimnazin “Eçrem Çabej” në Prishtine ku shpesh rezervoj zyrat e kësaj shkolle për organizimin tonë.
14. Në emër të mësuesve dhe veteranëve të arsimit foli z. Fazli Maloku.
15. Garat u zhvilluan në disa disiplina sportive.
Këshilli i udhëhequr nga Diaspora nga: Ramadan Dibrani, Sokol Sadiku dhe Asllan Dibrani, ishin po ashtu edhe donator që mbuluan shpenzimet e këtij manifestimi kulturor.
Autobusin për Transportin e udhëtareve e bëri Remzi Hajdini nga Gllogoivica.
Aty u takuan shume bashkatdhetar qe erdhën edhe nga Amerika e largët dhe Evropa. Tubimin e përcollën edhe disa media, por ma kryesoret ishin RTK dhe TV 21, qe dhanë kronikë informative përmes lajmeve qendrore të mbrëmjes.
Bisedën qe patëm me zotin Ejup Hysenin dhe disa përfaqësues zyrtar te kësaj ane shprehen pezmin e mungesës së kushteve minimale dhe u zotua se do ti drejtohen serish Komunës se Prishtinës dhe institucioneve tjera për ta ndihmuar këtë vend. Po, pati edhe biseda nga një grup biznesmenësh për ndonjë projekt kushtuar këtyre tri fshatrave.