Rreth autorit
Harlan Coben — autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e shkrimtarëve më të lexuar sipas New York Times-it, botohet për herë të parë në shqip.
— Fitues i Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë mister/thriller: RBA Prize for Crime Writing (Premio RBA de Novela Policiaca).
— Fitues i Edgar Award (Edgar Allan Poe)
— Fitues i Anthony Award (Anthony Bucher)
Ka shkruar 35 romane misteri dhe thriller, një pjesë e mirë e të cilëve janë bërë edhe filma.
I përkthyer në 43 gjuhë të ndryshme të botës.
Me 70.000.000 lexues në të gjithë botën.
“Romanet e Harlan Coben-it janë si labirinte… Nëse do të jeni të mençur, do ta ‘përpini’ këtë libër dhe puzzle do të plotësohet.”
—The Huffington Post
“Autori eksploron kostot e bashkëjetesës sonë të çmendur me teknologjinë… duke e bërë ‘Mall për ty’, një libër që nuk duhet humbur.”
—The Providence Journal
Dy fjalë rreth librit
Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.
Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.
I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit.
Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, vihen në dyshim – madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.
Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë…
TË DHËNA TEKNIKE
AUTORI: Harlan Coben
TITULLI: Mall për ty
PËRKTHEU: Maniela Sota
FAQE: 568
FORMATI: 13×20 cm
ÇMIMI: 1500 lekë