TemA, 25 shtator 2018
Do përballeni fizikisht me mua – Lul Basha e do teatrin për vete!
Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike foli me tone të forta në emisionin “Open” në TCH sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar. Madje, Basha tha se po i kërcënonte ata që do t’i vënë minat Teatrit.
“Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre” – tha Basha.
“Ju po i kërcënoni këta njerëz?” – e ndërpreu Eni Vasili.
“Po sigurisht që i kërcënoj dhe hapur” – tha Basha duke shtuar: “Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vijë përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua” – tha
Basha që më pas shpjegoi se pse kur kaloi ligji në parlament opozita u zhvendos në Vlorë.
“Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri. Teatri është vija e kuqe. Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari” – tha Basha.