“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.” ― Anna Quindlen
Shkruan Rrahman Hyseni, shkrimtar
“MALLI I MËRGIMTARIT” ËSHTË LIBRI I RI AUTOR: IMER REXHEPI
Toka e Kosovës, dashuri e madhe, flakë e shpirtit, mall i pashuar që djeg zemrën e secilit mërgimtar. Poeti Imer REXHEPI në këtë libër të tij shpreh pikërisht këto ndjenja që i ka për vendlindjen e tij. Dashurinë, mallin, pikat që i kanë mbetur në zemër për tingullin e lahutës, lojërat e muhabetet me vëllezërit e motrat, dashurinë për dheun e Kosovës; të gjitha këto e shumë e shumë gjëra të tjera autori i mban në zemër dhe i kujton çdo ditë, ndoshta me një ndjenjë pendimi, se si i shkoi tërë jeta duke thënë:
nesër do kthehem. Nesër.
Në poezitë e veta, ai me zemër bën thirrje për bashkim e qëdrueshmëri në rastet e vështira politike të Kosovës, i thërret Evropës për ndërgjegjësim e drejtësi në vendimet e saj ndaj vendit tonë duke përshkruar bukur se gjithëmonë qemë viktimë e dëshirave të saj të paetura për trojet tona me bukuri madhështore.
Ajo çka i karakterizon poezitë e poetit në tërësi dhe secilin varg veç e veç, është çiltërsia me të cilin ai e shpreh gjithë mallin, momentet e bukura të mënyrës së jetesës në vendlindje, siç janë dasmat, dashurisë dhe peripetive që e përcollën vendin tonë vazhdimisht.
Si vargje që e përgjithësojnë më së miri dashurinë e poetit ndaj të gjitha trojeve shqiptare ndoshta mund të veçohen vargjet:
“Unë jam mirë kur është Shqipëria
Kur unë të kthehem në trojet e mia”
Autorit, urime e suksese
Më 31 maj 2017
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, shkrimtar