LUTFI HAZIRI SHEFI I SHEFAVE NE LDK?!

0
437
Hashim Thaçi - Lutfi Haziri

Nga Binak MAXHARRAJ

Lutfi Haziri eshte njeriu me i pabesueshem ne LDK. Eshte nje njeri dallaverexhi, qe si nxen fjala fjales, han me dy luge, shikimet i ka andej ka edhe e ka interesin. Prandaj edhe eshte i pasur gadi sa “miqtë” e tij ne PDK. Me zemer dhe shpirt ishte kunder kandidimit te Vjosa Osmanit per Kryeministre. Ne lidhje me kete mospajtim, se bashku me Agim Veliun u perqyrraven si femija.

Por, per ta pajtuar si femiun, e zgjodhen per shef te Shtabit zgjedhor, i cili gjithe kohen ishte me teper si nje bisht karshi Vjosa Osmanit brilante ne fushate. Haziri nuk e bente fushaten me zemer dhe as me mendje. Ky njeri me shume e pengonte fushaten e kandidates Vjosa Osmani, sesa qe e ndihmonte, me shume gjate fushates jepte lavdata per Isa Mustafen dhe Agim Veliun se sa per kandidaten per kryemeinstre Vjosa Osmani. Kete e kane vrejte ashiqare te gjithe, qe e kane percjelle me kujdes fushaten parazgjedhore te LDK.

Por shefi i shefave te LDK-së, Lutfi Haziri po behet edhe me shef i fuqishem. Shefllaku atij nuk po i ndahet. Tashti e paskan zgjedhe edhe per Shef te ekipit Negociator te LDK, per bisedime me LVV, per me ba punen krejte berllog. Eshte e pamundshme qe ky njeri, qe gjate bisedimeve me LVV nuk i drejton shmigimet dhe shikimet edhe andej kah jaranat e vet ne PDK. Ne keto bisedime, ky njeri me shume do te prishe pune se sa do ndreqë diçka, sepse dihet se eshte zor, qe Lutfi Haziri te bejë ndonje pune te mire ne dobi te LDK.