LUFTË SPECIALE KUNDËR ALBIN KURTIT

0
283
Albin Kurti - Gjykata Kushtetuese

Nga Binak MAXHARRAJ

Në këto gjashtë vjetet e fundit nuk ka parti në Kosovë,nuk ka lider partish shqiptare, serbe, etj. Nuk mund ta gjejshë ndonjë pushtetar qe nga ish-presidenti Hashim Thaqi e teposhte të cilët nuk merren me kritikat kundër liderit te LVV Albin Kurti. Albin Kurti të gjithë këtyre ua ka zënë rrugën sepse në krahasim me te gjithë këta Albini është një lider pa shibla, i pa korruptuar, një lider qe nuk e vjedhë dhe plaqkitë popullin e vetë, është një lider fukara, s’ka miliona, s’ka shtepi me bazena, jeton në një banësë një dhomshe te marrë me qira, s’ka vetura luksoze të blinduar sikur të gjithë këta lideret e klaneve te ndryshme mafioze qe i kanë hyer luftës speciale kundër Kurtit përmes te gjitha strukturave shteterore deri te gjykata kushtetuese thjeshtë për ta penguar qe te mos vijë ne pushtet, sepse ata e dijnë mirë se duhet me dhanë llogari para popullit për vjedhjet dhe hajnit e tyre.

Albin Kurti i fitoi njeherë zgjedhjet bindshëm me 6 tetor 2019, e formoi qeverin me LDK antirugoviste dhe prothaqiste të Isa Mustafës. E dinin mirë se prgjegjesia për keqpërdorime po u vije.S’lanë gje pa bërë për ta rrexuar qeverin Kurti. Këte e bën me ndihmën e administrates antidemokratike të Trumpit se bashku me Grenellin të cilët anipse humben ne zgjedhje tentuan qe përmes një kryengritjete si tentim grushtshteti ta pengoj ndrrimin e pushtetit në Amerikë në kryem me presdientit ne ardhe Joe Bidën.

Ata ia morën fytyrën amerikës në botë, i dhanë grushtë te fortë demokracisë së shenjetë amerikane. Dhe këta lideret tane ne krye me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin bejshin be në ta kurse ata jo vetem qe ndihmuan grushtshtetin në Kosovë por tentuan qe te bejnë grushtshtet edhe në Amerikë duke e sulmuar dhe demoluar Kapitol Hill në Uashington.

Por,lufta speciale kundër Albinit nuk ka te ndalur as tashti kur jemi në prag te zgjedhjve parlamentare te 14 shkurtit 2021. I gjithë arsenali politiko mafioz i tentokës së Kosovës është que peshë përmes formave, luftës speciale dhe denigrimeve te ndryshme qe ta pengojnë Alin Kurtin qe ti fitoj zgjedhjet, sepse edhe në këto zgjedhje ai është favoriti kryseor dhe se do ti fitoj këto zgjedhje bindshëm. Dhe zgjedhjet LVV me Albinin në krye do ti fitoi bindshëm, këtë s’ka kush e ndalë sepse populli e ka shpresën te Albini për ndryshime rrënjesore në Kosovë pas 20 viteve keqëqeverisje, vjedhje plaqkitjeve, korrupcionit etj.

Në këtë vazhdë vjenë edhe vendim skandaloz i veçantë dhe i qellimshëm i Gjykatës Kushtetuese te cilin me ”dashuri” po e zbaton KQZ e qe është i ndikuar nga nentoka e mafis politike që te mos kënë te drejtë te kandidojnë për deputet te gjitha ata qe paten probleme me ligjin ne tre vjetët e fundit.

Këtu është i përfshier edhe lideri i LVV Albin Kurti, i cili ishte i denuar me kushtë, dhe jo me mbajtje më burg denimin. Këto te dyjat nuk shkojnë bashkë, anipse juristet e padijshëm i ngaterrojn këto sa për te krijuar huti në opinion.

Atëhërë ku ishin këto organe qe tashti sjellin vendime skandaloze kur është në pyetje Albin Kurti?!

Që 20 vjetë e këndëj ne Parlament si deputet u zgjodhën vrases, shtisë te vrasesve, kriminel me kusht e pa kusht te cilët edhe na shisnin mend se kush janë ata. Në Parlament sillësshin si kabadai, si rrugaqa qe dy fjalë nuk dinin ti flisnin. E kishin shpinën e fortë nga kupola e krimit te organizuar në krye me Thaçin, Veselin, Harajdinaj dhe Isa Mustafën të cilët e kishin kapë tërë jetën institucionale duke e mbrojtë krimin e organizuar dhe korrupcionin.

Dhe askush nuk ua prishte tymin e duhanit, ishin vetë ”bashë e vetë subashë” siç thotë populli.

Tashti kur po vijnë kohë tjera ne luftën kundër kapjes se shtetit dhe luftës kundër korrupcionit të cilës po i prinë lideri Albin Kurti,hijenat e mafive te strukura ne erresirat e institucioneve te Kosovës po qojnë krye duke venë pengesa dhe ndërskamca, sepse nukpo u shkojnë përshtat ndryshimeve te cilat qe sa kohë po i kërkon votuesi, po i kërkon populli.

Edhe sot gadi te gjitha institucionet në Kosovë janë të kapura, janë në shërbim të mafisë politike me te cilat po lufton Albin Kurti.

Edhe vendimi i fundite i Kushtetutes dhe i KQZ janë ne shërbim te kësaj mafije e cila qellimin e ka qe të mos vihet te ndryshimet, të lufta me korrupcionin e deri te çkapja e shtetit nga këto mafi politike te cilat hala janë te gjalla, po qojnë krye.

Por,edhe se LVV dhe Albin Kurtin e futën në këtë grackë, në këtë kurthë Albini me shok duhet te jetë i kujdesshëm qe te menaxhoi më mençuri këtë situatë të pritur dhe te thurur apostafat për te. Duhet të tregoi mençuri prej lideri qe në mënyrën më te mirë te mundshme te kapërcej këtë situat, pasiqe LVV ka kuadro te menqura, te forta, te afta për te menaxhuar këtë situatë.

Duhet te tregoi mençuri dhe kujdes edhe për shkak te situatës politike në te cilën jemi para zgjedhjeve.

Por edhe më shumë Albin Kurti me shok duhet te këtë kujdes edhe për shkak të ndryshimeve ne Shtepin e Bardhë dhe ardhjës në pushtet të mikut të madh te shiptarëve Joe Biden.

Nuk është nami i madh se a do te jetë Albin Kurti deputet ne Parlamentin e ardhshëm apo jo,aty do te jetë LVV komplet me mbi 50% të deputeteve.

Nuk është nami i madhe se a do te jetë deputet apo jo Alin Kurti, por një gjë dihet si loti se Albin Kurtin askush nuk ka të drejtë të pengojë të zgjidhet për Kryeministër nese LVV del e para ne zgjedhje.