Lutje tejet e fuqishme drejtuar Lotëve të Jezusit,
së cilës asnjë hir nuk mund t’i mohohet
Në rruazat e mëdha:
Atë i Amshueshëm! Po t’i kushtoj lotët e Jezusit të derdhura gjatë mundimit të Tij
për të shpëtuar shpirtrat që po humbasin në përjetësi!
Në rruazat e vogla:
Për hir të lotëve të Tij të derdhura në mundime plot dashuri,
shpëto ata që po humbasin tani!
Në fund thuhet tri herë:
Atë i Amshueshëm! Po t’i kushtoj lotët e Jezusit të derdhura me hidhërim,
për t’u dhuruar mëkatarëve shpëtim!
Përktheu dhe përgatiti në shqip:
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 11. 09. 2019
LUTJE PËR BEKIMIN E TË PARËVE
O Atë! Unë të kërkoj që të bekosh të gjithë të parët e mi, prindërit e mi, gjyshërit e mi dhe të gjithë paraardhësit e tyre!
Unë e ndiej se lidhja mes brezave që më bashkon me të gjithë këto persona, më bën të përgjegjshëm përpara Teje edhe në lidhje me to.
Të kërkoj t’i falësh nëse në jetën e tyre kanë besuar pak dhe nëse kanë vdekur pa shprehur hapur pendimin e tyre: ki mëshirë për to!
Të kërkoj t’i pajtosh me të afërmin e tyre, nëse në jetën e tyre kanë pësuar të këqija dhe padrejtësi që nuk i kanë falur!
Të kërkoj t’i pranosh në Mbretërinë Tënde nëse akoma janë duke vuajtur për shkak të mëkateve të tyre që duhen shlyer akoma!
Unë thërras Gjakun e Çmuar të Jezusit, i derdhur mbi kryq, që të rrjedhë mbi të gjitha lidhjet mes brezave, në mënyrë që çdo kushtëzim i errët negative të copëtohet dhe të mos u bëjë më dëm brezit të tyre!
Unë thërras fuqinë e Shpirtit Shenjt mbi të gjithë këto persona gjersa, të liruara nga çdo e keqe, të mund të gëzojnë paqen dhe dritën e amshuar!
O Mari, Nënë e besimtarëve të gjallë e të vdekur, përqafo në amësinë tënde shpirtërore të gjithë të parët e mi dhe bëj që ata ta ndiejnë dashurinë tënde prej Nëne që dëshiron të mirën e tyre dhe shpëtimin e tyre, gjersa, nëpërmjet lutjes sate të ndërmjetësimit, të gjithë të mund të bëhen pjesë e familjes së bijve të Hyjit, të shëlbuar nga Gjaku i Jezusit, birit tënd e Zotit tonë! Amen!
LUTJE PËR PEMËN GJENEALOGJIKE
O Jezu Krisht! Për lavdinë e Emrit Tënd, për fuqinë e Shpirtit Shenjt dhe për meritat e Gjakut Tënd Tejet të Çmuar, më liro mua dhe brezin e pranishëm të familjes sime nga efektet e ndotjes nga okultizmi1, nga mallkimet dhe nga çdo negativitet që vijnë nga brezat e kaluar!
Të kërkoj që të bësh të ndalen tani të gjitha efektet negative që janë futur nëpërmjet pemës sime gjenealogjike.
I lutem Shpirtit Shenjt që të vijë dhe të mbushë të gjitha këto fusha me dashurinë e tij, me gëzimin dhe me paqen e tij! Amen!
Përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi
1. Okultizëm – Termi okultizëm (nga latinishtja: occultus nga occulere fsheh me një vel në sy të të tjerëve. Diçka e fshehur si një mister, sekret) përdoret në vija të përgjithshme për të treguar një tërësi praktikash që e kanë fushën e tyre në magji, alkimi, astrologji, në ato shkenca apo pseudoshkenca, që bazohen mbi parimin se ekzistojnë analogji dhe homologji mes njeriut dhe realiteteve mbishqisore. Përpunimi teorik mbi të cilin themelohet okultizmi është ekzoterizmi, tërësia e sistemeve të mendimit flozofiko – fetar, që përbëjnë bazën e teknikave okulte. Krijimi i termit francez occultisme është falë Eliphas Lévi (1810-1871), që me gjasë e mori nga filozofia okulte e Agrippa von Nettesheim. Okultizmi është studimi i gjërave okulte (të errëta) që supozohen dhe urtisë së fshehur. Për okultistin është studim i së “Vërtetës”, ose studimi i një të vërtete të fshehur, që ekziston nën sipërfaqe të gjërave: “E Vërteta është gjithmonë e fshehur nën një pamje sipërfaqësore”. Mund të konsiderohet një zonë ‘e errët’, ndoshta më e madhe se çdo tjetër në fushën e fesë. Mund të ketë të bëjë me objekte si nuska (ose hajmali), shtrigëri, voodoo (sekt fetar afro-amerikan me karaktere sinkretike dhe jashtëzakonisht ekzoterike), por edhe me perceptime jashtëshqisore dhe me numerologji.
Pothuajse gjithçka që nuk përfshihet në fetë më të mëdha përfshihet në mbretërinë e okultizmit.
Kisha Katolike mëson se është mëkat i rëndë pjesëmarrja, përfshirja dhe praktikimi i okultizmit në çfarëdolloj mënyre. Për shembull, konsultimi i fallxhorëve, shikimi i fundit të filxhanit dhe i kripës për të njohur të ardhmen, shikimi i dorës e të tjera si këto, janë forma pjesëmarrjeje në okultizëm. Me fjalë të thjeshta okultizmi, në të gjitha shprehjet e tij, shkon kundër besimit të pastër në Zotin dhe si rrjedhojë nuk i pëlqen Zotit dhe është në dëm të shpirtrave edhe nëse në disa raste mund të na duket sikur u bën mirë njerëzve. Prandaj është mëkat edhe mbajtja e patkonjve të kalit, e syrit magjik, e hudhrave dhe e kripës, apo e materialeve të tjera që nuk i këshillon as Kisha as Bibla, kur përdoren me idenë se largojnë syrin e keq.
Zoti Jezus, me fuqinë e Gjakut të Tij të Shenjtë, na liroftë prej të gjitha këtyre praktikave të errëta! Amen!
ÇFARË ËSHTË OKULTIZMI?
Okultizëm – Termi okultizëm (nga latinishtja: occultus nga occulere fsheh me një vel në sy të të tjerëve. Diçka e fshehur si një mister, sekret) përdoret në vija të përgjithshme për të treguar një tërësi praktikash që e kanë fushën e tyre në magji, alkimi, astrologji, në ato shkenca apo pseudoshkenca, që bazohen mbi parimin se ekzistojnë analogji dhe homologji mes njeriut dhe realiteteve mbishqisore. Përpunimi teorik mbi të cilin themelohet okultizmi është ekzoterizmi, tërësia e sistemeve të mendimit flozofiko – fetar, që përbëjnë bazën e teknikave okulte. Krijimi i termit francez occultisme është falë Eliphas Lévi (1810-1871), që me gjasë e mori nga filozofia okulte e Agrippa von Nettesheim. Okultizmi është studimi i gjërave okulte (të errëta) që supozohen dhe urtisë së fshehur. Për okultistin është studim i së “Vërtetës”, ose studimi i një të vërtete të fshehur, që ekziston nën sipërfaqe të gjërave: “E Vërteta është gjithmonë e fshehur nën një pamje sipërfaqësore”. Mund të konsiderohet një zonë ‘e errët’, ndoshta më e madhe se çdo tjetër në fushën e fesë. Mund të ketë të bëjë me objekte si nuska (ose hajmali), shtrigëri, voodoo (sekt fetar afro-amerikan me karaktere sinkretike dhe jashtëzakonisht ekzoterike), por edhe me perceptime jashtëshqisore dhe me numerologji.
Pothuajse gjithçka që nuk përfshihet në fetë më të mëdha përfshihet në mbretërinë e okultizmit.
Kisha Katolike mëson se është mëkat i rëndë pjesëmarrja, përfshirja dhe praktikimi i okultizmit në çfarëdolloj mënyre. Për shembull, konsultimi i fallxhorëve, shikimi i fundit të filxhanit dhe i kripës për të njohur të ardhmen, shikimi i dorës e të tjera si këto, janë forma pjesëmarrjeje në okultizëm. Me fjalë të thjeshta okultizmi, në të gjitha shprehjet e tij, shkon kundër besimit të pastër në Zotin dhe si rrjedhojë nuk i pëlqen Zotit dhe është në dëm të shpirtrave edhe nëse në disa raste mund të na duket sikur u bën mirë njerëzve. Prandaj është mëkat edhe mbajtja e patkonjve të kalit, e syrit magjik, e hudhrave dhe e kripës, apo e materialeve të tjera që nuk i këshillon as Kisha as Bibla, kur përdoren me idenë se largojnë syrin e keq.
Zoti Jezus, me fuqinë e Gjakut të Tij të Shenjtë, na liroftë prej të gjitha këtyre praktikave të errëta! Amen!
Përgatiti:
Nikolin Sh. Lëmezhi