MALLKIMI HISTORIK ËSHTË DËNIM KAPITAL

1
889

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Strukturat politike nga “LIDHJA”, të kamufluara nën petkun e LDK-së, kanë nisur një fushatë të egër për ta eliminuar e shkatërruar politikisht edhe prof. dr. Shpejtim Bulliqin, ashtu siç vepruan me eliminimin e të gjitha figurave të vyeshme në LDK. Tashmë aventurat e prof. dr. Avdullah Hotit dhe sidomos ato të përfaqësueses së “Brezit të Republikës”, prof. dr. Vjosa Osmani, po vazhdojnë në shkatërrimin politikisht të prof. dr. Shpejtim Bulliqit, i cili, tashmë është i vetmi kuadër, nga të gjithë “muhaxhiret politik”, strukturë e rregullt e LDK-së. Karriera politike e prof. dr. Shpejtim Bulliqit, ka nisur qysh në Aktivin e LDK-së në fshatin e tij të lindjes, për të vazhduar aktivitetin politik në kuadër të Nëndegës së LDK-së në Lluzhan të Llapit, e për të vazhduar me sukses karrierën e tij politike edhe në Degën e LDK-së në Podujevë.

Në këtë degë i ka kaluar të gjitha strukturat politike duke u propozuar nga atje për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, e më pas po nga Llapi, ai është zgjedhur edhe deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, duke e bërë atë personalitetin politik më të famshëm se sa vartësit e Isa Mustafës siç janë bërë Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti, të cilët po bëjnë një luftë shtrigash për ta shkatërruar politikisht dhe për ta larguar nga LDK-ja siç vepruan edhe me Donikë Gërvallën.

Në planin profesional, Shpejtim Bulliqi është profesor universitar dhe në të njëjtën kohë është studiues, shkencëtar dhe punonjës i lartë shkencor ndër më populloret në Republikën e Kosovës, i cili me punën e tij shkencore ka bërë emër nga i cili tashmë janë trembur të gjitha strukturat e Isa Mustafës të kapërthurur në LDK në mënyrën ma antidemokratike që njeh demokracia Evropiane!
Në planin heroik, mbrojtja e tokave të Kosovës është patriotizëm, falja e tyre është tradhti, prandaj fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre e përcakton qëndrimi dhe veprimi politik i secilit në këtë situatë!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën për shtyp të datës 16 shkurt 2018, e publikoi Marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Në atë konferencë për shtyp, Presidenti Thaçi tha se Kosova ka marrë obligime që i ka nënshkruar qoftë për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, duke shtuar se “Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare”, ndonëse në deklaratën të cilën e kanë botuar mediat në Kosovë, qartë shihet se ishte një kamuflim i radhës kurse në aspektin logjik i pakuptueshëm pse duhet ratifikuar një dokument i cili nuk e paska formën përfundimtare?!

Presioni Ndërkombëtarë është tepër i madh dhe me paqartësi të shumta që po e rrit dilemën dhe dyshimin e secilit qytetar. (Kosova ka pasur presione edhe të tjera, ta zëmë për ta votuar e zgjedhur President Hashim Thaçin. Shtrohet pyetja: Kush merret sot me ato personalitete që bënë presion, por po dihet se pasojat po i vuan Kosova).
Pasojat për tradhti kombëtare dhe shitje të territoreve për pazaret politike, do të kenë mallkimin historik për të gjithë nënshkruesit e dokumentit me plot dilema dhe dyshime?!

Në anën tjetër ishin deputetët e LDK-së, e para e kontestoi prof. dr. Vjosa Osmani, e cila tashmë duket të jetë personi më i dyshimtë në LDK, e më pas kërkesën e saj e ka mbështetur edhe prof. dr. Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar largimin e “Raportit të Bulliqit”. Tashmë shihet se rezultatet e “LIDHJES”, po japin frutat sepse deputetët e LDK-së haptas kanë dalë në anën e atyre që po e fshehin humbjen e territorit të Kosovës, duke shkelur edhe mbi betimin e tyre në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Tashmë po shihet qartë se “Kryetari i Komisionit Shtetëror për Kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi”, po ndëshkohet nga deputetët e “LIDHJES”, që veprojnë nën petkun e LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar një zëri raportin e komisionit që drejtoi Shpejtim Bulliqi, për të mos qenë pjesë e votimit për demarkacionin, qëndrim ky me sa duket i pranuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj e që përputhet pikë për pikë me interesat e Malit të Zi, e cila shihet edhe nga deklarata e 16 shkurtit 2018, e nënshkruar nga Presidentët, Thaçi – Vujnoviq. Ndërsa në anën tjetër plotësohen lufta e Strukturave të “RIINVESTIT”, për t’i shkatërruar strukturat nacional-demokratike të LDK-së edhe duke bërë pazare me territorin e Kosovës.

Qëndrimi i deputetëve të LDK-së të cilët kanë kërkuar që në seancë për ratifikim të mos jetë pjesë e votimit edhe raporti i Shpejtim Bulliqit, por vetëm marrëveshja e presidentëve, qet në pah për tradhtinë e radhës që po ia bëjnë strukturat e “LIDHJES”, LDK-së dhe Kosovës.

Heqja e raportit të Shpejtim Bulliqit, është tendencë e hapur për ta luftuar Bulliqin si individ në njërën anë dhe në anën tjetër edhe për ta fshehur humbjen e territorit, duke i tradhtuar idealet e Ibrahim Rugovës, të cilit në të gjitha planet kjo garniturë politike ia tradhtoi, ia mashtroi dhe ia lakoi qëndrimet politike e gjeostrategjike të atij burri shtetformues!

Largimi i raportit të Shpejtim Bulliqit është tendencë e grupit “LIDHJA”, e “Brezit të Republikës” dhe Shtabit nga “RIINVEST”, që të mos nxirret realiteti i humbjes së territorit për ta mbrojtur ideologjinë titiste të Isa Mustafës i cili ka mision për ta shkatërruar LDK-në, ashtu siç e ka katandisur gjer më tani.

Siç flasin ekspertet dhe njohësit e çështjeve të kufijve “Korrigjimi bazohet në ligje e jo në raporte”, prandaj praktikisht dhe logjikisht është më mirë të veprohet në preventivë sepse pas miratimit të një dokumenti me gabime e përplot dyshime, pasojat dhe problemet do të jenë shumë të mëdha.

Por në rastin e Kosovës një gjë nuk është e qartë: Pasi është konstatuar se është nevoja për korrigjime të cilat i thanë të dy Presidentët, nuk paska vullnet fillimisht për tu evituar ato dyshime, e më pas për tu miratuar Demarkacioni – versioni përfundimtar, në Parlamentin e Kosovës. Kështu siç po veprohet, le për të besuar se Kosova nga ajo marrëveshje do t’i humb përgjithmonë hiç më pak se 8 mijë hektarë tokë.

Nëse Demarkacioni me Malin e Zi, edhe nën presionin Ndërkombëtar do të miratohet me gjithë këto gabime të përfolura e të konstatuara, atëherë deputetët duhet ta dinë se të gjithë personalitetet ndërkombëtare qysh nesër do të ikin nga Kosova. Dhe pa marrë parasysh edhe nëse vendi ynë qysh nesër do të fitoj liberalizimi i vizave, mallkimi historik për humbjen e territorit do të ndjek të gjithë nënshkruesit dhe fëmijët e tyre!

St. Gallen, 27.02.2018

1 KOMENT

  1. I nderuari Zvicerian,

    Faleminderit qe mirresh me Kosove si nje zviceran i devotshem. Shpejtim Bulliqi ne raportin e tij 60 faqesh, te vetmin zbulim shkencor dhe akademik te nivelit te tij dhe t’juajin e beri si vijon:

    Ai i ka gjete disa fotografi te viteve 60 dhe 70, ku shihen duke kullote disa lopë te Kosoves ne teritorin e Malit te Zi. Si dhe nje autobus qe kishte bere ndeshje ne vitin 1969 dhe ndihma iu ishte ofruar nga Kosova. Kjo eshte e tera e ketij raporti shkencor te lopizmit Bulliqik.

Komentet janë mbyllur.