Manaferrat

0
626
M - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën M

Dea Halimi
Dea Halimi

Bënte vapë. Nën hije të pemës me kurorë të gjerë, unë dhe Tina flisnim për mësimet tona. Papritur, gjyshi doli nga shtëpia dhe i dha Tinës dy shporta, e pa thënë asgjë prapë iku brenda.
– Çfarë do të bësh me to, – ia bëra unë.
– Do të shkojmë për të mbledhur manaferra, – tha Tina.
– Ku do të gjejmë ne manaferra, – thash unë.
– Ka këndej mjaft, e – sidomos nga ana e malit, – ma ktheu Tina.
– Unë… pak di për manaferrat, – fola e skuqur në fytyrë. Më vinte keq pse nuk kisha mësuar ndonjë gjë për manaferrat.
– Manaferrat janë shkurre plot gjemba, me degë të holla e të përkulura, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule ngjyrë trëndafili në të bardhë, të cilat bëjnë kokrra si
të manit. Manaferrat marrin ngjyrë të zezë kur piqen; kokrrat e tyre kanë shije të ëmbël apo majhoshe dhe hahen ose bëhen reçel…
– Po mani, si duket ai, – ndërhyra unë.
– Mani është ky, nën hijen e të cilit po rrimë, – qeshi Tina. –Mani është pemë me kurorë të gjerë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara, që lidh kokrra të përbëra prej kokrrizash të lëngshme e të ëmbla, me ngjyrë të bardhë, të kuqe a të zezë. Kokrrat e manit hahen ose përdoren për të bërë pekmez.
– Ah, – ia bëra unë. – Tash e kuptoj pse gjyshi t`i solli dy shporta.
– Një shportë do ta mbushim me manaferra e shportën tjetër me mana…
– Sonte do të bëjmë reçel manaferrash. Sa e lumtur jam! – qesha.
– Do të bëjmë pekmez manash të kuqe dhe shumë të ëmbla… – më ngacmoi Tina.