Mali Zi në mes të rrugës demokratike dhe unitariste

0
273
Dritan-Abazović, Ura

E kohës

E lexova një paraqitje të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, z. Dinosha që i drejtohej Dritan Abazi(viq), i cili me subjektin e tij politik (URA) dhe në këndin tjetër të provokimit “E bardha në të Zezë”(sic!) i kërkon prej tij të “shpëtojë Malin e Zi”(!).

Pse partitë politike (shqiptare), bota intelektuale, deputetë dhe shoqëria civile(?) nuk dalin të flasin hapur para Brukselit dhe Washington për mungesën e të drejtave më elementare të lirive njerëzore (për gjuhën e folur shqipe) e anatemuar me ligjet kushtetuese si dhe të simbolit kombëtar të Flamurit Kuq e Zi në ketë shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së(?!).

Para se Dritan Abazi(viq) të “shpetojë Malin e Zi” do të ishte mirë që, tërë superstruktura kombëtare(shqiptare) në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi, të dalë në ballë të mbrojtjes me aktin sublim të tipareve të demokracisë të çështjes shqiptare para faktorit ndërkombëtar (BE-Washington), ndonëse kështu me këto “parime” anitariste dhe antishqiptare Mali i Zi nuk duhet të ketë vendin në familjen e bashkuar të popujve evropianë…!

Në jetën parlamentare në Podgoricë,deputetët shqiptarë nuk u lejohet që në shenjë nderimi për kolegët e tyre (malazezë) të përdorin fjalën shqipe “MIRËDITA”(!).

Çikago, shtator të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]