Lule për nënën

0
469
Dea Halimi

Dea Halimi

Lule për nënën

Në zemrën tënde zgjohem çdo ditë yll,
Pemë me degë në qiell plot me mollë,
Flutur e bukur agojë e ik për në shkollë
Me lulen e zemrës tënde – ylber në prill.

Ylber është buzëqeshja jote, nënë;

Je drita ku fshihem e prapë shihem te ti,
Atdhe je, liri je dhe gjithnjë dashuri.
Ëndrra më e bukur, me yll e me hënë,
Je zjarri i gjakut, lulëzimi i lules në sy.

Me fat dita e gruas, nënë, në këtë mars.

Më mbaj për dore

Në zemrën time është një pemë
Në atë pemë ka shumë yje farfuritës
Njëri nga yjet është syri yt, mami

Më mbaj për dore, mami

Pa ty do të jetoja në një shkretëtirë
Çdo gjë do të ishte e pakuptimtë
Një hapësirë e djegur nga vetmia e vet

II Të ta ndej aromën

Mami ti je ajo që e zbukuron shtëpinë
Pa ty do të ishte vetëm një re e zezë e zymtë
Asnjë të qeshur aspak muzikë
Vetëm trishtim vetëm dëshpërim

Më përqafo mami e unë të qesh
e unë të fluturoj qiellit të pafund të ëndrrës
Dua të ta ndej aromën e shpirtit, mami

Mos më lë vetëm

Mami, mos me lë kurrë vetëm.
Shpirti im është ndezur flakë.
Si do të mbizotërojë drita mbi mua,
Po nuk qe ti të të puth, të të dua.

Mami, mos me lë vetëm,
Në këtë vetmi, në këtë natë.