Luku i trillit

0
443
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Vonesat për krijimin e qeverisë dhe të koalicionit qeverisës, ndofta në njëfarë forme kanë relaksuar zërat që mund të ndërhynin gjithsesi në fiksimin e orientimeve dhe fashitjen e konvergjencave politike, që ishin krijuar dhe mund të jenë ende të sforcuar nga luku i trillit qeverisës. Por, demin i shkaktuar politik që mori vendi nga trilli qeverisës i qeverive me zar e zarar ka kosto të majme, mbase edhe për qeverinë e re.

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi

Ende pa fillua numërimi i votave të 6 tetorit 19, u dha rezultati i përafërt i fituesit të zgjedhjeve në nivel vendi, një teknikë e çuditshme, por edhe fascionuese për saktësimin e parashikimeve politike dhe të besimit të thithur të masave. Tani që kur filluan numërimin e votave ka tre javë e ca dhe del që numërimi dhe rinumërimi mund të janë sfidë për zgjedhësit dhe humbësit që ata së paku të mund të marrin kohezion. Vonesat për krijimin e qeverisë dhe të koalicionit qeverisës, ndofta në njëfarë forme kanë relaksuar zërat që mund të ndërhynin gjithsesi në fiksimin e orientimeve dhe fashitjen e konvergjencave politike, që ishin krijuar dhe mund të jenë ende të sforcuar nga luku i trillit qeverisës. Por, demin i shkaktuar politik që marri vendi nga trilli qeverisës i qeverive me zar e zarar ka kosto të majme, mbase edhe për qeverinë e re.

Le ta konstatojmë disi edhe skepticizmin e pritshëm, por nëse vonesa dhe nëntavolina komprometon të nominuarin për kryeministër dhe zgjedhjen e masës e deformojnë, atëherë defintivisht demokracia nuk ka kuptim politik, as për zgjedhjet dhe më pak për elektoratin, sepse sipas kësaj mundësie ekzistojnë marrëveshje të tjera, zgjedhës jo prej vote po prej nenëtavoline, jo elektorat po akter politik që fatin e shtetit e të pushtetit e lidhin veçse me fatin e tyre personal. Në këtë vend (Kosova) çfarë nuk mund të bëhet, sepse komprometimi i vullnetit të lirë politik bëhet metodë dhe teknologji e pushtetit autokratik dhe mafioz, ku qytetari dhe demokracia kriminalizohen.

Jemi para ati parashikimit monstruozë të “shuarjes së Shtetit”, sepse siç shihet në dritë e për diell kriminelet e luftës dhe të politikës janë bërë bashkë, janë bërë tubacione ujqish që ulërimat e tyre edhe kur hëna nuk ka zënë shtat të neveritin.

Në lukun e trillit për qeverisje i nominuari për kryeminister i partisë fituese, ka para një karikaturë shtihuese, shtihaket e qeverive mund të shtihavën në zyre të qeverisë për shkak te mëkateve të tyre të mëdha. Qeveria e re duhet të ndërroj zyre nga zyret e shtihanëve, ndryshe nuk mund të ndjehet mirë, ndryshe nuk mund të bëjë punë të mira, ngase prej tyre zyrave kanë dalur vendime kriminale e mallkuese për qytetaret dhe vendin. Të tjera zyre, të tjera vendime sepse prej zyrave të tjera ka më shumë gjasa e shpresa ka më pak mallkim që kanë mbjellë shtihanët.

Le të besojmë siç kemi besuar se ardhja e një qeverie ose qeveritari të ri do të sjellë ndryshime, edhe pse qeveritë dhe qeveritaret kanë ndryshuar, ndryshimi si ndryshim i gjendjes së pritur nuk u pa gjë kundi. Por në krejt këtë ka një gjë esenciale se “Kur ti”, vjen në qeveri nuk i thuhet kot: – Kurti.