Nga: Dylbere Dika
Kushdo, që ka jetuar në Tiranë, nuk e ka aspak të vështirë ta gjejë se për cilën bëhet fjalë, kur “lexon” portretin fizik të saj; Bionde, shtat-hedhur, përplot energji; një grua, që ka harruar të plaket!…
E tillë është Lumturi Vladi, një nga ish-drejtueset më të votuara të arsimit shqiptar. Ndërsa, prej një viti, i është bashkuar Organizatës “Diplomatic Mission, Peace and Prosperity”, me qendër në Tiranë. Është ky një organizëm i akredituar në OKB, NATO dhe BE.
Ishte pikërisht kjo Organizatë emërmirë, që do t’i jepte titullin e nderit, “Misionare Paqeje”, Lumturi Vladit. Ky vlerësim është bazuar në veprimtarinë e saj të palodhur, në ndihmë të nxënësve shqiptarë, shtresave në nevojë dhe fëmijëve jetimë. Gjithashtu, për vepprimtarinë e saj bamirëse, Zysh Lumes i është dhënë “Urdhëri i Artë”, i Shënjtores Nënë Tereza.
Një tjetër vlerësim ka ardhur, ditët e fundit për mesuesen tonë, kësaj here nga vendi i lirisë e demokracisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë e ka dërguar, pikërisht, “American Diplomatic Mission for Ëorld Peace”, me qendër në Florida.
Ata i drejtohen, me këto fjalë, mësueses sonë të nderuar e të dashur:
“-Former Drejtore Shkolle, Tirana-Albania;
-Misionare Paqeje;
-Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet:
E nderuar Mrs.Vladi,
Është një kënaqësi e madhe për mua, që t’u drejtohem, përmes kësaj letre vlerësimi, për angazhimin, përpjekjet dhe sakrificat tuaja, si luftëtare e paepur e Paqes Sociale, në fushën e Edukimit dhe Arsimit Shqiptar, si Drejtore Model e disa shkollave të Tiranes; një ndër liderët më të përkushtuar të Arsimimit të Shoqërisë Civile në Ballkan; si Misionare Paqeje e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) dhe, veçanërisht, si faktor stabiliteti, që punoni prej vitesh për të konsoliduar Paqen në Ballkan e në Botë, në luftë kundër injorancës, padijes dhe analfabetizmit.
Ju jeni, vërtet, jo vetëm një personalitet humanitar, por dhe administratore model e arsimit shqiptar, që i rezistuat me stoicizëm, çdo lloj vështirësie, që ju kanë shkaktuar strukturat burokratike, të pushteteve të ndryshme.
Duke lexuar biografinë tuaj, cilido ndihet i frymëzuar nga veprimtaria juaj: lider shoqëror, mësuese e drejtore model dhe tani Misionare Paqeje e DMPP, institucion ndërkombetar i përkushtuar ndaj shërbimeve qytetare dhe sociale, që ndihmojnë komunitetet paqedashëse të Shqipërisë e Kosovës, Ballkanit e vendeve të tjera në zhvillim, në rrugën e tyre për paqe e prosperitet.
Në sakrificat dhe qendresën, që ju karakterizon gjatë gjithë veprimtarisë suaj, educative dhe arsimore, tanimë, pasqyrohet dukshëm edhe shembëlltyra e Gandit, Martin Luter King, Mandelës dhe Shenjtores Nënë Terezë, personalitete ideatorë dhe frymëzues të Paqes Moderne Botërore.
Sot, ju vlerësoheni me “Medaljen e Artë”, Urdhëri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Terezë, simbol i gjenialitetit të këtij personaliteti, kaq brilant të humanizmit, bamirësisë dhe filantropisë botërore dhe në shpirtin tuaj rezonon edhe shenjtëria e kësaj figure.
Duke ju falenderuar, në emër të “American Diplomatic Mission for World Peace (ADMËP)” dhe “Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP)”, ndihem krenar për angazhimin tuaj të madh dhe ndihmesën e shquar, që po jepni si faktor paqeje.
Edhe një herë, dëshiroj t’u shprehi përgëzimet e mia më të ngrohta, në emër të gjithë partnerëve tanë paqedashës, paqebërës dhe paqeruajtës!
Me respekt:
+Bishop Dr. Jose A.P. Moreno, Ed. D.
Konsull i Përgjithshëm – ADMWP
+CC: Governor Dr. Shefki Hysa, DMPP”
…Mendojmë se nuk ka përse të bëjmë komente, rreth asaj, që lexuam më lart. Kjo, pra, Lumturi Vladi ose, siç e njohin dhe “Zjushë Lumja”, është e kudogjendur e kudovlerësuar;
Një “uragan” i së mirës, në ndihmë të gjithëkujt,që e kërkon këtë gjë, prej asaj.
Tiranë, 25 shtator 2017
Dërgoi për publikim Murat Gecaj, studiues