Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!

0
219
LDK - lidhja

Shkruan: Florim Zeqa, 03.07.2021

Nga momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve lokale për 17 tetor të këtij viti, për të mos thënë çdo ditë, nuk kalon javë që nuk më vjen nga një kërkesë për t’iu bërë shkrime publicitare kandidatëve të caktuar për kryetar degësh nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo vetëm!

Përgjigje e përbashkët publike

Përmes shkrimit të mëposhtëm po ua kthejë një përgjigje përbashkët dhe publike të gjithë atyre që më shkruan dhe atyre, që mund të shkruajnë gjatë ditëve në vijim.

Me kënaqësi do t’i mbështetja disa nga emrat, sikur ata të ishin kandidat të pavarur për kryetar komune, por unë kam vendosur të qëndroj neutral dhe i paanshëm në parafushatën për zgjedhjet lokale të vjeshtës dhe atë për shumë arsye…!

E para, nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që asnjëherë nuk mendoi për neve veprimtarëve të orëve të para. Edhe pse, për 11 vjet rresht i bëra me qindra e qindra shkrime në mbështetje të LDK-së si subjekt politik dhe kandidatëve të saj gjatë fushatave zgjedhore, e cila asnjëherë dhe në një rast të vetëm nuk mendoj për mua, në mos për asgjë tjetër, të paktën për një falendrim publik!!!

Për dallim nga partitë e tjera që i shpërblyen kundërshtarët e rugovizmit me punësime nëpër institucione dhe poste të larta shtetëror, LDK-ja i harroj dhe injoroj mbrojtësit e vërtetë të filozofisë politike rugoviane. Në vend të tyre u avancuan parashutistët, vartësit dhe servilët e liderit partiak, madje edhe ata që nuk ishin asnjëherë pjesë e LDK-së Rugoviane.

E dyta) nuk dua t’i bëjë shërbime kësaj LDK-je që akoma e mbanë portretin e shkatërruesit të saj, i cili ende vazhdon ta kontrolloj çdo gjë nga prapaskena dhe t’i dirigjojë me “telekomandë” servilët e vet në këtë subjekt politik.

E treta) nuk dua t’i bëjë më shërbime kësaj LDK-je që udhëhiqet nga fallangat Sorosiane dhe Surroiane, të cilët (edhe nga subjektet tjera) po e bëjnë lojën e djallit në partinë e ish presidentit historik Ibrahim Rugova!

Do të qëndrojë i palëkundur në pozicionin apartiak, por do të mbetem përjetësisht besnik i folozofisë politike rugoviane, që i bie se, nuk do ta mbështes dhe as që do të bëhem pjesë e ndonjërës prej subjekteve aktuale politike.

Alternativa e re, mision jetësorë

Me vendosmëri dhe guxim do ta vazhdojë tutje misionion tim jetësorë për krijimin e një alternative të re politike, e cila do t’ua kthejë shpresën dhe besimin e qytetarëve për jetë dinjitoze në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Me ndryshimin që do ta sjellë alternativa e re politike, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Me alternativen e re politike nuk do të ketë më diskriminim të qytetarëve në baza partiake dhe familjare, regjionale apo fetare.

Alternativa e re politike do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të ndershëm të vendit tonë, do të jetë derë e hapur për të gjitha vlerat njerëzore dhe kombëtare, intelektuale dhe profesionale që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e tyre.

Në alternativen e re politike nuk do të ketë vend për pseudo-vlera, për pseudo-patriot, për pseudo-intelektual, nuk do të ketë vend për matrapaz dhe as kusarë politik, për shkak se do të jenë llogaridhënja dhe transparenca e çdo veprimi dhe lëvizje financiare, barazia qytetare dhe liria e shprehjes ato që dot’ua pamundësojnë veprimtarinë njerëzve me prirje negative; nepotike (punësime familjare dhe partiake), korruptive, krimi të organizuar dhe çdo forme tjetër negative dhe diskriminuese në shoqërinë kosovare.

I mirëpres të gjithë ata që janë të gatshëm të rreshtohen vullnetarisht në alternativen e re politike për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, pa llogaritur në interesa apo privilegje personale!

Të bëhemi edhe një herë bashkë sikurse në fillim-vitet e ’90-ta për ta dërguar në muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për ta ndarë së bashku të mirën dhe të keqën me njëri-tjetrin në shtëpinë tonë të përbashkët në Dardani.

Zoti i do ata që e duan njëri-tjetrin!
Lum ai që e mbron idealin, njerëzinë dhe burrëninë e vet!