Lulzim Basha tregoi publikisht bindjet e tij të mbrendshme kunder katolikve shqiptarë

0
1249

Paul Tedeschini, më 18/05/2017

Kur në dhetor të vitit 1990 u dha leja per pluralizem, pra per krijimin e partive të ndryshme politike, Ramiz Alia simbas mbledhjes së Katovices organizoi dhe drejtoi formimin e partive të ndyshme me element nga Partia Punës së Shqipërisë e diktatorit Enver Hoxha. Kështu u krijuen dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) si dhe disa parti të tjera ma të vogla simotra. Kështu u krijue PLURALIZMI ARTIFICIAL SHQIPTAR me element komunsit.

Po në dhjetor të vitit 1990, që u lejue pluralizmi, disa intelektual shkodranë me kulturë të vertetë europiane paraqiten dokumentat së bashku me kerkesen per krijimin e Partisë Demokristjane Shqiptare. Ramiz Alia sabotoi krijimin e kësaj partie me prejardhje jokomuniste duke ua refuzue me pretekste të kota kerkesen dhe dokumentat. Nderkaq Ramiz Alia fitoi kohë dhe organizoi ma vonë krijimin e nji Partie Demokristjane kukull me element aventurier ish bashkepunëtor të Enver Hoxhes, nji pjesë e të cilëve sot bajnë pjesë në PS dhe PD. Njikohësisht, simbas disa deshmive personale, disa drejtues të PD-s së Sali Berishes, në Shkodër kanë perndjekë fizikisht dhe u kan ba kercënime dhe presione të ndryshme frikësimi organizatorëve të Partise Demokristjane Shqiptare, në menyrë që të pengohej krijimi i kësaj partie të vertetë europiane antikomuniste.

Shkodra, kjo qënder tradicionale e kultures europiane në trojet shqiptare, nuk ka pasë nevojë të marrë mësime DEMOKRACIE EUROPIANE nga nji komunist i Enver Hoxhes, si Sali Berisha, i cili siç e tregoi ma vonë ishte i lidhun me vendet islamike dhe që në vend t’u japte shqiptarve drejtimin europian, i futi në Konferencen e Vendeve islamike dhe solli në trojet shqiptare gjithëfarë organizatash arabe, pak me thanë, të dyshimta.

Në qoftë se në perbamjen e Partise Socialiste dhe të Partisë Demokratike, pjella të Partisë Punës të Enver Hoxhes, jane futë disa element ish bashkëpuntorë të komunizmit, të cilët kanë emna katolikë, kjo nuk don të thotë aspak se këto persona perfaqesojnë katoliktë e Shqipnisë me kulture europiane, siç po donë të na i servirin disa shkruesa shkrimesh nëpër gazeta dhe drejtuesi i PD-s Lulzim Basha.

Së pari, kreu i PD-s Lulzim Basha, në vend që të bante deklarata nepër gazetat e hueja per personat në parlament (qofshin katolik o jo) të cilët simbas Bashes paskan kryer vepra penale, duke dhanë per ma tepër edhe perqindje të sakta matematike të tyne, ai, Basha, po te kishte me të vertetë prova materjale, duhej tu bante atyne nji denoncim penal në prokurori per krimet e jo të merrej me llafe neper gazetat e hueja. Kjo gja të len me mendue se vetë Lulzim Basha nuk ndjehet aqë i paster dhe i sigurtë sa t’i futej kësaj rruge të denonicimeve në prokurori.

Se dyti, kreu i PD-s Lulzim Basha nuk ka si të perpiqet të mashtrojë publikun me intervista të tjera të mavonshme duke thanë se gazetat apo kundershtart e tij politikë ia kan shtrembnue qellimisht fjaltë e tij dhanë gazetes austriake. Gazeta serioze austriake ka njerëz të saktë dhe e din mirë pergjegjësinë e nji shtrembnimi informativ, apo referimi të gabuem të nji interviste sidomos me karakter ndershtetnor. Vetë Basha nuk pretendon që gazeta austriake të ia ketë shtrembënue fjaltë. Perkethimi nga gjermanishtja i fjalve të Lulzim Bashes dhanë gazetes austriake vertetojnë pasaktësi dhe plotësisht ofendimin e randë, që Basha i ka ba publikisht katolikëve shqiptarë, të cilët edhe pse në numer relativisht të vogel, kanë dhanë kontributin ma të madh per mbrojtjen e kombit shqiptar, per kulturen shqiptare dhe per lidhjen e shqiptarëve tradicionalisht me Europen.

Në vend që të merret me sofizma, Lulzim Basha të tregohet i ndershem dhe t’u kerkojë falje publikisht katolikve shqiptarë per ofendimin e randë, që ai padrejtësisht u ka ba.