LULEBEGONJE – poezi nga Teuta Osmani

0
1945
Teuta Osmani

Amerika eshte e larget, por sa shume na e afron poetja Teuta Osmani, e cila here pas here na dergon krijimet e saj per gazeten ‘Fjala e lire’. /Gjin Musa, gazetar

LULEBEGONJE

Une qe te shkruaj me gjuhen e shqipes
jam shqiponje me flete te medha
qe fluturojne male e shtigjeve,
me thonjet e saja kap harabelat
qe krakarjne ne hapesire e erera.
Dhe ne lartesite ku qendron kjo shkabe mbi male
vrojton e hesht ta kap zap e ta grabisi
tek ndjek udhen e shejtanit kjo laraske,
pa dale akoma nga veza, kerkon te ngjitet.
Laraskat siç quhen, jane me lëkuren e tyre te shemtuara
ku pas nje hije qe le ne qiellin e kalter
ngre veç tym lufteje
per gjakderdhje larg atdheut.
Dhe une si shkab jam mesuar te ndeshem
ne çdo vend te botes
te vendos nje emer
qe me ka hije si vetkombit
qe ma do xhani, sa s’luan as topi.
Mua, te rralla jane ato
qe ndeshin pas shpine hijen time
ku ndjek gjithmone fluturuar
rrugen e shtrenjte prej drite.
E nese doni ta dini,
une gjithmone kam qene fitimtare
nga buka qe me jepesh me therrime
askush s’ma merrte prej sahanit.
Dhe laraskat kane te tyre komb
ku mjerimi i shpuri zene e perzene me zore
nga tymrat e plumbit u ushqyen
dhe ne shpirtrat e tyre asnje miresi nuk rrembyen.
Ato jane te marra te gllaberojne
te gjurmojne e engjejt po te jete mundesia
nga mospadija se jane te voneta
behar e bejne edhe ne ngrica.
Ndaj, mos ju gezo lemimeve te xhamit
as si begonje luleje mos i krahaso
se begonjat dine ku dalin
edhe me pare sa s’mbarove, ti per to …
Ndaj mos te te tregoj udhen qe me pare more
nga dritarja ime sa u sulmove
me the se tre valigje bera gati
te fluturoja si shqipe drejt teje per mallin.
Mos u merakos shume pas te vdekurave
pasi pasqyra per to s’u dihet vlera.
Cifla ju bene, qe kur u pane
ne tymin prej baruti, askush me si lule s’ngjan …

Teuta Osmani, 9/6/2016 USA.