Lufta për minierat e Trepçës dhe roli i Presidenti Rugova

0
496
Rugova - Tony Blair

Rugova dhe Blair

NGA: XHAFER LECI

Në Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, shqip (Santis-Bota e akullit), Zvira në trezorët e arkivave të veta, ruan llojet e gurëve të Trepçës.

Lufta e diplomacisë polike serbe, në tavolinat ndërkombëtare për bisedime nuk ka të ndalur, për ricoptimin e Kosovës!

Kur Presidenti Dr. I. Rugova u ndante-dhuronte burrështetasëve të Botës gurë te minierave të Trepçes, për tu treguar atyre, në heshtje, se Kosova është pushtuar nga Serbia, me ndihmën e Rusisë, në Kongresin e Berlinit me 1878. Dhe kjo është bërë, pikërisht, për pasuritë e Trepçes dhe shumë minierave tjera, në territorin e Kosovës.

Edhe tani, më 1998-1999 po luftohet, për të njëjtat pasuri dhe jo pse Kosovën serbët, rrejshëm, e quajnë “djep i Serbisë “!

Shikoni në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije, se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund t`ua shlyejmë, sadopak, borxhin, për të mirat që keni bërë ju për neve.

Por, jo t’ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t’i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës, si dhe Liqeni artificial Ujmani, ose i Gazivodës, siç e quajnë serbët.

Pasuritë e minierave të Trepçës së Mitrovicës, sipas ekspertëve të huaj dhe vendorë, si bie fjala Akademiku Apollon Baçe: Llogariten mbi 500 miliardë dollarëshe.

Disa politikanë e ushtarakë të vetëshpallur dhe fare të papjekur, në fushën e dipomacisë, para, gjatë, dhe pas luftës 1998-1999, talleshin se si Presidenti Rugova po shpërndante guraleca diplomatëve të huaj!

Këtu mund të shihni disa lloje të gurëve të Trepçes, të cilët ruhen në trezorët, thesarët e arkivave Zvicërane.

Ky vend është vizituar nga vëllai im Shukri Leci dhe, kushëriri Bajram I. Leci. Fotografitë mi dërgoj vëllai im Shukriu.

Në Säntis-die Eiswelt të Zvicrës, (shqip: Santis-Bota e Akullit)

RRUGA
Lartësia e stacionit të luginës (platformës) 1350.50 m
Lartësia e stacionit malor (platformës) 2472.98 m
Lartësia e majës së malit 2502 m
Diferenca në lartësinë 1122.48 m
Pjerrësia mesatare 55.87%
Pjerrësia më e madhe 90.44%.