LUMIRI E KAPËRCEJ RUBIKONIN

0
312
Lumir Abdixhiku

Nga Binak MAXHARRAJ

Më në fund një lajmë i mirë nga LDK e harrnuar pas katastrofës qe e goditi duke rënë në 15% të votuesve apo diçka me shumë se 100 mijë pra tri herë me pakë se sa Vjosa Osmani e cila i mori mbi 300 mijë vota, duke i shpërngulë votuesit nga ajo. E, për shpernguljën vullnetare Vjosa Osmanit nga LDK një prof. universitar paska thanë se ajo vullnetarisht ka ikë nga LDK, çfarë nuk është e vertetë.

Vjosa nuk iku nga LDK, ate e ndoqen siç thotë populli me hu gardhi, sepse gjoja ia paska prishë rehatin Isa Mustafës, Agim Veliut, Driton Selmanaj, e të tjërë, për respektimin e qendrimet dhe parimeve të LDK të cilat Isa Mustafa i shkelët me te dyja këmbët çdo herë kur e kishte parasysh interesin e PDK, Thaqit dhe SHIK-ut.

Bumerangu nga Vjosa Osmani iu kthye Isa Mustafës dhe grupit te tij mafioz, bile me kamatë të lartë duke e xhveshë gadi cullak Isa Mustafën dhe LDK nga anetarësia dhe votuesit.

Për këtë humbje katastrofë të LDK Isa Mustafa nuk lejojë te zhvillohet asnjë diskutim, as në Kryesin e partisë e as në Këshhilin e përgjithshëm.

Ua mbylli gojën, kurse si kundërshpërblim ia dhanë “postin” e inekzistent te kryetarit te nderit të LDK. Për mbylljën e gojës për debat të çiltër tjë humbjës së LDK ne organet përkatese, tashti këto ditë jashtë këryre organeve ka nisë një debat fajsie i ashpër online midis figurave të mëdha te LDK siç është rasti i Agim Veliut të xhveshur nga çdo postë ne LDK dhe Gazmend Muhaxhirit i cili e mori postin e nenkryetarit të LDK.

Pra hallakama në LDK ka filluar, dhe kjo është e mirë për LDK, sepse pa u zgjidhë fortë e mirë nyja e humbjevet me emrin Isa Mustafa dhe te klikës së tij ne LDK kjo parti nuk ka shërim, sepse atymbrenda kanë mbetë edhe do mbeturina tokside të qiftit Veliu dhe Selmanaj.

Por, me ne fundë Lumir Abdixhiku e bëri një punë te mirë për LDK dhe ate duke kaluar me te dy këmbëtë mbi shpinën e Isa Mustafës duke e marrë një vendim të fortë në Kryesin e LDK së Vjosa Osmanit duhet t’i jepet përkrahja për zgjedhjën e saj në postin e presidentës së vendit.

Këtë punë Lumiri e ka menduar mirë me kokën e vetë, e jo të Isa Mustafës, sepse nëse LDK deshiron të këndellët sadopak hapi i parë i saj është qe Vjosa Osmani të përkrahet për presidente, sepse tek e fundit ate për presidente e ka votuar edhe populli duke ia dhënë mbi 300 mijë vota te cilat nuk guxonë jo vete LDK, por as PDK dhe AAK ta anashkalojn.

Por,Lumiri ia paska qitë edhe dhembët në koderë, siç thotë populli, duke e pasë parasyshë faktin se injorati dhe shkaterruesi i LDK bashkë me Isa Mustafën po ngulka kembë si gomari kur ngujohet ne lloç, por edhe vegla e Isa Mustafës Driton Selmanaj i cili me lojrat e tij te pista prej servili e bënte tollovi Parlamentin. Këta te dytë gjoja paskan deklaruar haptas se as nuk do ta votojnë e as nuk do te qendrojnë ne sallë kur Vjosa Osmani te votohet për presidente.

I menjohershem dhe me vend është edhe ”kërcënimi” i Kryetarit të LDK Lumir Abdixhikut se vendimi i Kryesisë duhet te respektohet nga të gjithë deputetet.

Kjo është e çartë. Nese këta dy huligana të LDK nuk e respektojnë vendimin e Kryesisë, kryetari Lumir Abdixhiku dhe Kryesia duhet te ndëmarrë masa te rrepëta qe këta dy laskuca të LDK edhe të përjashtohën nga LDK si qellizat e fundit kanceroze te mbetura mbrenda LDK, anipse ka edhe të tjerë të tillë.